parodi rrapsodike
4 Shtator 2009 0
-
-
- Parodi rapsodike:
-
-
-
- KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH
-
-
-
- Jam shqiptar – SHQIPTAR I MADH ,
-
-
-
- Kryet fushë , mendjen livadh …
-
-
-
- Jam bë i mjeri kurbetçi –
-
-
-
- Shita tokë , shita shtëpi ,
-
-
-
- Rashë n’ kontakt me një Agjenci ,
-
-
-
- Me m’ kalua nëpër kufi …
-
-
-
- Shita delet me gjithë lopë –
-
-
-
- Mora rrugën me dalë n’ Evropë !
-
-
-
- Rrugë e gjatë me shumë havale –
-
-
-
- Nëpër përrenj e nëpër male ,
-
-
-
- Nëpër lum e nëpër det ,
-
-
-
- Mezi dola në kurbet !
-
-
-
- Për pa ikë nuk pata çare –
-
-
-
- Thash – Serbia do t’ na qet fare !
-
-
-
- Po sa e preku shkau Drenicën –
-
-
-
- Unë ua ktheva prapanicën !
-
-
-
- Iu thashë shokëve :”Lamtumirë !
-
-
-
- Mirë u pafshim n’ Kosovën e lirë !”
-
-
-
- Larg n’ Evropë , ku jetoj sot –
-
-
-
- Për Kosovë , po qajë me lot !
-
-
-
- Shkruaj , flas e nuk rri kot –
-
-
-
- Jam ma i madhi patriot !
-
-
-
- Ditë e natë jam duke ëndërrua –
-
-
-
- Një ushtri me e formua ,
-
-
-
- Me e nisë luftën me luftua ,
-
-
-
- Krejt armiqtë rend me i farua !
-
-
-
- Do t’ mbledh armët dhe fuqinë –
-
-
-
- Do ta qes fare Turqinë ,
-
-
-
- T’ gjallë e t’ vdekur do t’ i qes n’ det ,
-
-
-
- Pse na mbajti gjashtëqind vjet ?!
-
-
-
- Kur ta qes fare Turqinë –
-
-
-
- Do t’ luftoj me Arabinë
-
-
-
- Dhe gjithë shtetet muhamedane ,
-
-
-
- Pse na e dhanë fenë myslimane ?!
-
-
-
- Si t’ kryej luftën me Arabinë –
-
-
-
- Do t’ sulmoj me ‘i herë Greqinë ,
-
-
-
- Pse na e mori Çamërinë ,
-
-
-
- Artë , Prevezë edhe Janinë?!…
-
-
-
- Kur t’ ia thyej qafën Greqisë –
-
-
-
- Do t’ i turrëm me ‘i herë Serbisë ,
-
-
-
- T’ ia sulmoi Nishin , Kralevën ,
-
-
-
- T’ ia bashkoi Kosovës – Preshevën !…
-
-
-
- Me Serbi do ta bëj fet –
-
-
-
- Pse na mbajti njëqind vjet ?!
-
-
-
- Si t’ ia heq flamën Serbisë –
-
-
-
- Do t’i mëshoj Maqedonisë ,
-
-
-
- T’ ia marr Shkupin , Iliridën,
-
-
-
- Kumanovën edhe Dibrën ,
-
-
-
- Ia qes flakën , ia la hirin ,
-
-
-
- Ia marr Prespën, Manastirin !…
-
-
-
- Si ta kryej n’ Maqedoni –
-
-
-
- Do t’ i turrëm Malit t’ Zi ,
-
-
-
- T’ ia marr Plavën me Gucinë ,
-
-
-
- Podgoricën me Cetinë ,
-
-
-
- T’ ia marr Tuzin dhe Malësinë,
-
-
-
- Vlladimir, Ulqin, Vraninë,
-
-
-
- T’ ia marr detin me Tivar –
-
-
-
- Kështu luftojnë trimat shqiptarë !
-
-
-
- Pas kësaj lufte ballkanike –
-
-
-
- Do ta bëj Shqipëri Etnike !
-
-
-
- Do ta formoj Qeverinë –
-
-
-
- Do ta ndryshoj historinë !
-
-
-
- T’ gjithë figurat kombëtare –
-
-
-
- Do t’ shikoj a kenë shqiptare ?!
-
-
-
- Do t’ filloi prej Skënderbeut –
-
-
-
- A ishte birë i këtij dheut?
-
-
-
- A ishte trim legjendar ,
-
-
-
- Malazezë, apo shqiptar ?!
-
-
-
- Nënë Tereza, ajo zulmëmadhe –
-
-
-
- Maqedone , apo shqiptare ?!
-
-
-
- Për këtë bijë t’ lindur nga Shkupi –
-
-
-
- Disa thanë :”Është bijë magjupi?!”
-
-
-
- Për gjykatë do ta bëjë një listë –
-
-
-
- Për ata që kenë zogistë ,
-
-
-
- Asht e rrashtë do t’ ua qes fare ,
-
-
-
- S’ do t’ kenë vend n’ tokat shqiptare !
-
-
-
- Prapë vazhdoj ta bëjë një listë –
-
-
-
- Për shqiptarët enveristë ,
-
-
-
- Leninistë e stalinistë ,
-
-
-
- Hrushqovjanë e komunistë ,
-
-
-
- Mao Ce Tung e ateistë ,
-
-
-
- T’ gjithë çka janë n’ qytet , n’ katund ,
-
-
-
- Do t’ i grijë , t’i bëjë sapun !
-
-
-
- Prijatarët e demokracisë ,
-
-
-
- Që ia hapën kufijtë Shqipërisë ,
-
-
-
- Do t’ i shti t’ gjithë në një listë –
-
-
-
- Berishistë e nanoistë,
-
-
-
- Majkoistë e milloistë,
-
-
-
- Ramoistë edhe metistë ,
-
-
-
- Do t’ i qoj krejt te kasapët ,
-
-
-
- Do t’ qëroj me ta hesapet !
-
-
-
- Kur me ta, ta kryej këtë sprovë –
-
-
-
- Do t’ vazhdoj rrugën n’ Kosovë ,
-
-
-
- Do t’ shikoj nëpër shumë breza ,
-
-
-
- Kush do t’ hyjë në lista t’ zeza ?!
-
-
-
- Kush ishin ata dai ,
-
-
-
- Që e lanë Kosovën nën Serbi?
-
-
-
- Kush kenë ata komunistë –
-
-
-
- Që u rreshtuan si titistë,
-
-
-
- Me drazhistë, rankoviqistë ,
-
-
-
- Me kasapë millosheviqistë ,
-
-
-
- Fadilistë e mahmutistë,
-
-
-
- Sinanistë e alishukristë ?!…
-
-
-
- Kush iu priu studentëve shqiptarë –
-
-
-
- N’ demonstrata kundër- revolucionare?
-
-
-
- Kush na e prishi vëllazërim – bashkimin ,
-
-
-
- Kumbarinë e pobratimin ?!…
-
-
-
- Kush ia rrëzoi themelet vendit –
-
-
-
- Do t’ i djeg në zjarr t’ xhehenemit !
-
-
-
- Kush kenë ata nismëtare ,
-
-
-
- Që formuan Ushtrinë Çlirimtare ,
-
-
-
- E na qitën nëpër male ,
-
-
-
- E na i kallën shtëpitë me zjarre ?!
-
-
-
- Do t’ i çoj n’ Gjykatë Ndërkombëtare ,
-
-
-
- S’ do t’ iu la vend as për varre !
-
-
-
- Do t’ vazhdoj prapë të bëjë lista –
-
-
-
- Për marksista e leninista,
-
-
-
- Stalinista e enverista ,
-
-
-
- Demaçista e lajçista ,
-
-
-
- Osmanista e hysenista ,
-
-
-
- Për qosista e rugovista ,
-
-
-
- Për thaqista e ramushista ,
-
-
-
- Për dacista e pacollista…
-
-
-
- Do t’ i qes t’ gjithë në gjykata ,
-
-
-
- Do t’ iu japë dënime t’ gjata !
-
-
-
- Po sa punën këtu ta ujdisë –
-
-
-
- Do t’ ia mësyjë Maqedonisë ,
-
-
-
- Për tradhti do t’ përpiloj lista ,
-
-
-
- Për rufista e xhaferista,
-
-
-
- Menduhista e ahmetista …
-
-
-
- Kam Preshevën , Bujanocin ,
-
-
-
- Me do djem që m’ tharbin kosin ,
-
-
-
- Unë , atje do ta luaj llosin ,
-
-
-
- T’ i shti n’ burg , t’ ua thyej kocin !
-
-
-
- Dhe n’ Mal t’ Zi , janë do lider –
-
-
-
- Nuk i lëshoj pa ua bë ndo ‘i sherr !
-
-
-
- S’ do t’i la n’ skenë politike ,
-
-
-
- Se do t’ bëjë Shqipëri etnike !
-
-
-
- Kur ta bëjë këtë Shqipëri t’ mbarë –
-
-
-
- Vet do t’ zgjidhem Kryetar ,
-
-
-
- Vet kudo do t’ jem i parë ,
-
-
-
- Se unë jam ma i miri shqiptar !
-
-
-
- Do t’ vë ligj e do t’ vë rend –
-
-
-
- Do ta zhduki kudo fenë ,
-
-
-
- Do t’ rrëzoj kisha e xhamia ,
-
-
-
- Se këto fe s’ i do Shqipëria !
-
-
-
- Kush do t’ shkruhet ortodoks –
-
-
-
- Do t’ i qes fare me boks !
-
-
-
- Kush do t’ shkruhet myslimanë –
-
-
-
- Ua shti zjarret n’ katër anë !
-
-
-
- Kush do t’ shkruhet katolik –
-
-
-
- Do t’ i mbys krejt me kamxhik !
-
-
-
- Do t’ bëj shtet, do t’ bëjë atdhe –
-
-
-
- Ku s’ do t’ ketë ma asnjë fe !
-
-
-
- Kur ta bëjë kështu shtet Shqipërinë –
-
-
-
- Do t’ ia ndërroj dhe gjeografinë !
-
-
-
- Do t’ ia ndërroj këto toponime –
-
-
-
- Si ma thotë kjo mendja ime !
-
-
-
- Male, fusha, fshat , qytet –
-
-
-
- Ua vë emrat qysh dua vet !
-
-
-
- Emrat e njerëzve që janë pa krip –
-
-
-
- Do t’ ua ndërroj e t’ua vë shqip !
-
-
-
- Krejt Shqipërinë e bëjë livadh ,
-
-
-
- Se unë jam Shqiptar i Madh !
-
Gjilan, më 04. 09.2009. Demir KRASNIQI
