9 Nëntor 2009
-
-
N’ kamë janë çue liderët e ngratë,
-
-
I thyen kambët ditë e natë ,
-
-
Gjumin – gjumë s’e bajnë rahat ,
-
-
Kurrë pa e qitë trupin në shtrat!
-
-
Tue vrapue n’ qytet e n’ fshat ,
-
-
Shpi për shpi tue hallakatë ,
-
-
Tue ja u lanë oborret thatë …
-
-
Tu i marrë çikat , tu i marrë gratë ,
-
-
Për me dalë me ba fushatë ,
-
-
Drekë me drekë e darkë me darkë ,
-
-
Zoti e di çka qesin n’ bark ?!
-
-
Dreka e darka nëpër hotele,
-
-
Tue kallëzue përralla e mesele ,
-
-
Tue shitë poza me bukuroshe ,
-
-
Gjithë tue dhanë premtime boshe !
-
-
Bukuroshet përplot dyzene ,
-
-
Iu prijnë para si manekene ,
-
-
Mbush pallatet me postera ,
-
-
Sheshe, lisa dhe bandera …
-
-
Po i fshinë lotët mixha Bekë –
-
-
Shumë e njeri paska vdekë ?!
-
-
Me u çue n’ kamë pesëqind imam ,
-
-
S’ mund t’ varrosen deri n’ aksham !
-
-
Ndali lotët , o mixha Bekë ,
-
-
Se këta njerëz nuk kanë vdekë,
-
-
Kanë ba be, kanë dhanë premtimet ,
-
-
Me na i dëlirë kanalizimet !
Gjilan, më 06.11.2009. Demir KRASNIQI 
No comments yet. Wanna add one?