UKSHIN ZAJMI-ME DEMIRIN 40 vjet kënduam

2 Dhjetor 2008 0

Pa kategori @ 7:56 am

E hene, 01-12-2008, 06:35pm (GMT)

Demir Krasniqi

”Me Demirin 40 vjet kënduam”

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Në organizim të Drejtorisë komunale për Arsim, kulture, shkencë e teknologji të Gjilanit, përkatesisht të sektorit për kulturë, në vigjilie të Festës së Flamurit, në Gjilan u organizua një koncert i këngëtarit anamoravas Demir Krasniqi, me musafirë të tij, me të cilin u shënua 40 vjetori i krijimtarisë së tij muzikore.

Bografinë e Demir Krasniqit, para publikut që e kishte mbushur sallën e Teatrit profesionist të Gjilanit e shpalosi Hysen Këçiku. Ai më këtë rast tha se, ndonëse Demir Krasniqi ka filluar të merret më muzikë përkatësisht me këngë edhe më herët, ne po fillojmë prej datës 28 nëntor të vitit 1968, kur ai kishte 18 vjet, dhe kur kënga e tij Kushtrim për Skënderbeun, u bë kushtrim në tërë Kosovës.

 

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.

Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin aktualisht nuk e ushtron. Këngës dhe folkorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurrura, të komponuara dhe të inçizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.

Pos kësaj Demir Krasniqi, deri më tash ka publikuar edhe 15 vepra të sferës muzikore dhe dokumentare.

Ky shënim u përcoll edhe me këngë të kënduara nga vet Demir Krasniqi dhe këngëtarë të ftuar si: Sirije Gagica, Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Hetem Matoshi, Qazim Hajdari e të tjerë.

Piktori dhe shkrimtari Demir Behluli, në këtë shënim të 40 vjetorit të krijimtarisë muzikore, Demir Krasniqit i dhuroi një portret të tij.

 

 

MALLËNGJIME E USHTIMA

21 Nëntor 2008 0

Pa kategori @ 8:49 am
      • Do t’ këndoj do trima  nga Balli Kombëtarë ,
      • Shqipe gjeraqina –  n’ rrethin kërçovarë.
      • Komandant i “Ballit” , trim e luftëtar ,
      • Si arushë e malit – Mefaili i Madh .
      • Për bashkim shqiptarësh  nga të gjitha trojet –
      • Luftonte ndër male Mefaili i Vogël .
      • Mbi armiq u suleshin , si mbi det – tallazi ,
      • Këta dy trima ishin  t’ lindur nga Zajazi .
      • Nuk durojmë robërimin , t’ na sundoj dushmani ,
      • Do ta bëjmë çlirimin – thotë Sadin Selmani !
      • Për të gjallë s’ lejojmë  t’ copëtohet vatani !
      • Trim porsi dragoi , ishte Kalosh Dani .
      • Kur lëshonte kushtrimin , ai , Halim Mangupi -
      • Se ç’ ikte armiku – s’ e ndalte as Shkupi !
      • Para plumbave dilte , s’ trembej nga rrebeshi,
      • Para kërçovarë ! Thërret Habib Kaleshi .
      • Se ç’ jehonin malet: “Bini vëllezër , bini !”
      • Kur e ngriste zërin Shefki Jagodini .
      • Këto bandat armike , në zjarr kush i ndezi ?
      • Trimi i Kastriotit – Nuredin Elezi !
      • Bashkë me ta luftuan  trimat nga Garana ,
      • Me Dervish Llokaçin , komandant si zana .
      • Në luftë u kalitën  burrat si çeliku –
      • Ali Zejnë Shitova  dhe Mejdin Letniku .
      • Le ta dijë Sulltana , se kurrë nuk ka vdekur ,
      • Shumë vëllezër asllana , rrugë të saj  kanë ndjekur!
      • Shumë heronj të kombit , trima vullnetarë -
      • E flijuan jetën  për BASHKIM KOMBËTAR !
      • Luftuan n’ këto male , me zemra stoike –
      • Për Shqipërinë e Madhe , për Shqipërinë etnike !
      • Le të rrojë Shqipëria – gjithmonë e bashkuar ,
      • Trimat kërçovarë –  s’ ka për t’ i harruar !
      •       SULLTANA E MAZLLAM QAFËS
      • N’ Qafë t’ Ujëmirit , ka dalë Mikaili –
      • Aty ishte një shqiponjë mali !
      • Një trimëreshë, që i thonë Sulltanë ,
      • Që i pret hasmit me gërshanë !
      •       Refreni:
      •       Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,
      •       Mirë ia bane ti, kapedanit !
      •       Eu, Sulltanë, ty , të lumtë dora –
      •       Pret çetnikë , si me pre molla !
      •       Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –
      •       Pret komitë , si me e pre pjepnin !
      • Trëndafile me bojë gjaku –
      • Mirë ia more babës hakun !
      • Mbrojte nderin dhe lirinë ,
      • Me gjak shkrove historinë !
      •       Refreni:
      •       Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit ,
      •       Mirë ia bane ti, kapedanit !
      •       Eu, Sulltanë, ty, të lumtë dora –
      •       Pret çetnikë, si me pre molla !
      •       Eu, Sulltanë, ta lumsha djepin –
      •       Pret komitë , si me e pre pjepnin !
      •                         Demir KRASNIQI
      •       Nga libri:”Mallëngjime e ushtima”, Gjilan më 1993.demiri100_100x98.jpg

DEMIR KRASNIQI”KËNGË KRISMASH LIRIE”

12 Nëntor 2008 0

Pa kategori @ 6:14 am

E marte, 11-11-2008, 08:47pm (GMT)

VEHBI IBRAHIMI – UGLARI

 

I.                  Ideali

 

Vëllai i besës – dritë e shpresës ,

Është simboli i qëndresës ,

Atdhetar e patriot ,

Krah i shqipes – krah i fortë !…

 

Luftëtar për ideal ,

S’ pat stuhi që mund ta ndalë !

Me këtë trim , që u lind n’ Uglar –

Do t’ krenohet kombi shqiptar !

 

Bimë e mbarë e nënë – lokes ,

Ishte nxënës i Mustafë Kokës .

Për bashkim t’ tokave arbërore –

Ushtar i denjë  ishte prore !…

 

Me guxim , qëndresë stoike ,

Nuk e mposhti kurrfarë klike !

Për bashkim t’ trojeve etnike –

Një Shqipëri demokratike !

 

Ishte i qetë me shpirt të madh ,

Gjak i pastër , fytyrë - bardhë ,

Kishte t’ fortat ideale ,

Që u mbollën në këto male !…

 

Çdo detyrë që iu besonte –

Pa hamendje e mbaronte…

Nuk punonte për lëvdata ,

Për pozitë , as dekorata !…

 

Burrë besnik , me zemër t’ madhe

Për kauzën tonë kombëtare ,

Me qëllime madhështore

Për këto troje stërgjyshore !…

 

 

 

 

 

 

 

 

            II. Për Bashkimin Mbarëkombëtarë

 

Në muajin prill – 68-të,

Takoi trimat e vërtetë :

Metush Krasniqin , Vehbi Bajramin ,

Që luftojnë për idealin !…

 

Me shumë forca përparimtare –

E formuan Shoqërinë Shqiptare !

Që t’ jetësohet ideali –

E pagëzuan “Ismail Qemajli”!

 

Këtë Shoqëri demokratike ,

Me synime patriotike ,

E formuan forcat stoike ,

Që t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !

 

Në qytete , n’ fshatra , n’ male –

Do t’ përhapin ideale !…

Në Gjilan e në rrethinë –

Terë fuqinë , Vehbiu e shkrinë…

 

Për veprimet patriotike –

I ranë n’ gjurmë hordhitë armike ,

T’ prirë nga UDB-ja jugosllave ,

Në Gjilan dhe Anë Morave …

 

Por Vehbiu , ai vigjilent ,

Këtë skenar e kuptoi shpejt !

Për t’ i mposhtë kurthet dhe UDB-ën –

Për mërgim e mori rrugën !

 

Shpejt u gjet në Austri ,

Ku punonte me shoqëri …

Për t’ shpëtuar nga pushteti –

Gruan e fëmijët i mori me veti !

 

Përveç punëve familjare ,

Kryente punët atdhetare…

N’ mision të shenjtë kombëtar –

Rekrutonte shumë shqiptarë !…

 

Vehbi Ibrahimi , ai atdhetar ,

Aktivist i dorës së parë ,

U dallua ndër mërgimtarë ,

Për BASHKIMIN  MBARËKOMBËTARË!

 

-T’ gjitha forcat me i bashkua ,

Një shtet t’ fortë për t’ a formua !

Ballë për ballë me i dalë Serbisë ,

Me i ndalë hovin e barbarisë !…

 

III.          Kuvendi Kombëtar

 

Në Kuvendin Kombëtar ,

Vet Vehbiu , pjesë ka marrë .

N’ atë Kuvend , kanë debatua –

T’ gjithë partitë për t’ u bashkua !…

 

T’ “djathta” , t’ “majta” – pa dallim ,

T’ gjithë shqiptarët në një BASHKIM !

Rreth :”BESËLIDHJES KOMBËTARE

DEMOKRATIKE  GJITHËSHQIPTARE!”

 

Gjithë çka pati grupe e parti –

N’ këtë “BESËLIDHJE” ishin shkri !

Të gjithë e kishin një qëllim:

“T’ bëhen t’ fortë me një BASHKIM !”

 

Merr detyrë me besnikëri –

Për të ardhur në Vushtrri !…

Nga UDB- ashët , nga tradhtari –

Rrezikohej veprimtari…

 

Me sukses , detyrë ka krye –

N’ Austri , prapë ishte kthye .

UDB-ja , n’ gjurmë shpejt i ka ra –

As atje, rehat s’ e  la !

 

Duke i parë këto gjurmë rreziku ,

Që i kanosej nga armiku ,

Mori vendim për të ikë –

Të strehohej në Belgjikë !

 

Në Belgjikë , n’ atë vend të shpresës ,

Ai, qëndroi der’  n’ orë të vdekjes !

Misionet ndaj Atdheu –

Asnjëherë nuk i ndërpreu !…

 

 

 

 

            IV. Një shtet kanë gjithë shqiptaria

 

-S’ do t’ shikojmë “djathtistë” , “majtistë”…

S’ do t’ shikojmë krahinë , as fis ,

S’ do t’ shikojmë grupe , as fe –

Komb i vogël , jemi ne !…

 

-Të gjithë kem’  për t’ u  bashkua –

Një shtet t’ fortë për ta formua !

Nuk i kem’ njëqind Shqipëria –

Një shtet kanë t’ gjithë SHQIPTARIA !…

 

-Shteti ynë , është SHENJTËRI –

E ka emrin: SHQIPËRI !

SHQIPËRI DEMOKRATIKE –

Me gjithë tokat e saj etnike !

 

Idealet u shtrinë në male –

Lindi Ushtria Çlirimtare

E Kosovës legjendare ,

Për çlirim t’ tokave shqiptare !

 

Gjallë, Vehbiu , sa vepronte ,

Këtë Ushtri , gjithmonë ëndërronte :

“Po të kishim një Ushtri –

Unë për te , do t’ isha shkri !”…

 

            V. Jataku i atdhetarëve

 

Aktivist e atdhetar ,

Ishte mikpritës e shumë bujar .

Për shqiptarë , kudo që kishte –

Dera e tij , e hapur ishte …

 

Për shqiptarët nga këto strof’lla –

Gjithmonë shtruar rrinte sofra !

Janë me qindra dhe me mija ,

Që ju jepte bukë Vehbia !…

 

T’ gjithë shqiptarët që kanë ikë ,

Për t’ shpëtuar në Belgjikë ,

Të përndjekur prej sllav – shkjavit ,

Ju ndihmoi si vëllai – vëllait !

 

 

 

Shumë bukëshkelës , ia kanë ngrënë bukën ,

Pasandaj ia përmbysën kupën !…

UDB-ja sllave i kishte dërgua –

N’ bukë të vet , për ta tradhtua !

 

N’ atë SHËRBIM SEKRET të sllavit –

Printe UDB-ja e Gjilanit ,

Me shqipfolës , t’ ardhur n’ rregzina ,

UDB-ës së shkjaut , iu bënë opinga !…

 

Vehbiu , mirë i njihte punët ,

Aq më tepër, edhe spiunët !

Por ndaj tyre sillej butë –

S’ ishte i prirë t’ i pres në bukë !…

 

Me urtësi , fliste me orë –

Nga tradhtia t’ heqin dorë !

Sepse koha do të ndryshojë –

Historia, do t’ i  gjykojë !…

 

Shumë prej tyre , nuk e kuptuan –

Me tradhti , sërish vazhduan !

Si sadistë e si dhunues –

Shërbëtorë t’ sllavit – okupues !…

 

            VI. Hijet e përndjekësve   

 

Këlyshët e UDB-ës jugosllave ,

Në Gjilan e n’ Anë Morave ,

Që të gjithë janë angazhuar –

Veprimtarin , për ta penguar !

 

Kryeudebashi , ka dhënë urdhërimin :

“Ta pengojmë Vehbi Ibrahimin !

T’ ia ndalojmë n’ Kosovë udhëtimin –

Do t’ na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin “!

 

-Me çdo çmim e me çdo kusht –

Do ta shtimë Vehbiun n’ grusht !

Po qe s’ mundemi ta arrestojmë –

Fizikisht ta likuidojmë !”…

 

Për Vehbiun, atë kreshnik ,

Që i kishte shokët besnikë ,

UDB-ja sllave, iu frikësonte ,

Se një ditë, do t’ triumfonte !…

 

Për këtë punë , Shërbimi Sekret –

Angazhoi shërbëtorët e vet ,

Për Vehbiun – patriot , trim ,

Që ta vrasin me çdo çmim !…

 

Që ta vrasin , atë veprimtar ,

BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR !

I frikësonte thënia e tij :

“PËR MUA S’ KA SHQIPTARË TË KËQINJ !”…

 

            VII. Vrasja në përvjetor

 

Aksionet e veprimtarit –

Do t’ i  bien në sy tradhtarit !

Do ta mbajnë gjithmonë n’ shënjestër –

Që ta vrasin , sot , a nesër !?!

 

Këta vrastarë t’ okupatorit –

N’ Jubile të 30 – VJETORIT ,

Kur vranë mësuesin – Mustafë Kokën ,

Prapë me gjak do t’ ulin tokën !…

 

Kur u vra GRUPI I KRESHNIKUT –

Pesë dëshmorë t’ Hasan REMNIKUT !

Mbi gjak t’ tyre – si lastarë

Do t’ lëshojnë shtat , shumë veprimtarë !…

 

Kështu UDB-ja e okupatorit ,

Për kremtim të 30- VJETORIT ,

Më 10 TETOR , caktojnë terminin –

Për ta vra Vehbi Ibrahimin !

 

Edhe Vehbiun , si e kanë traditë –

Do ta vrasin , sërish “në pritë”!

Por kësaj radhe , jo n’ Bistricë ,

Por atje larg , në Belgjikë !

 

Do t’ paguajnë kriminelë –

Do ta vrasin në Bruksel !

Para derës së shtëpisë –

Do t’ ia thyejnë një krah Shqipërisë !…

 

 

 

 

10 Tetor – Tetëdhjetë e Një –

Kishte ardhur minutë i ZI ,

Agjentë t’ UDB-ës t’ Jugosllavisë –

Vranë Vehbiun, n’ prag t’ shtëpisë !

 

N’ prag t’ shtëpisë , n’ midis t’ Brukselit –

E vrau dora e kriminelit !

Ndoshta n’ bukë e ka ushqye –

Tash me plumba e ka shpërblye !…

 

N’ pabesi e VRANË , atë burrë –

Ra dëshmorë , për t’ mos vdekur  kurrë !

Idealet e tij stoike –

S’ mund t’ i vret UDB-ja armike !…

 

Na e vrau UDB-ja , Vehbi djalin ,

Por s’ ia vrau kurrë IDEALIN !

S’ mund t’ i  vret të gjithë shqiptarët ,

T’ gjithë ithtarët , veprimtarët !…

 

            VIII. Strumbullari

 

Vehbiun, na e vranë hordhitë –

Pse s’ luftonte për pozitë ?!

Pse s’ përçante kurrë partitë ?

Pse nuk dinte për tradhtitë?!…

 

Ai, luftonte për një qëllim :

“NJË ATDHE , ME NJË BASHKIM!”

Mish e shpirt, ai ishte shkri :

“PËR NJË KOMB – PËR NJË SHQIPËRI “!

 

Bëri vepra të lavdishme ,

Për shqiptarë , shumë të dobishme ,

Me qëndresën titanike ,

Me fjalë t’ urta profetike :

 

-Gjithkund n’ botë , ku ka shqiptarë ,

T’ gjithë e kanë  një STRUMBULLAR !

Të bashkuar në një Shqipëri –

Rreth Flamurit Kuqezi !

 

-Është dhunti e shenjtërisë ,

Që i dha Zoti – shqiptarisë !

Gjithë kush ka gjak të shqiptarit –

T’ i bashkohet STRUMBULLARIT !…

-Gjithmonë t’ jemi të bashkuar ,

T’ flasim gjuhën e mrekulluar !

T’ flasim gjuhën tonë hyjnore –

N’ tokat tona arbërore !

 

-Gjuha shqipe – gjuhë e ZOTIT ,

Gjuhë e bijve t’ KASTRIOTIT !

Gjuhë e Fishtës dhe Naimit ,

Gjuhë urate e BEKIMIT !”…

 

Janë këto fjalë t’ Vehbi Ibrahimit ,

Që i fliste para amshimit,

Sepse shpirti, thellë ia ndiente ,

Se t’ gjallë , UDB-ja , s’ do ta linte !…

 

            IX. Amaneti

 

N’ çdo takim me shokët e vet ,

Kishte t’ vetmin AMANET :

“Herë do kurë , UDB-ja, që  e vret ,

Me e varrosë n’ vendlindje t’ vet !”

 

“N’ vendin tim , atje n’ Uglarë ,

Ku kam prindër , ku kam t’ parë…

Mos m’i lini eshtrat n’ Bruksel ,

Se m’i  vjedh ndo ‘i  kriminel !”…

 

Shokët e tij , nuk e kanë harrua ,

Njëzet vite kanë kalua !…

Ia çuan n’ vend atë amanet –

Ia prunë eshtrat n’ vend të vet !

 

Me nderime dinjitoze –

Në Uglarë, ai rivarroset ,

Përskaj fshatit në varreza ,

Që t’ kujtohet ndër shumë breza !…

 

“Kur t’ kalojnë  këtu pari  rinia –

Do t’ kujtojnë eshtrat e mia !

Do t’ mësojnë nga historia –

Ç’ është armiku , ç’ është tradhtia !”…

 

Në atë vend , ku është amshimi –

Pushon qetë Vehbi Ibrahimi !

Prapë nga varri , lëshon kushtrim :

“T’ KEM  NJË SHTET – T’ KEM  NJË BASHKIM!”…        

 

                                                Demir KRASNIQI:

                        “KËNGË KRISMASH LIRIE 2”, faqe 231-243.

                                                                        Gjilan, 2003.

 

 

 

 demiri100_100x98.jpg

FESTIVALI I TRETË”ZËRI I ALFABETIT-2008

8 Nëntor 2008 0

Pa kategori @ 9:51 am

Posted in shoqëria on November 8, 2008 by cakolli

MBAHET FESTIVALI I TRETË “ZËRI I ALFABETIT- 2008”

Manastir, më 8 Nëntor 2008.

Siç na njoftoi  Drejtori i Shoqatës Qytetare “Estrada” dhe Organizatori i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir,  z. Habib Rushani, në kuadër të shënimit jubilar të 100- Vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në Manastir do të mbahen një varg manifestimesh kulturore, duke filluar që nga data 14 e deri më 22 Nëntor të këtij viti.
Ndër manifestimet e shumta që do ta shënojnë këtë ngjarje të madhe historike të kulturës sonë kombëtare , më datën 15 Nëntor 2008, duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet Festivali i  Tretë i Muzikës Popullore me dimensione mbarëkombëtare “Zëri i Alfabetit -2008” , në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Në këtë Festival, do të prezantohen 15 këngëtarë profesional dhe 3 shoqëri kulturore artistike nga trojet e ndryshme shqiptare.
Nga emrat pjesëmarrës, të cilët na i dha organizatori i këtij Festivali, janë:Demir Krasniqi, përfaqësues nga Kosova, i cili do të prezantohet me këngën e tij:”Kurrë nuk shuhet Manastiri”, që i kushtohet 100- Vjetorit të Kongresit të Alabetit të Manastirit. Po ashtu nga Kosova, do të prezantohet edhe këngëtarja Vjollca Buçaj .
Pastaj , do të prezantohet këngëtarët:  Habib Rushani nga Manastiri , me këngën “Manastiri sot feston”, Nebi Halili  nga Gostivari, Dervish Dervishi nga Kërçova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, SHKA “Burimet e Sharrit” nga Tetova, SHKA ”Drita” nga Livadhija e Strugës, SHKA “Bashkimi” nga Manastiri , si dhe disa këngëtarë tjerë.
Festivali i Tretë “Zëri i Alfabetit – 2008”, do të hapet me një referat të përgatitur nga historiani manastiras , Prof. Dr. Reshat Nexhipi.

Gjilan, më 08 Nëntor 2008.                    Demir KRASNIQIu1_dervish_shaqa

DEZINFORMIM DHE VJEDHJE AUTORËSIE NGA MEDIUMET

2 Nëntor 2008 0

Pa kategori @ 7:29 am

Në emisionin “Mirë mbrëma Kosovë” të së shtunës, më datën 01.11.2008, duke filluar nga ora 24.00, të drejtuar nga moderatori Mentor Mripa, ndër të tjera, u emetua edhe një intervistë e shkurtër me Kryetarin e Shoqërisë Kulturo Artistike “Qamili i Vogël” nga Prishtina, z. Shaban Baksi .
Intervista kishte të bënte lidhur me paralajmërimin e një Akademie Përkujtimore që do t’ i mbahet Qamilit të Vogël, me rastin e 17 – vjetorit të vdekjes së tij, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë duke filluar në ora 19.00, nën organizimin e Shaban Baksit.
Në intervistën e emetuar në këtë emision, lansohen për opinionin publik të Radio Kosovës, dy dezinformata të kulluara, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin nga ana e z. Shaban Baksi, kurse moderatori i këtij emisioni, z. Mentor Mripa, edhe pse e di fare mirë se bëhet fjalë për dy dezinformata dhe gënjeshtra të kulluara, fatkeqësisht nuk reagon fare, për të sqaruar të vërtetën?!
E para, ka të bëjë me leximin e një pjese të biografisë së Qamilit të Vogël, të cilën z. Shaban Baksi, fund e krye e lexon nga libri im:”Qamili i Vogël – këngë përjetësie” dhe kësaj biografie i adresohet si autor, ndërsa Mentor Mripa heshtë para falsifikimeve publike, nuk reagon fare edhe pse e di shumë mirë se nga është marrë ajo biografi?!
Dezinformata e dytë publike, kishte të bënte me një film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Qamilit të Vogël, për të cilën në pyetjen e moderatorit Mentor Mripa, se kush e ka bërë këtë dokumentar, Shaban Baksi sërish prezantohet si autor i këtij dokumentari, ndërsa Mentor Mripa nuk reagon fare ndaj kësaj dezinformate?!
E vërteta është se atë dokumentar e kam realizuar disa vite më parë, unë Demir Krasniqi, gjatë kohës kur isha duke punuar në Televizionin e Pavarur “Vali” në Gjilan dhe një kopje të atij dokumentari, ia kam dhuruar familjes së Qamilit të Vogël, prej të cilëve Shaban Baksi e ka marrë për ta transmetuar në këtë Akademi.
Për këto dezinformata publike, unë si autor i nëpërkëmbur me pa të drejtë, menjëherë pas emisionit e kam ftuar me telefon moderatorin e këtij emisioni, z. Mentor Mripën dhe ia kam tërheqë vërejtjen për dezinformatat në fjalë.
Për hir të opinionit dhe të së vërtetës, po i njoftoi lexuesit e agjenisë informative “Mekulipress” dhe gjithë opinionin artdashës shqiptarë kudo në botë, se për jetën dhe veprën e Qamilit të Vogël, unë kam botuar dy libra autoriale:”Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi) në Prishtinë, më 1995 dhe “Qamili i Vogël – këngë përjetësie” në Gjakovë , më 2006, në të cilën ia kam mbledhur, notizuar dhe botuar të gjitha këngët e autorësisë së tij, në 15- vjetorin e vdekjes . Po ashtu edhe filmin dokumentar e kam realizuar unë, me të gjitha forcat dhe shpenzimet e buxhetit tim familjarë!
Të gjitha këto të bëma, i di mbarë bota shqiptare, etnomuzikologu Bahtir Sheholli, Shaban Baksi, Mentor Mripa, gjithë Gjakova dhe mbarë familja e Qamilit të Vogël, e cila në shenj nderimi për punën që e kam bërë rreth ndriçimit të veprave të babait të tyre, më kanë nderuar me dy palë kostume kombëtare të babait të tyre, Qamili i Vogël -Muhaxhiri.
Andaj, një mediumi publik si që është Radio Kosova, nuk i ka hije me u shërbye me dezinformata e gënjeshtra të kulluara publike, me të cilat cenon autoritetin dhe autorësinë e një krijuesi , pa asnjë përgjegjësi as ndjenje turpi e mëkati !
Gjilan, më 02.11.2008. Demir KRASNIQI ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpgff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg

GJENOCIDI SËRBO-MALAZEZ MBI KËNGËT TONA POPULLORE

31 Tetor 2008 0

Pa kategori @ 2:47 pm

GJENOCIDI SERBO-MALAZEZ NË KËNGËT TONA POPULLORE

Nuk është e rastësishme dhe e pa bazë thënia popullore se “odat shqiptare kanë qenë shkollat e para popullore”, apo “odat shqiptare kanë luajtur rolin e një universiteti  gjithë popullor”!
Vërtetë , odat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në të kaluarën tonë historike, sidomos në atë kohë kur shqiptarët nuk kishin  të drejta shkollimi e  arsimimi , nga  dielli i lirisë shqiptare ishte i mbuluar nën vellon e rëndë të okupimit dhe robërisë klasike.
Odat popullore ishin logje burrash  dhe kuvende popullore, në të cilat organizohej mikpritja, bujaria dhe bukë-dhënia , si për mikun e dashamirin, ashtu edhe për kalimtarët e largët nga vendbanimet  tjera shqiptare. Aty, bisedohej shtruar për çdo gjë që kishte të bënte me problematikën dhe jetën shqiptare. Aty dëgjohej fjala e urtë e njerëzve të mençur, filozofia popullore, historia kombëtare, strategjia e mbrojtjes dhe qëndresës. Flitej për moralin, nderin , mençurinë, urtësinë, trimërinë, drejtësinë dhe për gjithçka që ishte në dobi e interes të popullit dhe të kombit.
Në odat tona popullore mbaheshin edhe kuvende burrash mendjendritur, ku zgjidheshin shumë probleme, ngatërresa, pajtime gjaqesh…por edhe strategji për luftë, vetëmbrojtje dhe rezistencë ndaj armikut.
Nisur nga këto funksione të cilat i kanë luajtur odat tona popullore, me të drejtë , ato janë quajtur:”Odat e burrave “ dhe në to asnjëherë nuk kanë pasur vend fëmijët, të rinjtë e moshave të mitura dhe bota femërore. Kjo, nga se bisedat dhe problemet të cilat janë trajtuar nëpër odat e burrave, nuk kanë guxuar në asnjë mënyrë që të bien në veshët e fëmijëve, të rinjve dhe botës femërore !
Me që thamë se odat e burrave janë quajtur “Universitet popullor”, aty në rolin e ligjëruesve kanë qenë “pleqnarët” , apo burrat e ngritur me përvojë dhe dije të pa kontestueshme. Andaj, të gjithë burrat që kishin nderin dhe privilegjin që të jenë pjesëmarrës të odave, ishte traditë dhe zakon që kur ta merr fjalën kryeplaku, pleqnari, apo njeriu i ngritur me autoritet, përderisa ai e kishte fjalën – të tjerët duhej të dëgjonin me vëmendje dhe qetësi absolute!
Krahas kryepleqve, pleqnarëve dhe njerëzve autoritativ të odave, që ishin në rolin e ligjëruesve dhe edukatorëve popullor, menjëherë pas tyre radhiteshin rapsodët popullor, të cilët nëpër shekuj e kënduan historinë tonë kombëtare, përmes vargjeve epike, përmes këngës dhe përmes veglave muzikore autoktone.
Sipas zakoneve dhe traditave tona kombëtare, edhe gjatë këndimit të rapsodëve nëpër odat tona popullore, është dëgjuar me vëmendje, me respekt shumë të lartë njerëzor dhe me një disiplinë absolute.
Por, odat tona popullore, përveç që luanin rolin e universiteteve popullore, rolin e kuvendit të burrave, ato gjithmonë ishin edhe arenë, apo amfiteatër popullor, ku zhvilloheshin edhe shumë aktivitete kulturore popullore, duke filluar prej ndejave popullore, ahengjeve , fejesave e dasmave popullore, në të cilat kultivoheshin vlera artistike popullore, si: fjalë të urta popullore, tregime, mahi popullore, lojëra të ndryshme popullore, humore, këndime, vallëzime, luajtje me instrumente muzikore…ku njerëzit argëtoheshin dhe disponoheshin në mënyrë kulmore.
Por, po i kthehemi rolit të rapsodëve popullor në odat dhe gazmendet tona popullore.
Përderisa në krahinat rurale shqiptare, mungonte liria, shkollimi, libri, informimi, mosnjohja e historisë kombëtare, komunikimi mes njerëzve nga vendbanimet më të largëta, i vetmi burim i dijes dhe mësimit të historisë kombëtare, ishte kënga rapsodike e kënduar nga rapsodët popullor.
Horizonti i dijes së rapsodëve popullor ishte i gjerë sa oqeani, nga se ata në mënyrën më besnike dhe më autoktone , iu kënduan ngjarjeve të ndryshme historike, luftërave të përgjakshme, trimave, heronjve, por edhe traditave e zakoneve tona popullore.
Kësaj radhe, do të ndalemi në njërën ndër temat më të dhimbshme dhe më të përgjakshme të historisë sonë. Pra, do të ndalemi tek gjenocidi serbo-malazezë në këngët tona popullore, ku do të shkoqisim disa fragmente nga rapsoditë tona popullore, në mënyrë që të shohim e të bindemi se si janë trajtuar këto tema dhe ngjarje të kobshme , nga ana e rapsodëve tanë popullor.
Në analet e folklorit tonë muzikor, shpeshherë na ka rënë të dëgjojmë nga rapsodët tanë popullor, një rapsodi e cila në popull njihet me dy emërtime: “Kanga e Junanit” (Greqisë) dhe “Kanga e Brahim pashës”. Që të dyja këto emërtime përmbajnë në veti të njëjtin tekst dhe të njëjtën ngjarje. Në këtë këngë , në mënyrën më rrëqethëse përshkruhet gjenocidi grekë i ushtruar gjatë periudhës së sundimit osman në tokat ballkanike, me theks të veçantë, mbi popullatën myslimane.
Ndonëse , krijuesi rapsodik popullor, brenda kësaj kënge nuk na jep të dhëna se cilit komb i përkasin viktimat  myslimane të  gjenocidit grekë , po qe se e analizojmë mirë tekstin e kësaj kënge, do të vijmë në konkluzion se këtu është fjala për gjenocidin grekë të ushtruar mbi popullatën myslimane shqiptare:

Brahim pasha keq koka ngushtue,
T’ mirë ni letër, pasha e ka shkrue ,
Shumë selamet mretit ja ka que  -
Aman, babë, dertin kqyrma mue ,
N’ shpinë Junani mu ka lshue,
Shumë zullumet babë, i ka punue ,
Se n’ xhirit çka ka damtue ,
Gratë me yzër na i ka coptue,
Thminë në djep na i ka  shkurtue,
Motrat tona n’ Junan na i ka que !…
Ni  sandak , pasha, e ka marue,
N’ qatë sandak çka ka palue,
Duert e sabive - çka i kanë shkurtue,
Sytë e femnave i kanë palue,
Krejt Junani çka i ka damtue !…

Kryeprotagonisti i gjenocidit serbo-malazez  që është ushtruar mbi popullatën myslimane dhe shqiptare në krahinën e Sanxhakut, në qytetin e Novi Pazarit (Tregut të Ri) dhe në qytezën e Rozhajës, pa dyshim është Komandanti i Forcave Çetnike Serbo – Malazeze , Drazha Mihajlloviqi.
Edhe plojat e përgjakshme gjenocidale të ushtruara mbi popullatën e pambrojtur dhe të pafajshme shqiptare, nën drejtimin e Drazha Mihajlloviqit, rapsodët popullor shqiptarë i kanë kënduar në mënyrën më besnike, pa iu shmangur për asnjë çast të vërtetave historike. Po e shkëpusim vetëm një fragment nga rapsodia popullore që i këndon ngjarjeve tragjike nga luftërat e përgjakshme të Drazha Mihajlloviqit:

Haj medet për Rozhajë të zi,
Drazhë Mihajli, n’ Pazar ka hi,
Po grinë robë e po grinë thmi,
Nuse e çika i ka shti n’ Serbi,
I kanë nxjerrë katër killa sy,
I kanë pre nandë killa gji –
Ja kanë çue Drazhës n’ Cetinë!…
Drazhë Mihajlit ja paskan que ,
Fort ky Drazha koka gzue,
Jallah bani n’ kamë na u que –
Rrnofshi vllazën, asqert e mi,
N’ myslimanë paski banun zi!

Dhe ja se ç’ na thotë rapsodia shqiptare në vazhdim, për  planet dhe ambiciet gjenocidale të Drazha Mihajlloviqit, kundër popullit shqiptarë të Kosovës:

Tash po vjen kjo vera tuj dalë,
Mbushen malet me dushk e barë,
Se n’ Kosovë ,  kemi me dalë,
Kem mej marrë kah ka shqiptarë !
Nëpër shehre do t’i  tubojmë,
Thminë e vogël -  n’ furra do t’ jav çojmë,
Nëpër furra kemi me jav pjekë,
Kanë mej hangër nana e baba i vet!
Nana e baba, thminë kur t’ i hanë –
Zemra n’ bark ka me ju plasë!
Pleq e plaka se çka janë –
Nëpër prroje patare do t’i bajmë!
Nuse e çika se çka janë –
Do t’ jav japim asqerit tanë!
Djemtë e ri se çka janë –
Do t’ jav lidhim duer e kamë,
Nëpër soba t’ veta do t’ i çojmë,
Me gra t’ tyne n’ soba na do t’ shkojmë!
Me gra t’ tyne kur t’ deshmi me ra –
Me sy t’ vet kanë me na pa,
Zemra n’ bark ka me ju plasë !
Kërkujt bukë s’ kemi mej dhanë,
Me dru shpirtin kem me jav marrë!

Kolonizimi i tokave shqiptare me serbë e malazezë, ishte një plagë e madhe historike për popullin vendor shqiptarë. Andaj, edhe këtë elaborat famëkeq të gatuar nga kuzhinat fashiste të Beogradit dhe Podgoricës, nuk e lanë pa e vu në vargje rapsodike dhe pa e kënduar mbi telat e çiftelive, rapsodët tanë popullor.
Njëra ndër ngjarjet më tragjike të kolonizimit serbo- malazez mbi tokat shqiptare të Kosovës, pa dyshim se ishte kolonizimi i fshatit Brezhnicë, në mes të Prishtinës dhe Vushtrrisë, ku para se të kolonizohej ky fshat me malazezë, kishte vetëm 30 shtëpi. Mirëpo, okupatorët , gllabëruesit dhe pushtuesit serbo-malazezë, gjithmonë kishin në shënjestër dyfishimin e banorëve me kolonë – karshi numrit të banorëve autokton shqiptarë, në mënyrë që kolonët të mbisundojnë dhe të jenë në epërsi të fuqisë njerëzore!
Kolonët ardhacakë serbo-malazezë, nuk zgjidhnin mjete, as metoda të barbarisë së tyre të egër, për ta thyer moralin dhe dinjitetin e vendorëve autokton shqiptarë! Ata, gjithmonë i kanë përzgjedhur njerëzit më autoritativ, për t’ ua cenuar moralin, nderin dhe pronën, me qëllim që të bëjnë trysni mbi popullatën shqiptare për t’ i braktisur tokat e tyre dhe për t’ i shpërngulur me dhunë në shkretëtirat e Anadollit!
Kështu, në fshatin Brezhnicë, e zgjedhin për ta viktimizuar imamin e këtij fshati, duke ia përdhosur moralin dhe nderin e familjes së tij, madje duke ia kërcënuar gratë tek bunari i fshatit, ku ato pa tjetër duhej të shkonin për ta furnizuar familjen me ujë të pijshëm:

Kjo Brezhnica, tridhetë shpi -
Gjashtdhetë shpi cërrnagorë janë hi!
Gjashtdhetë shpi cërrnagorë  poj çojnë,
Shpijat me pllan po jav marojnë !
N’ ni bunar kishin ujë me marrë,
Gratë e hoxhës po shkojnë n’ bunar,
Vrajmi zot, carrnagort ç’ po bajnë –
Ju kanë ra grave n’ bunar,
Gjithë çka a zi, nër sy tu ju thanë,
Tana kënatat  llom po jav bajnë !

Invadimi serbo-malazezë mbi tokat shqiptare, më 1912, mori me veti shumë viktima të pafajshme dhe të pambrojtura shqiptare gjithandej trojeve etnike në Kosovë dhe Maqedoni. Për këto ngjarje tragjike, vrasje, therje, përndjekje dhe shpërlarje të tokave shqiptare me gjak, ja një fragment nga një rapsodi popullore:

Kjo Morava po banë gjak,
Po na pret shkau ditë e nat’!
Po hecë Ibri tuj vajtue –
Gjak shqiptarie shkon tuj que !
Në  Lepenc  gjaku shkumon –
Gjak shqiptari sun po çon!
Çka Vardari qi po gjumon –
Gjak shqiptari shumë po banë !
Po vajtojnë fusha e male –
Qi naj prenë këta shqiptarë !
Po vajtojnë burra e gra –
Shqiptarinë e preu ky shka !
Vajtojnë çika e vajtojnë djem –
Shkavi shumë ne po na prenë !
Pleq e thmi shumë po vajtojnë –
T’ mjertë na t’ mjertë  pa vatan !

Ushtrimi i gjenocidit serbo-malazezë , mbi popullatën autoktone shqiptare në Kosovë, ushtrohej në mënyrat më perfide barbare, të pa para në historinë e civilizimit njerëzor. Kolonizatorët nuk ngopeshin me gjak të shqiptarëve, as me përndjekjet e tyre nga  vatrat shekullore. Ndaj atyre që mbeteshin të gjallë dhe nuk shpërnguleshin dot, ata shkonin aq larg, sa deshën që t’ ua ndërrojnë edhe fenë me anë të dhunës, vrasjeve dhe torturave, në mënyrë që shqiptarët autokton të detyroheshin ose të bëhen ortodoks, ose të ikin brenda natës nga trojet e tyre !
Një shembull i këtillë , me përmasa tragjike kishte ndodhur në Lugun e Baranit, përkatësisht në fshatin Gorazhdevc, ku një udhëheqës i bandave çetnike, i quajtur Sava i Basanit, i tubon të parët e fshatit Baran të Epër dhe i kërcënon me dhunë që ta ndërrojnë fenë!
Me që , shqiptarët nuk pranojnë me asnjë kusht dhe asnjë çmim për ta ndërruar fenë e tyre, atëherë Sava i Basanit, me ekspediten e vet prej xhelatëve çetnikë, i urdhëron shqiptarët e atij fshati që më parë t’ i gropojnë varret e veta në një mal afër kishës së Gorazhdevcit dhe i pushkaton të gjithë!
Nga rapsodia popullore që e përshkruan këtë ngjarje të llahtarshme, po e shkëpusim vetëm një fragment:

Savë Basani n’ kamë na u çue ,
N’ Baran t’ Epër koka shkue,
Te tanë kmetat i ka tubue ,
Mejherë Sava i ka kallxue –
M’ ka ardhë emri fenë me jav ndrrue,
Nestra e dielle asht qillue,
Tanë në kishë  kena me shkue,
Mej ngue popat çka u thonë juve,
Si mos dishit me u kryque ,
Unë vet, Sava, kam me ju msue !

Hazir Alija, n’ kamë na u que,
Ktheu bre Savë e fol me mue,
Ku ke nije shqiptartë fenë me ndrrue?
Pa na gri, pa na coptue ,
Tybe n’ mundesh fenë me na e ndrrue !
Savë Basani koka idhnue,
Xhanarisë ju ka ngërmue,
Xhanarija i kanë rrethue,
Duert në bleqe jav kanë vnue,
N’ Garazhdec te kisha i kan çue,
Ngat ni mal asht qillue,
N’ at mal t’ shkretë i kanë ngujue,
I kanë shti vorret  mej marue,
Se te vorret Sava i ka çue,
Edhe i herë ju kish kallxue –
Kqyrni vorret ku i keni marue,
A po doni fenë me qef me ndrrue,
Kapetana kam me ju marue,
N’ Koloshin kam me ju çue,
Koloshinin kini me sundue !
Pra, mos dashi fenë me qef me ndrrue –
Krejt batare kam me ju marue,
N’ qito vorre kam me ju gjue!

Hazir Alija ni fjalë pe flet,
Shokve t’ vet po u jep gajret –
Çone vllazën ka i gisht përpjetë,
Ta bajmë Zotin me isharet,
Se ky Sava sod po na pret !

Tanë pe qojnë ka ni gisht përpjetë,
Pe bajnë Zotin me isharet -
Ni batare Sava po jav jep !
Ni batare Sava jav ka lshue,
Te tanë trimat n’ vorre kokan rrxue !
Se për s’ dyti, batare jav lëshojnë –
Te tanë trimat jetë po ndrrojnë !
Te tanë trimat kanë ndrrue jetë,
Se për komb, trimat kanë vdekë !

Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocidit serbo-malazezë, të ushtruar në vazhdimësi mbi popullin shqiptar, pa dyshim është edhe ploja mbi fshatin Kabash të Prizrenit, ku Kryeçetniku i quajtur Spiro Kapetani nga fshati Dellovc, i mbledh me emër e mbiemër djemtë dhe burrat më të mirë të këtij fshati dhe i vret pa kurrfarë gjyqi, as faji, hiq më pak se 90 shqiptarë !
Edhe kjo ngjarje tragjike, sipas të dhënave të rapsodisë popullore, do të ketë ndodh menjëherë pas okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë, më 1912.
Nga kjo rapsodi, po e shkëpusim vetëm një fragment:

Serbi i parë n’ këtë ven kur ka hi –
Shumë kanë hjekë shqiptarët e zi,
Tanë tuj pre e tanë tuj gri,
Spirë Dellovci u paska pri!
Spirë Dellovci, ushtarëve ju pri –
Se n’ Kabash naj paska shti!
Se n’ Kabash, ata kur po hinë,
Spirë  Dellvci vet po ju prinë!
Me defterë te tanë naj ka thirrë –
Kah janë kanë burrat ma t’ mirë ,
E te tanë t’ shkretit poj lidhë !
Poj lidhë burrat, o haj medet,
E te kisha te tanë poj qet,
Me defterë te tanë poj thrret!
Kamë e duer , Spira i kish përvjelë –
Pret shqiptarë, si me pre berrë!
Me dorë t’ vet , Spira poj pret,
Rrokotel krenat  po jav qet ,
Gjak e krye po u rajke n’ rekë!
Poj pret Spira, shqiptarët e shkretë,
I ka pre Kabashin nandëdhetë,
Kah janë kanë burra t’ vërtetë !

Pas çdo krimi të organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar, udhëheqësit e këtyre  masakrave , gradoheshin nga ana e krajlit të tyre në Beograd !
Ja se si i lavdërohet Spiro Kapetani, bashkëveprimtarit të tij – Files, pas masakrës së kryer në fshatin Kabash:

Po vjen Spira në kali t’ bardhë,
Bashkë me Filen, si bajraktarë !
Po vjen Spira tuj u livdue  ,
Për shqiptarë sa i ka shkurtue -
Krali s’ ka kapetan si mue,
Gradat flakë, mue mi ka çue!
Flakë, mue gradat qi m’ kanë ardhë,
Se i kam pre nanddhetë shqiptarë !
Po kallxojke me gojë t’ vet –
I kam pre Kabashin nandëdhetë ,
Kah janë kanë shqiptarë t’ vërtetë !

Kasapët e  tërbuar  serbo-malazezë , nuk i kursenin shqiptarët për t’ i kasapitur as gjatë festave të tyre fetare! Ata e dinin mirë se shqiptarët janë besimtarë të paepur të fesë dhe të festave fetare.
Kështu që diku rreth vitit 1885, Kryeçetniku i Serbisë, i quajtur Novica i Zi, mu në  Ditën e Bajramit, iu prinë forcave çetnike prej 300 vetash dhe hynë në pabesi në fshatin Mavriq të krahinës së Llapit, mu në kohën kur e dinte se të gjithë burrat gjenden në xhami duke e falur namazin e Bajramit dhe e sulmojnë familjen e Demë Ahmetit, me qëllim që t’ ia grabisin vajzën e tij – Ajetën !
Me atë rast, fillon lufta e përgjakshme në mes të forcave të armatosura çetnike dhe rezistencës së familjarëve të Demë Ahmetit, të cilit atë ditë ia presin 30 anëtarë të familjes, shumë mysafirë të rastit që kishin shkuar për t’ a uruar festen e Bajramit, ku prej tyre shpëtojnë të gjalla vetëm dy rejat  me një nip të vogël të  Demë Ahmetit, të cilat Novica i Zi me çetnikët e tij, i merr dhe i çon për në Serbi!

Zoti e vraftë kaurreshën plakë,
Po del para Novicën pe mëson!
Pe mson Novicën , çka me punue:
“N’ëm ngofshi mue, vetit za mej çue,
Ju, si n’ dashi me hi n’ Shypni,
Qi e kceni hudutin me dalë n’ atë anë,
Ju mej ra për rreth Mitrovicës,
Për rreth bjeshkës së Vuçitërrnës,
Ju mej ra katunit t’ Mavriqit !
Ju, n’ Mavriq, biro keni me shkue,
Demë Ahmetin, n’ Mavriq me e rrethue!
Tridhetë robë, Dema na i ka ,
Të përmendun  , biro, shpi me za ,
Ni çikë n’ bylyk , Dema e ka ,
Ju , Ajetën , n’ mujshi me ja marrë!
Me ja marrë e n’ Serbi me e prue ,
Ni djalë t’ ri me ta me e martue,
Lavd i madh, biro, ka me u dalë!”…

Zoti e vraftë, Novica ç’po banë,
E thirrke n’ emën, si ta kishte nanë!
Oj Hanife, n’ shami t’ bardhë,
A po m’ vetë për çka jam ardhë?
Nuk jam ardhë me ba Bajram,
Me treqin vetë rrethue ju kam ,
Jam ardhë Ajetën sot me jav marrë !

Luftë e shtirë atë ditë ish marue,
Mashqit e Demës, krejt janë damtue,
Musafirtë krejt çka janë qillue,
Kulla e shpija, rrafsh ja kanë rrafshue,
Tridhetë robë, Demës, ja kanë shkurtue,
Veç dy rejat i kishin pshtue!
Veç dy rejat me ni sabi,
E ja marrke Novica i Zi,
Poj çon lidhun tuj i rrehë kamxhi,
Kcejnë kufinin e i çon n’ Serbi!…

Bishat e egra gjakatare serbo- malazeze, nuk dinin të ngopur me gjakun e shqiptarëve. Ata suleshin në gjah mbi shqiptarët me të gjitha forcat dhe mënyrat më të egra të barbarisë dhe të çmendurisë! Sulmonin familjet më të njohura nëpër rrethe të ndryshme, ku përveç vrasjeve e therjeve të njerëzve, ua digjnin shtëpitë dhe gjithë çka kishin para veti. Ua plaçkitin tërë pasurinë që kishin, madje edhe shtazët shtëpiake!
Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocideve të kësaj natyre, është rasti i familjes së Selman Lites, që ishte njëra ndër familjet më të pasura dhe më autoritative në Rrethin e Rekës së Keqe .
Selman Lita ishte një njeri i njohur për pasuri në atë rreth, sidomos për kultivimin e deleve, të cilat i mbante në një numër të madh nëpër stane të bjeshkës.
Hajdutët dhe kriminelët gjakatarë serbo-malazezë , ia kishin vu syrin kopeve të deleve të Selman Litës, për t’ ia vjedhur, por për ta kryer këtë akt barbar, sulmuesit dhe hajdutët çetnik, ia kishin ruajtur ditën më të gëzuar familjare, pronarit të deleve – Selman Litës, mu në ditën e dasmës, kur ai po i martonte dy djemtë e tij dhe po bënte dasmë të madhe me 300 krushq e tri palë tupanë!
Kriminelët çetnikë hajdutë, e kishin përcjell gjendjen, kur dasmorët e Selman Litës, kishin shkuar për rrugë për t’ i marrë dy nuset e djemve të Selmanit dhe mu në ato momente, ia sulmojnë stanet e deleve, me ç’ rast ia vrasin çobanët e deleve, ia vrasin 12 qentë dhe ia plaçkitin 300 copa dele!
Selman Lita, sikur ta dinte se do t’ i ndodhte kjo tragjedi dhe nuk kishte shkuar krushkë bashkë me dasmorët, por kishte ndej për t’ i ruajt djemtë dhe familjen.
Me të hetuar se hajdutet çetnikë ia morën delet , ia vranë çobanët dhe qentë, e merr martinën dhe niset për t’ iu bërë rezistencë . Pas tij, i shkojnë në ndihmë edhe dy djemtë e tij, të cilët po i prisnin nuset për t’ u martuar atë natë. Mirëpo, forcat armike ishin shumë herë më të forta dhe ia vrasin edhe dy djemtë e Selmanit:

Selman Lita po rrin n’ krevet ,
Poj shkojnë sytë te stani i vet –
Ranë komitat  ja muerën dhentë !
Ranë komitat ja  kanë marrë gjanë,
Ja kanë vra edhe dy çobanë,
Ja kanë vra edhe dymdhetë qenë,
Ja kanë marrë treqin copa dhenë !…

Çka ka Reka qi po ushton –
Selman Lita po lufton!
Thërret Musaja, more Rexhep –
Ku i kem armët, he i lashim shkret,
Se na i muerën berret në bjeshkë!
Sa po mujnë djemtë po shpejtojnë,
Babës s’ vet në ndihmë poj shkojnë!
Luftë e madhe po kërset –
Selman Litës , ju vranë dy djemtë !

Gjenocidin serbo- malazez , mbi shfarosjen dhe përndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike e vazhdoi edhe Nënkryetari i Jugosllavisë titiste – Aleksandar Rankoviqi, i cili në muajin Janar të vitit 1956, organizoi në Kosovë, Aksionin gjithë popullor për grumbullimin e armëve. Aksion ky, që kishte të bënte  ekskluzivisht vetëm  për  shqiptarët!
Nën pretekst të kërkimit të armëve, shqiptarët  i rrihnin, maltretonin e torturonin  në mënyrat më brutale , kurse qëllimi final i këtij Aksioni, ishte presioni mbi shqiptarët që me dhunë t’ përndjekin nga vatrat e veta stërgjyshore dhe të arratisen për në shkretëtirat e Anadollit të Turqisë!
Edhe për këtë ngjarje të kobshme tragjike, rapsodët popullor shqiptarë thurën dhe kënduan shumë këngë, prej të cilave e shkëputëm këtë fragment:

Vjeshtë e zezë , dimën i gjatë,
Ish kanë viti pesëdhjetë e gjashtë,
Ishin çue UDB-at në hajkë,
Mej mundue shqiptarët e ngratë,
Tanë për arme i kanë kapë,
N’ borë e n’ shi, deshë e dathë,
Rrehshin gjinën me dajak,
Si e pat e si se pat,
Hiq s’ ju jepshin, medet, afat,
Dogri i shtirshin nër dajak,
Shumë janë mbetë, për jetë sakat,
Brijtë e thyeme tuj qitë gjak !
Ashtu i rrehshin nëpër stanica ,
Kur ju shkojke letërthirrja ,
Lmerim t’ madh kishin familja,
Marrshin vajin robtë e thmija –
S’ na vjen baba ma te shpija !
S’ na vjen baba ma në shpi,
Rankoviq, he kofsh i zi,
Fort e shkepe këtë anmiqësi,
N’ mbarë Kosovën në shqiptari !…

Marrë në tërësi analizën e këtyre rapsodive dhe shumë të tjera, që ende nuk i kemi publikuar, nuk mund të mos e themi të vërtetën se  një copë të historisë sonë  kombëtare arritëm që ta mësojmë vetëm falë talentit dhe guximit të rapsodëve tanë popullor dhe nëpër odat tona popullore, nga se historia e vërtetë e popullit shqiptar në baza shkencore , profesionale dhe institucionale, fatkeqësisht , ende nuk është shkruar dhe as që dihet se kur do të shkruhet?!

Gjilan, tetor 2008.                            Demir KRASNIQI

ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f33.jpg

PSE HUAZOHEN KËNGËT E HUAJA

27 Tetor 2008 0

Pa kategori @ 11:38 am
 

Demir Krasniqi: Pse huazohen, vidhen dhe përkthehen këngët e huaja?
E hene, 27-10-2008, 04:10pm (GMT+1)

Demir Krasniqi

PSE HUAZOHEN, VIDHEN  DHE PËRKTHEHEN KËNGËT E HUAJA?

Nga Demir KRASNIQI

 Lidhur me problematikën aktuale në estradën dhe
tregun tonë muzikor gjithandej nënqiellit shqiptar , ku pa u penguar
nga askush – huazohen , vidhen dhe përkthehen këngët e huaja , është
shkruar , kritikuar e debatuar me qindra herë , por që të gjitha ato
shkrime , kritika dhe debate kanë përfunduar gjithmonë në kontejnerët e
mbeturinave shurdhmemece të shoqërisë sonë !
 Fenomeni i huazimeve,
stërkeqjeve , vjedhjeve , përkthimeve dhe adaptimeve të këngëve të
huaja , në shkrimet dhe debatet shterpa , në vazhdimësi vetëm janë
kritikuar , por asnjëherë nuk janë marrë me pasojat dhe shkaqet e
këtyre dukurive të shëmtuara të jetës sonë muzikore !
 Shkaqet të
cilat shpien drejt huazimeve, nëpërkëmbjeve , vjedhjes së veprës së
autorit , përkthimeve dhe adaptimeve të këngëve të huaja , janë të
shumta , ndërsa pasojat dhe frytet e kësaj piraterie , janë shumë të
hidhura dhe me përmasa katastrofale si për konsumatorët e këtij tregu,
aq më tepër për gjeneratat e reja që vijnë pas nesh e që rrita e tyre
helmohet me ahengjet e tymosura me vlera të tilla muzikore !
 Njëra
prej shkaqeve që i shpie në këtë rrugë të errët interpretuesit e këngës
popullore, pa dyshim është mungesa e kompozitorëve të specializuar për
krijimin dhe kompozimin e këngëve të bazuara fuqishëm mbi themelet e
traditës dhe të kulturës sonë tradicionale kombëtare!
 Ç’ është e
vërteta , ne kemi një numër simbolik të kompozitorëve të këtij  zhanri
muzikor, të cilët mund të numërohen në gishtërinj , por që të tillët
nuk  e gëzojnë përkrahjen , mbrojtjen , as stimulimin institucional për
të ushtruar veprimtarinë dhe punën e tyre profesionale.
 Po të
gëzonin mbrojtjen dhe mbikëqyrjen  institucionale, po të stimuloheshin
ata për punën e tyre, sigurisht se nuk do të iu linin kanale të hapura
hajnive, piraterive, adaptimeve, përkthimeve të këngëve të huaja, të
cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me gjenet e gjakut dhe të kulturës
sonë kombëtare!
 Në vendet demokratike, ku sundon ligji e shteti –
arti dhe kultura vihen nën kontroll të rreptë ligjor, mbrohen krijuesit
dhe veprat e tyre, por edhe stimulohen fuqishëm nga buxheti shtetëror.
 Për
të mbrojtur, stimuluar dhe avancuar krijimtaritë e ndryshme artistike,
çdo shtet e ka Ligjin mbi Mbrojtjen dhe të Drejtat e Autorëve, ku në
rastet e keqpërdorimeve dhe vjedhjeve të këtyre veprave, do të pasonin
dënime dhe gjoba të pa para dhe autorëve të tyre do të iu kompensohej
dëmi i shkaktuar !
 Ky Ligj, si duket , në analet e gjyqësisë dhe
drejtësisë shqiptare, as që ekziston, por edhe nëse ekziston, ai nuk
funksionon kurrë ?!
 Krahas mungesës së ligjit dhe mosfunksionimit
të tij, na mungon organizimi dhe mbikëqyrja profesionale institucionale
e kultivimit dhe ruajtjes së vlerave kombëtare, përmes të cilave do t’
i shpallej luftë e hapur antivlerave dhe keqpërdorimeve të vlerave.
 Mungesa
e mbikëqyrjes institucionale ka krijuar kaos të paparë edhe në tregun
muzikor, kur sot kujt t’i teket mund të ushtrojë detyrën e prodhuesit
dhe shitësit të prodhimeve muzikore, pa u verifikua, pa u vlerësua dhe
pa u pengua prej askujt !
 Deri tek devijimet dhe skandalet në jetën
tonë muzikore, njëri  ndër  viruset që  i nxitë interpretuesit e këngës
popullore për tu zhytur në ato ujëra të turbullta dhe të ndyta,
padyshim se është papunësia dhe varfëria e paskajshme .Andaj,
interpretuesit e kësaj kategorie, ndoshta pa dëshirën e tyre,  do të
futen në këto lojëra , me të vetmin qëllim që ta sigurojnë kafshatën e
bukës dhe ekzistencën e tyre !
 Në anën tjetër, nuk janë të rralla
rastet kur disa talent  të rinj i rreken profesionit të këndimit
publik, të nxitur nga lakmia dhe iluzionet se po qe se do të bëhej
këngëtar, shumë shpejt do të bëhej milioner?!
 Këtë lakmi tek
talentet e rinj, e kanë mbjell propagandat dhe reklamimet e rrejshme të
disa interpretuesve të vjetër, të cilët vazhdimisht e kanë lavdëruar
veten para opinionit publik, se gjoja ata kanë fitua miliona e miliona
duke kënduar nëpër dasma, koncerte, festivale, diskoteka, audio-kaseta,
video – kaseta, video – spote etj.
 Një kategori tjetër e
këngëtarëve të estradës, të cilët merren në vazhdimësi me këto
keqpërdorime dhe devijime, janë ata të cilët i nxitë lakmia për t’i 
ngritur vetit karrierë artistike në skenat koncertale , festivale të
ndryshme muzikore, diskoteka, shou emisione televizive, spektakle,
mediume të ndryshme, ku për të depërtuar deri tek këto skena , ata jo
që fitojnë para, por janë në gjendje të shesin edhe tokën e babait
pëllëmbë për pëllëmbë dhe t’ i paguajnë organizatorët, shoumenët, t’ i
paguajnë vetë madje edhe “Shpërblimet e para”, vetëm e vetëm që para
opinionit të promovohet si “këngëtar shumë i madh” dhe “shumë i
kërkuar!”
 Duke e nuhatur këtë mentalitet dhe këtë epsh kaq të madh,
sidomos tek talentet e rinj, shumë shpejt iu kanë rënë në gjurmë dhe në
gjah disa të ashtuquajtur “kompozitor satelitor”, të cilët veten e
promovojnë si “kompozitor dhe tekstshkrues “ të këngëve të reja
popullore!
 Kompozitorët satelitor, kujdestarojnë gjatë tërë natës,
duke i përcjellë kanalet televizive satelitore, duke i incizuar ato
programe, duke i përkthyer dhe adaptuar meloditë e atyre këngëve dhe
pastaj do të nisen për në gjah dhe mashtrime të talenteve të rinj, për
t’ ua shitur ato këngë e tekste, gjoja si kompozitor dhe autorë të
dyfishtë ! Për këtë punë të “mundimshme krijuese”, ata iu marrinë para
të mëdha interpretuesve të rinj  të këngës popullore !
 Kështu,
matrapazët e këtillë të biznesit muzikor, duke e promovuar veten si
kompozitor, tekstshkrues dhe garantues të sukseseve, i mashtrojnë
talentet e rinj (kryesisht të pa arsimuar) dhe i fusin nëpër ujëra të
turbullta me bastardime, vjedhje, amoralitete, banalitete  deri tek
pornografia !
Mungesa e mbikëqyrjes profesionale dhe institucionale,
matrapazëve të këtillë dhe mashtruesve të tregut muzikor, ua lë dyert e
hapura dhe duart e  lira, që ata vet të luajnë edhe rolin e
regjisorëve, nëpër projektet e ndryshme filmime, e në veçanti në
xhirimet e video – spoteve me këngëtarë e këngëtare të reja, të cilëve
në emër të “regjisë” dhe “artit modern”, ua imponojnë lloj-lloj skenash
amoraliteti dhe pornografi të çmendura ! Dhe e tërë kjo  “regji” bëhet
në llogari të përfitimeve materiale të menaxherit, apo producentit, i
cili ato prodhime do t’ shet në tregun muzikor, vetëm në saje të
pornografisë dhe banaliteteve!
 Mungesa e kritereve profesionale ka
bërë që  “prodhimet e këtilla artistike” , pa u penguar nga askush, të
na i vërshojnë edhe ekranet tona televizive dhe të na i bombardojnë
familjet me pornografi! Kjo flet më së miri se matrapazët e tregut
“modern” muzikor, ashtu siç dinë t’ i mashtrojnë talentet e rinj dhe t’
i viktimizojnë ata për interesa të veta materiale , dinë që t’ i
korruptojnë edhe kanalet televizive, qofshin ato të pavarura, apo
publike !
Koha ecën përpara dhe ligjet e saj ndryshojnë. Ndryshojnë 
stilet, veshmbathjet,  teknika, instrumentet, shijet e njerëzve. Por
këto ndryshime do të duhej që të na shpien përpara në progresivitet, e
jo të na kthejnë prapa deri në kohën e gurit, kur njerëzit ende nuk
kishin veshmbathje dhe mbuloheshin me lëkura të shtazëve të egra!
Edhe kënga popullore mund të modernizohet e të stilizohet në mënyra të ndryshme, por jo me banalitet, amoralitet dhe pornografi!
Autoktoni
ishte dikur edhe punimi i tokës në bujqësi me shati, parmenda, drapër,
kosë… Pastaj bluarja e drithërave me mokra , në mullinj me ujë e me
erë! Por sot ato nuk mund të përdorën në emër të ruajtjes së vlerave
dhe autoktonisë tradicionale!
Edhe kënga e muzika sot kanë 
ndryshuar nga e kaluara në mënyrë radikale. Dikur këndoheshin këngë
legjendare, epike, historike me qindra vargje, me melodi të thjeshta e
me përcjellje të instrumenteve primitive, por sot ato këngë nuk mund t’
i dëgjoj më askush, nga se ato marrin shumë kohë dhe tani jemi në kohën
e internetit e të kompjuterit…
Le të modernizohet kënga, le të
modernizohen instrumentet, le të modernizohen interpretuesit e saj, por
le të ruhet bazamenti i shëndosh kombëtar, morali i fortë, besa,
dashuria e sinqertë, bujaria, krenaria dhe të gjitha virtytet e
shëndosha të cilat e kanë karakterizua kombin shqiptar, e jo të
modernizohemi me banalitete, vullgaritete, amoralitete dhe pornografi
çmendurie !

18 Gusht 2008 0

Pa kategori @ 4:57 pm
 
Publikuar më datë 2008-08-18 16:30:44 nga modn1 | Lexime totale: 10

ROLI I TUPANIT NËPËR SHEKUJ

Lashtësia dhe prejardhja e tupanit

Shkruan: nDemir Krasniqi

Pa dyshim se njëri ndër instrumentet më të lashta të muzikës, është tupani, i cili nëpër krahina shqiptare njihet me tri emërtime: tupani, lodra, daullja.
Dihet se fishkëllimat e njeriut kanë qenë paraardhësit e parë të instrumenteve frymore, ndërsa të rrahurit me shuplaka dhe trokitjet me rrasa të gurëve, kanë qenë instrumentet e para primitive, të cilat kanë paralajmëruar ardhjen e instrumenteve të ndryshme ritmike.
Tupani si njëri nga instrumentet më të lashta ritmike ka prejardhjen prej vendeve aziatike dhe India, të cilin e kanë përdorur njerëzit endacak dhe popujt nomadë, ku shumë shpejt ka depërtuar edhe tek popujt evropianë , tek popujt e Afrikës, për ta pushtuar më vonë mbarë globin tokësor.
Ky instrument shumë i rëndësishëm muzikor, ka zënë vend meritor edhe në muzikën popullore shqiptare, pa të cilin nuk mund të paramendohen sidomos vallet popullore të traditës shqiptare.
Por, në vazhdim do të bëjmë një historik të shkurtër për këtë instrument, për të pasqyruar rolin e tij, nëpër shekujt e kaluar.

Tupani si mjet alarmues ndaj rreziqeve të ndryshme

Në kohërat e lashta, kur njerëzit kanë udhëtuar prej një vendi në tjetrin, për të kërkuar kushte më të mira për jetë, jo rrallë herë, janë ballafaquar me rreziqe të pa parashikueshme, qoftë me shtazë të egra, qoftë me grupe të ndryshme njerëzish, racash, fisesh dhe krahinash të ndryshme.
Dihet, se në ato kohëra nuk ka pasur kurrfarë mjeti të komunikimit në mes njerëzve dhe grupeve të ndryshme nomade, andaj i vetmi mjet alarmues ndaj rreziqeve të ndryshme, sulmeve nga shtazët e egra, luftërave të ndryshme, ka qenë tupani, përmes të cilit me anë të ritmeve të ndryshme, kanë alarmuar të tjerët për rreziqet me të cilat janë përballur kohë pas kohe. Tupani, si instrument i fuqishëm ritmik, me tingullin e tij kumbues, mundësonte që përmes tingujve të tij, të alarmohen njerëzit në një largësi relative.

Tupani si mjet informativ nëpër vendtubimet e ndryshme

Në kohën kur nuk kishte mjete tjera komunikuese në mes të njerëzve, tupani ka luajtur edhe një rol shumë të rëndësishëm si mjet informativ, për një rreth të caktuar njerëzish. Në kohën kur nuk kishte shkrim-lexim, telefona, mjete të informimit publik, ishte punë e vështirë për t’ i tubuar njerëzit dhe masën, në rastet kur duhej të mbahej ndonjë tubim gjithë-popullorë , ndonjë kuvend me rëndësi të veçantë, apo vendtubime me rëndësi të tjera historike.
Pra, për t’ i tubuar njerëzit në logje të tilla, tupani luante një rol shumë të rëndësishëm informativ. Njerëzit të cilët iu kanë rënë tupanëve në rastet e këtilla, kanë qenë të specializuar dhe të autorizuar nga rrethi ku kanë jetuar e vepruar dhe ata për lajmërime të këtilla, kanë pasur stile të veçanta ritmike, me të cilat i kanë njoftuar njerëzit për tubime gjithë popullore, nga se do të vendosej diçka e veçantë dhe e rëndësishme për gjithë masën popullore dhe rrethin ku ata jetonin.
Njerëzit të cilët merreshin ekskluzivisht me këtë “zeje”, në popull quheshin :”Telall”, që në gjuhën turke do të thotë:”Lajmëtar!”

Tupani si mjet përcjellës ushtarak dhe luftarak

Tupani, si instrument i fuqishëm ritmik, nëpër shekuj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në jetën ushtarake. Me përcjellje të ritmit të tupanit, janë shoqëruar shumë stërvitje ushtarake, marshe ushtarake, parada , solemnitete ushtarake dhe manifestime të ndryshme të këtij karakteri.
Rëndësi të veçantë , tupani ka luajtur nëpër luftëra të ndryshme, ku ushtarët dhe luftëtarët e ndryshëm, janë shoqëruar me ritme tupanësh. Një shoqërim i tillë, më tepër ka luajtur rol në trimërimin dhe rritjen e moralit luftarak të ushtarëve.
Kur jemi tek luftërat, nuk mund të anashkalojmë edhe rolin negativ të tupanit, të cilin kriminelët dhe kasapët – shërbëtor të okupatorëve, e kanë përdorur tupanin si mjet për mbulimin e trishtimave, klithjeve dhe britmave të viktimave të pafajshme, të cilat xhelatët i nxirrnin nga shtëpitë e tyre dhe i çonin në një vend të caktuar për t’ i kasapitur në mënyrat më barbare, duke ua prerë kokat dhe gjymtyrët e trupit me thika dhe mjete tjera të ftohta. Andaj, në raste të këtilla, janë angazhuar tupanxhinjë të specializuar për këtë “zeje”, ku gjatë tërë kasapitjes së njerëzve të pafajshëm, burrave, pleqve, plakave, nuseve, vajzave dhe fëmijëve – tupanxhinjët iu binin tupanëve për t’ ua mbuluar zërat viktimave dhe për të krijuar bindje në afërsi, se gjoja , në vendin e krimit “është duke u bërë dasmë e aheng”, e jo kasaphane!
Raste të këtilla, gjatë luftërave të shkuara, ka pasur nëpër shumë qytete e vendbanime shqiptare. Sidomos, është i njohur vendi i quajtur “Tauk Bashqe”, afër Prishtinës, në të cilin janë kasapitur shumë shqiptarë, nën tingujt e tupanëve , të cilëve zakonisht iu binin romët e angazhuar nga forcat ushtarake e xhelatxhinjve serbë.
Një rol të këtillë , tupanxhinjët romë të Vranjës, e kanë luajtur edhe gjatë Kasaphanës në vendin e quajtur “Lagja e Iseukëve” në Karadakun e Gjilanit, në të cilën janë kasapitur më se 100 shqiptarë, të cilëve para se t’ ua prisnin kokat dhe para se t’ i vrisnin, nën tingujt e tupanëve – ua thyenin dhëmbët dhe i detyronin nënat, gratë dhe motrat e viktimave, që t’ i përvëlonin me ujë të valë nga kazanët dhe enët tjera të amvisërive shtëpiake!

Tupani si mjet tregues i kohës ditore

Tupani, nëpër shekujt e kaluar ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si tregues i kohës, nga se dikur nuk kishte orë për matjen dhe tregimin e kohës së saktë!
Sidomos, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, tek besimtarët myslimanë, roli i tupanit ishte me peshë të veçantë. Andaj, gjatë këtij muaji, angazhoheshin njerëz – tupanxhinjë, të cilët kishin për detyrë që t’ iu binin tupanëve në çdo kohë të faljes së namuzeve, e sidomos në kohën kur njerëzit duhej zgjuar për të ngrënë syfyrin dhe në kohën kur agjëruesit e Ramazanit, duhej bërë iftar!
Për ta kryer këtë “detyrë” sa më mirë, zgjidheshin romët të cilët posedonin tupanët më të mëdha dhe më të fuqishme, por kishte edhe shumë raste, kur njerëzit e shtresave të varfër , i merrnin tupanët me qira prej romëve dhe e kryenin këtë detyrë, me qëllim që të përfitojnë ndonjë para prej banorëve të fshatit dhe të rrethit ku jetonin!
Për një shërbim të këtillë, tupanxhinjët e Ramazanit, ditën kur falej namazi i Bajramit, shkonin nëpër xhami dhe e ekspozonin tupanin e tyre, mu në derë të xhamisë! Fill pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët i shpërblenin ata, me para e dhurata tjera të dobishme për familjarët e tupanxhinjve!

Roli i tupanit në dasmat popullore

Pa dyshim se tupani, ka luajtur dhe luan rol të veçantë edhe nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore. Dikur, në trevat dhe krahinat tona madhësia dhe madhështia e dasmave, matej me numrin e dasmorëve dhe me numrin e tupanëve që do të angazhoheshin në ato dasma. Për shembull, kur dikush nga pasanikët e mëdhenj, angazhonte për dasmën e tij, tri palë tupanë, atëherë ajo dasmë përmendej shumë gjatë në mbarë atë fshat dhe atë rrethinë!
Roli i tupanit, në dasmat dhe ahengjet tona popullore, në kohët e kaluara shumë më tepër ka pasur rol alarmues dhe informativ, se sa karakter argëtues!
Në radhë të parë, tupani ka shërbyer si mjet alarmues dhe informativ, për t’ i njoftuar njerëzit e një rrethi të caktuar ku po zhvillohej dasma, në mënyrë që ata po sa t’i dëgjojnë bubullimat e tupanit, të kuptojnë se atje paska dasmë dhe kjo automatikisht nënkuptonte edhe thirrjen e dasmorëve për dasmë, nga ana e Zotit të Dasmës!
Kjo, ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve të komunikimit për thirrjen e dasmorëve, si dhe terreneve të vështira malore , ku duhej humbur shumë kohë e mund për t’ i ftuar njerëzit në dasmë, e aq më tepër lypsej angazhuar shumë meshkuj – burra, për t’i ftuar gjithë ata dasmorë!
Roli i dytë i tupanit, nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, ishte përcjellja e dasmorëve gjatë ardhjes dhe shkuarjes së tyre, përcjellja e valleve tradicionale popullore, sidomos të valleve të rënda me karakter luftarak, të cilat i luanin ekskluzivisht burrat . Tupani përdorej me të madhe gjatë ceremonisë së hyrjes së dhëndrit në xherdek, e sidomos në mëngjes, kur nxirrej dhëndri nga dhoma e nuses, ku tupani duhej të binte me tërë fuqinë e tij, me qëllim që të alarmojë të afërmit, fshatin, rrethin dhe miqtë për aktin e pastër moral të virgjërisë së nuses!
Këtë akt, tradicionalisht e përcillte dhe e vëzhgonte me kujdes të veçantë i tërë rrethi dhe krahina, nga se në rastet kur nuk dëgjohej tupani – i tërë rrethi dhe krahina e kuptonte se nusja nuk kishte qenë e virgjër!

Roli i tupanit në fshatrat rurale

Roli i tupanit në dasmat popullore që organizoheshin nëpër fshatrat rurale, përveç karakterit argëtues, pritjes dhe përcjelljes së dasmorëve, alarmimit dhe thirrjes së dasmorëve për dasma dhe përcjelljes së dhëndrit për në xherdek, ka pasur edhe një rol shumë të rëndësishëm gjatë udhëtimit të dasmorëve në ditën kur ata shkonin për ta marrë nusen nëpër fshatra të largëta dhe terrene të vështira malore.
Gjatë udhëtimeve të këtilla të mundimshme të dasmorëve, shpeshherë ndodhte që dasmorët (krushqit) të bien në prita, të sulmohen nga grupe e individë të pa njohur, të cilët tentonin që me luftë, t’ ua grabisnin nusen nga qerrja e saj!
Për këtë, shumë herë kanë ndodhur luftëra të përgjakshme në mes krushqve, ku nuk janë të pakta vendet dhe toponimet e mbetura në analet e historisë sonë, si:”Varret e krushqve”,”Krushqit që janë bërë gurë” e të ngjashme.
Andaj, për t’ iu shmangur këtyre pritave, sulmeve dhe dyluftimeve të mundshme, tupani gjatë tërë kohës së udhëtimit të dasmorëve ka qenë i obliguar që të bubullonte, në mënyrë që t’ i alarmojnë fshatrat dhe malet për rreth se nëpër atë terren është duke udhëtuar turma e krushqve dhe qerrja e nuses!

Roli i tupanit në qendrat urbane

Roli i tupanit, në qendrat urbane nuk ishte i rëndësishëm, sikurse në fshatrat rurale. Në dasmat dhe ahengjet popullore që organizoheshin nëpër qendrat urbane, tupani kishte më shumë rol argëtues në përcjelljen e valleve popullore, por edhe rol alarmues-informativ, për t’ ua përkujtuar fqinjëve dhe qytetarëve se është duke u bërë një dasmë apo gazmend familjarë! Mirëpo, këtu nuk e ka qëllimin për t’ i ftuar në dasmë krushqit, por më tepër për t’ ua bërë me dije lagjes dhe rrethit se në një familje të caktuar ka dasmë!
Vlen të theksohet se edhe në përcjelljen e valleve popullore me karakter qytetar, tupani është shumë më pak i dëshirueshëm, nga se nëpër qendrat urbane shumë më pak luhen vallet e rënda të burrave dhe ato me karakter luftarak, e shumë më tepër preferohen vallet e përziera ku do të vallëzojnë së bashku të dy gjinitë!

Tupani në dasmat e modernizuara dhe në restorante

Viteve të fundit, në traditat tona popullore, ku dasmat dhe ahengjet popullore thuaja se në tërësi janë “modernizuar”, nga se ato tani organizohen kryesisht nëpër lokale hoteliere, restorante dhe salla të ndryshme, mund të thuhet lirisht se tani shumë pak vend i ka mbetur tupanit që të bubullojë në këto lokale.
Dihet se ahengun dasmor e bartin grupet dhe ansamblet muzikore të elektrizuara dhe të fuqizuara, të cilat mund të dëgjohen shumë më larg se sa që dëgjoheshin dikur këngëtarët dhe tupanët. Grupet dhe ansamblet e tilla, të specializuara për dasma e ahengje të ndryshme popullore, së bashku me interpretuesit vokal, mundësojnë argëtimin, disponimin dhe vallëzimin e të gjitha gjinive dhe llojeve të vallëzimeve!
Andaj, mendojmë se tupanëve në dasmat e këtilla nuk iu ka mbetur më vend për bubullima të trishtueshme dhe iu ka ardhur koha për pensionime, apo për pushime nëpër muze të ndryshme!
Tupanët, në dasmat që organizohen nëpër hotele, restorante e salla të ndryshme, i sjellin vetëm individët të cilët nuk mund të përshëndeten nga e kaluara e largët tradicionale dhe ata të cilët me një mendjemadhësi të llojit të vet, duan të tregohen para masës së dasmorëve, se gjoja janë të pasur dhe gjoja se nuk mund t’i harrojnë traditat e kaluara nga vet koha në të cilën jetojmë!
Angazhimet e tupanëve, në ambientet e këtilla, jo që ia rrisin koston e dasmës Zotit të shtëpisë, por ata në ambiente të mbyllura vetëm sa krijojnë huti, tollovi dhe zhurmë të pa përballueshme, të cilën dasmorët nuk mund ta durojnë me kënaqësinë dhe dëshirën e tyre!
Andaj, në vend të porosisë, këtë shënim po e përmbyllim me atë proverbin e njohur popullor , i cili thotë: “Ec me kohën”, duke ia shtuar edhe të vërtetën tonë historike se dikur i kemi lëvruar arat me parmendë, me plug, me shati, me qe, me kuaj…por sot është koha e makinave moderne dhe mjeteve të motorizuara, pa të cilat nuk mund të presim rendimente të lakmuara të bereqeteve!

KULTURË KOMBËTARE

13 Gusht 2008 2

Pa kategori @ 12:33 pm

NUK DUHET TË HESHTIM PARA TËHUAJSIMIT Tsmall_111.jpg

SHKRUAN:SHABAN CAKOLLI

Kënga jonë e begatëshme shqipe shumë kohë ishte nën thumbin e cenzurës së egër,por prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohët,sepse ruante thelbin e vlerës së vet.Kënga jonë ishte shumë e lashtë,por e vequar në botë me ritmikë e melos shumë të pasur.U përcoll kënga jonë brez pas brezi,këngë me vargje me fuqi shprehëse,që jepnin zemër dhe moral për të dashur atdheun,të bënte të mburreshe me historinë kombëtare nga lashtësia e deri sot.Këngë me melodi të ëmbla dhe porosi të qarta ,që patjetër artistit i rrëmbenin shpirtin.E sotëmja i dha rastin çdokuj të merret me këngë,artistit të muzikës dhe pseudo-muzikantit,iu dha rasti të shkruaj tekste këngësh edhe krijuesit edhe atij që nuk e kupton  qka është krijimtaria,dhe nga kjo përzierje kompetencash të këngëtarit dhe pseudo-këngëtarit,pozita e këngës dhe këngëtarit kanë mbetur në kacafytje,me ata që nga lakmia për komercializëm e bënë
tregun shqiptar dhe ate Evropian ku janë të strehuar shqiptarët,gumëzhimë ulurimash antikënge!Të kesh sot kohë të lirë,patjetër shpirti të kërkon relaksim me ndonjë muzikë,sepse ky art është art i shpirtit,por bëre u ngrite në këmbë të prekësh butonin e radios apo televizorit,programe muzikore do të kesh,por sa të kontaktoni me një lloj kënge shqisa e të  dëgjuarit të thotë se një këngë e tillë në mos qoftë antishqiptare,patjetër do të jetë antimuzikë shqipe!
Të e pranosh antivlerën për vlerë,apo muzikën që nuk ka erë shqipe,është mashtrim dhe ikje nga realiteti:A kemi nevojë për një mashtrim të tillë?Unë mendoj jo,jo nga se ose do të dëgjojmë shqip,ose nuk do mund të e durojmë një diçka të huaj të veshur në shqip dhe të  heshtim!Njësoj sikur të dëgjosh muzikë të huaj që është e drejtë e secilit të dëgjoi qfarë të don,nuk mund të pranohet muzika jonë të bëhet aq e huaj.Ishin kohët e zeza pushtuese mbi ne,pastaj ato tragjike të luftës,ku pushtuesi u dha shancë disa të pavetdijshmëve të bënin pasuri dhe emër me antivlera e gënjeshtra,nga se kjo ishte armë e fortë e pushtuesit të huajsoi vlerën e kulturës sonë,por nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë vite,kurse lulëzimi i shundit,kiçit,apo të bastarduarit jo vetëm që nuk ka të ndalur,por po rritet në shkallë të madhe.Nuk mund të bëhemi popull kiç për hirrë të tregëtisë së dikujt,dhe për
hirrë të atyre që ua ka rrëmbyar shpirtin antivlera.Nuk e kemi as kohën,as shtytjen të shëndrrohemi në popull kiç,sepse nga popujt kiç druan edhe historia,kurse ne kemi një histori të begatëshme kombëtare.A do të guxojmë të rrijmë duarkryq para tëhuajsimit të kulturës sonë kombëtare?Mendoj se jo,sepse në momentin kur këto fillojnë të zbehen,fillon tëhuajsimi,kurse neve pikërisht na ka mbajtur gjallë si komb,kultura,tradita gjuha dhe arti ynë kombëtar,në kohë pushtuesit nuk i kemi zhdukur por i kemi përsosur dhe ruajtur me krenari dhe sakrifica.Sot shqiptarët të cilët më lirë se kurrë më parë mund të e frymojnë kulturën ,duhet të e mbrojnë,zhvillojnë dhe  aq më tepër të e kombtarizojnë,asesi të e tëhuajsojnë.Tani kemi shtetin e ri,shtet i cili ka zgjedhur prijësit  apo kryetitullarët e kulturës,shpresojmë se ndonjërit prej tyre do të ua prishin gjumin ulurimat e disa muzikantëve dhe
biznismenve tanë të asimiluar.Shundi e kiçi jo vetëm  që synonte të ngritej mbi muzikën e vërtetë,por ia ka nxënë frymën tërësisht.Vallë mos dojkan këta pseudo-artist,që të na bëjnë të krisur,që kohën kur jemi liruar nga pushtuesi,të na e robërojnë shpirtin?!I krisur padyshim mund të quhet ai që huazon muzikën turko-greke,sllavo-rome,që memund u shkëputëm nga robëria e tyre,dhe të na e shes për tonën.Antivlera kulturore plot shund dhe kiç meriton dhe duhet të i shpallim luftë të hapur mes shoqërisë mediumeve,radio,tv,net,gazeta.Detyrë është kjo e shoqërisë në  përgjithësi,e Ministrisë së Kulturës në veqanti,akademikët e muzikës duhet të e vlerësojnë drejt vlerën,duke u siguruar se është vërtetë vlerë të e lejojnë qarkullimin e saj në treg,tëstimulohet këngëtari i vlerës,të i zihet fryma antivlerave që drejt prej kafeneve dalin në treg,etj…..Dëgjuesi ynë duhet të pregaditet
të njeh vlerën e mirëfilltë kombëtare dhe të ndërgjegjësohet në bojkotimin e drejtëpërdrejtë të shundit dhe kiçit.Koha është të kthehemi aty ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe dhe nga aty ta zhvillojmë e begatojmë me vlera kombëtare,asesi me barbarizma e antivlera.

31 Korrik 2008 0

Pa kategori @ 3:35 pm

8affb7a5-0929-49e6-a243-a882301c75f3.jpg

Faqja e Ardhshme »