poezi perkushtimi

17 Qershor 2009 0

MOJ VENDLINDJA JONË

Moj vendlindja jonë,

Moj legjendë e gjallë ,

Herët , apo vonë ,

Për ty kemi mall !

Atje tek burimet

Me rrugica t’ ngushta –

Na thërrasin kujtimet ,

Të pimë ujë me grushta !

Kudo që të rrimë ,

Kudo që të shkojmë ,

Na vendlindjen tonë

Kurrë nuk e harrojmë !

Atë vjet për vjet ,

Vijmë e vizitojmë ,

Këndojmë me lezet ,

Krah për krah vallëzojmë !

Atje mbi rrënoja

N’ themele t’ shtëpisë –

Ulemi pushojmë

Nën hije t’ qershisë .

Aty do t’ pimë kafe ,

Aty do t’ drekojmë …

Aty bëjmë shumë llafe –

Nënat i kujtojmë !…

Atje në bregore ,

Nën do dardha t’ egra –

Atje kem do varre

Nga kohërat e vjetra …

Gjyshërit dhe stërgjyshet

Atje janë ty u preh –

Do t’ ua dëlirim myshqet ,

T’ ua qesim nga i grusht dhe !

Gjilan, më 06 Qershor 2009.  Demir KRASNIQI

NE JEMI ARDHMËRIA

2 Tetor 2008 0

NE JEMI ARDHMËRIAff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg

Ne jem lule pranverore,
Jeta pa ne, s’ ka kuptim.
Ne, jemi qenie njerëzore,
Nuk jem kafshë për trafikim!

Ne, nuk jemi botë shtazore,
Mall për treg – mish për kasap!…
Ne, jemi qenie njerëzore –
Kërkojmë mbrojtje në çdo hap !

Edhe ne, e duam jetën,
Gjithë gëzimet, lumturinë…
Edhe ne , kemi të drejtën –
Ta gëzojmë jetën dhe lirinë !

Ne, s’ jem mallra për trafik,
Nuk jem mish për korba t’ zi,
Ne, nuk thithim narkotik,
S’ jem monedha për tregti !…

Jemi ardhmëria e kësaj bote,
Qenie e shenjtë madhështore .
Ne, nuk jemi dolli prej gote ,
Pse kemi lindë – nuk jemi fajtore !

Mos përbuzni mrekullinë ,
Mos u kënaqni me tymosje ,
Mos helmoni ardhmërinë ,
Mos i sillni botës shfarosje !

Demir KRASNIQI