LE CIGAREN MIKU IM

31 Maj 2009 0

Pa kategori @ 3:02 pm

LE CIGAREN MIKU IM

      • Le cigaren , miku im,
      • Mos e vë n’ gojë kurrë ,
      • Se cigarja  , miku im,
      • Nuk  do të bëjë burrë !
      • Le cigaren , miku im ,
      • Xhepin mos e fik ,
      • Se cigarja , miku im ,
      • Nuk t’ banë simpatik !
      • Le cigaren , miku im ,
      • Mos prish bukurinë ,
      • Se cigarja , miku im ,
      • Ta shkatërron mushkrin !
      • Le cigaren , miku im ,
      • Se nuk është sheqer ,
      • Se  cigarja , miku im ,
      • Do të jep kancer !
      • Le cigaren , miku im ,
      • Se është zjarri i lekut ,
      • Se cigarja , miku im,
      • Është paraja e mjekut !
      • Le cigaren , miku im ,
      • Duaje ma shumë vetën ,
      • Se cigarja , miku im,
      • Do ta shkurtojë jetën !
      • Gjilan, më 31. Maj 2009. Demir KRASNIQI

Në përkujtim të 100 – vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni:

24 Maj 2009 0

Pa kategori @ 8:23 am

Në përkujtim të 100 – vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni:

ÇKA SHKROI LORENC ANTONI PËR DEMIR KRASNIQIN?

      Kompozitori , etnomuzikologu, pedagogu , themeluesi i shkollës së parë të muzikës në Kosovë , pionieri i muzikës së kultivuar artistike në Kosovë dhe redaktori i parë i muzikës popullore në Radio Prishtinë , Lorenc Antoni  - në Blenin e VII-të të përmbledhjes “Folklori muzikor shqiptar “ , të botuar nga Redaksia e botimeve “Rilindja” të Prishtinës , më 1977, në pjesën hyrëse të këtij libri, përkatësisht në rubrikën “Shënime mbi përmbledhjen”, faqe 16 , ndër të tjera për këngëtarin dhe rapsodin popullor Demir Krasniqi, shkruan:

      “Në këtë përmbledhje janë përfshirë 93 këngë e disa variante të tyre . Të gjitha këngët janë incizuar në shirit magnetofoni , në tërësi . Për këngët bifonike janë përdorë dy magnetofonë , një për zërin e parë e një për zërin e dytë .

      Nga ky numër këngësh , 46 janë incizuar në terren e 9 sosh , prej banorëve fshatarë të ardhur në Prishtinë për të kryer ndonjë punë private .

      Këngët tjera, 38 dhe një variant , i kemi incizuar prej Demir Krasniqit në Prishtinë . Këto këngë sipas origjinës , janë të vendeve të ndryshme të Kosovës , të Rrafshit të Dukagjinit dhe një e rrethit të Tetovës .

      Nga se janë marrë prej një këngëtari , e shohim të nevojshme të japim disa sqarime.

      Demir Krasniqi lindi në Tugjec të Kamenicës, më 1950 . Në vendlindje kreu shkollën fillore, kurse në Prishtinë shkollën e mesme të muzikës , si dhe një vit të shkollës së lartë pedagogjike (dega e muzikës) . Tash shërben si mësues i muzikës në një shkollë fillore të Prishtinës .

      Por, Demiri është njëkohësisht edhe këngëtar popullor , që ka edhe ansamblin e vet , me të cilin merr pjesë në dasma në të gjitha vendet e Kosovës, të Rrafshit të Dukagjinit dhe në shumë vende të Maqedonisë .

      Prandaj është i detyruar t’ i mësojë këngët e të gjitha viseve , ku merr pjesë me ansamblin e vet e t’ i këndojë autentikisht ashtu si i këndon vet vendi .

      Përveç kësaj , Demiri ka një kujtesë të madhe . Na ka kënduar më se 100 këngë popullore me tekste komplete dhe meloditë , me të gjitha nuancat dhe zbukurimet .

      Ai nuk është vetëm këngëtar i shkolluar , që di të shënojë këngët edhe me nota , por edhe këngëtar i vërtetë popullor , që jeton në këngë dhe me këngë popullore .

      Këngët e Kosovës që na i këndoi Demiri , janë këngë të vjetra , të cilat i kemi dëgjuar shpesh herë dhe i dëgjojmë edhe sot e kësaj dite . Ato nuk këndohen vetëm në një vend , por në tërë Kosovën dhe në vende të tjera , si në valët e Radio Prishtinës .

      Kemi  pas rast t’ i krahasojmë disa këngë që na i këndoi Demiri dhe që i kemi incizuar në terren . Ato janë krejt identike , pa kurrfarë ndryshimesh të vogla melodike .

      Prandaj , edhe këngët që i këndoi ky këngëtar i konsiderojmë si autentike , si dhe ato të incizuarat në terren , ose prej banorëve të vendeve të ndryshme , që kanë ardhur rastësisht në Prishtinë .”

                                                      Lorenc ANTONI

HAMIT ALIA – SHQIPONJA E KARADAKUT Hej! Hajde hidhe vallen , O, Hamit Alia, T’ i harrojmë këto halle – Po të thërret shoqëria ! Hej! O, Hamit Alia, O, bir Karadaku, Po të thërret shoqëria, Po të pret konaku, Po të presin krushqit, Po të pret bajraku, Me mindil në dorë , Si lule zambaku ! Hej! Hajde Hamit baca, Biri i këtij vendi – Pa ty , s’ bëhet dasma, S’ bëhet as gazmendi ! Hej! O, Hamit Alia, Biri i Shurdhanit, Dili para surles , Bjeri n’ gjunjë tupanit , Luaj vallet e burrave, Vallen e Gjilanit ! Vallet e shumë luftërave , Trimat e vatanit ! Hej! Kur e ngreh zvarrë “Gajden”, Vjen “Deli Agushi “, “Preshevkën”, “Maramën”, Si ti , s’i luan kushi ! Hej! Valles kur i prinë , Ti po fluturoje, A je balerin, A je zog shqiponje? N’ malet ku u rrite , Hyre si valltar Dhe për vallet shqipe Mbete legjendar ! Gjilan, më 10 Maj 2009. Demir KRASNIQI

16 Maj 2009 3

Pa kategori @ 11:52 am

HAMIT ALIA – SHQIPONJA E KARADAKUT

      • Hej! Hajde hidhe vallen ,
      • O, Hamit Alia,
      • T’ i  harrojmë këto halle –
      • Po të thërret shoqëria !
        • Hej! O, Hamit Alia,
        • O, bir Karadaku,
        • Po të thërret shoqëria,
        • Po të pret konaku,
        • Po të presin krushqit,
        • Po të pret bajraku,
        • Me mindil në dorë ,
        • Si lule zambaku !
      • Hej! Hajde Hamit baca,
      • Biri i këtij vendi –
      • Pa ty , s’ bëhet dasma,
      • S’ bëhet as gazmendi !
        • Hej! O, Hamit Alia,
        • Biri i Shurdhanit,
        • Dili para surles ,
        • Bjeri n’ gjunjë tupanit ,
        • Luaj vallet e burrave,
        • Vallen e Gjilanit !
        • Vallet e shumë luftërave ,
        • Trimat e vatanit !
      • Hej! Kur e ngreh zvarrë “Gajden”,
      • Vjen “Deli Agushi “,
      • “Preshevkën”, “Maramën”,  
      • Si ti , s’i luan kushi !
        • Hej! Valles kur i prinë ,
        • Ti po fluturoje,
        • A je balerin,
        • A je zog shqiponje?
        • N’ malet ku u rrite ,
        • Hyre si valltar
        • Dhe për vallet shqipe
        • Mbete legjendar !
      • Gjilan, më 10 Maj 2009. Demir KRASNIQI

PISHTARËT E SHKOLLAVE SHQIPE

10 Maj 2009 0

Pa kategori @ 10:45 am

PISHTARËT E PARË TË SHKOLLAVE SHQIPE

NË KOMUNËN E KAMENICËS

Më ndihmo, moj çifteli,

Ta këndoj një rapsodi,

Do t’ këndoj për do pishtarë –

Yje drite – mësues të parë,

Që ia hapen shkollat shqipes

Në komunë të Kamenicës.
Në vitin dyzet e një,

Erdh n’ Hogosh një djalë i ri,

Hapi shkollë e solli shkronja –

Ishte mësuesi Fadil Hoxha .

Në vitin dyzet e dy ,

Rreze drite solli për sy,

Vigjilent , syrin si pisha,

Mësues i parë , Ferid Berisha.

N’ Koretin, shkollën fillore,

Ku s’ kish libra, as fletore ,

I pa epur, s’ kishte shoq ,

Hapi shkollën në Strezoc .

Në vitin dyzet e pesë

N’ Rogoçicë , një djalë me  besë,

Hapi shkollë , solli ideja

Të shkollohen t’ rinj e t’ reja .

Të lulëzojë dituria –

Mësues i parë Xhevat Alia.
Shumë armiqve zemra u kupi –

Kur erdh mësuesi Tefik Jakupi ,

N’ Desivojcë, n’ atë grykë malore

Hapi shkollë të parë fillore .

Ndue Zef Markaj, pishtar me sedër ,

Mësues i parë n’ Karaçevë t’ Epër ,

N’ dyzet e pestën , n’ atë kohë mizore,

Ai e hapi shkollën fillore.
Mësues i dashur, Babush Tali –

Diturisë , rininë ia fali,

N’ Hodonoc, mësues i parë,

Solli dritë për fëmijët shqiptarë.
Ishte viti dyzet e gjashtë ,

Topanica, shkollë kanë dashtë !

Këtë ide shumë e përkrahu -

Mësuesi Shaib Avdullahu;

Hapi shkollë të parë fillore,

Libra, lapsa e fletore .
Në vitin dyzet e shtatë –

U hap shkolla n’ Busavatë,

U gëzua nëna, u gëzua baba ,

Mësues i parë Tefik Kallaba .

N’ Kopërnicë , nën ato kodra –

Mësues i parë, qe Murat Shkodra,

Ishte viti dyzet e shtatë –

Shkolla shqipe lëshoi shtat .

Dyzet e shtatëshi , vit i lulëzimit,

Për shumë çerdhe të arsimit,

U hap shkolla n’ Kranidell –

Fazli Mavriqi , mësues me themel .

Po atë vit, si në shumë treva –

Me shkollë shqipe, u bë Krileva !

Ëndrrën – zhgandërr kush e bani ,

Mësues i parë Rrahman Sinani.
Ngjitej maleve rreth një përroskës ,

Në luginën e Lisockës ,

Fehmi Jakupi, ai pishtar ,

N’ shkollë t’ Lisockës , mësues i parë.

N’ Muçivërc, Shaban Zylfiu ,

Shkollës shqipe, i pari  i priu .

Në Poliçkë, Bejtullah Muja,

Nuk e thyente stuhia , as rrëmuja !

N’ shkollën shqipe në Sedllar -

Bajram Spahiu mësuesi i parë .

Shkolla e parë, n’ Shipashnicë t’ Epër -

Metush Krasniqi, mësues me vepër .

Po në vitin dyzet e shtatë,

Shkollat shqipe shpat me shpat,

Shkrepnin dritë e lëshonin shtat,

Sillnin dije, sillnin fat!
N’ atë Malësi të Kamenicës ,

Erdhi mësuesi prej Drenicës,

Në Tugjec, për shumë shkollarë,

Ukë Plakiqi , mësues i parë.
Shkolla e parë n’ Karaçevë t’ Ulet ,

Para sfidave nuk përulet ,

U hap n’ vitin dyzet e tetë –

Ahmet Kqiku, mësues i vërtetë .

Mehmet Masurica, me gjithë urtinë,

Mësues i parë shkon në Meshinë ,

N’ shkollë të Gëmicës, n’ atë faqe shpati –

Mësues i parë Hazir Kastrati .

N’ Velegllavë, fëmijët kush i kënaqi –

Mësuesi i parë ai Rexhep Thaçi .

Shkollës s’ Sfircës, kush i priu –

Mësuesi i parë Ismail Musliu .

N’ Gjyrishec, n’ atë djep kreshniku,

Mësues i parë Hajdin Sadiku .

Në vitin dyzet e nëntë –

Varfëri, gjendje e rëndë…

Në Dazhnicë, dije kush shfaqi –

Mësues i parë Muharrem Thaçi .

Në vitin pesëdhjetë e një –

Vazhdon lufta për dituri …

Në Zajçec, n’ atë maje shpati –

Mësues i parë Rexhep Kastrati.
Ishte viti pesëdhjetë e katër -

Me vullnet e me shumë hatër ,

Ahmet Kqiku në shkollë t’ Laçiqit,

N’ Kremenatë, Musli Maliqi .

Në vitin pesëdhjetë e pesë ,

U hap shkolla me plotë shpresë,

Në Dajkoc, dituri shkriu

Mësues i parë Musa Spahiu.
Gjashtëdhjetë e njëshi  kur ia mbërriu ,

Shkolla shqipe krahët i shtriu ,

N’ Gragjenik, n’ ato bokërrina -

Mësues i parë Remzi Morina .

Në vitin gjashtëdhjetë e tre –

N’ Kamenicë, një frymë e re …

U hap shkolla për shqiptarë -

Muharrem Kallaba, mësues i parë !

Por kur erdhi gjashtëdhjetë e teta –

Ndodhën ngjarje të vërteta …

N’ shkollë t’ Tërrstenës , n’ ato kodra,

Mësues i parë qe Halil Shkodra .

Në Petrit erdh dijemiri - 

Mësues i parë Vehbi Demiri.
Në vitin gjashtëdhjetë e nëntë,

Hapen shkolla në çdo anë .

N’ Feriçevë , shkollës i priu -

Mësuesi Bajram Kryeziu .
Kur erdh viti shtatëdhjetë e nëntë –

Shkolla kishte në çdo vend .

Mësues i parë, n’ Shpashnicë t’ Ulët -

Nuhi Leka, kurrë s’ përulet !

Gjilan, më 06.05.2009. Demir KRASNIQI

      •       Bazuar nga të dhënat e Xhavit Kryeziut.

KËNGË PËR HEROINAT SHQIPTARE

9 Maj 2009 1

Pa kategori @ 5:27 am

VRASJA E QAMILE SALIQIT

Në Zajçec, afër kufini ,

Kur me OZNËN , luftoi Shahini,

Bash në “Natën e Bozhiqit” –

Ja vranë gruen , Adem Saliqit !

Vranë Qamilën , atë malësore ,

Te nji përrue ra dëshmore .

Plumbi i shkaut për tokë e shtrini –

Kish nji djalë t’ vogël për gjini…

Djali e kish emnin Hysen ,

Ishte i vogël, s’ dinte sen ,

Kujton se nana po flen’ !…

Tue ikë nana, prej dhunimit –

Mori rrugën e amshimit !…

Qamilën e Adem Saliqit ,

E vranë plumbat e dorëflliqtit .

Porsi lule u shtri për toke –

Mbet Hyseni, pa nanëloke !

Bashkëluftëtarët e Liman trimit –

Donë me i shkue në ndihmë Shahinit !

Ngat Shahinit, kur janë afrue –

Atë Qamilën , e gjetën n’ përrue ?!

Mezi f’tyrën ia kanë njohtë –

E kanë vra në ujë e n’ skllotë !

N’ ujë e n’ skllotë e kishin mlue –

Kush ta shohë , ka me u trishtue !…

Mbi kufomë , n’ atë trup të shkretë –

Nji za i tmerrshëm po pisket !

Nji za i tmerrshëm , nji za fëmije –

Nanës s’ vet, po i bante thirrje !…

Nanës s’ vet , i kish mbetë n’ gji –

Në atë përrue, ku ishte shtri !

N’ ujë e n’ skllotë, ku ishte mlue –

Krejt me gjak ishte ckurrue !…

“Trimni t’ madhe” kishte ba OZNA –

Kish lanë n’ borë , këto dy kufoma !

I la n’ borë , në ujë e n’ skllotë –

Nji sabi , tue kajtë me lotë !…

Nji sabi, që s’ dinte hile –

Mbet mbi trup t’ Nanës Qamile !…

Këto janë veprat e sllavizmit –

Që ja dinë rendin sadizmit !

Këto janë veprat e mizorit ,

Dhe argatëve t’ okupatorit ,

Që s’ kanë f’tyrë, as nuk kanë shpirt –

Veç me mbërri ndonji pozitë !…

2. RABË DHE AJETE PISHTARI

N’ vatër t’ shpisë , ku ndizej zjarri –

Po lufton nji Rabë Pishtari .

N’ prag të shpisë, ku mësynë bullgari –

Lufton Raba – nji bijë shqiptari .

Sulm po banë si shqiponjë mali ,

Për t’ u mbrojtë nderi  e morali !

Kjo trimneshë , bijë e shqiptarit –

Ja çau kryet në dysh bullgarit .

Gjeraçina e Malësisë –

Mirë ia dinë mananë kacisë !

Mirë ia çau bullgarit kokën –

Me gjak t’ tij e uli tokën !

Mitralozi n’ dorë t’ bullgarit –

Zbrazi plumba të rafalit ,

Ia shoi jetën Rabë Pishtarit ,

Që luftoi si zanë e malit .

Tue mbrojtë nderin, plang e votër ,

Luftoi Raba me nji motër .

Tue mbrojtë nderin dhe oborrin –

N’ prag të shpisë e gjeti vorrin !

II.

Duel Ajetja, n’ çosh të votrës –

Me ia marrë hakun e motrës !

-Gajret banë , moj motra Rabë ,

S’ ta len motra, gjakun falë !

Me sakicë , sa rreptë po sjell –

N’ vend e preu nji oficer !

Oficer dhe nji ushtar ,

Që të dy ishin bullgar .

Mirë, Ajetja, e luen sakicën –

Krejt bullgarët desh u shashtrisën !

Përmbi krye iu rrinë sakica –

S’ po i ndalë mali, as Jabllanica !…

Fort qëndruen Raba e Ajetja ,

S’ i frikësoi pushka, as vdekja !

Nuk ju dhimtë gjaku , as jeta ,

Për me vdekë për troje t’ veta !

Këto dy motra – dy kunata ,

Nuk iu trembën pushkëve t’ gjata !

Para tytave t’ barbarisë –

Ranë dëshmore n’ prag t’ shtëpisë !

Tue mbrojtë rritën e fëmisë ,

Tue mbrojtë pragun e shtëpisë ,

Këto trimnesha të Malësisë ,

Rritën famën e shqiptarisë !

Ku dhanë jetë, tue mbrojtë oborrin –

Aty, djali ua bani vorrin ,

Te nji lis përskaj shtëpisë ,

Me i ba hije gjithë Shqipërisë !

3. HANIFE RUSHITI

Hanife Rushiti – soklolica ,

Vajzë e rritun nga Beshtica ,

Erdhi nuse n’ log t’ burrnisë,

N’ Velegllavë, n’ atë djep t’ trimnisë .

S’ e trembë pushka , s’ e  trembë tyta ,

U rrok me shkije fyta – fyta !

Fyt për fyti në kapixhik ,

Si me kanë ndoj burrë kreshnik !

Kurrë ditë t’ bardha nuk panë shqiptarët,

Sa nga shkijet, sa nga bullgarët !…

Tue na vra, tue na plaçkitë ,

S’ na lanë bukë, as fëminë me i rritë !

Nanë Hanifja, tetëdhjetë vjet -

N’ prag të shpisë, n’ oborr të vet,

Nuk priton hiq me dhanë jetë ,

Lufton trimja, me nji çetë !

Nji çetë serbë, nji çetë komitë ,

Që kanë dalë për me i plaçkitë ,

Me u marrë f’tyrën, me i koritë –

Nji malësore iu duel në pritë !

Nji çetë hajna e mësynë katundin –

Nanë Hanifja e theu Kanunin ,

Si burrneshë e luejti hunin ,

Shkaut të shkinës – ia  shkundi trunin !

Mirë e luejti hunin e gardhit –

N’ pocerrkë t’ kresë , ia dathi shkavit ,

E la t’ shtrimë përpara pragit ,

Mbrojti nderin e shqiptarit !

Tue mbrojtë pragun e shtëpisë ,

Tue mbrojtë nderin e shqiptarisë ,

Ra nga plumbat e Serbisë –

Iu ba lule gjithë Malësisë !

Këto trimnesha t’ Malësisë s’ Gollakut,

Serbë-çetnikëve iu dolën hakut!

Iu dhanë mësim forcave barbare –

Si luftojnë femrat shqiptare !

4. SULLTANA E QAFËS

N’ Qafë t’ Ujmirit, ka dalë Mikajli –

Aty ishte një shqiponjë mali !

Një trimëreshë , që i thonë Sulltanë ,

Që i pret hasmit me gërshanë !

Refreni:

Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit,

Mirë ia bane , ti, kapedanit !

Eu, Sulltanë, ty, të lumtë dora –

Pret çetnikë – si me pre molla !

Eu, Sulltanë , ta lumsha djepin –

Pret komitë – si me e pre pjepnin !

Trëndafile me bojë gjaku –

Mirë ia more, ti, babës hakun !

Mbrojte nderin dhe lirinë ,

Me gjak shkrove historinë !

Refreni:

Eu, Sulltanë – bija e Mazllamit,

Mirë ia bane , ti, kapedanit !

Eu, Sulltanë, ty, të lumtë dora –

Pret çetnikë – si me pre molla !

Eu, Sulltanë , ta lumsha djepin –

Pret komitë – si me e pre pjepnin !

Tekstet, meloditë dhe interpretimi vokal:

MASAKRA NË GOSPONICË TË PRESHEVËS

4 Maj 2009 0

Pa kategori @ 1:23 pm

MASAKRA NË GOSPONICË TË PRESHEVËS

 ( Më 30 Nëntor 1944)

N’ fund t’ Nëntorit, Dyzet e katër ,

Do t’ shënohet nji masakër .

Nga ushtria serbo barbare –

Nëpër fshatra , n’ tokat shqiptare .

Bajnë masakra në këto treva –

N’ Bujanoc e kah Presheva .

Kumanovën s’ e kanë harrue –

Nga shqiptarët me e spastrue !…

Kasaphanën e parë masive ,

Për shfarosjen kolektive ,

Si mbas planeve të Serbisë –

Do ta bajnë në Gosponicë !

Muej Nandor, Dyzet e katër ,

Ish caktua veç për masakër !

Ashtu shkijet kanë paraparë –

Vjeshtë t’ përgjakshme për shqiptarë !

N’ atë mëngjes, t’ Tridhjetë Nandorit ,

Vjen Brigada e okupatorit ,

Bashkë me serbë e maqedonë –

Xhelatxhi, si e kanë zakon !…

Drejt Preshevës, ishin nisë ,

Me dalë n’ fshatra të Malësisë,

Si mbas planit që e kanë kurdisë –

T’ bajnë masakër n’ Gosponicë !

Katër pleq , katër shqiptarë ,

Iu dalin para me “Flamura t’ bardhë”!

Janë t’ pa ngopun prej urisë –

Kërkojnë gjak të shqiptarisë !

Pleqtë , përpara i kanë nisë ,

Paskan hy në Gosponicë .

Sy përgjakun për përndjekje –

Mbi shqiptarë të mbjellin vdekje !

Sjellje t’ egra shtazarake –

Ju hynë n’ shpija e në konaqe ,

Tue plaçkitë e tue bastisë ,

Gra e fëmijë i kanë shashtrisë !…

Çdo gja t’ vlefshme tue e plaçkitë ,

Marrin arin edhe stolitë ,

Marrin rrobat e nusnive ,

Dhe çeizet e vajznive…
Tue thye dyer , tue thye dritare ,

Tue marrë ari , tue marrë pare…

Çka kanë gjetë prej orendive –

Krejt jav thejshin para syve…
Nuse e çika i kanë trishtue ,

Tue bërtitë e ty u kërcënue :

“Gjithë çka jini shiptarkinja –

Në Serbi , do t’ ju çojmë robinja !”…

Nji çetnik, i biri i thiut –

Kish hy n’ sobë t’ Ibrahim Nuhiut ,

Ja ka nisë e po bastisë ,

Don me i marrë pajën nusnisë !

Kësaj Hanifes, ju ka afrue –

Po don nusen , me e çnjerëzue!

Por Hanifja, ish bijë e vendit ,

Bash si Nora e Kelmendit !
“Largou, Qen – i biri i shkinës ,

Nuk jam shkinë e Kurshumlijes !”…

Me sakicë, sa rreptë po i mëshon –

Krejt në gjak po e ckurron !

Kjo Hanifja, si shqiponjë mali ,

Ruejti nderin dhe moralin .

Heroikisht e mbrojti vetën –

Për shpëtim , e zgjodhi VDEKJEN !

Shkau i dehun , e drodhi pushkën –

N’ sobë të vetë, e vrau nusen !

Për dysheme e plandosi –

Në rini, jetën ia sosi!…
Mbasi mallin ua kanë vjedhë –

Të gjithë meshkujt i kanë mbledhë .

Gra e fëmijë i  kanë tubue –

Para syve ua kanë pushkatue !

Pleq e t’ rinj krejt çka janë kanë –

I kanë vra njizet e nandë !

Sa t’ kenë toka gurë e lisa –

S’ do t’ harrohet GOSPONICA !

Demir KRASNIQI

“KËNGË KRISMASH LIRIE-2”

Gjilan, 2003/faqe 186- 189/

MASAKRA NË ISEUKË TË CARAVAJKËS

3 Maj 2009 0

Pa kategori @ 11:44 am

MASAKRA NË ISEUKË TË CARAVAJKËS

MË 29 NËNTOR 1944

Mbi Preshevë, në Caravajkë ,

N’ atë Malësi në Karadak ,

Nji ushtri ashtë çue në hajkë ,

Për me i la shqiptarët në gjak !

Nji ushtri me dhambë të ujqëve ,

Shkojnë në Lagjen e Iseukëve ,

Këta gjakpirës me gjakftohtësi –

Bajnë masakër n’ shqiptari !…

Nji Brigadë ashtë përqendrue –

Maqedonë, serbë janë bashkue,

Kinse , n’ emën të Ushtrisë,

T’ komanduem prej Serbisë !

Vijnë çetnikë nga mbarë Serbia ,

Mali i Zi, Maqedonia ,

Kumanova dhe prej Shkupit –

Në atë Lagje të Iseukit !

N’ Caravajkë, krejt paskan shkue ,

N’ Karadak , janë përqendrue .

Në cilësi të Komandantit –

Ishte Luba , prej Bushtranit !

Gjamë të mëdha mori Malësia -

Ju kanë hy nëpër shtëpia ,

Të gjithë meshkujt i kanë marrë ,

Arrestojnë njiqind shqiptarë !…

Në Zekbash e n’ Lagje t’ Ahmetit ,

T’ Iseukës e të Stanecit ,

N’ Kurbali e Lezbali ,

N’ krejt katundet n’ atë Malësi…

Nga Shurdhani e nga Zhegra ,

Janë vërsul këto bisha t’ egra !

N’ Muçibabë e në Sefer –

Do t’ bajnë krime , do t’ bajnë tmerr !…

Sikur delet para ujkut –

Po i çojnë n’ Lagje t’ Iseukut !

N’ shpi t’ Bajramit e t’ Zelfisë –

Që për burgje i kanë kurdisë !…

N’ shpi t’ Memishit, ishte Komanda ,

Që i drejtonin ato banda !

N’ këto shtëpi kanë hy me dhunë ,

Kurrfarë force s’ bante punë !

Komandantët nga Serbia –

I prunë magjupët me çallgia ,

Truba, surlja e tupane…

Me i argëtue n’ atë KASAPHANE !

Me u ba dajre xhelatxhijëve –

Para grave, para fëmijëve ,

Kur t’ fillojnë vrasjet , torturat ,

T’ bien tupanët , t’ bien surljat !

Mbi shqiptarët e burgosun –

Këto tortura s’ kanë të sosun !

Bajnë tortura dymbëdhjetë ditë ,

S’ pushojnë rrahjet , as çallgitë !…

S’ pushojnë krimet e mizorit ,

Njizet e nandë – dita e Nandorit ,

Në vitin Dyzet e katër ,

N’ Iseukë, do t’ bajnë MASAKËR !

Në Livadhin e Zelfisë –

Hapen varrin e shqiptarisë ,

Për këta burra të kësaj ane ,

Do ta bajnë nji KASAPHANE !

N’ shpi t’ Zelfisë, n’ atë zindanhane ,

Ishte ba si kasaphane –

Rrahje, vrasje n’ mjedis territ ,

Burg i vdekjes , burg i tmerrit !…

Mustafë Iseukën , n’ tokë e kanë shtrue -

Të gjithë dhambët ia thyen me dru ,

Dalëngadalë me muzikë –

Mos me u ndie tue bërtitë !…
Porsa dielli u ngrit mbi  bjeshkë ,

N’ Iseukë, n’ atë burg të shkretë ,

Nji njisit ushtarë ia mbërrini –

Ish Njisit i PUSHKATIMIT !
T’ gjithë t’ burgosunit , jashtë i kanë nxjerrë –

Te “Livadhi” me e ba nji tmerr !

Drejt po i çojnë n’ atë gropë masive –

Para nanave, grave, fëmijëve !…

Fort magjupët ishin azdisë –

Me muzika tue çalldisë !

T’ gjithë me za, t’ shterun prej shtrige ,

Seç po këndonin kangë çetnike !…

Gra e fëmijë, n’ za  tue vajtue –

Gurë e dru i kanë trishtue !

Vajtojnë nanat , për djem të vet ,

Vajtojnë fëmijët,  për prind të vet !…

Vajtojnë motrat, për vëllazni ,

Vajtojnë gratë, pa burra n’ shpi !…

Kur i panë, t’ rrahun aq shumë –

Lotët e tyne – u banë si lum !…

Drejt te gropa i kanë çue -

Dhe masakrat kanë fillue !

Oficeri , ka komandue –

Ja kanë nisë me i pushkatue !

N’ VARR MASIV, n’ atë Livadh t’ shkretë –

I pushkatojnë nandëdhjetë e tetë !

Prej njiqindëve , shpëtuen dy vetë –

Kanë marrë ikën , malit përpjetë !…

Binin njerëzit , pa ba  za  ,

Shumë prej tyne, t’ gjallë kanë ra !

Disa t’ vramë, disa t’ plaguem  –

Nja mbi tjetrin , n’ GROPË janë gjue !…

Arif Staneci, ai fatkeq –

Kish Xhavitin, 16 – vjeç ,

Për duer t’ babës e kishin lidhë  ,

Po donë bashkë , në GROPË me i hidhë !
Afër GROPËS, kur janë afrue –

Plumbat , djalin ia kanë qëllue !

Ju ka këputë laku prej djalit –

Ikë Arifi, përpjetë livadhit !

Kriminelët, ishin habitë –

Hiq, Arifin s’e kanë goditë !

Asnji plumb nuk e qëlloi ,

Dhe Arifi, i gjallë shpëtoi !…

Këqyr xhelatët, çka kanë veprue –

Rexhep Memishin e kanë pushkatue !

E vranë Rexhepin, me katër djem ,

Grueja e tij, sa keq po i nemë !…

Atëherë, grues , ju kanë ngërmue

Dhe me dhunë e kanë urdhënue –

Ujë të valë, me shkue  me prue ,

Djemtë , për s’ vdekuni me i përvëlue !

Me i përvëlue me ujë të nxehtë ,

Bashkë me burrin e me kunetë !…

Kështu, gratë, i shtinë të tana –

Me bartë ujë t’ valë me kazana !

Në Stanec, ushtria e sllavit –

Kanë hy n’ shpi t’ Kadri Asllanit,

Të gjithë meshkujt çka i ka gjet,

I pushkatoi 19 vetë !
Kështu çetnikët e Serbisë ,

Banë masakër n’ burra t’ Malësisë.

N’ Iseukë, n’ Malësi t’ Preshevës –

Këso masakrash , nuk banë çfarë feje !…

Demir KRASNIQI

“KËNGË KRISMASH LIRIE – 2”

Gjilan, 2003/ faqe 180- 185/