SOT E 19 VJET MË PARË

3 Korrik 2009

Pa kategori @ 6:28 am

Sot e 19 vjet më  parë:

DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë ,

Delegatët ka porositë  –

Të shpallë aktin e Pavarësisë ,

T’i hapë rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –

Për vend tonë -  t’ vendosim vet !

T’ jemi Zot t’ Atdheut tonë –

Këmba e huaj t’ mos na sundojë !

Delegatët si kreshnikë  ,

Në Prishtinë, më  2 Korrik ,

Para tankeve të Serbisë  –

Shpallën aktin e Pavarësisë  !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,

Shpallet KOMB , e jo “KOMBËSI “!

Popullata  e mbarë  shqiptare –

T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

Delegatët, trima e trimëresha ,

Si luaj e luanesha ,

Me vullnetin e gjithë  njerëzisë –

I dhanë vulën historisë  !

O, rroftë Kosova , rroftë  Flamuri ,

Me djem trima – zemërguri !

As n’ Ballkan, as tej oqeani –

S’ na përçanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë  bota –

Faqebardhë të prej Evropa !

T’ pret Brukseli e Amerika –

Me fat t’ qoftë Ty , REPUBLIKA !

Gjilan, më 02.07.1990.

KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT

O, delegatët popullorë  ,

Mblidhen tok, më 7 SHTATOR ,

N’ bazë t’ vendimeve të 2 KORRIKUT –

Ia mësynë Grykës së  Kaçanikut .

O, n’ Kaçanik, n’ qytet të dritës –

Mbajnë KUVENDIN E REPUBLIKËS .

Shpallë Kosova – KUSHTETUTËN ,

VETËVENDOSJEN DHE SHKËPUTJEN !

O, shpallë Kosova: REPUBLIKË  ,

SHTET I LIRË DEMOKRATIK ,

SHTET I KOMBIT TONË SHQIPTARË

DHE PAKICAVE KOMBËTARE .
O, SHTET SOVRAN E JURIDIK ,

TERITORI I SAJ, UNIK ,

Ka themelet t’ forta si guri ,

STEMËN, HIMNIN DHE FLAMURIN .

O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë buka ,

Me fat t’ qoftë Ty, KUSHTETUTA!

O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë rrita ,

Me fat t’ qoftë Ty, REPUBLIKA !

Gjilan, më 07.09.1990.

***** Shënim plotësues:

      Autor i teksteve , melodive dhe interpretues i  këtyre dy këngëve është Demir KRASNIQI . Që të dyja këto këngë, po më 1990, janë incizuar dhe publikuar për opinion , përmes audio-kasetave të botuara në Produkcionin Muzikor “ZËRI I KOSOVËS”, ku producent dhe redaktor përgjegjës i këtij programi ishte i ndjeri Musa Tolaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës, të cilit më vonë forcat paramilitare serbo-çetnike ia dogjën shtëpinë dhe studion muzikore në Prishtinë, kurse atë e masakruan mizorisht !

Atij, i qoftë  i lehtë dheu i Kosovës martire , ndërsa kujtimi për te, do të rrojë krenarë gjithmonë në zemrat tona !

      Po këto dy këngë, janë botua dhe publikua më vonë edhe në librin tim të parë, me titull:”MALLËNGJIME E USHTIMA”, në Gjilan, më 1993, faqe 171 dhe 173.

      Ata që i kanë të freskëta ato ditë dhe atë  kohë, do ta kuptojnë më lehtë se sa ishte e rrezikshme këndimi, botimi dhe publikimi i këtyre veprave në atë kohë !
Gjilan, më  02. Korrik 2009.      Demir KRASNIQI demiri100_100x98.jpg

zero komente

No comments yet. Wanna add one?

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment