21 Tetor 2009 0
Elegji për shokët e mi:
PUSHOI ZËRI – PUSHOI KËNGA
+ Rapsodit Jakup Krasniqit –
Pushoi kënga e çiftelia ,
Pushoi gazi e mahia ,
Pushoi gazi e humori ,
Në qetësi ka mbet oborri .
Pushoi zemra djaloshare ,
Gjëmë po bënë kënga shqiptare ,
Për bilbilin e Malësisë ,
Për rapsodin e çiftelisë .
Rrugët për në dasma , ku shkoi i pari –
Tash janë mbyllë , i ka mbuluar bari .
N’ odat ku ka sjellë gëzime –
Tash janë mbet veç ca kujtime…
Kënga e tij – jehoi në male ,
Në koncerte e festivale ,
Në qetësi ka mbet dhe trualli –
Qysh na e mori bilbilin varri ?!
Zëri yt, më vjen n’ largësi –
Ty, të shoh n’ fotografi ,
Të buzëqeshur sikur moti ,
Më djeg malli, s’ pushon loti .
Me gëzim t’ madh këngën e nisëm ,
Krah për krah me te u rritëm ,
Fort e deshëm , e qëndisëm ,
Por me vaj ne e bitisëm .
A kështu tha , kjo këngë e shkretë ,
Mos me u gëzua kurrë n’ këtë jetë?!
Kënga jonë – lule që u tha ,
Dheu i zi , vëlla , na ka nda !
Ah, Jakup , por herët shkove ,
A kaq shpejt ti na harrove ?!
Të mbuloi ai dheu i zi –
Ne , na le me mall në gji !
Ah, Jakup, o vëlla Jakup,
A e mbanë mend kur këndonim n’ Shkup?
A i mbanë mend Llap e Drenicë ,
Me Gollak e Kamenicë?!…
Çiftelia pushon n’ tra –
Se Jakupi s’ i bie ma !
Kënga shqipe qanë me lot ,
Se Jakupi , më s’ ia thotë !
Çohu Jakup , e mos rri ratë –
Ndreqna odën n’ dynja t’ gjatë ,
Se do t’ vijmë me krejt shoqërinë,
T’ a gëzojmë bashkë PËRJETËSINË!
TRUP I VDEKUR – ZË I GJALLË
+ Rapsodit Shaip Berishës-
Sa ma shumë që koha ikën e kalon –
Aq ma shumë , o mik, ne po na mungon !
Të mëdhenj e të vegjël – n’ skenë ngjitet gjithkush ,
Vendi yt i zbrazët – s’ mund ta zë askush !
Refreni:
Trup i vdekur – zë i gjallë ,
Si shandan që digjet n’ mall .
Trupi yt, në dhe pushon ,
Zëri yt – dallgë që pushton !
Ti, nuk na dëgjon , por ne Ty , të dëgjojmë ,
Ti, nuk na shikon , por ne Ty, të shikojmë !
Të dëgjojmë në etër , n’ fole me bilbila ,
Të shohim n’ ekrane , n’ korniza , në libra…
Refreni:
Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.
Ti, shkove në gjumë, në amshim je shtrirë ,
Buzëqeshjen na e le kujtim në pasqyrë .
Vallë, po kujt iu desh vendi yt në shesh ,
Që t’ largoi nga skena dhe të ndau prej nesh ?!
Refreni:
Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.
Sharkia e përvajshme rri varur mbi mur ,
Gishtat që e lodronin – s’ do ta prekin kurrë !
Do ta mbulojë pluhuri edhe merimanga ,
Mbi tela të saj – ma nuk jehon kënga !
Refreni:
Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.
MBRETI I ÇIFTELISË
-Mjeshtrit brilant Fatmir Makollit-
Pyesin burrat e Malësisë –
Kush është Mbret i Çiftelisë ?
-Mbret është vet Fatmir Makolli ,
Këngës sonë , namin ia solli !
Refreni:
Urojnë odat, uron trolli –
Rrofsh e qofsh Fatmir Makolli !
Vitet shkojnë – shekulli vjen ,
Çiftelisë , kush si ti s’i bien !
Ulë Fatmiri , n’ ballë t’ oxhakut –
Krenaria e Gollakut !
Nxjerr mekame t’ çiftelisë –
Krenaria e shqiptarisë !
Refreni:
Urojnë odat , uron trolli…etj.
Kur dridh telat , Fatmir Makolli –
Qeshet kulla , qeshet trolli…
Gurtë e oxhakut zunë me qa –
Kësi talenti , kurrë s’ kem pa !
Refreni:
Urojnë odat, uron trolli…etj.
*****Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i këtyre këngëve është Demir KRASNIQI. ![]()