PARODI

31 Gusht 2008

PARODI @ 11:01 am

KËNGA E MIXHËS KEK-së

Oh, more mixha  KEK-së, ty,  t’ shitoftë zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj !

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –
Qysh s’ e  dite çka asht drita?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –
Qe nëntë vjet na le në terr !?
Eh, Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more  mixha KEK-së, ti, çka kujtove –
Trutë e kresë , ti  na i shkatërrove?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së,  ty, të lëshoftë toka –
Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?
Eh ! Oh !
Nënë , moj loke , oj !

Oh, more  mixha KEK-së, të marrtë  vullkani –
Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more  mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –
A luftuam për me ndejë n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke , oj !

Gjilan, më 31 Gusht 2008.    Demir KRASNIQIdemiri100_100x98.jpgdemiri100_100x98.jpg

3 komente

  1. Parodi kushtuar “himnit” të dasmave tona:
    ÇAJE SHUKARIJE - SHQIP

    Çajurije, Shukarije,
    M’ u ligë trupi prej dashurie,
    M’ u dogj zemra prej mërzie,
    Çaje!Çaje!
    Refreni:
    Kallma, ti, kallma,
    Çaje Shukarije!
    Zemrën, ti, kallma,
    Çaje Shukarije!
    Trupin ligma,
    Çaje!Çaje!
    A-a-a-a!A-a-a-a!
    A-a-a-a! Çaje!
    Çaje!

    Teleisun me kollana,
    Vetullat porsi gajtana,
    Sytë e tu, porsi filxhana,
    Çaje!Çaje!
    Refreni: Kallma, ti, kallma…etj.

    A e mbanë mend sa të kam dasht-e,
    U rreknejshim nëpër kasht-e,
    Nëpër kashtë e nëpër san-e,
    Çaje!Çaje!
    Refreni: Kallma, ti, kallma…etj.

    Kur prashitshim kallamoq-e,
    M’ ke pas thanë se nuk kam shoq-e,
    Veç dimitë mos m’ i përlloç-e,
    Çaje!Çaje!
    Refreni: Kallma, ti, kallma…etj.

    Çajurije, mirë nuk bane,
    Që i kallzove nanës tane,
    Që i kallzove nanës tane,
    Çaje!Çaje!
    Refreni:Kallma, ti, kallma…etj.

    E thuri,e kompozoi,e aranzhoi,e këndoi,e incizoi, e editoi dhe e distribuoi:
    Demir Krasniqi- president, producent

    koment nga cakolli — 19 Shtator 2008 @ 8:43 am

  2. KY NUK BËNË E AI NUK BËNË

    Prej se u linda dhe u rrita -
    Një refren dëgjoj çdo dita!…
    M’ iriton, më neveritë,
    Më shpon zemrën dhe mushkëritë!…

    Njeri t’ mirë - mbi tokë nuk lënë -
    Ky nuk bën - ai nuk bën!
    Ky i keq - ai i marrë,
    Ky spiun - ai tradhtarë!…

    Këtë refren, që është bërë “modë” -
    E dëgjoj n’ zyrë, n’ rrugë e n’ odë…
    Përgojohen t’ gjithë me rend -
    Që nga lagjëja, deri n’ Kuvend!…

    Ky refren kudo jehon -
    Ky nuk di - ai s’ meriton!
    Ky kopuk - ai është hajduk,
    T’ gjithë luftojnë veç për kolltuk!…

    Dal e rri n’ kafeteri -
    Ku bërlykën pleqë e t’ rinjë!
    S’ mbetet kush pa u marrë për gojë,
    Për këtë punë kem’ shumë përvojë!

    As në shkencë, as n’ histori -
    S’ mbet i mirë plak, as i ri!…
    Duke pirë çaj, kafe, raki -
    Më t’ mirët mbetëm:UNË dhe TI!

    2. MOS RRI ME KËTE - MOS RRI ME ATE!

    Janë do burra këtu ndër ne,
    Që s’ duan komb, nuk duan Atdhe,
    S’ njohin Zot, as s’ njohin fe,
    S’ dijnë pse rrojnë, as pse kanë le!?…

    S’ kanë taman për veti mend -
    Dijnë për t’ mësuar tjetër kend!
    Përçajnë njerëz, këtu e atje -
    Mos rri me këte, mos rri me ate!

    S’ e duan motrën, s’ e duan vëllaun -
    Vet-vetit po ia thejnë krahun!
    Nuk duan shokë, as nuk duan miqë,
    Nuk duan farë, as nuk duan fis!

    Edhe tokës i bëjnë hata -
    Ma marri për burrë a ka?
    T’ thejnë me djalë, të thejnë me vëlla -
    Mos rri me ata, mos fol me këta!…

    More i mjerë, o fytyrëmarruar,
    A ti do dikë për t’ mësuar -
    Me kënd flet e me kënd t’ rrijnë,
    Me kend t’ hajnë e me kënd t’ pijnë?!

    Merre veten me të mirë -
    Pëshurru n’ tokë - kqyru n’ pasqyrë!
    Mos jeto me gajle t’ huaja,
    Se bien n’ dergjë e të kapë sëmundja!…

    Demir KRASNIQI

    koment nga cakolli — 21 Shtator 2008 @ 1:56 pm

  3. Cool!

    koment nga Nikita — 5 Nëntor 2008 @ 10:14 pm

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment