LUGETËRIT E URAVE

30 Qershor 2009 1

Pa kategori @ 5:33 am

Në 8 – vjetorin e manifestimit tradicional familjarë “Takimet e vendlindjes”  në Tugjec të Malësisë së Gollakut të Kamenicës:

LUGETËRIT RRËNUES TË URËS SË SHENJTË – TANI RRËNOJNË EDHE URAT NDËRLIDHËSE FAMILJARE

      Me nismën e një grupi intelektualësh entuziastë me gjenezë nga fshati Tugjec i Malësisë së Gollakut të Kamenicës , të cilët kanë migruar nëpër qendrat urbane të Kosovës , në koordinim me strukturat lokale vendore , në vitin 2001 morën vendim unanim që të organizohet manifestimi tradicional familjarë “Takimet e vendlindjes” me seli qendrore në Tugjec .

      Po atë vit, u mor vendim unanim që këto “Takime” të mbahen për çdo vit të dielën e fundit të muajit qershor .

      Arsyet për përcaktimin e kësaj dite për mbajtjen e këtyre “Takimeve” ishin të shumta , por më kryesoret ishin:

   -Muaji Korrik , është muaji vlugut të punëve në bujqësi , muaji i pushimeve verore, bregdetit, martesave, fejesave dhe mbi të gjitha një varg takimesh simotra që organizohen tradicionalisht në fshatrat e kësaj Malësie si që janë: Desivojca, Velegllava, Poliçka, Lisocka, Gjyrisheci, Busavata, Zajçeci etj.

   Dita e caktuar për mbajtjen e “Takimeve të vendlindjes” në fshatin Tugjec, u tregua si ditë shumë e përshtatshme për të gjithë dashamirët, adhuruesit, bijtë dhe bijat e kësaj Malësie .

   Interesimi për pjesëmarrje në këto “Takime” , sa vinte e shtohej nga viti në vit , ku numri i pjesëmarrësve familjarë dhe adhurues të kësaj Malësie, i afrohej shifrës prej 10 deri në 15 mijë vetë, nga të gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, nga diaspora dhe nga Anadolli .

   Aty përmes lotëve të gëzimit , derdhej malli vëllazëror në rastet kur ata shiheshin , njoftoheshin dhe përqafoheshin pas shumë dekadash ndarjeje !

   Në Tugjec, jehonte kënga e fuqishme, hidhej vallja që bashkonte vëllezër e motra të ndara me decenie nga stihitë e kohës !

   Për brenda 7 viteve të jetës së këtij Manifestimi , erdhën në Tugjec nga të katër anët e trojeve shqiptare, më se 150 këngëtarë, rapsodë, artistë, humoristë, valltarë, instrumentistë, aktorë, poetë, shkrimtarë, politikanë, fëmijë, të rinj, vajza, nuse, gra, plaka, pleq…të cilët e gjenin freskinë e shpirtit në hijen e ahishtës në oborrin e xhaxhi Demir Vesel Kosumit dhe e shuanin etjen me ujë të burimit nga pusi i ish  Komunës së Tugjecit.

   “Takimet e vendlindjes” nuk përfundonin dot, pa vizitat që iu bëheshin trojeve të rrënuara dhe varrezave te të parëve tanë, që ua kthyem shpinën dhe i lamë atje në vend të rojeve të kufirit Kosovë – Serbi !

   Të gjithë këta vizitorë – pelegrinë të Vendlindjes dhe mysafirë nga të katër anët, vinin në Tugjec me automjetet e tyre, me bukën e tyre dhe me shpenzimet e tyre !

   Po edhe artistët e estradës muzikore vinin këtu, nga shumë vende tjera, për ta nderuar, madhëruar dhe për t’ ia dhuruar këngët e shpirtit kësaj Malësie legjendare, të gjithë me bukë të vet dhe shpenzime vetjake ! Në të njëjtën mënyrë dhe kushte u përballën edhe organizatorët e këtyre manifestimeve , të cilët nuk e kursyen mundin, përpjekjet, shpenzimet për t’ i dhënë shpirt e jetë kësaj Malësie !

         Askush nga institucionet lokale, as qendrore nuk e ndihmoi kurrë me asgjë këtë manifestim, i cili shumë shpejt u bë i lakmueshëm dhe shumë i këndshëm për të gjithë njerëzit gjithandej trojeve shqiptare .

   Mirëpo, si në çdo pore të jetës sonë, ashtu edhe ndaj organizimit të këtij Manifestimi dhe organizatorëve të tij, shumë shpejt u ringjallën lugetërit rrënues të Urës së Shenjtë dhe dolën edhe në Tugjec, për ta rrënuar një Manifestim të vetëm të këtij lloji në këtë Malësi, të cilit ia kishte lakmi çdo kush!

   Lugetërit e natës, që nga fillimi i jetësimit të këtij Manifestimi, e filluan luftën e tyre të fshehtë për rrënimin sa më të shpejtë të tij! Ata, i përdorën mjetet dhe metodat më perfide për t’ ia arritur suksesit të tyre . Ia filluan shpifjeve, përgojimeve dhe mashtrimeve më të pa skrupullta ndaj njerëzve të pa informuar !

   Lugetërit e natës, të maskuar filluan t’ i frikësojnë vizitorët e largët, t’ ua marrin para për hyrje dhe parkim të veturave, para në emër të Këshillit Organizativ…e çka jo tjetër?! E tërë kjo veprimtari zhvillohej me qëllim të rrënimit dhe komprometimit të këtij Manifestimi!

   Lugetërit e natës, filluan që të kërkojnë nga Këshilli Organizativ, që këto “Takime” të mbahen me karakter shëtitës: prej një lagjeje në një tjetër, prej një fshati në një fshat?!

   Pastaj e ndërruan skenarin e tyre rrënues dhe filluan që të propagandojnë nëpër popull se gjoja, edhe dita e mbajtjes së “Takimeve” do të shtyhej për një muaj më vonë?!

   Filluan të shpifin lloj-lloj intrigash ndaj anëtarëve të KO të manifestimit!

   Lugetërit rrënues të urave të bashkimit familjarë, madje, shkuan aq larg, sa kishin dashur që këtë manifestim ta shfrytëzonin dhe shndërronin në një Lëvizje të Re politike, me ç’ rast edhe ishin vetëzgjedhur edhe organet drejtuese që nga Kryetari e te poshtë?!

   Lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare dhe kulturore, më në fund ia arritën qëllimit të tyre dhe në 8- vjetorin e jetës së këtij Manifestimi, ata përmes intrigave dhe veprimeve të nëntokës, ia arritën që ta shuajnë aktivitetin dhe organizimin e Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” në fshatin Tugjec!

   Njerëzit, familjarët, dashamirët dhe adhuruesit e këtyre “Takimeve”, me padurim pritnin ardhjen e të dielës së fundit të Qershorit, për të dalë në Tugjec dhe për t’ u çmallur me familjarë, miq, shokë e dashamirë ! Ata nga të katër anët thërrisnin me telefona dhe kërkonin informata për Manifestimin !

   Të dielën e fundit , më 28 Qershor 2009, turmat dhe kolonat e automjeteve ngjiteshin kodrinave të Malësisë së Gollakut, për në fshatin Tugjec, por fatkeqësisht, KO i Manifestimit , ishte bllokuar dhe paralizuar së vepruari pa asnjë shpjegim !

   Mijëra njerëz dolën dhe u kthyen të zhgënjyer, pa asnjë pritje, program as shpjegim të kësaj disfate ?!

   Kështu, lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare e kulturore, pas 8 viteve, ia arritën që ta rrënojnë, shuajnë dhe përmbysin një manifestim i cili me shumë mund e pat formuar fizionominë e vet dhe që shumë kush ia kishte lakmi për të mirë dhe të mbarë!

   Lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare, miqësore dhe kulturore i paçin në qafë të gjitha mëkatet e asaj popullate dhe asaj Malësie dhe s’ ka dyshim se përgjegjësia historike e këtij rrënimi, do të bie mbi ta !

   Gjilan, më 28 Nëntor 2009.    Demir KRASNIQI

            • Anëtarë i KO dhe drejtues artistik i programit kulturor të Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” në Tugjecdimijehg3-valle-popullore.jpg

poezi perkushtimi

17 Qershor 2009 0

MOJ VENDLINDJA JONË

Moj vendlindja jonë,

Moj legjendë e gjallë ,

Herët , apo vonë ,

Për ty kemi mall !

Atje tek burimet

Me rrugica t’ ngushta –

Na thërrasin kujtimet ,

Të pimë ujë me grushta !

Kudo që të rrimë ,

Kudo që të shkojmë ,

Na vendlindjen tonë

Kurrë nuk e harrojmë !

Atë vjet për vjet ,

Vijmë e vizitojmë ,

Këndojmë me lezet ,

Krah për krah vallëzojmë !

Atje mbi rrënoja

N’ themele t’ shtëpisë –

Ulemi pushojmë

Nën hije t’ qershisë .

Aty do t’ pimë kafe ,

Aty do t’ drekojmë …

Aty bëjmë shumë llafe –

Nënat i kujtojmë !…

Atje në bregore ,

Nën do dardha t’ egra –

Atje kem do varre

Nga kohërat e vjetra …

Gjyshërit dhe stërgjyshet

Atje janë ty u preh –

Do t’ ua dëlirim myshqet ,

T’ ua qesim nga i grusht dhe !

Gjilan, më 06 Qershor 2009.  Demir KRASNIQI

parodi rapsodike

9 Qershor 2009 0

PARODI @ 7:02 am
      • Spiunët  vajtojnë në pleqëri :
      •       KUR JAM KANË ME I VAKT I RI
      •             (Parodi rapsodike)
      • Kur jam kanë me i vakt i ri ,
      • Veshë e mbathë sikur zotni ,
      • Me hyqmet zuna miqësi ,
      • Me UDB-ashë , me milici ,
      • Shkojsha natën , kishe po rri ,
      • Ju kallxojsha për  kojshi ,
      • Për katun e krejt nahi ,
      • Kush ka pushkë, kush ka allti!…
      • Shpejt më shkruen për hafi ,
      • Më dhanë pushkë , më dhanë allti ,
      • M’ dukej vetja si kapedan ,
      • N’ krejt nahinë s’ ka kush çka m’ banë !
      • Ni ditë dola në pazar ,
      • Për me ble ni plis të bardhë,
      • Ni kuti, ni qelibar ,
      • Ni parë tirqi me xhurdi ,
      • Shokën dredhun lahori ,
      • Kundra t’ zeza për lakmi ,
      • Veshë e mbathë si kallomoqi ,
      • N’ krejt nahinë s’ më gjindej shoqi !
      • Në katun u bana i parë ,
      • M’ bajshin gjinja iftibarë ,
      • S’ bajshin dasma , as gazmend ,
      • Pa ma ba mue naj vend !
      • Kund pa mue s’ bahej konaku ,
      • Gjithkund m’ qitshin n’ ballë oxhaku !
      • Kriske pitja e kriske flija ,
      • Pula t’ pjekne e revania !…
      • Kur u nissha me shkue ndër shokë –
      • Bardh si bora plisin mbi kokë ,
      • Pushkën n’ krah e alltinë n’ shokë ,
      • Kryet n’ qiell - s’ preksha për tokë ,
      • Dy parë mustaqe kalavesh ,
      • Dredhë mi dredhë deri mbi vesh !
      • Fëmijët më thirrshin Katarosh ,
      • Gratë më thirrshin Aga Kokrrosh !
      • Isha i shpejt , ma i shpejt se struja ,
      • Qitsha pushkë në dasma t’ huja !
      • Kur këndojshin kangatarët –
      • Unë me shokë , qitshim ma t’ parët !
      • Përmas nesh, qitshin fukaraja –
      • Rritej nami e sevdaja !
      • T’ zotit t’ shpisë kurrë s’ ja kem përshosh –
      • Deri ja bajshim tavanin shoshë !
      • T’ nestret herët para sabahit –
      • Krejt ja u marrshim armët prej krahit !
      • Drejt në burg i shkokordhojshim ,
      • Me dënime i sakatojshim !
      • Der’ sa rrijshin n’ burg ata t’ ngratë –
      • Na te shpija ja u marrshim gratë !
      • Prej burgut kur bajshin me u lëshue –
      • Gratë e tyne ju kanë kallxue :
      • “Kokrrosh Aga, mos me t’ pas ndihmue –
      • Kurrë prej burgut nuk t’ kishin lëshue!
      • Natë për natë ardhke te shpija –
      • Mos t’ na i ngucin thminë kojshija !”
      • Grupe t’ forta rapsodike ,
      • Knojshin kangë patriotike ,
      • Me rafale automatike ,
      • Bahej dasma heroike !
      • Knojshin t’ shkretit der’  n’ orë t’ vona –
      • Incizojshim n’ magnetofona ,
      • I çojshim n’ UDB-e , shiritat falë ,
      • Ja u përkthejshim fjalë për fjalë !…
      • Fill mas dasmave , rapsodët e shkretë –
      • I priste burgu me shumë pendrekë !
      • Nëpër hotele , ku kish turista –
      • Unë përcillsha nacionalista ,
      • Veshun n’ tirq e plis të bardhë ,
      • Duhan pijsha n’ çehlibar ,
      • Si çoban , si katundar ,
      • Nga ni herë si rrogëtarë …
      • Vijshin grupe dhe turista ,
      • Vijshin shumë nacionalista …
      • Knojshin kangë patriotike –
      • Për me ba Shqipinë etnike !
      • Por pa marrë fund mirë banketi –
      • Për ta kriske i ziu kiameti !…
      • N’ vend se t’ kthehen nëpër shtëpia –
      • Përfundojshin nëpër çelija !…
      • Ditën gjumë bajsha në shpi ,
      • N’ mbramje n’ oda nëpër shoqni ,
      • Natën n’ UDB-e – “Bismilahi” ,
      • Me UDB-ashë m’ çelte sabahi !
      • Kur dilsha prej UDB-ës n’ sabah –
      • Krejt çarshinë i shtisha n’ gjynah :
      • “Kqyrni vllazën, çka jam ty hekë ,
      • M’ lypin armë , m’ lypin fishekë ,
      • M’ kanë ba llom ty m’ rrehë pendrekë ,
      • Gjithë natën s’ m’ kanë lanë me fjetë !”
      • Tash na erdh demokracia -
      • Iku UDB-ja , iku Serbia ,
      • Pobratimat e kumbaria ,
      • Më shkoi pushka e m’ shkoi alltia!…
      • Në pleqni vetun kam mbetë ,
      • Bash si qeni n’ kolibë t’ shkretë !
      • S’ po m’ do grueja, s’ po m’ donë thmija,
      • S’ po m’ do rrethi, as shoqnija ,
      • M’ kanë leqitë krejt miqasija ,
      • S’ po m’ do kisha, as xhamia ,
      • Haj medet për mentë e mia !
      • Zorrtë prej unje mu kanë prrekë ,
      • M’ asht afrue vadja me dekë ,
      • Kam me u kalbë qitu në shpi ,
      • S’ ka me ardhë kush n’ dhe me m’ shti !
      • Kokrrosh Aga, ni fjalë po e flet ,
      • Ja u len t’ rive ni amanet :
      • “Amanet, evladët e mi,
      • Nipa , mbesa e vëllazni ,
      • Amanet shokë e miqësi ,
      • Mos me ba mynafiki ,
      • Se nuk paska gja ma zi !
      • Kur t’ vinë deka , mos me t’ vorrue ,
      • Por me t’ qitë si qenin n’ përrue !
      • Tash po e shoh se jam kanë qorr ,
      • S’ kam lanë ven kund , as për vorr !
      • Se spiunat kund s’ kanë ven,
      • Dheu mrena nuk i len !

Gjilan, më 07 Qershor 2009.  Demir KRASNIQI

SPEKTAKËL MËRGIMTARËSH

5 Qershor 2009 0

DIASPORA @ 4:30 am

Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare   “PASIONI IM” u mbajt edhe në  Reutlingen të  Gjermanisë
                              
Ishte një pas dite  freskuese ,një dite  pushimi  në Gjermani ditën e henë që lamë pas të datës 01.06.2009,një ditë që në Reutlingen të Gjermanisë,  ajo pas dite  u  shëndrruar në një motiv  zbulimi i talentëve ë rinjë në fushën e kulturës, si në  muzikë vallëzim,manekizëm këngë etj.Ishte  një atmosferë  kulturore  me prezencën e të rinjve  që kishin udhëtuar edhe me qindra kilometra të shoqëruar  me prindërit e vet për t’ju bashkangjitur ketij spektakeli .Në ketë spektakël pati pjesmarrës nga Reutlingeni,Tubingeni.Shtutgardi,dhe nga Zvicera.
Spektakeli “Pasioni im” pas mbajtjes së takimeve në Zvicër ku pati disa takime  deri në finale që u mbajt ne Cyrih me 9 maj .Finalja e 9 Majt   i shpalli 12 fitues për gara të matutjeshëme  drejt  superfinales qe pritet të mbahët pas përfundimit të spektakleve në mbare vendet e ndryshme të botës,ku është i përqendruar emigracionoi shqiptar.Fitues në finalen e Zvicrës ishin 6 veta ne këndim Albert Dani,Alma ,Gjokaj,Altin Asllani,Englatina Rexha,Kaltrina Berisha,dhe Shqipe Hasani,për vallëzim  fitues ishte Flamur Saqipi,manekizëm Armend Gaxheri dhe Alije Abazi ndërsa ne instrumente muzikore, fitues u shpallën Rina Krasniqi,Fitim Behrami dhe Gentrit Gashi.    Iniciativa e këtije spektakeli është dita ditës duke marrur  nje karakter motivues ngsa nje fenomen i ri që po merr permasa ma të mëdha nga te rinjt shqiptar për tu prezentuar me pasionin e tyre pranë publikut.   Spektakli “Pasioni im” i organizuar nga iniciatori i këtij projekti , ideatorit dhe moderatorit z.Rifat Avdiut qe vlen ta theksojm se është  nje spetakel i kushtueshëm ,fisnik  dhe shume njerëzor  për ti kthyer sa do pak shpresat  në mergatën shqiptare në  shtetet e Europës,mergatë që është harruar fare nga institucionet e Kosovës , nga ministria e kulturës  , është harruar nga ministria e arsimit , dhe nga qeveria e Kosoves?    Një mërgatë që nuk e  kurseu    as vetveten për ti realizuar aspiratat tona deri në pavaresinë e kosovës.një  mergatë shqiptare shumë e shkelqyeshme  që për ta mbrojtur qenjën e vet nacionale,  traditën,kulturën ,artin ,muzikën shqiptare etj ,detyrohet  t’ë marrë vetiniciativa  organizuese për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën tonë në vendet  e ndryshëme te Europës qe nuk e dinë as kush se ç’far numeri  egziston i shqiptarëve ne këto vende,por dihet se nje numer i madh shqiptarësh është, ku sipas një të  dhëne statistikore  theksohet se ne Zvicër  është një komunitet i madh shqiptarësh ku rradhitet   në  vendin e katërt pas popullit gjeman,atij francez dhe italian.Pra ti kthehëmi
edhe njëhere  organizimit të spektaklit në Reutlingen të Gjermanisë   pas nje entuziazmi  të theksuar të pjesmarrësve,  ishete nje zhurme bisede lidhur me te kaluarën e këtij spekakli në Zvicër por edhe në Gjermani  që u mbajtën në disa vende. Ishte kënaqësi  ti takojsh njerëz të kulturës , të rinjë sidomos qe kishin lindur dhe rritur  në vende të huaja pjesa  ma e madhe  larg Kosoves ,Shqiperisë opo vedeve tona në Maqedoni,Mal te Zi apo në Serbinë e sotshme.  Pos zotit Rifat Avdiut në këtë tubim  në jurinë e takimit të radhës së spektaklit ishte edhe profesoresha Ariana Krasniqi,studiuese e pianos në degën koncert pianistikës e cila punon dhe jeton ne Frankfurt.Ora ishte 21.h  ku  filloj spektakli   me  prezetimin  e kandidatëve pjesmarrë nga moderatori Rifat Avdiut .Ftesa e pare pë në skenë ju bërë kandidatit  Hekuran  Rexhepit që u prezentua me këngëne kushtuar mësuesit Haki Limanit nga Kosova lindorte,pastaj në skenë doli  kegetareja  Floriana Imeri nga rrethi i Shtutgardit me këngen” te dua” dhe ne gjuhen angleze “Moment in time”Nora Maliqi  u prezentua me tri këngë.Pastaj në skenë dolën edhe Hysnije Rexhepi ne cilësine e  këngëtares,Artan Preniqi kengetar,Senida Doli manekene, Blerim Zuzaku këngëtar,Traubin  Mehaj instrumentalist,Ridvan Rexhepi instrumentalist,Ilir Palushaj maneken,,Ilaz Lami këngëtar,Antigona Llapashtica manekene,Fenida Daci dhe Vloriana Jakupaj u prezetuan si manekene.Njëri nga protagonistët dhe bashkeorganizator i këtij spektakëli në mërgatën shqiptare  deklaroj, se  duke qene i prokupuar me gjendjen aktuale të mergatës tonë u detyrova që t’i bashkangjitem idesë  se z. Rifat  Avdiut, por me  u perpjekur sa do pak ta mbajmë  gjallë  kulturën tonë,ku fillimisht kemi pasur probleme të veqanta për me binarizua këtë projekt .
Pyetja jonë:Cilat ishin veshtersite  që theksoni z.Sabri? Pergjëja: Fillimisht ne kishim prolem se nje spektakël  i ketillë,  ishim të detyruar që ta paraqesim edhe përmes ndonje stacioni televiziv  në Kosovë,  gjë qe patëm shumë vështirësi me RTK pasi nëshkruam një kontratë- marreveshje  për emitimin  e ketij spektakeli në vazhdimësi dolën disa rryma anti mergatë dhe e anuluan marreveshjen edhe se  e kishim me shkrim!?.Pyetja e jonë:Pastaj çka vepruat matutje?Pergjegjëja:Sabri Krasniqi .  Po u detyruam t’a kërkojmë kanale tjera me te cilin rast e kemi gjetur një përkrahje  të TV.21, të emitimit të këtij spektakli  aq te mirepritur në mërgatën shqiptare,gjë që shpreh nje mirënjohje për këtë stacion televiziv te 21.

Shkruan Asllan Dibrani 04.06.2009

Shtutgard

34 Anhänge — Alle Anhänge herunterladen (gezipped für

  Deutsch

Menü für Dateinamen-Codierung

)   Alle Bilder anzeigen

Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin.JPG
130 K   Anzeigen   Download  
Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 1.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 1.JPG
126 K   Anzeigen   Download  
Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 2.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 2.JPG
129 K   Anzeigen   Download  
Anetarët e jurisë.JPG Anetarët e jurisë.JPG
119 K   Anzeigen   Download  
Antigona Llapashtica manekene.JPG Antigona Llapashtica manekene.JPG
115 K   Anzeigen   Download  
Artan Preniqi këngëtar.JPG Artan Preniqi këngëtar.JPG
111 K   Anzeigen   Download  
Blerim Zuzaku këngëtar.JPG Blerim Zuzaku këngëtar.JPG
94 K   Anzeigen   Download  
DSC02512.JPG DSC02512.JPG
2954 K   Anzeigen   Download  
DSC02528.JPG DSC02528.JPG
127 K   Anzeigen   Download  
DSC02529.JPG DSC02529.JPG
109 K   Anzeigen   Download  
DSC02531.JPG DSC02531.JPG
135 K   Anzeigen   Download  
DSC02534.JPG DSC02534.JPG
148 K   Anzeigen   Download  
DSC02546.JPG DSC02546.JPG
148 K   Anzeigen   Download  
DSC02552.JPG DSC02552.JPG
147 K   Anzeigen   Download  
DSC02555.JPG DSC02555.JPG
130 K   Anzeigen   Download  
DSC02556.JPG DSC02556.JPG
126 K   Anzeigen   Download  
DSC02557.JPG DSC02557.JPG
118 K   Anzeigen   Download  
DSC02558.JPG DSC02558.JPG
121 K   Anzeigen   Download  
DSC02560.JPG DSC02560.JPG
132 K   Anzeigen   Download  
DSC02561.JPG DSC02561.JPG
118 K   Anzeigen   Download  
Fenida Daci manekene.JPG Fenida Daci manekene.JPG
87 K   Anzeigen   Download  
Fotografi nga publiku.JPG Fotografi nga publiku.JPG
120 K   Anzeigen   Download  
Hekuran Rexhepi këngëtar.JPG Hekuran Rexhepi këngëtar.JPG
119 K   Anzeigen   Download  
Hysnije Rexhepi këgëtare.JPG Hysnije Rexhepi këgëtare.JPG
91 K   Anzeigen   Download  
Ilaz Lani këngëtar.JPG Ilaz Lani këngëtar.JPG
103 K   Anzeigen   Download  
Ilir Palushaj maneken.JPG Ilir Palushaj maneken.JPG
121 K   Anzeigen   Download  
Nora Maliqi këngëtare.JPG Nora Maliqi këngëtare.JPG
121 K   Anzeigen   Download  
Ridva Rexhepi instrumentalist.JPG Ridva Rexhepi instrumentalist.JPG
111 K   Anzeigen   Download  
Vloriana Jakupaj manekene.JPG Vloriana Jakupaj manekene.JPG
86 K   Anzeigen   Download  
Asllan Dibrani.JPG Asllan Dibrani.JPG
58 K   Anzeigen   Download  
image001.jpg image001.jpg
11 K   Anzeigen   Download  
Asllan Dibrani.vcf Asllan Dibrani.vcf
4 K   Download  
Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx
266 K   HTML-Ansicht   Download  
Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx
266 K   HTML-Ansicht   Download  

poezi perkushtimi

4 Qershor 2009 0

Pa kategori @ 7:45 am

      KALA
PËRJETËSIE

  •  
    •  
      • Hysen Këqikut,
        poetit tonë të paepur –

 

Një mjeshtër i penës ,

Shqipe Malësie ,

Ngriti lartë një kullë –

Kala përjetësie . 

Se ç’ i  gdhendi gurët
,

Që i nxori nga trojet ,

Lartë i ngriti muret –

Kala që nuk rrënohet . 

Ca gurë nga Zhegoci ,

Ca nga Karadaku ,

Ca nga Bujanoci

Dhe ca nga Gollaku… 

N’ kala të kësaj ane –

Njëqind e gjashtëdhjetë
e tetë muratorë .

Është kala dardane –

Me njëqind e gjashtëdhjetë
e tetë dasmorë .
 

Mjeshtër n’ krye vendi ,

Që prinë nga këto treva

Është Ali Kelmendi ,

Që vjen nga Presheva . 

Me mjeshtri të fshehta

Vijnë këta ndërtimtarë

Me vargje të mprehta –

“Feniksi” preshevarë . 

Me lule Shën Gjergji

Do rritet fëmija –

Kur vjen Dom Lush Gjergji

Me “Dritën” nga Vitia
.
 

N’ Gjilan – “Dardania”
,

Si mbi det tallazi –

Sjell vargje liria

Dhe Rexhep Elmazi . 

Bujanoci prore

Është në zemrat tona ,

Valles sonë vëllazërore

Larg i shkon “Jehona”. 

“Lajmëtari”, “Nositi”

Edhe “Dituria” –

N’ rreze kudo ndriti

Dardana dhe Malësia . 

Ej, Ramiz Kadriu ,

O , pena e ndërgjegjes –

Thirre vëlla “Shpëtimin”

Në vallen e Medvegjes ! 

Kala përjetësie –

Dritë e diturisë ,

Do të marrin dije

Bijtë e Dardanisë ! 

            Demir KRASNIQIff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f31.jpg

PARADOKSALE

1 Qershor 2009 0

Pa kategori @ 10:29 am

Të vdekurit iu shkruajnë të gjallëve :

TITO IU SHKRUAN ISH – KOMUNISTËVE GJILANAS

            Të dashur , ish-komunistët e mi besnikë gjilanas !

      E di që shumë prej jush , keni qenë bashkëpunëtorë besnikë dhe lojalë të rrugës dhe ideologjisë sime komuniste !

      Mortja më mori mu në kohën kur ju kishit më së shumti nevojë për përkrahjen , përkëdheljen dhe ledhatimin tim !

      E di se nuk e keni të lehtë që t’ iu përballoni vuajtjeve , mallit dhe  nostalgjisë për mua !

      E di se në kohën më të vështirë , ju lashë jetimë , si zogjtë pa pulë !

      E di se nuk e keni të lehtë që t’ iu përshtateni kërkesave të demokracisë dhe të jeni të dëgjueshëm , sepse , ju jeni mësuar vetëm të urdhëroni , të komandoni , të diferenconi , të suspendoni , të burgosni e të likuidoni pa gjykime !

      E di se tash e keni të vështirë të bëni gjumë të rehatshëm , nga ata që i keni përndjekur , nëpërkëmbur, persekutuar , diskriminuar dhe likuiduar !

      Por , ju lus , që të bëheni të fortë , ashtu siç keni qenë të fortë nën ombrellën time!

      Ju , duhet të jeni krenarë , që i keni takuar një epoke aq të hekurt ! Keni prerë dhe keni qepur ashtu siç keni dëshiruar vet !

      Ju , duhet të jeni krenar , që për hir të emrit tim , veprës sime të lavdishme dhe vizionit tim , keni bërë edhe të pamundshmen për mbrojtjen dhe kujtesën time të përjetshme !

      Ju , duhet të jeni krenarë , që keni derdhur djersë e mund , për të mbjellë nga 88 fidanë , nëpër fshatrat , arat dhe livadhet , ku ju keni kullotur më së shumti bagëtinë tuaj!

      Ju , duhet të jeni krenarë , për mundin që keni konsumuar , duke ma shkruar emrin tim , kudo nëpër male , kodra , rrugë , shkolla , institucione , sheshe dhe në zemrat tuaja !

      Ato ishin lavdia dhe krenaria juaj !

      Ju , duhet të jeni krenarë , që ende në mesin tuaj , jetojnë dhe ngrihen lartë përmendoret e mia , si kala përjetësie , që nuk mund t’i  rrënojë as tërmeti , as lufta , as furtuna , as dora e njeriut !

      Ndër përmendoret e këtilla , pa dyshim , se vend meritor në librin e historisë sime , do të zë , ndërtimi i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, të cilën e keni nisur enkas në shenj përkujtimi dhe respekti ndaj meje dhe veprës sime !

      E di se nuk e keni pasur të lehtë , nga irredentistët , nacionalistët dhe separatistët tuaj , që ta ndërtoni atë shkollë, mu në formën e shkronjës “T” , e cila simbolizon emrin tim – TITO !

      E di se kjo është e vetmja shkollë në Kosovë , që e mbanë me krenari këtë simbol edhe sot e gjithë ditën !

      E di se keni pasur dëshirë të madhe , që pas vdekjes sime , këtë shkollë ta pagëzoni me emrin tim : JOSIP BROZ TITO , por pasi që ra komunizmi , ju e pagëzuat atë, me emrin e kolegut , mikut dhe bashkëluftëtarit tim më të ngushtë , të ngratit : ABAZ AJETI – BUKOVIKU .

      E gëzoftë këtë emër !

      Ju, duhet të jeni krenarë , që fëmijët tuaj , marrin mësim dhe edukim në atë shkollë ! Sa herë që do të hyjnë në oborrin e saj , sa herë që do të rreshtohen , do të kujtojnë me mall e respekt emrin dhe veprën time !

      Ju , duhet të jeni krenarë me fëmijët tuaj , sepse sa herë që do ta mësojnë shkronjën “T” , do ta kenë më lehtë për ta shkruar dhe vizatuar , nga se e kanë modelin e shkollës , si mjet konkretizimi !

      Pra, ju lumtë , të dëgjueshmit dhe të ledhatuarit e mi besnikë !

      Ju lumtë , që ishit dhe mbetët të paluhatshëm në rrugën , veprën dhe ideologjinë time komuniste !

      Bile , ju ishit shumë më të paepur, se sa ata bashkëpunëtorët e mi bashkëvendës dhe bashkëkombës nga Kumrovci !

      Ju përshëndetë me mall e përqafime , i juaji:JOSIP BROZ TITO !

      VARREZAT SHQIPTARE I SHKRUAJNË BASHKËSISË ISLAME TË GJILANIT

            E nderuara , Hirësi !

      Ne , të amshuarit, që banojmë në Kompleksin e Banesave të Përjetësisë, të Varrezave të Gjilanit, e që i takojmë kombit shqiptar me besimin islam , së bashku me vëllezërit dhe motrat tjera të po këtij besimi , vendosëm që t’ iu drejtohemi Juve, hirësi , dhe t’ iu tregojmë për hallet tona , këtu në botën e amshuar !

            Hirësi e nderuar !

      Ju, e dini fare mirë , se si kemi jetuar në atë “Dynja të rrejshme” , gjithmonë së bashku , nën ombrellën e “Vëllazërim – bashkimit” , me popujt sllavë dhe me të gjithë të tjerët që ishin të gjallë !

      Nuk kemi mundur as dasmat , as festat e as ceremonitë e vdekjeve t’ i kryejmë pa prezencën e “Vëllazërim – bashkimit”!

      Duke iu falënderuar Zotit të madhërishëm , shokut Tito dhe disa komunistëve të përbetuar , të cilët e jetësonin kudo rrugën e partisë së tij, komuniste , ne edhe në Banesat Kolektive të Amshimit , u gjendëm së bashku në një oborr me ata të besimit sllavo – ortodoks , me shërbëtorët besnikë të sllavokomunizmit dhe me besimtarët e konfesionit islam !

      Pra , të madhërishmit dhe të lavdishmit , me përpjekjet e tyre vetëmohuese , na e bënë të mundshme , që të varrosemi në një oborr , të jetojmë në një fqinjësi të mirë dhe ta trashim edhe në botën e amshuar , të gjithë së bashku “Vëllazërim – bashkimin”!

      Sa herë që varrosej ndonjë pjesëtar i besimit sllavo – ortodoks , ne na hynte tymi i popave nëpër birucat e varrezave tona dhe na tymonin për së vdekuri ! Por, ne me modesti dhe respekt , i dëgjonim lutjet e tyre fetare , këndimet, kryqëzimet dhe vajtimet që bëheshin mbi varrezat e “Vëllazërillëkut “ tonë !

      Edhe fqinjët tanë të besimit sllavo – ortodoks , “kënaqeshin “ me tallkinet që na i këndonin për çdo ditë hoxhallarët dhe myezinët tanë ! Bile, shumë herë edhe ata habiteshin dhe në vend se të kryqëzoheshin , thirrënin me zë të lartë:”Allahu Ekber”!

      Projektuesit , dizajnuesit dhe pushtetarët sllavo – komunistë , në bashkëpunim me sahanlëpirësit e tyre besnikë shqipfolës , patën parasysh edhe sigurinë tonë në Botën e Amshuar !

      Patën parasysh edhe klithjet e herë pas hershme:”Kosova – Republikë”!

      Patën parasysh protestat , demonstratat , irredentizmin , nacionalizmin dhe separatizmin e mundshëm edhe në Botën e Amshuar !

      Dhe për këtë , projektuan thurjen e Kompleksit të Varrezave , me pllaka të larta betoni , me dizajnime serbo-çetnike , mbi të cilat fshihet arti i shajkaçave serbe , sytë e mprehtë të xhelatxhinjëve  serbë dhe trupat e mbuluar me shinjellat e tyre tradicionale !

      Ky dizajn i përdorur në rrethojat e Varrezave Shqiptare , me përkatësi fetare myslimane , na bënë që të jemi krenarë dhe të sigurt , sepse shajkaçat serbe qëndrojnë të patrembura lartë përmbi kokat tona , duke na bërë roje ditë e natë , që të mos dalim më kurrë nga Banesat e Amshimit, për të protestuar nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit tonë – Gjilanit , për të kërkuar Republikë, Pavarësi e Kushtetutë !…

      Bedenat e forcuar prej betonit , armaturave të çelikta , shajkaçave serbe dhe syve të mprehtë të këtyre rojeve , bëjnë që edhe në Botën e Amshuar , të mos luhatet për asnjë moment rruga e “Vëllazërim – bashkimit”, komshillëku , kumbaria , pobratimllëku , miqësia dhe ngritja e dollive të përbashkëta për çdo festë , dasmë dhe aheng që na pret !

            E nderuara , Hirësi !

      Në kohën kur po mbushet Oborri i Përjetësisë së Përbashkët Multietnike , me ndërtime të egra leje e pa leje , druajmë se një ditë nuk do të gjendet më vend për të hapur asnjë banesë të re !

      Tani , shtrohet pyetja , se kur do të gjendet trualli i sigurt , për ndërtimin e Kompleksit të Ri , të Banesave të Amshimit , kur nuk do të gjenden më dizajnues dhe projektues për thurjen e sigurt të këtij Kompleksi ?!

      Ne , jetojmë me shpresë , se Hirësia e Juaj demokratike , do të kujdeset më shumë për ndarjen e trojeve të Amshimit, pa kurrfarë korrupsioni dhe do të kujdeset për projektimin e rrethojave të sigurta të dizajnuara ashtu siç e meritojnë pasardhësit tanë në Botën e Amshuar !

      Të fala shumë nga Stafi Drejtues i Varrezave Myslimane të Gjilanit !

                                                      Demir KRASNIQI