FALEMNDERIMI I KOSOVËS

25 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 1:29 pm

FALENDERIMI I KOSOVËS  GRATITUDE OF KOSOVA            Teksti, muzika dhe interpretimi:

Demir Krasniqi

Faleminderit u qoftë  prej Zotit ,  Thanks let it be of God ,

Prej gjithë shqipeve t’ Kastriotit –  From all Albanian of Kastriot –  

Amerikës e Uashingtonit ,   Of America and Washington ,

Por ma tepër Bill Klintonit !   But more from Bill Clinton !

Bijë e bija të  Kosovës –   Sons and daughters of Kosova –

Nderojnë lartë  burrat e botës ,   Give high respect to men of the world ,

Që na i zgjidhën prangat e robërisë  That they unbinded bondages

Prej barbarëve të Serbisë  !   From barbarians of Serbia !

Bill Klintoni – ai faqebardhë ,   Bill Clinton – a white face man ,

Nderoi lartë kombin shqiptar –  He gave a high respect to Albanian Nation -

Që  n’ robëri n’ shekuj është ngopë ,  That is stuffed in slavery for centuries ,

Që n’ liri t’ marshojë n’ Evropë !  That in freedom to march into Europe !
Çdo shqiptar do të dëshirojë ,   Each Albanian would like ,

Që si babë , të  përqafojë !   To hug him as a father !

N’ popullin tonë , Ti, ke bërë emër ,  You have made a great name in our pople ,

T’ mbajmë në gojë , të mbajmë në zemër ! We keep you in our morth , and in our heart!
I pari qe Viliam Vokeri –   The first man was William Walker -

Kur n’ Reçak u bë beteri !…   When it was a bloodbath in Raçak !

N’ këtë masakër të paparë –   In this unseen massacre -

Derdhi lot , Ai, për shqiptarë  !…  He teared on for Albanian !

Zonja e parë – Medlin Olbrajti ,  The first lady – Medlin Allbriht ,

Gjithë çka tha – fjalën e mbajti ,  All she said – she did

Lajmëroi Kinën , lajmëroi Moskën –  Informed China and Moscow -

S’ ka fuqi që e ndanë Kosovën !…  There is no power to divide Kosova !

Mori fjalë Viliam Koeni –   William Cohen began his speech -

Gati është për sulm gjithë vendi !  It is ready for attack the whole country !

Si rrufe vijnë aeroplan’t –   Like thunder the airplanes come -

Uesli Klarku , komandant .   Wesley Clark is Comander .

Kush ia fshiu lotët fëmisë  ,   Who swept ters to child ,

Nëpër kampe t’ Maqedonisë ?  Through the camp of Macedonia ?

Motrat tona i përqafon –   She hugs our sisters -

Zonja Hillari Klinton !   She is lady Hillary Clinton !

Një spanjoll – Havier Solana ,  A spanish Havier Solana ,

Burr ma t’ drejtë nuk bën më nana ,  More fair fellow mother doesn’t birth ,

N’ paktin NATO , Ai, sekretar –  In NATO pact he was secretary -

Mik i madh qe për shqiptarë  !   He’s a big friend for Albanian !

Nga Anglia – Toni Bleri ,   From Englan – Tonny Blair ,

Buzagazi e gojësheqeri ,   Sweet mouth and smilar – lip- man,

N’ Parlament , si flamurtar –   In Parliament like a flag-bearer -

Zemra i ndizej për shqiptarë  !…  His heart was burning for Albanian !

Toni Bleri e Robin Kuku –   Tonny Blair and Robin Cook -

S’ lanë shqiptarët që t’ i hajë ujku ! Didn’t alow Albanian to be eaten by the wolf !

Angazhime dhe shumë brengosje ,  Commitments and a lot of grivance ,

Që shqiptarët t’ mos kenë shfarosje !  That Albanian shouldn’t have cleansing!
Që n’ Kosovë , t’ mos derdhej gjaku – That shouldn’t be blooshed in Kosova -

Kontribut dha Zhak Shiraku !   Gave a contribution Zhak Shirak,too !

Bashkë me të, Yber Vedrini –   Together with him , Yber Vedrin -

N’ ballë t’ francezëve kudo prini ! He was leading to French – pople everywher!
Dy gjermanë po derdhin vrer –  Two German – pople are spillin spleen -

Pse po bënë Serbia tmerr ?!   Why Serbia is doing terror ?!

I pari qe Gerhard Shrederi ,   The first was Gerhard Shreder ,

I dyti qe Joshka Fisheri .   The second was Joshka Fisher .

Italiani – Masimo Dalema ,   Italian –man Masimo Dalema ,

Për xhelatë – tha – do t’ gjejmë mehlema !… For the slaughter we shall find medicine !…

Bashkë me të, Lamberto Dini –  Together with him Llamberto Dini -

Ujët nën shkëmb – Sllobës ia shtini !  The water under feet put to Slobodan !
Port – parollin, Xhimi Shia ,   The gate of informing Jimi Shea ,

Do ta mbajë n’ mend gjithë njerëzia ,  Will remember the whole people ,

Do t’ kujtojnë se ç’ është brifingu –  Will keep in mind what the briefing is -

Si boksierët  n’ mjedis ringu !…  Like boxers of the ring !…

Xhimi Shia , në Bruksel –   Jimi Shea in Bruxel -

Sllobodanin e pat n’ duel !   He had Slobodan in duel !

N’ tetëdhjetë runda , si hero –   On eighty rounds as a hero -

Mundi Sllobën: “Pesë me zero !…”  He defeated Slobodan :”FIVE ZERO”!
Finlandezi – Ahtisari ,    Finlander – Ahtisary ,

Ishte n’ rol të një gjyqtari ,   He was a role of a judge ,

I tha Sllobës :”KALIMERO” –  He said to Slobodan:”KALIMERO” -

Fitoi NATO : “Pesë me zero !…”  NATO won :”FIVE ZERO”!
Kështu me Sllobën u nda mejdani ,  So was the duel with Slobodan ,

Vërtetoi Kofi Anani –    Made sure Koffy Annan -

Mbi gjithë Kombet e Bashkuar :  On all gathered people

Për DISFATË  e ka ngushëlluar !  He condoled him for falure !

            Përktheu:

            Prof. Qazim Aliu
Gjilan, më 12 Qershor 1999. 

*****Nxjerrë nga libri autorial :”Shtojzovallet e Gollakut”- Prishtinë, 2005, Nr. 231 faqe 386-389.

            Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpg

KULTURA E TË FOLMES SONË

20 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 2:16 pm

Kultura e të  folmes sonë:

DY SHPREHJE QË  JAPIN KONOTACIONE BANALE

      Se mediumet tona elektronike nuk i kushtojnë rëndësi aspak kulturës së të folmes së drejtë të gjuhës shqipe , kjo nuk është risi tek ne . Sot, po e lexoi njeriu gjuhën e shkruar sipas standardeve të një gjuhe të unifikuar mbarëkombëtare, qoftë në shtypin ditor, qoftë në libra, revista e fletushka të ndryshme dhe po e dëgjoi atë se si flitet nga ana e disa moderatorëve të shou – programeve të ndryshme , sidomos në ato televizive, atëherë, secili njeri me mendje të kthjelltë do ta vë gishtin mbi kokë dhe do ta pyes vet- vetin :- A thua shqiptarët po i përdorkan dy standarde gjuhësore gjatë komunikimeve me audiencën e gjerë popullore?!

      Përveç  përdorimit me të madhe të zhargonit të fjalorit të rrugaçërisë , shkurtesës së gjymtyrëve të fjalëve tona origjinale, jo rrallë herë fjalët tona zëvendësohen edhe me numra rendor?! Por , ajo që e bënë spektatorin edhe më nervoz, janë rastet kur moderatorët përdorin shprehje , të cilat nuk dinë t’ i shqiptojnë mirë dhe drejt gjatë leximit, apo të folurit dhe ato shprehje në mënyrë automatike marrin konotacion banal.

      Nëse flasim për fenomenin e shkurtesave dhe deformimet e fjalëve tona, ato na dalin aq shumë , sa nuk mund të numërohen . Por , padrejtësia më e madhe gjatë shkurtesave të fjalëve tona burimore kombëtare, pa dyshim se po i bëhet në vazhdimësi shprehjes më të bukur të gjuhës shqipe, me të cilën përshëndetemi të gjithë ne . Shprehje kjo , që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë ! Pra , fjala është për shprehjen  përshëndetëse :”TU NGJATË JETA!” Me këtë përshëndetje , çdo shqiptar shprehë uratën e vet ndaj njëri – tjetrit, duke i uruar që të ketë jetë të gjatë, t’i shtohet jeta, apo t’i zgjatet jeta !

      Keqpërdoruesit e pamëshirshëm të vlerave të gjuhës shqipe , duke mos ia ditur vlerën dhe rëndësinë që ka kjo shprehje përshëndetëse, e shkurtojnë atë duke e përdorur në vend të saj , fjalën e cunguar :”TUNG” e cila në fakt nuk paraqet kurrfarë kuptimi ?!

      Shembulli më i mirë se si zëvendësohen fjalët tona me numra rendor, ne emisionet televizive, është emisioni i titulluar :”Ça ka 3”?! Ky emision me vite të tëra transmetohet përmes programeve të KTV-së, dhe kjo askujt nuk ia vret veshin, as ndërgjegjen për degjenerim të gjuhës sonë ! Ky emision në vend se të titullohej me shprehje fjalësh :”Çka ka të re”? – titullohet me shprehje të shkurtuara përmes numrave rendor! I këtillë është edhe emisioni i titulluar :”Bon, bon”, i cili do të duhej që të shkruhej “Bën , bën “, e jo ashtu, nga se gjatë shqiptimit të këtij titulli nga ana e moderatorëve të tij, të gjithë fëmijët do të mendonin se këtu është fjala për bombona -sheqerka të fëmijëve?!

      Prej shprehjeve më të shpeshta që përdorën vazhdimisht nëpër mediumet tona informative elektronike, e që nga pakujdesia e leximit dhe shqiptimit të tyre , nga ana e moderatorëve, na japin konotacione të kuptimeve banale, kësaj radhe po i përmendim vetëm dy prej tyre, që janë më të shprehurat:

1. Shprehja : “në ndërkohë që “, përdoret shumë shpesh , madje edhe atëherë kur nuk ka fare nevojë që të përdoret kjo shprehje si e tillë. Për ta kuptuar edhe më mirë këtë shprehje të palogjikshme , po japim vetëm dy shembuj të përdorimit të saj:

      ”Para pak çastesh, në sallën e Kuvendit hyri Kryetari i Republikës së Kosovës - Fatmir Sejdiu , në ndërkohë që , pas tij hyri edhe Kryeministri – Hashim Thaçi “! Ose:”Shikues të nderuar, kaq kishim për sonte , në ndërkohë që , Ju vazhdoni të qëndroni edhe më tutje me programet tona!”

      Përdorimi i shprehjes “në ndërkohë që”, sa herë që lexohet me nguti dhe me shqiptim të gabuar, automatikisht na e jep kuptimin banal :”në ndër koqe”!(Kërkojmë ndjesë nga lexuesit e ndershëm).

2. Si motër e kësaj shprehje është edhe ajo :”Ka shumë kohë që”, të cilën më tepër e hasim të përdorur nëpër këngët tona popullore , por që interpretuesit e këngëve me tekste të këtilla, nuk ia vënë veshin shqiptimit dhe theksimit të drejtë të kësaj shprehje gjatë këndimit dhe pastaj na jep një konotacion krejtësisht banal.

   Për shembull:”Ka shumë kohë qe jemi dashtë”, “Ka shumë kohë që kem kalua”, “Ka shumë kohë që s’ jemi pa”, “Ka shumë kohë që jemi nda”,”Ka shumë kohë që m’ ke ndej larg”…etj. Të gjitha këto shprehje, gjatë interpretimit të këngëve të tilla, na tingëllojnë në vesh me konotacion banal:”Ka shumë koqe”!(Prapë kërkojmë ndjesë prej lexuesve të ndershëm).

   Pra, edhe kur flasim, komunikojmë, lexojmë e këndojmë, duhet të  kemi kujdes se si po lexojmë, si po i shqiptojmë dhe si po i theksojmë shprehjet e cituara, për të mos prodhuar banalitete të pa nevojshme dhe të pa logjikshme .

         Bashkëkombësve , motrave dhe vëllezërve tanë , nuk mund të iu drejtohemi me shprehjen mediative :”Miq të nderuar”!

         Viteve të fundit , përmes programeve televizive dhe  atyre të radiove , nga ana e moderatorëve të emisioneve të ndryshme , po na amputohet edhe një shprehje tjetër përshëndetëse , e cila absolutisht nuk ka të bëjë me përshëndetjet e traditës shqiptare , por që është kryekëput kopje e importuar  nga zhargoni i fjalëve përshëndetëse serbo-sllave , në stilin :”Dragi prijateli”= Të dashur miq !

   Pra, moderatorët e emisioneve të tilla , na drejtohen me shprehjen përshëndetëse:”Të dashur miq”, apo “Miq të dashur”, duke harruar këtu traditën tonë kombëtare se pjesëtarët e një kombi të njëjtë, as se si nuk mund të quhen miq, nga se ata janë vetëm bashkëkombës, përkatësisht: vëllezër e motra të një kombi .

   Sipas traditave dhe zakoneve shqiptare, termi :”Miq”, ose “Mik”, përdoret ndaj atyre njerëzve me të cilët janë lidhur martesat e ndërsjella familjare, ose miqësia me kombet dhe shtetet tjera, por në asnjë mënyrë kjo “miqësi” nuk mund të ndërlidhet me dëgjuesit e radios, teleshikuesit dhe spektatorët që janë vëllezër e motra të një kombi, të një gjaku dhe të një shteti.

    Gjilan, më 19 Korrik 2009.     Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpg

VENDLINDJA

19 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 8:34 am

VENDLINDJA

      • N’ shpirt e zemër e kam bindjen -
      • T’ mos e harroj kurrë vendlindjen !
      • Edhe n’ gjumë gjithnjë ëndërroj –
      • Si vendlindjen ta vizitoj ?!
      • Mora rrugën drejt Malësisë -
      • Drejt themeleve të shtëpisë ,
      • Ku m’ përkundi nëna s’ pari ,
      • Ku shkrepë  dielli rreze ari !
      • Por sa hyra n’ shteg te ara –
      • T’ gjallë e t’ vdekur m’ dolën para !
      • Në torishtë  ku ishte grigja –
      • M’ dolën para dele e  qengja !
      • Iu afrova afër grigjës –
      • Tri herë  thirra n’ derë të mixhës !
      • Thirra e thirra me gisht n’ vesh ,
      • Por askush nuk mu përgjigj !
      • Mu afrua një  zog mali –
      • Mos thirr kot, o lum ti djali !
      • Kot po thërret, kot po kërkon –
      • Këtu askush ma nuk jeton !
      • T’ vjetrit n’ varre t’ gjithë pushojnë,
      • T’ rinjtë n’ kurbet të gjithë punojnë ,
      • T’ gjithë konakët janë rrënua ,   
      • Lopë e dele janë farua …
      • Rrugët e vjetra mbet të mjera –
      • Mbush me kaça , mbush me thera !
      • N’ hije e fllade nëpër mriza –
      • Tash nuk shihen ma as miza !
      • Shkoj te kroi i nënës Laqe –
      • T’i lajë lotët nëpër faqe ,
      • Leka ish kalbë  e ish harrua ,
      • Kroi me baltë  ishte rrafshua !
      • Gjilan, më  17.07.2009. Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpg

MOS HARRONI KËNGËTARËT E VJETËR

16 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 11:41 am
      • MOS HARRONI KËNGËTARËT E VJETËR
      • Mendjendriturit kanë shkrua letër –
      • Mos harroni këngëtarët e vjetër !
      • Mos harroni ata bilbila ,
      • Që bënë  dritë sikur kandila !
      • Kënga e tyre ku shpërtheu –
      • Na mësoi si duhet ATDHEU !
      • Këngët e tyre si flori –
      • Na mësuan shumë HISTORI !
      • Kënga e tyre e fortë si guri –
      • Na mësoi si duhet FLAMURI !
      • N’ këngë të tyre u rritë trimëria -
      • Na mësuan  si duhet LIRIA !
      • Këngët e tyre si sheqeri –
      • Na mësuan si ruhet NDERI !
      • Këngët e tyre si gurrë mali –
      • Na mësuan si ruhet MORALI !
      • Këngët e tyre na e shtuan rritën –
      • Na mësuan si ta ruajmë TRADITËN !
      • Këngët e tyre plot mëlmesa –
      • Na mësuan si ruhet BESA !
      • Këngët e tyre duhet të ruhen –
      • Na mësuan si ta duam GJUHËN !
      • Këngët e tyre në mbarë globin –
      • Na mësuan si ta duamë KOMBIN !
      • Këngët e tyre na bënë krenarë -
      • T’ jetojmë t’ lumtur si SHQIPTARË ,
      • Me traditë  e me kulturë ,
      • Këngët e tyre s’ vdesin kurrë !

demiri100_100x98.jpg

      • Gjilan, më  15.07.2009. Demir KRASNIQI

ETNOMUZIKOLOGJI

13 Korrik 2009 1

Pa kategori @ 6:13 am

Etnomuzikologji:

          TERMINOLOGJI  E GABUAR NDAJ KËNGËVE ME PËRMASA BALLKANIKE

      Gjatë  dekadave të fundit , shpesh herë na ka rënë që të dëgjojmë emisione dhe të lexojmë shkrime kritike , të cilat në shënjestër kanë keqpërdorimet , bastardimet dhe ndikimet e huaja në këngët tona popullore .

      Një  luftë e pa kompromis kundër këtyre dukurive të shëmtuara në jetën tonë muzikore është shumë e arsyeshme . Por jo rrallë , artikullshkruesit e dukurive të këtilla dhe moderatorët e programeve që i trajtojnë këto probleme , sikur nuk e njohin sa duhet fjalorin adekuat terminologjik të këtyre devijimeve , në baza profesionale .

      Sa herë që trajtohen probleme të kësaj fushe, që për kah dimensioni janë shumë të gjëra , përdoret një zhargon i një fjalori që nuk i shkon për shtati një realiteti esencial , si që janë ta zëmë shprehjet: adaptime, përkthime, huazime , vjedhje…etj.

      Me qëllim që të hedhim sado pakëz dritë në ndriçimin e kësaj terminologjie , në vazhdim do të sjellim disa shpjegime më të hollësishme për të pasqyruar këtë problematikë.

            Çka janë adaptimet në muzikën popullore ?

      Adaptimet janë përqafime, apo përvetësime të vlerave të huaja artistike , të cilat i përvetësojnë një kategori e caktuar e njerëzve që merren me kultivimin e këngës dhe muzikës popullore . Shkaqet e adaptimeve , apo përvetësimeve të këngëve të popujve tjerë , janë ndër më të ndryshmet . Ato datojnë nga kohët shumë më të hershme se që mendojmë ne . Në rend të parë, deri tek adaptimet e vlerave të këtilla , ka ardhur nga rrethanat e ndryshme historike , duke filluar nga luftërat e ndryshme, okupimet e disa popujve nga shtetet më të fuqishme , mungesa e nivelit të shkollimit, mungesa e lirive dhe pavarësive të vendeve , mungesa e krijuesve profesionist muzikor dhe shumë faktor të tjerë.

      Adaptime të vlerave të huaja artistike ka në të gjitha vendet e botës, por më të theksuara janë nëpër vendet ballkanike, nga se gjeografikisht kjo siujdhesë është e banuar me shumë popuj të ndryshëm që iu përkasin tri feve më të mëdha, si: myslimanë, ortodoks dhe katolikë .

      Ndikimet më të mëdha në adaptimin e vlerave artistike, pa dyshim se e kanë pasur fuqitë më të mëdha okupatore, në rend të parë Perandoria Osmane, pastaj edhe okupatorët tjerë të përkatësisë sllavo ortodokse .

      Këngëtarët konsumues të këtyre vlerave , përveç dëshirës për të treguar ndonjë lojalitet ndaj këtyre pushtuesve , shumë herë i kanë joshë që t’ i adaptojnë këngët të cilat kanë pasur melodi e ritme të bukura, të kapshme për vesh, të kapshme për interpretim dhe të kapshme për vallëzim .

      Secili nga interpretuesit e këngëve të adaptuara , ua ka plasuar bashkëkombësve të vet, duke e interpretuar atë në mënyrën e vet dhe duke ia përshtatur mentalitetit të rrethit ku ka jetuar. Madje, interpretuesit e këngëve të adaptuara , shpesh herë  janë paraqitur edhe si autorë të teksteve dhe melodive të atyre këngëve . Populli i ka pranuar si të tilla, nga se në atë kohë nuk ka pasur mjete të komunikimit publik, me të cilat do të mund të verifikohej prejardhja e asaj kënge .

      Nuk kanë qenë të rralla edhe rastet kur pushtetarët ua kanë imponuar këngët e veta për këndim , këngëtarëve më eminent të kohërave përkatëse .

      Pa dyshim se numri më i madh i këngëve të adaptuara tek populli shqiptar , na vjen nga Perandoria Osmane e cila mbi tokat shqiptare ka ushtruar pushtet plot 550 vjet dhe pasojat në ndikimet e tyre kulturore mbi popullin shqiptar janë evidente edhe sot e kësaj dite . Pas tyre, vijnë adaptimet e këngëve greke, bullgare, serbe, boshnjake, malazeze, madje edhe italiane .

      Mirëpo, e vërteta është se edhe popujt tjerë të Ballkanit kanë adaptuar shumë këngë popullore nga populli shqiptar .

      Nga adaptimet e tilla të këngëve të popujve të ndryshëm, ka ardhur deri tek një përzierje vlerash, aq sa vështirë  është që studiuesit e etnomuzikologjisë të  përcaktohen saktësisht për kategorinë e këngëve të këtilla, se vërtetë cilit popull i takojnë ato?!

      Gjatë  jetës sime, më ka rënë që të dëgjoj edhe këngë të popujve tjerë, në veçanti ato të  popujve të Ballkanit dhe gjatë dëgjimit të tyre, më ka rënë të dëgjoj shumë këngë që i këndon edhe populli shqiptar në gjuhën e vet amtare . Kjo dukuri më ka krijuar huti në imagjinatën time, nga se kurrë nuk kam mundur ta kuptoj të vërtetën e gjenezës së atyre këngëve !

      Ndër këngët më të njohura popullore, që kanë ndikime dhe adaptime të këtilla, po i përmendi vetëm disa prej tyre që janë më të njohura , më të popullarizuara dhe që këndohen edhe sot nëpër dasmat, ahengjet dhe jetën tonë publike .

      Këngën popullore me titull:”Mu në bashtën tënde të këndon bilbili”, unë e kam gjetur të mbledhur dhe të botuar në librin “Lyra shqiptare” nga Pjetër Dungu, i cili pohon se kjo këngë është autoktone beratase . Mirëpo, të njëjtën këngë me të njëjtën melodi, e kam hasur të kënduar edhe nga serbët e Vrajës, me titull:”Ruse kose curo imash”, tek maqedonët, tek bullgarët, grekët, turqit, madje edhe tek izraelitët dhe vendet arabe ?!

      Kënga  popullore me titull:”Nëpër tela të telefonit”, është këngë e adaptuar nga turqishtja me titull:”Telefonden telerinden”, që është një këngë shumë e popullarizuar në Turqi dhe thuaj se nuk ka këngëtar popullor turk që nuk e ka të incizuar këtë këngë.

      Kënga më e adaptuar popullore turke, është “Kënga e Çanakalasë”. Kjo këngë, për dallim nga të tjerat, është adaptuar me tekst dhe melodi të njëjtë dhe këndohet me të madhe ndër shqiptarë, grekë dhe maqedonë .

      Kënga e adaptuar në gjuhën shqipe me titull:”Kallma cigaren”, është këngë tipike turke me titull:”Jallanxhi çoban” e që përveç turqve , e kanë adaptuar edhe grekët , maqedonët dhe romët.

      Këngën popullore me titull:”Ç’ na çudite moj Hyrije” e kam hasur të kënduar nga këngëtarët turqë në gjuhën turke, për të cilën nuk dihet se a është këngë e vërtetë shqipe, a po është adaptuar nga turqishtja?! Edhe këngën me titull:”S’ paske pasë një pikë mëshirë” e këndojnë me të madhe këngëtarët grekë e që nuk dihet se kush prej kujt e ka adaptua?!

      Kur jemi tek adaptimet e këngëve në mes të grekëve dhe shqiptarëve, nuk mund ta tejkaloj një fakt që më ka habitur shumë  . Fjala është për melodinë e këngës së Dedë  Gjon Lulit, të cilën e kam dëgjuar të kënduar origjinal nga këngëtarët grekë !

      Këngën legjendare “Hasan Aga dhe çika Potureshë” , përveç shqiptarëve, me të madhe e këndojnë edhe maqedonët dhe boshnjakët. I njëjti problem na paraqitet edhe tek kënga me titull:”Zo’  ku krisi pushka pramë”, të cilën e kanë adaptuar serbët, maqedonët dhe goranët, por që ata këtë motiv e lidhin me shembjen e bjeshkëve të Sharrit, e cila i mbytë tre barinj dhe titullohet “Se navali Shar pllanina”.

      Kënga popullore me titull:”Unazën e arit në gisht po ta ruaj”, është adaptuar në origjinal nga kënga popullore turke me titull:”Aman Doktor”, të cilën e këndojnë me të madhe elita e këngëtarëve të Radio Televizionit të Turqisë .

      Tekstin  i këngës popullore me motive dasmore:”Do t’i kallim fitilat e llamës”,  të cilin shumë herët e kanë thurë e kënduar me përcjellje të defeve , vajzat fshatare, tani këngëtarët e estradës sonë e këndojnë duke ia veshur një melodi tipike të një kënge bullgare?!

      Një  hit i madh në tregun e muzikës kosovare, është plasuar viteve të fundit përmes një teksti të titulluar :”Hidhe vallen mori kosovare”, të cilit fund e krye i është veshur një melodi shumë e njohur popullore rumune!

      Ndër këngët e adaptuara prej turqishtes , po i përmendim edhe këngët:”Opa, nina, nina, naj”,”Solla, solla mindilin”(Sallasana, sallasana mindilim) dhe “Du me t’ dhanë moj bija ime”(Këzum seni Alije), të cilat janë adaptuar në gjuhën shqipe, greke, maqedone, rome dhe serbe.

      Prej këngëve më të njohura popullore shqiptare të cilat i kanë adaptuar serbët dhe boshnjakët , po i përmendim vetëm dy:”Ani krisi pushka në stom të Drinit”=”More puçe pushka na dolini Drima” dhe “Hajde Shote mashallah”= “Shote, mori Shote, Shote mashalla”.

      Këso adaptimesh dhe kësi shembujsh kemi me qindra , por kemi edhe një numër të madh të valleve popullore të cilat janë adaptuar nga popujt e Ballkanit dhe Anadollia, e që janë bërë pjesë e pa ndashme e jetës sonë muzikore.

            Çka janë përkthimet në këngët popullore ?

      Këngët e adaptuara nga popujt tjerë, shpesh herë i hasim edhe të përkthyera nga përmbajtja e tyre origjinale .

      Përkthimet e këngëve të huaja bëhen në dy mënyra:

  1. Përkthimi i tekstit për shkak të kureshtjes së temës, apo ngjarjes e cila trajtohet në atë këngë dhe
  2. Përkthimi i imponuar nga ana e pushtet-mbajtësit, i cili me çdo kusht tenton që edhe përmes këngës, t’ ua imponojë popujve të robëruar ideologjinë dhe kulturën e vet !

   Nga cikli i këngëve të huaja, të përkthyera në gjuhën shqipe për shkak të ngjarjes tragjike, po e përmendim vetëm  “Këngën e Çanakalasë” e cila është përkthyer nga turqishtja, për arsye se në Luftën e përgjakshme të këtij qyteti, thuhet se kanë marrë pjesë shumë të rinj shqiptarë , të cilët janë mobilizuar me dhunë dhe atje kanë rënë viktima.

   Nga cikli i këngëve të përkthyera me imponim të pushtet-mbajtësve, po i përmendim vetëm disa prej tyre, me të cilat jemi përballur të gjithë ne gjeneratat që kemi përjetuar okupimin sllavo-komunist serbo-jugosllav, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri më 12 Qershor 1999, kur secilit  shqiptar i është imponuar këndimi i këngëve të përkthyera partizano-çetnike sllavo-komuniste , duke filluar që nga bankat shkollore, në shërbimet ushtarake, në aksione të ndryshme vullnetare punuese dhe në të gjitha festat e ndryshme shtetërore .

   Ndër himnet e obliguara të këngëve të kësaj kategorie, pa dyshim se ka qenë kënga me titull:”Druzhe Tito, mi ti se kunemo”= “Shoku Tito, ne po të betohemi”, e cila ka qenë e përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të cilët kanë qenë nën administrimin e federatës jugosllave .Pastaj kënga “Sava komandant”, “Partizani n’ luftë po shkonte” e shumë të tjera.

   Në  kuadër të ciklit të këngëve të përkthyera me ideologji dhe imponim të pushtet-mbajtësit, bëjnë pjesë edhe një numër simbolik i këngëve rapsodike të përkthyera vullnetarisht nga ana e disa rapsodëve popullor që ishin lojal ndaj pushtetit aktual dhe pushtetarëve. Nga këngët e tilla, po i përmendim këngët me titull:”Oj dragane iza brega”=”More i dashur në qatë breg”,”Na Kordunu grob do groba” = “Në Kordun prej varrit në varr” , e cila herë këndohej në variant origjinal, herë në një variant që quhej:”Prej Kosovës deri n’ Nish”.

    Ndërsa , kryevepra e këngëve lojale dhe  ideologjike ndaj pusht-mbajtësit, pa dyshim se ishte kënga rapsodike me titull:”Marrshall Tita n’ kali t’ bardhë”, të cilën këngë e kishin adaptuar kryekëput nga teksti i këngës patriotike – historike që i këndohej dikur me titull: “Maliq Pasha n’ at të zi” .

               Çka janë huazimet në këngët popullore ?

   Termi “huazim” i këngëve popullore, është plotësisht term i përdorur gabimisht dhe i pa logjikshëm. Fjala “huazim”, ka të bëjë marrjen e gjë sendeve, apo parave , të cilat huazohen nga njerëzit e afërm, shokët, miqtë, në rastet kur njeriu është në gjendje të vështirë, në skamje, varfëri dhe ato i huazon për një kohë të caktuar sa për të kryer punët dhe nevojat e tij elementare, por që ato duhet t’ ia kthej huadhënësit në kohën dhe afatin e caktuar kohor.

   Pra, kënga nuk mund të huazohet as se si, nga se ajo nuk është  mjet që mund t’ i kthehet pronarit, në rastin konkret – autorit! Por , e vërteta e këtyre “huazimeve” , nga ana e disa interpretuesve të pa ndërgjegjshëm të këngëve popullore, është hiq më pak se një vjedhje klasike e veprës së autorit, pa autorizim dhe pa kompensim material.

   Këto lloje të “huazimeve” , nuk mund të trajtohen ndryshe, pos vjedhje e veprës së autorit. Në rastet konkrete, interpretuesit e pa cipë të këngës popullore, ia vjedhin këngën autorit me tekst dhe melodi, madje  shkojnë aq larg, sa që para opinionit prezantohen vet si autorë të tekstit, autor të melodisë dhe kantautor, duke e shënuar emrin dhe mbiemrin e vet nën titullin e veprës së vjedhur?!

   Ka edhe interpretues të tillë, që këngën e vjedhur nga autori i vërtetë, e prezantojnë para opinionit publik, si “këngë popullore”, ose “këngë pa autor”?!

   Në  kohën kur nuk respektohen ligjet mbi mbrojtën e veprave të autorëve dhe ato ligje asnjëherë nuk zbatohen në praktikë, së  pakut artikullshkruesit dhe moderatorët e emisioneve të tilla, janë të obliguar që veprat kriminale dhe aktorët e tyre , t’i emërtojnë me emër të vërtetë:”Hajna”, “Vjedhje”, e jo “Huazues” dhe “Huazime!”

Gjilan, më  12.07.2009.      Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpg

AUTO-EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL

11 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 10:47 am

AUTO – EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL

      Se në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare , mashtruese dhe se gjithçka  që ka lindur do të përfundojë me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja është më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste ( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e cila mendonte se do të vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë mbi rrasë të varrit të tij !

      Këtë  auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në  dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin familja e tij, para se të vdiste !

      Auto-epitafin në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .

            VJERRSHA IME

      O, ju shokë, miq dhe dashamirë ,

      Kur t’ kaloni ndo ‘i  herë k’tu pari –

      K’theni e m’ k’qyrni  ku jam i shtrirë ,

      Ndoshta pak ju hiqet malli !

      Këto fjalë që janë n’ këtë guri –

      Për kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,

      Se jam kenë gjithmonë i Juaji ,

      Ju këndova pa hiq pritesë !

      Një  pjesë t’ botës e kërkova ,

      Tuj këndu’  ndër mërgimtarë…

      Me dëshirë gjithmonë iu këndova –

      Veç  me i kënaqë kah ka shqiptarë !

      Pra , m’ kujtoni , or shokë të mi ,

      E mos harroni kët’  arshik të vjetër ,

      Se jam kenë nji sevdali ,

      I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !

      62 vjetët , unë që jetova –

      Nuk u ngina me atë jetë !…

      Boll fort para, që u mundova ,

      Por s’ ish çare për pa vdekë !…

***** Këtë  auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën 07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991.

                                          Demir KRASNIQI        “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.demiri100_100x98.jpg

SOT E 19 VJET MË PARË

3 Korrik 2009 0

Pa kategori @ 6:28 am

Sot e 19 vjet më  parë:

DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë ,

Delegatët ka porositë  –

Të shpallë aktin e Pavarësisë ,

T’i hapë rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –

Për vend tonë -  t’ vendosim vet !

T’ jemi Zot t’ Atdheut tonë –

Këmba e huaj t’ mos na sundojë !

Delegatët si kreshnikë  ,

Në Prishtinë, më  2 Korrik ,

Para tankeve të Serbisë  –

Shpallën aktin e Pavarësisë  !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,

Shpallet KOMB , e jo “KOMBËSI “!

Popullata  e mbarë  shqiptare –

T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

Delegatët, trima e trimëresha ,

Si luaj e luanesha ,

Me vullnetin e gjithë  njerëzisë –

I dhanë vulën historisë  !

O, rroftë Kosova , rroftë  Flamuri ,

Me djem trima – zemërguri !

As n’ Ballkan, as tej oqeani –

S’ na përçanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë  bota –

Faqebardhë të prej Evropa !

T’ pret Brukseli e Amerika –

Me fat t’ qoftë Ty , REPUBLIKA !

Gjilan, më 02.07.1990.

KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT

O, delegatët popullorë  ,

Mblidhen tok, më 7 SHTATOR ,

N’ bazë t’ vendimeve të 2 KORRIKUT –

Ia mësynë Grykës së  Kaçanikut .

O, n’ Kaçanik, n’ qytet të dritës –

Mbajnë KUVENDIN E REPUBLIKËS .

Shpallë Kosova – KUSHTETUTËN ,

VETËVENDOSJEN DHE SHKËPUTJEN !

O, shpallë Kosova: REPUBLIKË  ,

SHTET I LIRË DEMOKRATIK ,

SHTET I KOMBIT TONË SHQIPTARË

DHE PAKICAVE KOMBËTARE .
O, SHTET SOVRAN E JURIDIK ,

TERITORI I SAJ, UNIK ,

Ka themelet t’ forta si guri ,

STEMËN, HIMNIN DHE FLAMURIN .

O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë buka ,

Me fat t’ qoftë Ty, KUSHTETUTA!

O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë rrita ,

Me fat t’ qoftë Ty, REPUBLIKA !

Gjilan, më 07.09.1990.

***** Shënim plotësues:

      Autor i teksteve , melodive dhe interpretues i  këtyre dy këngëve është Demir KRASNIQI . Që të dyja këto këngë, po më 1990, janë incizuar dhe publikuar për opinion , përmes audio-kasetave të botuara në Produkcionin Muzikor “ZËRI I KOSOVËS”, ku producent dhe redaktor përgjegjës i këtij programi ishte i ndjeri Musa Tolaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës, të cilit më vonë forcat paramilitare serbo-çetnike ia dogjën shtëpinë dhe studion muzikore në Prishtinë, kurse atë e masakruan mizorisht !

Atij, i qoftë  i lehtë dheu i Kosovës martire , ndërsa kujtimi për te, do të rrojë krenarë gjithmonë në zemrat tona !

      Po këto dy këngë, janë botua dhe publikua më vonë edhe në librin tim të parë, me titull:”MALLËNGJIME E USHTIMA”, në Gjilan, më 1993, faqe 171 dhe 173.

      Ata që i kanë të freskëta ato ditë dhe atë  kohë, do ta kuptojnë më lehtë se sa ishte e rrezikshme këndimi, botimi dhe publikimi i këtyre veprave në atë kohë !
Gjilan, më  02. Korrik 2009.      Demir KRASNIQI demiri100_100x98.jpg