poezia e Demir Krasniqit

19 Gusht 2008 0

DEMIR KRASNIQI

TË LUMT OR MIKU IM SHABANI8affb7a5-0929-49e6-a243-a882301c75f3.jpg

Penda jote është plotë vargje dashurie
Goja jote është plotë fjalë ëmbëlsie
Sytë e tu – fanarë dritësie
Koka jote – hambar diturie.

Zemra jote – fole bujarie
Shpirti yt – frymë miqësie
Dora jote – ngrohtësi besnikërie
Fytyra jote – pikturë malësie.

Vargjet tua – kurorë nostalgjie
Fjalët tua – jone melodie
Këngët tua – lulëkuqe gjaku
Shtati yt – bajrak Gollaku.

Gjilan, më 15.07.2008.    Demir KRASNIQI