VENDLINDJA

19 Korrik 2009

Pa kategori @ 8:34 am

VENDLINDJA

      • N’ shpirt e zemër e kam bindjen -
      • T’ mos e harroj kurrë vendlindjen !
      • Edhe n’ gjumë gjithnjë ëndërroj –
      • Si vendlindjen ta vizitoj ?!
      • Mora rrugën drejt Malësisë -
      • Drejt themeleve të shtëpisë ,
      • Ku m’ përkundi nëna s’ pari ,
      • Ku shkrepë  dielli rreze ari !
      • Por sa hyra n’ shteg te ara –
      • T’ gjallë e t’ vdekur m’ dolën para !
      • Në torishtë  ku ishte grigja –
      • M’ dolën para dele e  qengja !
      • Iu afrova afër grigjës –
      • Tri herë  thirra n’ derë të mixhës !
      • Thirra e thirra me gisht n’ vesh ,
      • Por askush nuk mu përgjigj !
      • Mu afrua një  zog mali –
      • Mos thirr kot, o lum ti djali !
      • Kot po thërret, kot po kërkon –
      • Këtu askush ma nuk jeton !
      • T’ vjetrit n’ varre t’ gjithë pushojnë,
      • T’ rinjtë n’ kurbet të gjithë punojnë ,
      • T’ gjithë konakët janë rrënua ,   
      • Lopë e dele janë farua …
      • Rrugët e vjetra mbet të mjera –
      • Mbush me kaça , mbush me thera !
      • N’ hije e fllade nëpër mriza –
      • Tash nuk shihen ma as miza !
      • Shkoj te kroi i nënës Laqe –
      • T’i lajë lotët nëpër faqe ,
      • Leka ish kalbë  e ish harrua ,
      • Kroi me baltë  ishte rrafshua !
      • Gjilan, më  17.07.2009. Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpg

zero komente

No comments yet. Wanna add one?

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment