parodi rapsodike
9 Qershor 2009 0
-
-
- Spiunët vajtojnë në pleqëri :
-
-
-
- KUR JAM KANË ME I VAKT I RI
-
-
-
- (Parodi rapsodike)
-
-
-
- Kur jam kanë me i vakt i ri ,
-
-
-
- Veshë e mbathë sikur zotni ,
-
-
-
- Me hyqmet zuna miqësi ,
-
-
-
- Me UDB-ashë , me milici ,
-
-
-
- Shkojsha natën , kishe po rri ,
-
-
-
- Ju kallxojsha për kojshi ,
-
-
-
- Për katun e krejt nahi ,
-
-
-
- Kush ka pushkë, kush ka allti!…
-
-
-
- Shpejt më shkruen për hafi ,
-
-
-
- Më dhanë pushkë , më dhanë allti ,
-
-
-
- M’ dukej vetja si kapedan ,
-
-
-
- N’ krejt nahinë s’ ka kush çka m’ banë !
-
-
-
- Ni ditë dola në pazar ,
-
-
-
- Për me ble ni plis të bardhë,
-
-
-
- Ni kuti, ni qelibar ,
-
-
-
- Ni parë tirqi me xhurdi ,
-
-
-
- Shokën dredhun lahori ,
-
-
-
- Kundra t’ zeza për lakmi ,
-
-
-
- Veshë e mbathë si kallomoqi ,
-
-
-
- N’ krejt nahinë s’ më gjindej shoqi !
-
-
-
- Në katun u bana i parë ,
-
-
-
- M’ bajshin gjinja iftibarë ,
-
-
-
- S’ bajshin dasma , as gazmend ,
-
-
-
- Pa ma ba mue naj vend !
-
-
-
- Kund pa mue s’ bahej konaku ,
-
-
-
- Gjithkund m’ qitshin n’ ballë oxhaku !
-
-
-
- Kriske pitja e kriske flija ,
-
-
-
- Pula t’ pjekne e revania !…
-
-
-
- Kur u nissha me shkue ndër shokë –
-
-
-
- Bardh si bora plisin mbi kokë ,
-
-
-
- Pushkën n’ krah e alltinë n’ shokë ,
-
-
-
- Kryet n’ qiell - s’ preksha për tokë ,
-
-
-
- Dy parë mustaqe kalavesh ,
-
-
-
- Dredhë mi dredhë deri mbi vesh !
-
-
-
- Fëmijët më thirrshin Katarosh ,
-
-
-
- Gratë më thirrshin Aga Kokrrosh !
-
-
-
- Isha i shpejt , ma i shpejt se struja ,
-
-
-
- Qitsha pushkë në dasma t’ huja !
-
-
-
- Kur këndojshin kangatarët –
-
-
-
- Unë me shokë , qitshim ma t’ parët !
-
-
-
- Përmas nesh, qitshin fukaraja –
-
-
-
- Rritej nami e sevdaja !
-
-
-
- T’ zotit t’ shpisë kurrë s’ ja kem përshosh –
-
-
-
- Deri ja bajshim tavanin shoshë !
-
-
-
- T’ nestret herët para sabahit –
-
-
-
- Krejt ja u marrshim armët prej krahit !
-
-
-
- Drejt në burg i shkokordhojshim ,
-
-
-
- Me dënime i sakatojshim !
-
-
-
- Der’ sa rrijshin n’ burg ata t’ ngratë –
-
-
-
- Na te shpija ja u marrshim gratë !
-
-
-
- Prej burgut kur bajshin me u lëshue –
-
-
-
- Gratë e tyne ju kanë kallxue :
-
-
-
- “Kokrrosh Aga, mos me t’ pas ndihmue –
-
-
-
- Kurrë prej burgut nuk t’ kishin lëshue!
-
-
-
- Natë për natë ardhke te shpija –
-
-
-
- Mos t’ na i ngucin thminë kojshija !”
-
-
-
- Grupe t’ forta rapsodike ,
-
-
-
- Knojshin kangë patriotike ,
-
-
-
- Me rafale automatike ,
-
-
-
- Bahej dasma heroike !
-
-
-
- Knojshin t’ shkretit der’ n’ orë t’ vona –
-
-
-
- Incizojshim n’ magnetofona ,
-
-
-
- I çojshim n’ UDB-e , shiritat falë ,
-
-
-
- Ja u përkthejshim fjalë për fjalë !…
-
-
-
- Fill mas dasmave , rapsodët e shkretë –
-
-
-
- I priste burgu me shumë pendrekë !
-
-
-
- Nëpër hotele , ku kish turista –
-
-
-
- Unë përcillsha nacionalista ,
-
-
-
- Veshun n’ tirq e plis të bardhë ,
-
-
-
- Duhan pijsha n’ çehlibar ,
-
-
-
- Si çoban , si katundar ,
-
-
-
- Nga ni herë si rrogëtarë …
-
-
-
- Vijshin grupe dhe turista ,
-
-
-
- Vijshin shumë nacionalista …
-
-
-
- Knojshin kangë patriotike –
-
-
-
- Për me ba Shqipinë etnike !
-
-
-
- Por pa marrë fund mirë banketi –
-
-
-
- Për ta kriske i ziu kiameti !…
-
-
-
- N’ vend se t’ kthehen nëpër shtëpia –
-
-
-
- Përfundojshin nëpër çelija !…
-
-
-
- Ditën gjumë bajsha në shpi ,
-
-
-
- N’ mbramje n’ oda nëpër shoqni ,
-
-
-
- Natën n’ UDB-e – “Bismilahi” ,
-
-
-
- Me UDB-ashë m’ çelte sabahi !
-
-
-
- Kur dilsha prej UDB-ës n’ sabah –
-
-
-
- Krejt çarshinë i shtisha n’ gjynah :
-
-
-
- “Kqyrni vllazën, çka jam ty hekë ,
-
-
-
- M’ lypin armë , m’ lypin fishekë ,
-
-
-
- M’ kanë ba llom ty m’ rrehë pendrekë ,
-
-
-
- Gjithë natën s’ m’ kanë lanë me fjetë !”
-
-
-
- Tash na erdh demokracia -
-
-
-
- Iku UDB-ja , iku Serbia ,
-
-
-
- Pobratimat e kumbaria ,
-
-
-
- Më shkoi pushka e m’ shkoi alltia!…
-
-
-
- Në pleqni vetun kam mbetë ,
-
-
-
- Bash si qeni n’ kolibë t’ shkretë !
-
-
-
- S’ po m’ do grueja, s’ po m’ donë thmija,
-
-
-
- S’ po m’ do rrethi, as shoqnija ,
-
-
-
- M’ kanë leqitë krejt miqasija ,
-
-
-
- S’ po m’ do kisha, as xhamia ,
-
-
-
- Haj medet për mentë e mia !
-
-
-
- Zorrtë prej unje mu kanë prrekë ,
-
-
-
- M’ asht afrue vadja me dekë ,
-
-
-
- Kam me u kalbë qitu në shpi ,
-
-
-
- S’ ka me ardhë kush n’ dhe me m’ shti !
-
-
-
- Kokrrosh Aga, ni fjalë po e flet ,
-
-
-
- Ja u len t’ rive ni amanet :
-
-
-
- “Amanet, evladët e mi,
-
-
-
- Nipa , mbesa e vëllazni ,
-
-
-
- Amanet shokë e miqësi ,
-
-
-
- Mos me ba mynafiki ,
-
-
-
- Se nuk paska gja ma zi !
-
-
-
- Kur t’ vinë deka , mos me t’ vorrue ,
-
-
-
- Por me t’ qitë si qenin n’ përrue !
-
-
-
- Tash po e shoh se jam kanë qorr ,
-
-
-
- S’ kam lanë ven kund , as për vorr !
-
-
-
- Se spiunat kund s’ kanë ven,
-
-
-
- Dheu mrena nuk i len !
-
Gjilan, më 07 Qershor 2009. Demir KRASNIQI