DIELL LIRIE-DEMIR KRASNIQI

28 Gusht 2008

LIBRA @ 1:57 pm

DI

                    VOLUMI I XV-të

DIELL LIRIE

Gjilan, 2008.

I. DIELL LIRIE

1. DIELL LIRIE

Diell lirie lind mbi ne,
Po lulëzon një jetë e re.
Pëllumba paqe fluturojnë –
Ditëve të reja gugurojnë.
    Sot, Kosova jonë kreshnike -
    Krah për krah me shtetet mike,
    Është e lirë , demokratike,
    Zemërbardhë, e fortë, unike.

Nuk duam luftëra , as armiq –
Duam paqe , duam miq !
Sytë e tanë kah ardhmëria,
Larg qoftë armiqësia!
    Sot, Kosova jonë sovrane,
    Është në sofrën evropiane ,
    N’ rrugë të drejtë me hap të mbarë,
    Me t’ gjithë popujt barabar.

*****
    Me këtë këngë, autori ka marrë pjesë në konkursin e hapur nga Qeveria e Kosovës, për himnin e Republikës së Kosovës, por nuk është pranuar nga ana e Komisionit seleksionues.

    2. I FALEMI NDERIT AMERIKËS

Ne jem popull që kem emër,
Jem të lashtë n’ zemër t’ Kosovës.
Ne me motra e me vëllezër –
Jem familje e Evropës.
    I falemi nderit Amerikës ,
    Britanisë dhe miqve të botës,
    Aleancës Atlantike –
    Shpëtimtarëve të Kosovës!

Populli im, nuk meriton –
N’ tokë të vet – robër të jetë!
Populli im, lirinë e donë –
Pavarësinë e vërtetë!
    I falemi nderit botës mbarë,
    Prijatarëve mendje – artë,
    Që përkrahin popullin shqiptarë –
    T’ jetë kudo i barabartë!

    3. TË VALLËZOJMË PËR PAVARËSINË

Thërrasim n’ valle krejt shoqërinë –
Të vallëzojmë për Pavarësinë!
Të pimë verë edhe mastikë,
Për Kosovën – Republikë!
    Refreni:
    Ngrite gotën, miku i mirë,
    Se Kosova është e lirë!
    Hajde, gëzuar me shëndet,
    Kem flamur e kemi shtet!

Sa të lumtur tash këndojmë,
Shtrigat anash s’ na pengojnë!
Këndojmë me shpirt e me gjithë zemër,
Kemi shtet e kemi emër!
    Refreni:
    Ngrite gotën, miku i mirë…etj.

Gëzohen zemrat e dasmorëve,
Gëzohen varret e dëshmorëve,
Që ju shkoj n’ vend amaneti –
Në Kosovë, na lindi shteti!
    Refreni:
    Ngrite gotën, miku i mirë…etj.

Kurrë ma i gëzueshëm nuk këndova –
E pavarur është Kosova!
Po m’ këndon zemra lum e lum,
Kemi miq na shumë e shumë!
    Refreni:
    Ngrite gotën, miku i mirë…etj.

II. PËRKUSHTIME HISTORIKE

    4. AGIM RAMADANI
        Teksti: Faruk Tasholli
        Muzika: Demir Krasniqi

N’ rrajza t’ Karadakut,
Pranë Idriz Seferit –
Rriti ‘ i djalë Kosova,
Me sy të skifterit!

Rriti ‘ i djalë Kosova,
Që ia mbanë flamurin,
Del n’ Koshare serbit,
N’ kufi ia shkul gurin.
    Refreni:
    Ngjiten përmbi male
    Zhegra e Gjilani,
    Të lumtë dora e pushka –
    Agim Ramadani!

E shkul gurin trimi,
E shkul, bukur flet –
Gurë i tokës sime,
Do të bëhem vet!

Ku po i qan pritat,
Ku po e qet dorën –
Me bijë të shqiponjës,
Malit ia shkund borën.
    Refreni:
    Ngjiten përmbi male…etj.

N’ rrajza të Shkëlzenit,
Skuq do kroje bore,
Si rrjedh i kuq Drini,
Për liri Kosove.

Drejt Isë Boletinit,
Bacë Idriz Seferit,
Me flamur në dorë,
Shkon në fushë të nderit.
    Refreni:
    Ngjiten përmbi male…etj.

5. PËLLUMBAT E LIRISË
        -Dëshmorëve të kombit:
Burim Graiçecit dhe Fitush Kukajt-

            N’ zjarr të luftës mësynin shkollën,
            Në kërkim të diturisë;
            Seç ëndërronin uniformën
            Dhe ushtarët e lirisë!
                Refreni:
                Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj,
                Jo, nuk bënë maturë, as pushim verorë!…
                Në frontin e luftës, së  bashku nip e dajë -
                Në vijën e parë, o, kanë ra dëshmorë!

Prej Drenicës drejt Shqipërisë,
Ishin nisë me besa – besë,
Për t’ i dhënë grusht robërisë –
Nën emblemë të UÇK-së!
    Refreni:
    Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj…etj.

Nga Padeshi – në Koshare,
Ranë n’ altarin e lirisë.
N’ histori e n’ lapidare –
Morën vulë të pavdekësisë!
    Refreni:
    Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj…etj.

    6. BABAIT TIM
        Koautorë: Shkurte Zymberi – Demir Krasniqi

Atje n’ male të Karadakut –
Ku pushon Idrizi, trim;
Nuk ia shoh tymin oxhakut,
N’ vendlindje t’ babait tim!

Pesë Dhjetori – Nëntëdhjetë e nëntë,
N’ prag të  Dimrit të Lirisë;
Qe për ne, një ditë e rëndë,
Që i hapi rrugë mërzisë!

Atje lartë, n’ ato kodrina –
Shkoi babai për të punuar;
Atje kishte rënën në mina,
Ah, sa shumë ishte lënduar!

Me t’ kuptuar këtë hata –
Zura t’ qajë e të bërtas;
Mendova se kurrë baba
N’ jetën time s’ do të thërras!

Erdhën fqinjët, farefisi,
Miq e shokë për t’ na ngushëlluar;
Dhembjen e babait tim,
Sado pak për t’ na e lehtësuar!

Nëna ime e fshihte vajin –
Mundohej të më mashtronte;
Porse dhembjen për babanë,
Me asgjë s’ mund t’ ma largonte!

Këtë lajm t’ hidhur me të kuptuar –
Morën  rrugë për Karadak;
Babanë tim, për ta kërkuar,
Ku i pikojnë plagët me gjak?!

Ushtarakët amerikanë –
N’ vend të ngjarjes kishin shkuar;
Me helikopter, babanë,
Në Sojevë e kanë dërguar.

Morën hapa me nxitim –
Një njeri për ta shpëtuar;
Plagët e babait tim,
Sa më shpejt për t’ ia shëruar!

Shkuam n’ Bonshtill, unë dhe nëna,
Në spital ku ishte shtrua;
Me symbyllur , plagë të rënda,
Babai, më kërkonte mua!…

Kur i thash se i jam afruar –
Plagët, sikur i harroi;
Burrërisht duke qëndruar,
Fort e fort më përqafoi!

Kosova u la me gjak, Babi,
Trimat dhanë jetë për liri;
Shumë nëna mbetën pa fëmijë,
Shumë familje pa shtëpi!…

Ti, gjithmonë pranë nesh qëndrove,
Nuk na le kurrë në vetmi;
Çfarë të gjeti, që pësove,
N’ tokën tënde në liri?!

Armiqtë dhe të gjitha shtrigat,
Prej nga erdhën, tash kanë shkuar;
Prapa na i lanë mbeturinat,
Që ende nuk janë spastruar!

Kalojnë stinët, kalojnë vitet ,
Unë kam vetëm një dëshirë –
Që çdo fëmijë me prindër t’ rritet,
T’ rrojë i lumtur dhe i lirë!

    7. KURRË NUK SHUHET MANASTIRI
Me rastin e 100- Vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe –

Me ngrohtësinë e kraharorit,
Me zemër të gjerë sa deti,
Po i këndoj 100 – Vjetorit,
Që kur lindi Alfabeti!

Lëshoi kushtrimin, o, Manastiri,
Për gjithë bijtë e shqiptarisë –
Gjithë kah jemi n’ këtë trung Iliri,
T’ ia ndërrojmë faqet , o, historisë!
    Refreni:
    Për pa u shua rrezet e diellit,
    Për pa i mbulua oxhaqet hiri,
    Për pa u shua yjet e qiellit –
    Kurrë nuk shuhet, o, Manastiri!

Prijatarët mendje – artë,
Stërnipat e Skënderbeut,
Nga mëmëdheu dhe në mërgatë –
Gjithë u vunë n’ shërbim t’ Atdheut!

Në këtë qendër të Vilajetit,
Në këtë djep, ku u lind “Bashkimi”,
Me Kongresin e Alfabetit –
N’ gjuhën shqipe, o, filloi shkrimi!
Me bekimin e unitetit –
U lidh besa, u dha betimi!
    Refreni:
    Për pa u shua rrezet e diellit…etj.

                8. MUSTAFË SALIH KELMENDI

            Një shkollar me ide t’ reja –
            Mësues Mustafa , erdh nga Peja.
            Kish prejardhjen nga Rugova –
            Pishtar drite nga Kosova.
                Hej, hej! Mësues Mustafa, ai pishtar,
                Erdh n’ Konçul, mësues i parë –
                Për ta hapur shkollën shqipe,
                T’ përhapë dije e rreze drite!

            Bashkë me shkronja e abetare –
            T’ i nxis ndjenjat atdhetare!
            T’ ua mësoi hartën e Atdheut,
            Historinë e Skënderbeut!
                Hej,hej! T’ ua mësoi vargjet e Naimit,
                Dhe “Poemën e mjerimit!”
                T’ ua mësoi çështjet madhore –
                N’ Shkup, Preshevë, n’ Kosovë lindore!

            Thërrasin shqipet e këtij vendi –
            Në Leran , t’ mbahet Kuvendi!
            Si e do nderi, si e do rendi –
            Ta udhëheqë Mustafë Kelmendi!
                Hej,hej ! Në rrugëtime drejt lirisë –
                Ra në pritë të pabesisë!
                Në përbuzje t’ bujarisë –
                Iu shtrua darka e tradhtisë!

            Dy vëllazëri iu kanë avitë –
            Ia kanë rrasë thonjtë në fyt!
            Me bukë n’ gojë , mësuesin e ngratë –
            N’ sofër t’ vet e kanë ngulfatë!
                Hej, hej! Shërbëtorët e gjakatarit –
                Ia shuan jetën atdhetarit!
                E ndanë mësuesin prej ditarit,
                I ndanë nxënësit prej arsimtarit!

    9. SYLË ZARBINCA

Oh, në Zarbincë u mbajt mexhlisi –
Aty erdh Mulla Idrizi;
Oh, zgjodhën Sylën, o, prijatar ,
Komandant , mbi vullnetarë.
    Refreni:
    Sylë Zarbinca – sokol djali,
    Për Atdhe, Zoti e fali.
    Shtati i tij, si lis me rrema,
    Trim mbi trima, me shtatë zemra.

Oh, kishte mbas vetit, o, krejt rininë,
Mirë po i rrinte, o, atit n’ shpinë.
Oh, për t’ i mbrojt , o, kufijtë shqiptarë –
Mbas po i shkojnë shumë vullnetarë!
    Refreni:
    Sylë Zarbinca – sokol djali…etj.

Oh, baca Sylë, kurrë nuk përkulej,
Mbi armiq , pa mëshirë vërsulej!
Oh, nuk lejonte n’ tokat shqiptare –
Që t’ shkelë kurrë këmba barbare!
    Refreni:
    Sylë Zarbinca – sokol djali…etj.

Oh, bëri lufta, o, heroike,
Bashkë me trima t’ Malësisë kreshnike.
Oh, pushkën – hasmit, o , kurrë s’ ia ndali,
Për Atdhe, o, jetën e fali.
    Refreni:
    Sylë Zarbinca – sokol djali…etj.

    10. RAMË AVDYL POZHORANI
        Teksti: Hysen Terziu
        Muzika: Demir Krasniqi

Hej, lëshoi kushtrimin Ramë Avdyli,
Po ligjëron me zë bilbili –
S’ durojmë pashë, sulltan, dovlet,
Na Kosovën e sundojmë vet!
    Refreni:
    Hej, shkollat, gjuhën shqipe,
    Rama, fort i deshi,
    Bashkë me Islam Pirën
    Ishte dhe Kurteshi.
    N’ Pozhoran e hapët,
    Ju, shkollën e parë –
    Rreze diturie
    Për nxënësit shqiptarë!

Hej, çallmën turke, kurrë s’e mbante,
Çdo rrethim me duf e çante!
Me atë plis të bardhë si borë,
Hije i kish martina n’ dorë!
    Refreni:
    Hej, shkollat, gjuhën shqipe…etj.

Hej, hapet shkollën n’ gjuhë amtare –
Sollët shkronja e abetare.
Rritet trima prej kësaj shkollës,
Që i dolën Zot, Kosovës!
    Refreni:
    Hej, shkollat, gjuhën shqipe…etj.

11. BEJTULLAH KËQIKU
Me rastin e 2- Vjetorit të vdekjes –

Vallë, po kush s’ e njohu,
 Bacë Bejtullah Këqikun?
Bukë e kripë për mikun –
Plumba për armikun!

Vallë, po kush s’ e njohu,
Bejtë – humanitarin?
Lapsa për shkollarin –
Plumba për tradhtarin!

Vallë, po kush s’ e njohu,
Bejtën, atë skofiar?
Atë bamirës të madh,
Atë zemërbujarë?

Atë, që ia ktheu
Buzëqeshjen skamnorit,
Atë , që ua dinte hallet
Njerëzve, n’ ditë të zorit!…

Atë, që kurrë s’ kursente
Për të shpërndarë ndihma!
Atë, që ua fshinte lotët
Fëmijëve jetima!

Atë, që ua jepte bukën
Njerëzve të uritur,
Dhe kurrë nuk harronte
Se vet kështu është rritur!

Ditën derdhte djersën
N’ Gjilan, Anamoravë –
Natën bënte gjumë
Me ëndrra n’ Velegllavë!

Hapte rrugë e shtigje
Mu n’ zemër të tokës,
Që t’ i afrojë njerëzit
Sa ma afër botës!

I ndihmonte nxënësit,
Studentët, arsimtarët…
Ndihmonte kulturën,
Poetët e shkrimtarët…

E ndihmonte shkollën,
E ndihmonte librin,
E largonte t’ keqën –
E afronte t’ mirin!

Seç e shponte gurin
Mu në zemër t’ tokës,
Që t’ ua kthej me ari –
Bijve të Kosovës!

E ndihmonte luftën
Edhe çlirimtarët,
Ta fitojnë lirinë
Që të gjithë shqiptarët!

Me dy djemtë e vet – e,
Me forcë të Anteut,
Nga një pushkë më tepër
Ia shtuan Atdheut!

Për liri t’ Kosovës-
E shkriu pasurinë,
Por vdekja na e mori
Pa e pritë Pavarësinë!

Vdiq me fjalë t’ Naimit,
Duke i pëshpëritur…
Të rinj e të reja
Duke i porositur:

“Punë dhe vetëm punë,
O, vëllezër, natë e ditë,
Që të del Kosova
Prej territ – në dritë!

Gjilan, më 11 Gusht 2008.

    12. BLLACA E TMERRIT – KAMP I FERRIT

Nëpër shekuj  vazhdoi përpjekja –
Mbi shqiptarë t’ bëhej përndjekja,
Me i përzënë prej vatrave t’ veta,
N’ Anadoll e n’ vende t’ treta!…
Egërsi forcash barbare –
Mbi çdo gjë që është shqiptare!
Mbi shqiptarët duarthatë –
Bëjnë hakmarrje, bëjnë fushatë!…

Kurrë barbarët s’ e ndalën sulmin,
Në muajin Mars, arritën kulmin!
Në muajin Mars, Nëntëdhjetë e nëntë,
S’ duan shqiptarë n’ Kosovë me lënë!
Marsi i Kuq – Nëntëdhjetë e nëntë,
Forcat serbe janë çua në këmbë,
Mbi shqiptarë do të bëjnë nam,
Prej Kosovës me i përzënë!

Forca t’ mëdha me shumë ushtarë,
Milici, paramilitarë…
E kanë skuq Kosovën n’ gjak –
Mbi shqiptarë donë me marrë hak!
Tanke, topa, ushtarë, çetnik –
Bëjnë me dhunë spastrim etnik!
N’ territoret kosovare –
Duanë t’ i qesin shqiptarët fare!

Më 24 Mars Nëntëdhjetë e nëntë,
Forcat e NATO-së me aeroplanë,
I filluan bombardimet –
Në Kosovë për t’ i ndalë krimet!…
Mbi Serbi – bomba çdo kund,
Gjenocidit me i dhanë fund!
Në tmerrim u tund Serbia,
Mbarë ushtria e milicia!…

Pse banë NATO- ja bombardime –
Mbi shqiptarë sulen me krime!
Pse kërkojnë shqiptarët t’ drejta –
Me i përndjekë prej trojeve t’ veta!
Marsi i Kuq – ai Mars i shkretë,
Nuk harrohet kurrë për jetë,
Për ata që u dëbuan
Dhe ata që n’ shtëpi qëndruan!

31 Marsi – s’ harrohet kurrë,
Rrjedhin lotët porsi gurrë…
Një lum njerëzish kur i përzunë –
Prej shtëpive i nxorën me dhunë!…
Pleq e plaka dhe fëmijë,
Jo ma pak se njëqind mijë!
N’ stacion t’ trenit n’ Prishtinë –
Presin urdhrin për n’ Luginë!…

Presin t’ vijnë trenat e zi –
Me i përcjellë n’ Maqedoni,
Autobusë , kamionë t’ vjetër,
Për n’ Shqipëri e ndo i’  vend tjetër…
31 Marsi – një mbrëmje e TERRIT –
Shkojnë shqiptarët në rrugë të TMERRIT!
N’ Luginë t’ LOTËVE – n’ Luginë t’ FERRIT –
Si n’ AUSHVIC, n’ regjim t’ HITLERIT!…

N’ Kamp të Bllacës – n’ atë baltë të gjallë,
JETA – VDEKJES i rrinë për ballë!
N’ DASMË T’ MJERIMIT – të rinjtë BASHKOHEN,
Me lot dhembje – KURORËZOHEN!…
Lindin foshnje – jetët sosën,
Hiq pa rite – aty varrosen.
N’ baltë të Bllacës, plotë trishtim –
Prehen njerëzit në AMSHIM!

Nga përndjekjet e barbarëve –
Bllaca u bë – FERR I SHQIPTARËVE!
Mbi këtë baltë – populli jetonte,
Mbi ta – qielli po lotonte!…
N’ Luginë t’ Bllacës – n’ atë ferr të shkretë,
Nuk do t’ shuhen shpresat për jetë!
Duart drejt Zotit, do t’ i shtrijnë –
Vëllezërit në ndihma do t’ ju vijnë!

Ju vijnë në ndihmë vëllezërit shqiptarë,
Shkup, Tetovë e Gostivar,
Kumanova, Dibra, Kërçova –
T’ marrin vëllezërit nga Kosova!
T’ gjithë drejt Bllacës u drejtuan –
Kosovarëve në ndihmë ju shkuan.
Me lot vëllezërish u përqafuan,
Shumë familje i strehuan.

Hapen zemrat dhe shtëpitë,
Hapen shkollat dhe xhamitë,
Ju dhanë ujë dhe bukë ju shtruan,
Nga kjo mortje i shpëtuan.
N’ Gostivar e n’ fshat me fshat –
Mbushë shtëpitë me refugjat.
Pleq e plaka , gra e fëmijë –
U strehuan tetëdhjetë e pesë mijë!…

Ndër shumë fshatra nga Gostivari –
Ky Çegrani , priu ma i pari;
Hapen dyert për shpëtim,
Pesëdhjetë e pesë mijë gjetën strehim!…
Lindin shpresat – bien mërzia,
Angazhimet nga mjekësia,
Hapen shkollat për mësime,
Dhe kuzhinat për ushqime.

Si në lindje, ashtu në vdekje –
Për shpëtim u bënë përpjekje!
T’ gjitha lindjet, t’ gjitha vdekjet –
Atje u bënë qysh janë adetet!
N’ Gostivar, n’ Teqe t’ Tetovës,
Për dëshmorët e Kosovës –
Mbajtën Mbrëmje Përkujtimore,
Iu zien hallve Përshpirtërore !

Një lehonë – nuse e Kosovës,
U vendos n’ spital t’ Tetovës.
Në spital kishte ndërrua jetë,
Por nuk ishte nënë e shkretë!
S’ ishte e shkretë, ajo shpirt ngrate –
N’ Simnicë ishte refugjate.
Në Simnicë të Gostivarit –
U varros me nderë t’ shqiptarit.

Humben fëmijë – s’ pushonte vaj,
U nda vajza prej prindërve t’ saj !
Vajzës së vogël – dyvjeçare,
Gostivari i bëri çare.
Në familje e strehuan,
Si fëmijë t’ vetin e adaptuan.
Rritet vajza, thotë:”Kam prind,
N’ Gostivar – thotë – unë kam lindë!”

Mediumet i mbajtën lidhjet,
N’ mes familjeve – me familjet!
Ishte e madhe kjo ndihmesë,
Për t’ jetuar ndo ‘i  ditë me shpresë!
Për tre muaj, sa këtu qëndruan,
Shumë i këqyrën dhe u munduan.
Gostivari u betuan –
Nuk bënë dasma, as s’ u fejuan!…

Mbas shumë vuajtjesh – erdhi KTHIMI,
Përqafohen DHEMBJA E GËZIMI,
Për një NDARJE e MIQËSI TË RE,
Për një JETË, që mbeti ATJE!…
Drejt Kosovës, shkrepin sytë –
ATJE mbeti FAMILJA E DYTË!
Këto familje kurrë s’ harrohen,
Shkuarje – ardhjet gjithnjë shtohen!

Në çdo djep të kosovarit –
Këndohet ndihma e Gostivarit!
Këndohen zemrat e bujarisë,
Për gjithë vëllezërit e Maqedonisë!
N’ gjithë ahengjet e shtëpisë,
Dhe në DASMËN E LIRISË,
Gjithmonë së bashku do t’ festojmë,
Kurrë për jetë nuk ju harrojmë!

    13. MARTIRËT E KARADAKUT TË GJILANIT

Ngoni shokë dhe ju miqësia ,
Shka ka shkrue historia,
Ta këndojnë n’ kangë  dhe rinia,
Ta përcjellin dhe sharkia,
Ta vështrojnë edhe njerëzia,
Se ç’ rrënim ka ba Turkia!

Kur ka ardhë turku ndër ne,
Na i ka humbë komb e atdhe,
Na i ka nrrue doke e fe.
Mallkoj Zot, dyert e Sulltanit,
Nam t’ madh bani n’ atë rreth t’ Gjilanit!
Nam të madh bani në  këtë ven,
S’ guxon kush me kanë i kështen!(krishterë)

Këqyr kështenimi çka kanë punue,
Po donë turqit mej mashtrue,
Kanë nisë emnat tuj i nrrue,
Tue u ba turqë po thonë me emër,
Fenë e Krishtit tuj majtë me zemër.

Qeveritë Perëndimore,
Tue njohtë mirë Turqinë mizore,
Fort nji ditë e kanë ngushtue,
Fenë e Krishtit me e lirue!

Kjo Turqia osmanli,
Mjaft mizore, por pa fuqi,
Paska pri nji ferman të ri.
Ferman t’ ri e paska pru,
Të gjithë fenat me i liru’!
Kosovarët kur kanë nigue,
Kanë nisë fenë për me e zbulue,
Veç nji punë qi do marue,
Dikush duhet me e fillue!

Pra, e filluen nja disa burra,
Dy katunde: Binqa e Stublla.
U ka pri nji burrë me famë,
Krye fisit i gashjanë.
E për ditë t’ mrame, kur derdhet gjaku,
Me ta ishte tanë Karadaku.

Këta kreshnikë kur janë bashkue,
Me nji odë mblidhen kuvendue,
Tri ditë rresht kanë bisedue,
Dhe vendimin e kanë pru,
Sa ma parë mu besatu’,
Me Kanun t’ Lekë Dukagjinit,
N’ Qiri t’ festës e n’ Kishë t’ Shën Linit,
Se pa u gri e pa u coptue,
Fenë e Krishtit s’ kem me e lëshue,
Se s’ jem turqit e Sulltan Mexhitit,
Po jem shqiptarë të Dukagjinit!

T’ Dukagjinit, racë shqiptari,
Ne, këtë fe na e ka lanë i pari,
T’ shkojmë t’ lajmërohemi te meshtari,
Të lajmërojmë Pater Antoni,
Të lajmërojmë te ai fat i joni!
Para u del Pater Antoni,
Pater Antoni, para u ka dalë –
Mirë se erdhët burra shqiptarë,
Për dishka, ju , keni ardhë!

-Lum zotni, Zoti t’ rrittë jetën,
S’ ki se pse, ne, me na pvetën,
Se fare mirë ti naj din jetën,
Nën këtë Turqi jemi tuj hjekën!
Na, edhe emnat i patëm nrrue,
Keshe fjala, mej mashtrue,
Por qetash jemi pendue,
Kem  lidhë besë e jem betue,
Me shkue turkit e mej kallxue,
Se na s’ mujm fenë me e nrrue!

-Pra, zotni, pashë Perëndinë,
Lajmëro Francën dhe Austrinë,
Amerikën e Anglinë,
Tanë Shqypninë edhe Prusinë,
Vatikanin e Italinë,
Se do t’ bahet nji mrekulli,
Do t’ na hupin me  robë  e  fëmijë,
E si nipat e Kastriotit,
Mos mej ra mohit kombit!

Pater Antoni, si i njeu këto fjalë,
Fort iu que delli në ballë,
Ka marrë qirat e i ka kallë.
Po i kallë qirat e dyllit,
Mirë po e çelë fletat e Ungjillit,
Stolën në qafë e paska vnue,
Ka ba kryq e asht betue-
Mjaftë shumë herë kam shkrue për ju,
Me shokë t’ mi, mjaftë kam punue,
Diplomatëve letra tu u que,
Të tanë botën e kamë lajmërue,
Ç’ asht tu  ba turku ndër ju!
Pra, nji besë t’Zotit, jam tuj u dhanë,
Se unë vetun s’ kam me ju lanë,
Për ju, shpirtin kam me e dhanë!
Pra, ju burra, n’ m’ nigofshi mue,
Këtë punë t’ madhe qi e kem fillue,
Hiq nuk duhet me u vonue,
Veç n’ Gilan duhet me shkue,
Hyqymetit me i lajmërue!

Tuj folë Frati e tu e nigue,
Maruen fjalët e janë fillue,
Në Gilan fill paskan shkue,
Maliq Begut i kanë kallxue –
Maliq Beg, pashë jetën tane,
Thonë kanë dalë do fermane,
Për t’ gjithë popujt n’ ylqe tane,
Si n’ Ballkan e si n’ Shypni,
Ju ka dhanun fesë liri!
E kemi ardhë sot me t’ kallxue,
Se me dhunë fenë e kem pas nrrue!
Pra, tash fenat janë lirue,
Dhe hyzmetin Ty, ta bajmë,
T’ bajmë hyzmet, të lajmë vergi,
Dhe i shkojmë mbretit n’ ushtri!

Kur i ndjeu Begu, këto fjalë,
Zemra n’ gjoks deshti me ju kallë!
Po ma thërret nji  Efendi,
Efendi – Tahir Gërmovën,
Qi e kishte shitë fenë e kombin,
Qi e kishte shitë kombin shqiptar,
Për me kanë n’ Gilan, i parë!

Maliq Begu, Tahir Efendija,
Zoti i tyne ishte Turkija!
Të dy bashkë po kuvendojnë,
Plane të vështira po mbarojnë –
Katolikët, qysh t’ i farojmë?
Me këta burra po kuvendojnë,
Bjeshkët e arta po iu premtojnë,
Kurrësesi burrat s’ ,po e ngojnë!
Dikur Begu, ish idhnue,
Paska nisë me u kërcnue!
Ai Ndre Marku, kuvendar,
N’ ato vise – shpi e parë,
Burrë çeliku edhe shqyptar,
-Maliq Beg, tha, falma nji fjalë,
Me dy mende këtu s’ kemi ardhë,
Veç me kallxue ballë për ballë,
Se kombin e Krishtin s’ e lëshojmë për t’ gjallë!
N’ emën t’ shokëve , po t’ baj be –
T’ madh e t’ vogël me na pre,
E kemi sosë me dekë për atdhe,
S’ ki se pse Beg, t’ lodhesh me ne!

Efendiu edhe Begi,
Mbasi s’ mund i bani kurrqysh për veti,
E dhanë urdhrin e të gjithë i msheli!
Maliq Begu, ai shpirtzi,
Hajde nji herë, more Efendi,
Hajde nji herë, Tahir Gërmova,
Për këtë punë do t’ ndien Stambolla!
Do t’ na ndien Avdyl Mexhiti,
Nuk e len pa e lajmërue prifti!
Se këta prifta drejt me thanë,
E kanë lidhjen me krejt dynjanë!
Për  me e hjekë barrën prej veti,
Po e bajnë mend, për mej que n’ gjeti!
Kanë mendu’, kanë pru vendim,
Mej que t’ shkretit në Prishtinë!

Këqyr shka banë këta të pa mëshirë,
I kanë lidhë t’ shkretit me zingjirë,
Po mi lidhin n’ zingjirë të trasha,
I quen n’ Prishtinë, te Jashar Pasha!
Jashar Pasha – turqeli,
Kur i pau të kështenët me sy –
Si kulshedra deshti mej përbi,
Po mundohet mendjen me ja u thye!
Veç mesap mundi po u shkon kot,
Hiq s’ po trembën këta Kastriotë!

Ai Ndre Marku, shka po thotë-
Nigo Pashë, pashë nji Zot,
Edhe Begut i kam thanë,
I kam thanë Begut e Efendisë,
Se me ndihmën e Perëndisë,
Nuk do t’ bahemi këlyshët e Turkisë!
S’ bahemi këlyshët e Stambollit,
Se jemi nipat e Kastriotit!
Jemi të tokave të Dukagjinit,
Nuk i bijmë mohit kombit e Krishtit!

Atëherë, Pasha u tërbue,
Xhelatxhive iu ka urdhnue-
Merrni kaurrat, n’ burg mej que,
Kundra mbretit peshë janë que!
Nisi Pasha, me mendue,
Vet s’ po mundet mej dënue,
Kongjollozët janë informue,
Jashar Pasha, nji farë veleti,
S’ po don fajin me ja lanë vetëm  veti!
Thërret mexhlisin prej Prizrenit,
Për me pasë për veti mproje –
Thërret të parët prej Kumanove!
Thërret prej Shkupi e prej Gilani,
Në Prishtinë, mbledhjen e bani.

Jashar Pasha i Prishtinës,
Poj shkruen letër korcllës s’ Vjenës –
Në Kosovë asht nji milet,
Nuk janë shumë, veç janë pak krejt!
Besa-besë, mjaftë janë pak,
Veç kurrnjiherë nuk rrinë rahat!
S’ mundet kush mej rahatue,
Kundra mbretit tash janë que,
Na s’ po dojmë për me ju damtue,
N’ koftë e mujtne, te ju mej prue!

Ministria e Austrisë,
Nji përgjegjëje ja banë Turkisë-
S’ asht ai popull me këtë mbret,
Por ata janë në vatan të vet.
Janë nënshtetas të Sulltanit,
E mbas-ardhësat e Ilirijanit!

Jashar Pasha, qen i tërbuem,
Në Stamboll, letrën e paska quem-
A po e dinë Baba Sulltan,
Nji milet që këtu e kamë,
S’ pranojnë Dinë, s’ pranojnë Islam,
Veç të kështen po donë mu kanë!
Në mos kjoftë këta mej largue,
Krejt Kosova, peshë janë que,
Fenë Islame, po donë  me e lëshue,
E shqiptarë mu deklarue!

Mbreti , letrën e dredhon,
Jashar Pashën, mirë po e mëson-
Jashar Pasho, more zotni,
Banë qysh t’ munesh me ata kaurrijë!
E n’ mos mujsh menjen ma ja u thy’ –
Të gjithë syrgjynë, bjermi n’ Turki!
Se n’ Turki, ja u bajmë na çarën ,
Me njiherë ja u hupim farën!

Ishalla Pashën, Zoti e hupë –
I muer t’ burgosnit e i qoj në Shkup!
Selim Pasha, meni  s’ priti,
I pranoj të shkretit e n’ burg i qiti!
Veç këta burra , hiq s’ po kanë dert,
Si martirë, po bajnë gajret!
Histori, ti kjofsh bekue,
S’ po len emnat mej harrue!
Pra, këta emna n’ histori,
Poj përmendim edhe n’ sharki.

A po ngon, or Mali i Zi i Shkupit,
Qi je que kundra turkit?
A po ngoni, more Karadak?
Po ju lutëm vështroni pak,
Si ke i ri e si ke plak!
Këta emna qi poj këndojmë,
T’ i mbajmë n’ mendje, mos t’ i harrojmë!
E tash unë po i filloj,
Dhe disa emna poj lexoj:
Ndre Hyseni, Pjetër Smajli,
Prek Alija, Gëzim Selmani,
Që ky asht ai nji sopjani,
Bardh Ahmeti e Shyt Sinani.
Haj medet se shka me kanë,
Të gjithë këta burra janë Biçnjanë,
Sot për Biçën tonë u ba nami,
Për kurbana poj lypë Sulltani!

Tash poj këndoj edhe do burra,
Kreshnik malesh të gjithë nga Stublla.
Djem të lehtë porsi skifteri,
Qi për fe edhe atdhe,
E dhanë jetën si me le:
Gjergj Gashi, Ramë Murtezi,
Pjetër Tuna, Dokë Hyseni,
Ai Zef Jahja, Murat Andrea,
Trima të rrebët , bash sikur rrëfeja.
Gustin Zeka, Pjetër Koliqi,
Të fortë si guri e si çeliku,
Gjeli i Memës, Flamur Murtezi,
Me shokë t’ vet, po m’ i lypë mbreti!
Fitër Kola, Luani i Bekës,
Burra t’ fortë, kreshnik të bjeshkës.
Ndre Stublla, djalë i ri,
Kambët e tija ishin ngri,
Ja pret mjeku turqeli.
Selim Pasha, turk i tërbuam,
Fort këta njerëz asht tu i munduem,
Nuk len  asnji me i vizitue,
S’ len ushqim kush me ju que!

Patër Antoni, fort ish ngushtue,
Ka hypë kalit, n’ Shkup ka shkue,
Ipeshkvit n’ Prizren , ju ka lajmërue –
Famullia më maroi mue,
N’ burg të Shkupit , m’ i kanë prue,
Nja të gjallë s’ dojnë me ma lëshue!
N’ katër anët e botës, ipeshkvi ka shkrue,
Selim Pasha e paska hetue,
Pater Antonin e kanë burgue,
Tue rrehë, tue mundue,
Vargorët, n’ kambë ja paskan vnue!
Po sa u mëshel Pater Antoni,
Erdhi letra prej Stambolli-
Mblidhni kaurra gjithë sa të doni,
Mblidhni të gjithë me gra , me fëmijë,
Me mi pru syrgjyn n’ Turki!

Selim Pasha , i ngrani i dreqit,
Ja qon letrën Maliq Begit –
Mblidhe shpejt atë farë t’ miletit,
Kurban do t’ ja qojmë mbretit!
Mblidhnjau robt e mbldhnjau fëmijë,
T’ gjithë t’ i nisim për Azi!

Maliq Begu, satrapi plak,
Ai barbar për Karadak,
Merrni plakat e merrni t’ rejat,
Merrni pleqtë e merrni t’ rijtë,
Merrni gratë e merrni  fëmijtë,
Mos u leni asnji në shpi,
Mos u leni asnji për çare,
Se ka thanë Sulltani mej qitë fare!
E tatarët po këlyshët e tij,
Mblodhën pleqë e mblodhën t’ rijë,
Deshë e dathë me gra e  fëmijë,
E për Shkup i kanë fillue,
Tuj i rrehë rrugës e tuj i mundue,
E në Shkup t’ shkretit, kur kanë shkue,
Me mashkujt  e vet nuk janë bashkue!

Zot i Madh, ti kjofsh lavdue,
Kur nër veti janë bashkue,
Si u bashkuen të gjithë nër veti,
T’ lodhun uni e t’ lodhun eti,
Plasi vaji, plasi kiameti,
T’ lodhun eti e t’ lodhun unit,
Me ju dhimtë gurit e drunit.
Vajtojnë zojat e Malësisë -
Ah, mori dera e Osmanlisë,
Të vraftë dora e Perëndisë,
Nam t’ madh bane n’ fis t’ Shqypnisë!
Për me mujtë me ja marrë Atdhenë,
Me gazep ia nrrove fenë!
Ai qi s’ deshti fenë me nrrue,
Atdhenë e vet u desht me e lëshue!
Nji pjesë duelën n’ Kalabri,
Me qindra- mijëra u shkrinë n’ Serbi,
Kelmendasit kah Austria,
Shumë të tjerë kah Bullgaria,
Do i qiten në viset e veta,
I lëshuen fushat e dielën n’ kepa.
Karadaku i Gilanit,
Tash ra n’ kthetrat e luanit,
N’ dorë të këlyshëve të Sulltanit!
Mali i Zi i Shkupit,
Ra në dorë tirane të  turkit!

Selim Pasha nji qen qafirit,
Për me zhduken fisin arbëror,
Nisi njerëzit për Augorë,
Nisi njerëzit për rrugë t’ mërgimit,
Për qejf të shkaut e mllef të dinit,
Në drejtim të Selanikit.
Në drejtim me gjetë Stambollin,
Kanë me veti Patër Antonin.
Kanë me veti atë farë fratit,
Shpesh po e lidhin ndër bark të kalit!
Rrugë e vështirë për fis t’ shqiptarit,
Bash si rruga e Kalvarit!
Gra e fëmijë n’ do kerre t’ vjetra,
Burrat n’ kambë lidhun me hekra!
Bjeshkëve të Sharrit po vajton zana,
Vaj medet, mori nana të shkreta,
Se n’ gazep po u shkojka jate,
Tuj u kthye shpinën trojeve t’ veta,
Tuj pri burri i lidhun me hekra,
Lidhë me hekra tuj i ra zaptiu,
E nanave t’ shkreta me fëmijë për gjiu!…
Rruga Shkup e Selanik,
Zaptiu ndiq e shqyptari ikë,
Kur u lodhte e therrshin  n’ thikë!
E therrte n’ thikë e gjuejke n’ prrue,
Britte i shkreti:”Kuku për mue!”
Atëherë britshin edhe gratë e mjera,
Tash e hajnë bishat e egra!
Po mi gjuejn pyjeve të Kepit,
N’ Selanik, mbërri ishin kanë,
T’ lodhun, t’ kputun e shpirt tuj dhanë,
Pleq e t’ rijë, burra e gra,
Tuj fshi lotët e me za tuj kja.
Tuj fshi lotët si ujët e gurrës,
Për ata qi u mbetën rrugës!
U mbeten rrugës prej gazepit,
Tuj i ngranë bishat e peshqit e detit!

N’ Selanik, kur paskan ardhë,
Nji kongjolloz, para u ka dalë,
Mirë po e këqyrë këtë grup shqyptar,
N’ tirq e n’ hekra, n’ plisa t’ bardhë,
Gratë me zhguna me lidhësa n’ ballë!
Dhimbë poj bje telektualit,
Kur pau fratin ndër bark të kalit!
Fort i briti kapedanit,
Fort i briti atij zabiti –
More i poshtër ç’ të bani prifti?!
More i poshtër, çka të bani,
A deshte vet, a të tha Sulltani?!
A vet deshte me e mbytë të shkretin?
Pra, ta dijshë edhe lajmëroje mbretin,
Se herë do kurë ia shihni sherrin!
Edhe fratin duerve ia hjek,
E ka marrë dhe e çon n’ shpi t’ vet.
Në shpi të vet e paska que,
Me mjek të vetin tue mjekue.

Kongjollozi i Hingilizit,
I përcjellun prej nji priftit,
Shkoj te i pari i Selanikit,
Shkoi te i pari, me ta ka folun,
Guverner, lajmëro Stambollin!
Shpejt Stambollin me e lajmërue,
Këta njerëz mirë mej strehue!
Ç’ bani i pari i Selanikit –
Nji xhemi ia lypi mexhlisit!
Nji xhemi krejt shpartallue,
Këta martirë i ka ngarkue.
I ngarkon martirët e shkretë,
Për n’ Azi, diku me i tretë!

Perëndi, ti kjofsh nderue,
N’ Selanik, nji prift kish qillue!
Nji prift i ri – Dom Leonardi,
Si detyrë që e ka meshtari,
Mirë martirët i ka hetue,
Me nji barkë t’ keqe, të gjithë ngujue!
Prifti, mirë ka organizue,
Me anë të miqve me ju ndihmue,
Do veshë-mbathje, ushqim me ju que!

Ah, more Zot, të kjofsha falë,
Nja prej tyne, s’ po jet i gjallë,
Të gjithë të sëmutë e tuj u kallë!
Të gjithë të sëmutë e tuj u kallë eti,
Tuj dekë t’ shkretit, e tuj hedhë n’ deti,
Kush s’ e mbanë mend kësi kiameti!
Me të vërtetë se shka kanë hjekë,
Këta martirë shqiptarë të shkretë,
Numri i tyne të tregon vet,
Prej Kosove e deri në det,
Ishin nisë njiqind e tetëdhjetë,
Tuj dekë rrugës, tu i hedhë në det,
Shih nji herë se sa kanë mbetë,
Fëmijë e burra, ashtu edhe gratë,
Tash kanë mbetë shtatëdhjetë e gjashtë!

Mori xhemi, ti kjofsh mallkue,
Kah je nisë, kah je fillue,
Kah po don këta njerëz mej que?!
-Deri në  Brusë, mu m’ kanë urdhnue,
Guvernerit me ja que!
N’ Brusë, të shkretit, kur kanë shkue,
Guverneri ka urdhnue –
N’ Muhaliq, këta njerëz mej que!
N’ Muhaliq, kur paskan mbërri,
Me nji burg të vështirë i kanë shti!
Me nji han – burg, i kanë ngujue,
Bukë, as ujë nuk ju kanë que,
As s’ kanë shtroje, as s’ kanë me u mbëlue!

N’ Ipeshkvi i kanë hetue,
Se n’ çfarë burgu i kanë que –
Kongjollozët i kanë lajmërue!
Kongjollozët i lajmëroi me nji heri,
Të tre shkuen te Guverneri.
Guvernerit i kanë kallxue –
N’ Muhaliq, po dojmë  me shkue,
Do njerëz n’ burg me i vizitue,
Rojën e burgut me i lajmërue,
Mos t’ gabojnë me na ndalue!

Këqyr shka bani Guverneri –
Nji gafaz t’ vetin jau dha me veti,
N’ Muhaliq, kur paskan hy ,
Shka me pa, o Zot, me sy:
Burra e gra, pleqë e fëmi’,
Tmerrë e madhe u paska hi!
U ka shti trishtim e mnera,
Katër t’ vdekun, të qitun te dera,
Kishte nisë me ju ardhë era,
Fort po kjajnë ato gra të mjera!

Kongjollozët kanë urdhnue –
Nji vend vorresh me e caktue,
Këto xhenaze me i vorrue!
Nji vend vorresh jau kanë lëshue,
Ata të dekunit i kanë vorrue.
Abat Jacinti ka fillue,
Kur kërkoi Ipeshkvi i vendit,
Ja mbërrinë motrat prej kuvendit.
Nja tri motra, si tri shejtnesha,
U prunë ushqim dhe u prunë tesha.
Ato motra, por sa kanë ardhë,
U ba burgi por si spital!
Hiq këto motra nuk po pritojnë,
Ditë e natë aty punojnë,
Jau rrojnë teshat, ju shtrojnë dhe  i mbulojnë,
Dhe me barna po ju ndihmojnë.
Motrat tjera , qi po jau qojnë,
Këta martirë, jetë kur po nrrojnë,
Me shyhret nër vorre po i qojnë.
Ishin kanë motra burrnore,
Këqyr shka banë në ato vorre,
Ishin me fis Arbënore,
Kanë marue nji përmendore.
Përmendore n’ mermer të bardhë,
I kanë shkrue nja dy – tri fjalë:
“Këtu pushojnë martirë shqyptarë,
Nga Binça e Stublla – kosovarë!”

    Shpjegim i fjalëve të pa njohura:

Karadaku – Mali i Zi i Shkupit
Nam – kërdi
Hyqymeti – arabisht: hukama; turq.hykymet- pushteti, qeveria
Ylqe – turq. rrreth, rrethi, në rrethin tënd
Hyzmet – turq. Shërbim
Vergi – turq. Tatim, taksa që paguhet për dyçan, për shtazë, tokë, etj.detyrim, tatim
Djeu –  dëgjoi
Efendi – turq. Zotëri
Farojmë – Çrrënjosur, fshirë nga faqja e dheut
Dynja – turq. Bota, gjithësia, njerëzimi
Mesap – Sa duket, si duket, me gjasë
Kaurr – turq. Gjavur – I pa fe, emër me të cilin turqit quanin me përbuzje atë që nuk ishte i fesë islame, i krishterë
Kongjollozët – Konsulët
Veleti – turq. Velet – fëmijëror, i zgjuat e dinak
Mexhlisi – arab. Mexhlis, turq.Meçlis – Kuvend, Mbledhje
Korcllës – Konzullit
Milet – turq. Popull
Rahat – turq. Qetë, urtë, pa trazime
Rahatue – Qetësua
Vatan – turq. Atdhe, Vendlindje
Din – turq. Fe, kryesisht muhamedane
Syrgjyn – Mërgimtarë, martirë
Inashalla – turq. Bëre Zot!(Ofshamë për bekim ose mallkim)
Medet – turq. Mjerë, e keqe e madhe
Nami – Kërdi, katastrofë
Kurban – Viktimë, fli, flijim
Skyfteri – Skifteri, shpend grabitqar
Qari – Fitimi, leverdia
Kiamet – Fatkeqësi e madhe, shtrëngatë, përmbytje, mbarim
Gazep – Mundim i madh, vuajtje
Qafir – turq. Njeri i pa fe, i pa besë
Qejf – dëshirë
Shkaut, shkijet – sërbët
Medet – Mjerim, dhembje, frikë
Kepi – Bjeshkët, shkrepa shkëmbinjsh
Telektuali – Intelektuali, mendjetari, dijetari
Zabiti – turq. Oficeri
Hingilizi – turq. Anglia, Britania e Madhe, Mbretëria e Bashkuar
Xhemi – Anije shpatalluke me vela
Mexhlisit – Këshillit, Kuvendit
Meshtari – Prifti, ai që celebron meshën, liturgjinë, mëshari, urata
Han – Bujtore – Burg
Gavaz – Rojtar, polic
Nera – Mjeri, tmerri, trishtimi
Xhenaze – Kufoma e të vdekurit
Ipeshkvi i vendit – Quheshe Imzot Jeran Maria HILLEREAU – Delegati i Stambollit dhe Kryeipeshkëv i Petra-s.
Shejtnesha – Quheshin: Maria LESUEUR, Bernardina dhe Katarina – tri motra të nderit që shërbenin të sëmurët dhe ndihmonin të varfrit.

Këtë rapsodi ma dhuroi Zotëri Mursel Jashari, profesor i historisë në Gjilan, i lindur në fshatin Sefer të Karadakut.
Këtë epikë e ka kënduar rapsodi popullor:Arben Stublla, në fshatin Stubëll, më 1971.
Botimi i kësaj rapsodie epike, bëhet pa asnjë ndryshim, as ndërhyrje gjuhësore, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit dhe të autoktonisë burimore.
                        Demir KRASNIQI

    14. MURIMI I KALASË SË NOVOBËRDËS

Perandori ka urdhnue-
Krejt Ballkanin me sundue,
Shumë kala me i ndërtue,
Ushtrinë e vet me i strehue,
Prej sulmuesve me shpëtue!

T’ gjithë shqiptarëve shpi për shpi,
Ja u ka qitë nga ‘ i  hangari!
Hangari, hiq pa çare ,
Me punue rrogëtarë pa pare!
Me bajtë gurë e me murue,
Shumë janë lodhë e janë dermue,
Gjatë tanë jetës kanë punue,
Kurrë n’ shpi t’ vet s’ kanë mujtë me shkue!
Mish e eshna ju kanë prrekë,
Shumë prej tyne, n’ kala kanë vdekë!

Si n’ shumë treva të këtij vendi –
Novobërdës, i erdhi rendi,
Me e ndërtue atë Kala,
Krejt Kosovën, me mujtë me e pa!
N’ Novobërdë , n’ atë maje t’ kodrës –
Sheh Kosovën, si n’ shuplakë t’ dorës!
Skaj me skaj nëpër Malësi –
Kanë mbledhë burra e djem të ri,
Kanë bajtë gurët dorë me dorë,
N’ vapë të madhe, n’ shi e n’ borë,
Prej Gollakut e Karadakut,
Për me i ngritë Kala – Romakut!
Nji sokol, nji burrë malësor,
Kish zanatin murator,
S’ kish shumë kohë që ish martue,
I erdhi rendi n’ Kala me shkue!
Me punue në atë Kala,
Tjetër mashkull në shpi nuk la!
E la n’ shpi nji loke – nanë,
E la nusen e re shtatëzanë.

Njizet vjet murim ka ba –
Shpinë e vet, kurrë s’e ka pa!
Nuk e pa kurrë lokën- nanë,
Nuk e pa nusen shtatëzanë!
Gëzim të madh, Zoti i kish falë –
Nuses n’ shpi i kishte lind djalë!
Prit me muej e prit me vjet –
Kurrë s’ erdh baba n’ shpi të vet!
U rrit djali njizet vjet,
Kurrë s’ e pa babën e vet!
Njizet vjet kur kanë kalue,
Nana e vet e kish fejue.
Erdhi koha me e martue,
Vadën dasmës ja kanë caktue!
Po banë nana, haj medet,
Po e martoj nji djalë hasret,
Qysh bajmë darsëm e davet,
Pa kanë n’ darsëm baba i vet?!

Nji ditë nana ishte kujtue,
Në sabah, herët ish que,
Ka hy n’ magje me gatue,
Po donë bukë, burrit me i que!
Sa shpejt gati, bukën po e banë,
Djalit t’ vet ia paska dhanë –
Hajt, bre bir, në daç me m’ ngue,
Merr këtë bukë, nisu me shkue,
Te Kalaja n’ mujsh me e que,
Babës tand, ti bukë me i que!
Babës tand, me i ba selam –
Sod nji javë, dasmën e kam,
Merr këta shokë e ustallarë,
Mos e le n’ darsëm pa ardhë!

Sa mirë djali, nanën po e ngon,
Po e merr bukën e po tfillon,
Nja tri ditë udhë po udhëton,
Te Kalaja, drejt po shkon.
N’ portë t’ Kalasë, kur paska dalë –
Puna e mbarë, o, ustallarë!
Të mbarë paq, o djalë i ri,
Ç’ kërkon ti, n’ Kala me hi?
-Babën tem, gjallë a e kam,
N’ bark të nanës, ai m’ ka pas lanë,
Kur ka ardhë në këtë Kala,
Tanë këtë trup unë e kam ba,
Babën tem kurrë s’ e kam pa!
Sod kam ardhë, unë, bukë me i prue,
Me babë tem due me u njoftue!
Ka prej nanës, shumë selam –
Sod nji javë dasmën e kam,
Me i marrë shokë e ustallarë,
Mos e le n’ darsëm pa m’ ardhë!

Janë shkue, babës i kanë kallxue –
Djali – bukën, ty, ta ka prue,
Po t’ kërkon me u njoftue,
Edhe n’ darsëm po t’ thërret me shkue!

Ka dalë baba, n’ maje t’ Kalasë –
Prej mërzisë – zemra i ka plasë,
Kur e pa djalin sa nji plep,
S’ e kish pa qe njizet vjet,
I vloj gjaku prej mërzije,
Trutë e kresë ju kanë përzie!…
Vet me veti koka kujtue –
Krejt kjo jetë, n’ Kala m’ ka shkue,
Hangari tue punue,
Kurrë n’ shpi teme s’ kam mujtë me shkue,
S’ kam pa nanë, as s’ kam pa grue!
M’ asht rritë djali me u martue-
Nji herë n’ prehën s’ kam mujtë me vnue!
M’ ka shkue jeta, kurrë pa u gëzue,
Trupi i jem pa u rahatue!
Çka m’ vyen jeta, n’ darsëm me shkue?
Çka m’ vyen djali, kështu me m’ rrune?
Mos po i prinë fati, si mue –
Sa t’ jenë gjallë, kështu me u mundue,
N’ hangari tue murue,
Pa i pa fëmijë, as pa e pa grue,
Çka i vyen jeta me jetue?!
Drodh çekiçin e ma ka gjue –
N’ lulë të ballit, djalit ia ka mëshue,
T’ dekun n’ tokë e ka palue!
Ustallarët çka kanë marue –
N’ Kala – djalin e kanë murue!
Edhe bukën e shtinë në mur –
Sod e atë ditë, s’ e hangrën kurrë!
Kështu tregon legjenda e gjallë –
U muros djali me mallë!
Fjalëve t’ mia, kush s’ ju beson –
T’ shkojë – Kalanë t’a viziton!
N’ gurë t’ Kalasë, n’ atë maje mali –
Pushon buka e pushon djali!
Pushojnë gurët e historisë,
Pushojnë vuejtjet e shqiptarisë!

Gjilan, më 28.08.2006.

    15. PRIZRENI – DJEP I KULTURËS

O, Prizren i bukur,
O, qytet lashtë,
O, djep i kulturës,
Gjithmonë të kem dashtë!

Udhëkryq i Ballkanit,
Qytet historik,
Qytet i shatërvanit,
Qytet heroik.

Monumente historike,
Muze legjendarë,
Me qëndresë stoike,
Parajsë për shqiptarë.

Vlera kulturore,
Mozaik lashtësie,
Begati shpirtërore ,
Themel historie.

Qytet i zambakut,
Djep reliktesh artistike,
Qytet i Konakut,
Vendimmarrjesh historike.

Nëpër luftërat shkatërrimtare –
Përballove shumë stuhi,
Me Kala, arte gjithë fare,
Ty, çdo kush ta ka lakmi!

Je dëshmi identiteti,
Autoktonisë dhe lashtësisë.
Lum që kemi kësi qyteti –
Dritë e jetë e ardhmërisë.

Me zhvillimet kulturore,
Qendër kulti e urtësie,
Begatia jonë shpirtërore,
Kopsht me lule dashurie.

O, Prizren – qendër tregtare,
Vulë e artë e zejtarisë;
Djep i shkollave fetare,
Diell i parë i diturisë.

Qendra e parë ekonomike,
Edhe qendër ushtarake,
Me kulturën shumë etnike,
Arenë vlerash titanike.

Shumë shoqata artistike,
Qendër qerthujsh kulturore,
Me shkollë t’ parë të muzikës,
Çerdhe librash bibliotekare.

Qendra e parë e shtypshkronjave,
Dhe botimeve gazetare,
Je foleja e shqiponjave,
Që fluturuan me abetare.

N’ ty u nis radioja e parë,
Me fjalë shqipe e këngë gëzimi,
Në ty Kori i parë shqiptarë –
Me emrin e shenjt “Agimi”.

Buzë Lumbardhit gjarpëror –
Ke Marashin e mrekullisë .
E ke Rrapin shekullor –
“Platanus orientalis”!

Ke simbole gjithë sa fare,
Krenaria e gjithë vendit.
Me Shtëpi t’ Lidhjes Shqiptare –
Begatia e Prizrenit.

Ura e Gurit – ura e gjakut,
Hamami i Gazi Mehmet Pashës,
Është Xhamia e Bajrakut,
Dhe Xhamia e Sinan Pashës…

Me dhuntitë tua të shenjtës ,
Shumë faltore e shumë teqe,
Bashkë me  Kishën e Shën Premtes –
Të bëjnë rojë nga Ora e Keqe!

    16. KULLAT TONA
        Teksti: Demir Behluli
        Muzika: Demir Krasniqi

Kullat tona nuk janë ngritur
Vetëm me gurë edhe mur,
Vetëm me lot e me mot,
Por me gjak edhe barot!
    Janë ndërtuar e rrethuar
    N’ eshtra trimash e viktimash.

Vatrat tona nuk janë ngrohë
Veç me una e me zhguna,
Veç n’ dashuri e xhelozi,
Por me djepa plot fëmi…
    Ato janë ngritur e rritur
    N’ fusha e kreshta plot me eshtra!

Eshtrat tona në këtë tokë,
Janë varrosë e rivarrosë,
Trojet djegur edhe pjekur,
Por nga vatrat nuk janë tretur!
    Por n’ kënaqe mbi oxhaqe,
    Një Flamur nuk është ulë kurrë!

III. PËRJETIME

    17. KONCERTET E MIA TË PARA

Koncertet e mia të para,
I mbajta në fieri , livadhe e ara,
Në lugina, pllaja, ograja e male,
Ishin audicione, koncerte e festivale…

Këngën e parë e nisa me dele,
Atje në Malësi, në kullosa e zabele…
Publiku i parë – ishin delet e mia,
Gurgullimat e përroskave dhe e gjithë shpenia.

N’ orkestrinën time të parë,
Ishin zilet dhe kambanat,
Blegërimat e qengjave, blegërimat e dhenve –
Një polifoni e koreve të shtazëve dhe shpendëve …

Me këngët e mia të para –
Qengjat hidhnin valle,
Ndo ‘i ogiç me lara,
Ndo ‘i dele topalle!…

Drejtor festivali – mbi ato rudina,
Ishte një ogiç, dredha-dredha n’ brina.
Në krye t’ kolonës, kopesë seç i printe,
Pas koncerteve t’ mia – n’ kullosa i shtinte.

N’ koncertet e para dhe në festivale –
Mua më vlerësonte Juria Profesionale!
N’ atë Juri – Bilbili , ishte Kryetar,
Me dy kanarina , m’ dhanë Vendin e Parë!

N’ përfundim t’ koncerteve
Dhe nga këto shpërblime;
Nga shumë shpendë të maleve –
Linden reagime!…

Disa qukapikë me sqepa të gjatë –
Nisen aplauzet , n’ lisa duke cokatë…
Lëshonin rafale, si t’ automatikut –
Mos e ndalo këngën, për dhunë të armikut!

Menjëherë pas tyre, reagoi Turreci –
Lum për ty, bilbil, që të ka Tugjeci!
Së bashku me mua, këndonte:”Turrë!Turrë!” –
Vazhdoje – tha – këngën dhe mos e ndal kurrë!

Atje lartë nga nga rrezja,
Nisi këngën Pupëza :
“Pup,pup,pup e pup, pup, pup –
Të shkoftë kënga n’ Shkodër e n’ Shkup!”…

Qyqja e lëshoi Llugën:
“Ku, ku,ku, e ku, ku, ku!”
E kishte humbë rrugën –
S’ dinte kah me shku’?!

Pas kukamës s’ Qyqes,
Reagoi Pëllumbi –
Me koncertet tua,
Do t’ mburret katundi!

Përmbi kokën time –
Ca korba të zi;
Sa fort këngës sime,
Ia kishin zili!

“Krra, krra, krra e krra, krra , krra ,
N’ mujshim për me t’ zënë –
Pak nga pak e me sevda,
Kemi për të ngrënë”!…

N’ ata gurë, bashkë ku jem rritë –
Gjarpërinjtë – gjuhën e kishin qitë:
“Po të zumë – do të helmojmë,
Këngën tënde do ta ndalojmë!”…

Pushoi kënga e festivalet –
Në qetësi, tash, mbeten malet!
Shpezët ikën n’ dhera tjera,
Linden këngë, koncerte tjera!…

    18. GJETHET E VJESHTËS

Po i afrohet fundi Tetorit,
Ngjyrë e verdhë i ka rënë oborrit.
Janë zverdhë gjethet, është zverdhë bari,
A thua nga mori rrugë behari?!

Nganjëherë vinin ca shpezë zë-mirë,
Pushonin mbi oborrin tim, si mysafirë!
Me të zverdhur të gjetheve – ata u dëshpëruan,
Shpezët – mysafirë, nuk dijë se nga shkuan?!

Kujtoj pranverën me dhuntitë që sillej –
Njëra lule mbyllej – tjetra lule çelej!
Njëra këngë mbaronte – tjetra këngë fillonte,
Prej ditës në ditë, oborri hijeshonte!

Filizat e pemëve niseshin përpjetë –
Thua se bënin gara – cili do t’ rritet më shpejt?!
Tash përditë po zhvishen pak e nga pak,
Trungjet mbesin zhveshur, si fëmijët bonjak!

Gjethet e qershisë, njëra pas tjetrës bien për tokë,
Si plaku i moshuar, që mbetet çdo ditë pa flokë!
Dhe sa herë më shkojnë sytë kah qershia –
Më kujtohen ditët dhe vitet e mia!

Gjethet e qershisë bien me mija e mija,
Ashtu si që ikën ditët, muajt dhe vitet e mia!
Gjethet  dhe gjelbërimi  kthehen prapë n’ pranverë,
Por rinia ime, s’ kthehet kurrënjëherë!

    19. KTHIMI NË GJIRIN E NXËNËSVE

Më 27 Janar, të vitit 2006-të,
U ktheva tek nxënësit, që aq shumë i kam dashtë!
Atje në kurbet, larg i lash fëmijët ,
N’ shkollën ku punoj, sërish e gjeta ngrohtësinë.

E Premte, ishte ajo ditë,
Nxënësit me padurim më kishin pritë!
Po sa u futa përbrenda rrethoje –
Nxënësit më rrethuan, si bletët në hoje!

Dhjetëra e qindra nxënës, më vërshuan mbi kokë –
Çudi! Si qëndrova pa më rrëzua për tokë?!
Shumë më përqafonin, m’ shtrëngonin për dore,
M’ i ledhatonin rrobat:”Arsimtar, a u lodhe?!”…

Brohoritje t’ larta, turma vjen e shtohet –
Sytë më mbushen lot, trupi më ligështohet !…
“Urime! Urime, i dashuri arsimtar,
Na bëre të lumtur, që na paske ardhë!”

Nëpër korridore dhe shkallëve përpjetë –
Më çojnë para duarve , s’ më lënë n’ tokë me prekë!
“Demiri! Demiri!”- Jehon shkolla e klasat,
S’ di si u përmbajta, s’ di se si nuk plasa!?…

O, Zot i vërtetë, s’ paska ma gëzim,
Kur me qindra nxënës t’ hidhen n’ përqafim!
Dashuri princore, dashuri hyjnore,
Dashuri e ngrohtë që do t’ jetojë prore!

Atje larg n’ kurbet i lash fëmijët e mi –
Këtu në vendlindje i gjeta dymijë…
Atje larg n’ kurbet – ndarje e lot pikëllimi,
Këtu në vendlindje – pritje e këngë gëzimi!…

    20. KLASA E  VII/3

Kudo nëpër klasa – gëzime dhe hare,
Duartrokitje, brohoritje – kënga deri n’ re!
Por, kur erdhi radha n’ klasën e  VII/3,
Befasi e këndshme, si askund ndër ne!…

E mora ditarin, në orë për të shkua,
Kur e hapa derën, sa jam befasua –
Asnjë nxënës në banka, nuk më kishte pritur,
Të gjithë te tabela, n’ rresht ishin radhitur!…

Pranë katedrës , ora ku duhej shënua –
Porsi gardë e nderit, t’ gjithë ishin rreshtua!
T’ gjithë me padurim e prisnin ardhjen time,
T’ gjithë me brohoritje, t’ gjithë me përqafime!

Duartrokitje t’ ngrohta, gëzim i pa parë:
“O, mirë se na erdhe, i dashuri arsimtar!”
Të gjithë të gëzuar, shkëlqejnë si pasqyra,
Der’ sa i përqafova – me lot m’u mbush fytyra!…

Me sa fuqi kishin, ma shtrëngonin dorën –
Nuk mund ta nxjerr lapsin, që ta shënoj orën!
Thash t’ i fshehu lotët, fytyrën e mërdhezë,
Dhe e ktheva kokën kah dërrasa e zezë!…

Kur shikoj tabelën – shoh një mrekulli,
Që nxënësit e kishin bërë, vërtetë për çudi?!
N’ krye të tabelës, shkruan:”E  VII/3”-
“O, Demir Krasniqi – mirë se vjen tek ne!”…

“Me gëzim po të presim, ne e  VII/3,
Që ta mbajmë muzikën, me gëzim e hare!
O, mirë se na erdhe, arsimtari i jonë –
Ka një muaj ditë, që neve na mungon!”…

“Ti, për ne, ke qenë një arsimtar i mirë –
Ne, kur na mungove – e patëm shumë vështirë!”…
Një yll me gjashtë cepa e kishin vizatuar,
Dhe një sy t’ përlotur, që pret duke shikuar!…

Mu në mes – një pemë me ca kokrra fiqi ,
N’ ato kokrra pemësh , shkruante:”Krasniqi!”…
Në mes të tabelës – dy zemra me dy shigjeta,
Aty figuronin dashuri t’ vërteta!

Në njërën zemër shkruante me gëzim dhe hare:
“O, Demir Krasniqi – Ju do e  VII/3!”
“Në moshën e re dhe në moshë të vona –
Gjithmonë do të jeni, Ju, në zemrat tona!”

“Notat, pentagramin, ne kur i mësojmë –
Me Çelësin e Muzikës – në zemra të ngujojmë!”…
N’ hamer, kishin shkrua një parullë të re:
“O, Demir Krasniqi – mirë se vjen tek ne!”

“Këto fjalë e shkrime, na burojnë nga shpirti –
Fitore Maloku, Fiknete Rushiti…
Ilir Ramadani dhe gjithë klasa mbarë –
“Të duam si prindin , i dashuri arsimtar!”…

Pastaj, një pas njërit – tjetrin nuk e pret:
“Arsimtar, si i le fëmijët në kurbet?!
Si i gjete fëmijët edhe si i lave –
A e pate vështirë – prej tyre kur u ndave?!”…

Nga kjo befasi, tërësisht u hutova –
Drejtorin e shkollës, në këtë klasë e ftova!
-Ejani e shikoni mrekullinë e Zotit,
Fjalët nëpër buzë, më uleshin prej lotit!…

Drejtori mbanë fjalë, pedagog i vërtetë:
“Këso befasie, kurrë s’ kam pa në jetë!
Së bashku me Ju, nxënës – ne jemi krenar,
Që në shkollën tonë kem kësi arsimtar!”…

Gjilan, më 02. 02. 2006.

*****
Me rastin e kthimit nga pushimi njëmujor në Francë dhe Gjermani, ku isha në vizitë tek fëmijët e mi, që nga data 19 Dhjetor 2005 e deri më 20 Janar 2006.
Kjo poemë është një realitet, të cilin nuk e kam përjetuar asnjëherë në jetën time dhe as që e kam ëndërruar se do të  ndodhë diçka  e tillë në mes meje dhe nxënësve të mi!
Prandaj, nuk dita se si ta ruaj nga harresa kujtimin e përjetuar nga nxënësit e mi,  deri në frymën e fundit të jetës sime dhe përmes kësaj poeme, desha që këtij  kujtimi t’i jap  fuqi përjetësie!
                        Demir Krasniqi
    
IV. OFSHAMË KURBETI

21. LOTI I NËNËS
        Teksti: Shaban Cakolli
        Muzika: Demir Krasniqi

Sa lot ka derdhur nëna për mua –
Janë ngri ndër shkrepa, ndër mal e gurë…
Vështirë me pritë ndo ‘i  herë me u gëzua,
Se loti i nënës s’ të len t’ qetë kurrë!
    Refreni:
    Sa male e fusha i kam kalua,
    Aq larg vendlindjes, aq larg shtëpisë!…
    Me e pas ditë se kam me u pendua –
    Një hap jashtë porte s’e kisha nisë!

Veç zemra e nënës mund me e kuptua –
Sa është rropatur n’ rritje të djalit?!
E n’ moshë t’ pleqërisë, pranë mos me i qëllua –
Ndoshta s’ ia gjej as gurët e varrit?!
    Refreni:
    Sa male e fusha i kam kalua…etj.

    22. VENDI I HUAJ

Mallkua qoftë,  ai lanet,
Që përqeshë vendin e vet!
Që përqeshë dhe e nënçmon –
Vendin e huaj e lavdëron!
    Vendin e huaj, në ma lavdërofshin –
    Sorrat eshtrat mos m’i  qofshin!

Mallkua qoftë,  ai bir i zanës,
Që e përbuzë gjuhën e nënës!
Gjuhën e nënës e nënçmon –
N’ gjuhë të huaj komunikon!
    Gjuhën e nënës, kush e harroftë –
    Thera – varrin ia mbuloftë!

Mallkua qoftë, ai bir i bushtrës ,
Që turpërohet prej kulturës!
Prej kulturës së vet turpërohet –
N’ kulturë t’ huaj dashurohet!
    Kush turpërohet nga kultura –
    I huptë emri, ju thaftë lëkura!

    23. KOSOVA PO ZBRAZET

N’ katër anët e botës,
Këndej  dhe  andej deti –
Rininë e Kosovës,
Na i mori kurbeti!

Mbushen plot anie ,
Aeroplanë e trena…
Na ikin rinia –
Nëpër dhera tjera!

Shumë nëna pa sy,
Shumë vatra mbet shkret,
Shumë shtëpi nën dry,
Pa bukë e bereqet!

Nuset – pa dasmorë,
Motrat – pa vëllazëri,
Shumë bankat shkollore    
Ngelën pa fëmijë!

Hoxha – pa xhematë,
Këndon tallkin  te vorret!
S’ ka kush pret të pamet -
Shkret kanë mbet oborret!

Kosova po zbrazet,
S’ di se kujt po i jet?!
Nënat – lindin djemtë
Për luftëra e kurbet!…

    24. KTHEHUNI  

Na u zu dielli, u prishën  motet –
N’ vend të shiut -  pikojnë  lotët!
Pikojnë  lotët prej pikëllimi –
Fëmijët tanë na i mori mërgimi!

Rrjedhin lotët porsi gurrë –
Janë burim që s’ shterojnë kurrë!
Lotët – lum që tundin detin,
Nënat – n’ gjëmë mallkojnë kurbetin!

Presin nënat n’ prag të derës –
Kur do t’ vjen stina e verës?!
Kur do t’ vijnë fëmijët n’ pushime –
T’ hidhen nënat n’ përqafime?!

Thërrasin nënat nga Kosova,
Tuzi, Kraja e Tetova,
Prej Gucisë e Iliridës –
Kthehuni bijë, n’ këtë tokë t’ vendlindjes!

Kthehuni bijë, ju, prej kurbeti –
N’ vendin tuaj, ju pret lezeti!
Kthehuni bijë, ju sa ma para –
N’ vendin tuaj, ju pret e mbara!

Ktheni nuset, t’ i lindin bebat –
N’ vatrat tuaja, ju presin djepat!
Ju presin djepat në këto kulla,
Ju presin gjyshet me ninulla!

Ktheni fëmijët, pashë bukë e krip –
T’ luajnë, t’ këndojnë e t’ flasin shqip!
I pret çerdhja atje te kodra –
Që të flasin shqip me lodra!

Nipa e mbesa t’ shëndoshë si molla –
N’ gjuhën shqipe po i pret shkolla!
Kthehuni vajza – buzëburbuqe –
N’ vendin tuaj – bëhuni nuse!

Kthehuni  djem, ju pret konaku –
Ju pret gjyshi n’ ballë oxhaku!
Ju pret dasma me  bajrak,
Ju pret nusja me duvak!

Gjithë ku qet oxhaku tym –
N’ atë shtëpi ka vetëm gëzim!
Ku nuk qesin tym oxhaqet –
Janë mbyll magjet dhe kënaqet!

Kthehuni bijë, lokja ju thërret,
Mos na i lini vatrat shkret!
Sepse dielli n’ vend të huaj –
Kurrë s’ do t’ ngrohë kraharorin tuaj!

Kthehuni bijë, ju, prej mërgimi –
N’ vendin tuaj, ju pret amshimi!
Se as eshtrat n’ dhera t’ shkreta –
Nuk do t’ prehen  kurrë të qeta!

    25. QOFSH MALLKUA  I ZIU MËRGIM
        Koautorë:Demir Krasniqi e Besim Limani

E, heu, kur e dridhi, more, telin çiftelia,
Hej, seç mi preku, o, hej, ndjenjat e mia ,
Heu, ç’ mu kujtue, more, oh,     po nanë Shqipnia,
Eu, ç’ mu kujtue, more, oh, vendlindja ime,
Eu, fushë e mal, more, të Kosovës trime!…

E, heu, unë këtë kangë, more, hej , që jam tuj knue,
Hej, askund vargjet, besa, s’ia kam shkrue!
Oh, po m’ knon shpirti, more, çfarë po ma thotë zemra,
Oh, shpirt e zemër e mallkojnë vetmin-e,
Eu, qofsh mallkue, more, hej, i ziu mërgim-e!

E, heu, përtej malesh, oh, more, përtej deti –
Oh, rininë time, hej, e muer kurbeti!
Hej, do t’ ia marr,more, hej, krahët shqiponjës –
Oh, do t’ ia  sjell, more, hej, kangët Kosovës!
Heu, kur t’i knoj, more,hej, kto kang’t e mia –
Hej, para syve, oh, më del vendlindja!

MTV-2, Shkup, më 07 Dhjetor 2006.

    26. FOSHNJAT E KURBETIT  

Në vapë, në shi e në borë –
Nënat kurbetçare me foshnja në dorë!
Rrugët e Evropës - i çojnë drejt Kosovës ,
Rrugët e Kosovës – i kthejnë drejt Evropës!

Foshnjat e kurbetit – s’ dinë ç’ është gjumi i djepit,
Ninullat e gjyshes , as loja e Shën Gjergjit!
Foshnjat e kurbetit – s’ dinë ç’ është ujë i kroit,
Flladi i ahishtave, as era e ftoit!…

Foshnjat e kurbetit rriten në shtegtim,
N’ rrugëtime drejt Lindjes – kthim në Perëndim!
N’ trena, aeroplanë, tragete, vetura…
N’ pelena të lara me lotët si gurra!

Foshnjat e kurbetit , po sa i çelin sytë –
Nëpër rrugë t’ Evropës – ardhmëria i pritë!
Dhe çdo njëra, Zotin, e pyet n’ gjuhë të vet:
“A jemi ne fajtore, pse kem lind n’ kurbet?!”

-Rrugëtimet e gjata ne na e ndalin rritjen,
Bashkë me prindërit tanë për ta parë vendlindjen!
Në vapë e rreziqe netëve të pa gjumë,
Kufijve t’ Evropës, duke pritur shumë!

-Shpesh na u këputën ëndrrat, shpesh na u ndërpre kënga,
Duke përjetuar shumë skena të rënda!
Shpesh herë faqet tona na i lanë me lot,
Gjyshërit edhe gjyshet që na presin kot!

-Sa herë shkojmë n’ pushime, prej vere në verë –
Gjyshi edhe gjyshja na presin në derë!
Pak me buzagaz e më shumë lot e vaj,
Mallin dhe gëzimin, vështirë mund t’ i ndaj!

-Pastaj fillojnë lojërat edhe përqafimet,
Nga buzët e shkrumbuara i dëgjojmë rrëfimet!…
Ditën, këngët tona i dëgjon mëhalla –
Natën na zë gjumi pranë gjyshes me përralla!…

-Sa çelë e mëshelë sytë, pushimet kalojnë,
Gjyshi edhe gjyshja nisin e mendojnë!…
Si do t’ kalojmë ne, prapë në rrugë të gjata –
Ata nuk bëjnë gjumë me ditë e me nata?!

-Dalin, na përcjellin prapë sikur çdo herë,
Pa fjalë e pa frymë, me lot shikojnë n’ derë.
Na shikojnë për mbrapa deri në largësi –
Dhe kthehen pa shpirt në t’ lashtën shtëpi!

-Me ditë e me javë, pinë medikamente,
Me gojë e në letër, shkruajnë testamente!…
Sepse trupi i tyre, kurrë nuk gjen qetësim –
Deri sa fëmijët të mbërrijnë në mërgim!

    27. ANILA
-Mbesës sime në Çikago të Amerikës-

Kukulla e lodra plot oborri –
Mbesën time, kush ma mori?!
Letra, ngjyra, lapsa kimikë  –
Mbesa, m’ shkoi për  Amerikë!

Një n’ atë skutë e një n’ atë qoshe –
Shtëpia n’ heshtje mbeti boshe!
Papagajtë kanë ra në heshtje ,
S’ ka miklime, s’ ka buzëqeshje!

Në vetmi mbet papagalli –
Zjarri n’ gji më djeg nga malli!
N’ përqafime kush bënë gara?
Kush m’ i hapë dyert e para?!

Zgjaten duart e përshëndetjes,
Hije e rëndë i ra buzëqeshjes!
Aeroporti edhe sot,
Si përherë, u la me lot!

N’ 5- vjetorin e Ditëlindjes –
Rruga e mbarë i them Anilës!
Rritu mbesë, me shtat si pip –
Herën tjetër, na flet shqip!

    28. UDHA E MBARË EVLATI I JEM  
        -Bijës sime, Margaritës-

Loçka e zemrës, sot po dhemb –
Udha e mbarë evlati i jem!
T’ përcjell baba , për n’ kurbet,
Paq jetë t’ gjatë e paq shëndet!

S’ diti nëna , ty kur t’ bani –
Se do t’ çojë tej Oqeani !
S’ diti nëna, se do t’ rritë –
Të çojë nuse n’ Amerikë!

Kur t’ i shohësh diell e hënë –
Mos harro, ti, babë e nënë!
Mos harro, ti, bukë e krip –
Ku t’ mësoj nëna me fol shqip!

Kah t’ fluturosh me aeroplan –
Mendoi prindërit ku i ke lanë!
Mendoi lapsat, mendoi librat,
Mendoi lodrat, gjithë të mirat!

Kur t’ i fshish gjethet e mollës –
Mos harro bankat e shkollës!
Kur t’ i  fshish gjethet e arrës –
Mos harro këngët e babës!

Kur të bien rrudhat prej hallit –
Mos harro këngët e mallit!
Mos harro prindërit për s’ gjallit,
Që t’ kanë dashtë si sytë e ballit!

    29. OH SA MIRË ME KURBETÇARË

Oh, sa mirë me kurbetçarë,
Bahen bashkë familjet mbarë!
Kënga e vallja shkojnë vërdallë,
Motra e vëllezër rrinë ty u çmallë!

Kur po vijnë në aeroport –
Lahen pistat krejt me lot!
Kur po vijnë me vetura –
U dalin para gra e burra!

Kurbetçinjtë kur vijnë n’ pushime –
Një muaj gëzime e përqafime.
Një muaj dasma e lezete –
Hijeshi n’ fshatra e n’ qytete!

Por shumë shpejt kalojnë pushimet –
Prapë vijnë lotët dhe pikëllimet.
Në oborr e aeroport –
Prapë  vërshime plot me lot!

Për një vjet e shuan mallin –
Njëri – tjetrit ia lypë hallallin!
Prindërit vëzhgojnë me sy të mekur  –
A do t’ presin t’ gjallë, a t’ vdekur?!

30. SHPEJT KALOI EDHE KJO VERË

            Shpejt kaloi edhe kjo verë,
            Dhe prapë drynat na i vuri n’ derë!
            Dhe prapë dyert na i la nën dry,
            Dhe prapë nënat me lot në sy!

            Prapë oborri i zbrazët mbet,
            Fëmijët tanë na shkuan n’ kurbet!
            Vëzhgojnë prindërit me lot në shkallë –
            S’ kanë me kënd ma me u çmallë!

            Baba plak, vëzhgon drejt qiellit –
            Aeroplanët drejt Perëndimit!
            Zjarr e prush i ka në zemër –
            Nipa e mbesa s’ i  ka në prehër!

            Shpejt kaloi stina verore,
            S’ mbetën lapsa, as fletore!…
            S’ mbeten lodra, s’ mbeten kukulla,
            N’ heshtje t’ gjumit ka rënë kulla!

            Vend – pikëniqet për freskime,
            Mbetën zbrazur, si jetime!
            S’ ka ma gaz, as përqafime,
            Buzëqeshjet u kthyen n’ pikëllime!

            Zemra e babës – zemër guri,
            Paska qenë ma e fortë se guri!
            Si nuk çahet copa – copa,
            Kur fëmijët ia mori Evropa?!

            Zemra e nënës – zemër kreshnike,
            Paska qenë e fortë çelike!
            Si s’ u  ça, as nga tërmeti,
            Kur fëmijët ia mori kurbeti?!

            Sytë e nënës – shkëndija motesh,
            Si s’u shterën kurrë prej lotësh?!
            Goja e nënës – liqe që s’ thahet,
            Zemra e nënës – planet që s’ ndahet!

    31. RRUGA E MBARË FËMIJËT E MI

Përfunduan dasmat, këngët edhe sazet,
Fundi i Gushtit, na la në vetmi.
Përfunduan lojërat – oborri mbet zbrazët,
Shtëpia pushon në heshtje e qetësi.

S’ ka ma këngë, zhurma, as lodra,
S’ ka vallëzim, as argëtim,
S’ ka buzëqeshje , as shëtitje te Kodra,
S’ ka përqafim, as ledhatim!…

Sofra mbet e zbrazët dhe lahet me vaj -
Me almiset tjera e palosur në një qoshe,
Sepse ma nuk ulet askush për rreth saj,
Lugët dhe pjatat të gjitha mbeten boshe!…

Papagajtë vëzhgojnë
Në heshtje e në maraz –
Nuk ka kush t’ ua trazoj
Gjumin në kafaz!

Dhe qeni i vogël
U sëmurë nga mërzia
Se me te n’ oborr
Nuk lozin fëmija!

Dyert e oborrit –
Mbyllë me shula t’ hekurt,
Dhe tash e një vjet
S’ ka kush për t’ i prekur!

Vetura ma  nuk gumëzhin,
Sirena ma nuk alarmon,
S’ ka ma mysafirë që del edhe hyn,
As telefoni më nuk cingëron!

Lajthia në heshtje
Rrinë  me gjethe zverdhur,
Me fryte të skuqura,
Në gëzhvole vjerrur .

Lajthinë e molisur,
E kaploi vetmia,
Dhe pyet e habitur –
Nga na ikën fëmija?!
Nga iku Flakëroni,
Nga iku Loreta,
Pse nën hijen time
Nuk lozin me fleta?!

Pse nën hije time,
Nuk lozin me mua?
Pse s’ mi volën frytet –
Shkuan pa m’ shijua?!

Mezi rrita frytet –
Në vapë e në thatësi,
Duke na djegë dielli,
Pa ujë e pa shi!

Mezi prita ditët,
Pa lapsa e pa goma –
Që t’ ua dhuroi frytet
Gojëve të njoma!

Por, ju, nuk na volët,
As nuk na shijuat;
Na latë varur n’ gëzhvole,
E nuk na kërkuat!

Unë, ju desha shumë,
Por ju më mashtruat;
Natën, ikët pa gjumë –
Larg në kurbet shkuat!

Dardha me gemë kalaveshi,
E mërzitur e hidhëruar –
Kush s’ më preku, kush s’ më deshi,
Mbet kah ju duke shikuar!

Pse s’ më volët, s’ më kërkuat,
Shijen time të kësaj toke,
Por ju ikët edhe shkuat –
Më latë n’ vaj me degë për toke?!

Baseni i shterur nga vapa,
I ka tharë lotët duke pritur:
Flakëronin e Loretën,
Drinin e Diardin,
Rinorin e Rinën,
Arianën e Anilën!…

Dhe çdo ditë, pyet me habi –
Vallë, a mos ju kam hidhëruar?
Ku na ikën ata fëmijë,
Që nuk vijnë për t’ u freskuar?!

Ku janë fëmijët, nga na ikën,
Që në mua nuk llapuqitën?!
Tash kam mbet zbrazët pa dush,
Në mua ma s’ lahet askush!

Harmonikën e kaploi pikëllimi ,
Mbet mbi raft për ta mbuluar pluhuri –
Pse s’ merr ma n’ duar Shkëlqimi,
Me ata gishta si biluri?!

Hije e rëndë i ra shtëpisë,
Heshtje e rëndë i ra oborrit,
Nuk dëgjohet zëri i Mrikës,
Me ato gjeste të humorit?!

Dielli nxehë, por nuk ka drita,
Mbi shtëpi ka rënë një hije –
Pse nuk është këtu Afërdita,
Zonjë e rëndë, kjo bijë shtëpie?!

Kalojnë muaj e vjet në prita,
Për t’ u çmallë me një takim;
Kur mungon këtu Margarita –
Kënga kthehet në pikëllim!

I molisur gjëmon defi ,
Zjarr e mall gufojnë nga gjini …
Mungon vallja, mungon qejfi –
Kur s’ më merr n’ duar Shkumbini!

Rruga e mbarë, o, fëmijët e mi,
Paçi jetë, paçi shëndet!
Ju përcjell baba me lot në sy –
N’ rrugë të largëta për n’ kurbet!

V. TË TJERËT PËR DEMIRIN

Kadri OSMANI:

    32. MBURRJA I TAKON RAPSODIT
- Rapsodit Demir Krasniqi, në jubileun e
40 – Vjetorit të punës dhe krijimtarisë-

            O, Demir vëlla, o Hekuran,
            Mburrja i takon rapsodit,
            Prej kohësh e n’ ditë të sotit,
            Përkushtimi ynë 40 minuta,
            Nuk krahasohet dot pa çare,
            Me punën tuaj 40 – vjeçare!

            Sa koshere mjaltë na i dhurove,
            Me qilima Krahinën na e shtrove.
            Na e hijeshove me bar e dushk,
            Për turizëm dhe për çdo krushk.

            Kemi qenë të mbikëqyrur nga mafia,
            Me fat na qoftë tash Monografia!
            Monografia me shumë faqe,
            Qilima dhe ura me shumë harqe,
            Mauzerët mbështet për faqe!

            Tek se i kemi dy fqinj të zinj -
            Serbinë në veri e në jug një Greqi!!
            Shejtanë katran e dreqër të zinj!

            Përkrah pate bashkëshorten Xufe,
            Si një medaljon pas çdo beteje – lufte!

            Prishtinë, më 01.06.2008.

            Tefik SELIMI:

                33. BILBIL DHE KRIJUES
                    -Demir Krasniqit-

            Biri i Gollakut – gjaku i këtij truallit,
            Bilbil e krijues, që i këndoi popullit.
            Në kujtesën tonë, është emër i përveçëm,
            Bukur qëndisë këngët dhe këndon lezetshëm.
            
            Është emër i madh i veprave muzikore,
            Jetën ia kushtoi këngës popullore.
            Aty ku punon, aty ku jeton –
            I madh e i vogël, shumë e adhuron.

            Aty ku krijon, aty ku këndon –
            Jo, nuk ka njeri që nuk e dëgjon!
            I afërt, i dashur, njeri shembullor,
            Këngëtar e krijues i madh popullor.

            Si gurët në kala, shumë vargje rimojë,
            E bënë këngën t’ fortë, në qiell që të kumbojë!
            Shpalosë historinë, thellë e ngulitë ndjenjën,
            I jep fuqi këngës, që t’ dridh trupin, mendjen.

            N’ skena festivalesh, n’ dasmat popullore,
            Kudo e mirëpresin n’ duartrokitje prore.
            Mikpritje vëllazërore me zemër, bukë e krip –
            Se ai, frymon shqip edhe këndon shqip!

            Është bilbil, krijues e këngëtar i madh –
            I këndoi bariut e kosëtarit n’ livadh.
            I këndoi fshatarit, shkollarit, qytetarit,
            I këndoi heroit, dëshmorit, çlirimtarit…

            Bukuritë e atdheut i këndoi me dëshirë,
            Kudo i përqafuar me miq e dashamirë.
            Përfitoi shumë artdashës të këngës popullore,
            Malësia e Gollakut, me te, mburret prore!

            Ai, nuk pushoi dje, nuk pushon as sot,
            Robërisë dhe kurbetit  i këndoi me lot!
            N’ ringjalljen e artit, në jetësim të këngës –
            Këngës i dha udhë, në gjuhën e nënës!

            I këndoi betejat, trimat e Kosovës,
            Bijve të gjithë vendit dhe të diasporës.
            Në skenat vendore edhe ndërkombëtare –
            Qe ambasador i këngës shqiptare.

            Përmbi mijëra këngëve, ai është autor,
            Përmbi mijëra notave, është kompozitor.
            Mbledhës i folklorit dhe edukator,
            Publicist, gazetar dhe moderator…

            Kënga e tij – ujëvarë që buron nga bjeshkët,
            Gurrë e kthjellët  si loti, që zbret nga kreshtat.
            Të gjallëve - ua rritë famën, ua rrëqethë leshrat,
            Të vdekurve – iu thurë himne, ua lëkund eshtrat.

            Kënga e tij, kumbon me jone lezeti,
            Dëgjohet me ëndje përtej mali e deti…
            Kënga e tij, buron prej xhanit të zemrës,
            Këngë e shpirtit t’ popullit, këngë e së vërtetës.

            Kënga e tij, është këngë e frymëmarrjes së popullit,
            E ëmbël, e pastër si pika e lotit.
            Kënga e tij, jehonë e maleve krenare –
            Vullkan që nuk shuhet mbi trojet shqiptare!

            Zëri i tij, i ngrohtë me plot ëmbëlsim,
            Vokal i veçantë , mjeshtër në këndim.
            I jep shije këngës, shpirt edhe ngjyrim,
            Magji artistike, që të bënë më trim!
            
            Gjilan, më 24.08.2007.

            Shaban CAKOLLI:

                34. I PA EPUR
                    -Demir Krasniqit, në 40-të vjetorin e krijimtarisë-

            Dyzet pranvera
            ditëlindja ime
            jeta me vdekjen
            në dy luftime
            dhe në mos e bëfsha
            një ditë më shumë
            qelbësirës
            s’ i them dot parfum!…

            Gjermani , më 19 Korrik 2008.

            *****
    Mendimi im ishte se ju në krijimtarinë tuaj ishit këmbëngulës, për të i thënë të bardhës e bardhë, të zezës e zezë; pavarësisht pasojave që do të mund të ju shoqëronin prapa, pra ishit  i palëkundur për realen dhe kombëtaren rreth së cilës nuk pranuat asnjë luhatje.
                        Shaban CAKOLLI

                

    35. ARSIMTARIT TË MUZIKËS
        -Demir Krasniqit-

Shkolla fillore “Abaz Ajeti”
Me Ty, ka krenarinë .
Arsimtar  Demir Krasniqi -
Ti, je ylli ynë!

Ti, na bënë që të mësojmë
Të gëzueshëm , plot  hare.
Ti, na mëson si të këndojmë
Për të shtrenjtin tonë Atdhe!

Ty, o arsimtar,
Aq shumë ne të duam!
Fjalët tua por  si ar  –
Tek ne janë filmuar.

Muzika dhe kënga,
Shpirtin na e rrëmben -
Kur Demir Krasniqi,
Notat na i rrëfen!

Arsimtar i dashur,
Na jep dije - brumë ,
Thënia e juaj e pasur –
Për ne, do të thotë shumë!

Ty, të duam sikur prind,
Si vëlla e sikur mik,
Se Ti, je Demir Krasniqi –
Njeri i ndershëm dhe besnik!

I dashur për nxënës,
Bujar dhe krenar,
I sinqertë, shpresëdhënës,
Sikur çdo shqiptar.

Të duamë me shpirt,
O, mësuesi i jonë!
Në zemrat tona – dritë,
Do të jesh për gjithmonë!

        Fiknete RUSHITI, nxënëse e klasës VII/3,
        Shkolla Fillore “Aabaz Ajeti” në Gjilan.
        Viti shkollor 2005/2006.

    36. ARSIMTARIT DEMIR KRASNIQI
        -Akrostik-

Duamë ta dëgjojmë një këngë tënden,
E me e kujtua me thellësinë e zemrës!
Mirë i kompozon, i këndon, i boton …
I vetëm, i paepur – askush nuk të ndihmon!
Ritme këngësh madhështore – çdo zemër e pushton.

Këngët tua , me afsh kur i këndon –
Ringjallë shumë njerëz – shpirtrat ua madhëron!
Askush ndër bilbila, Ty, nuk ta kalon,
S’ ka njeri, as moshë, që Ti, s’ e disponon!
Në zemrën tënde bujare, ka vetëm këngë,
I mirë dhe i dashur, i afërt për çdo kënd,
Që mendon gjithmonë vetëm mirë për ne,
I jep botës një këngë të re, plotë dritë e hare!

        Donika ZUKA, nxënëse e klasës VII/3,
        Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.
        Viti shkollor 2005/2006.

VI. DEMIRI PËR TË TJERËT

    37. KALA QËNDRESE
        -Kadri Osmanit-

Sikur t’ ishe qengj –
Ujqit do të përmbysnin!
Sikur t’ ishe engjëll –
Djajtë do të gëlltisnin!

Sikur t’ ishe lis –
Pykat do të shkatërronin!
Sikur t’ ishe gur –
Me dinamit do të copëtonin!

Sikur t’ ishe urë –
Demonët do të rrënonin!
Sikur t’ ishe vullkan –
Llavat do të pushonin!

Po ti, ma i fortë se gurë,
Po ti, s’ u  bëre urë,
Po ti, qëndrove si burrë,
Po ti, s’ u  gjunjëzove kurrë!

Ti,
Simbol i rezistencës,
Ti,
Kala e qëndresës,
Ti,
Shkëndijë e shpresës,
Ti,
Peng  i ndërgjegjes,
Ti,
Flakadan i besës,
Ti,
Vizionar i së nesërmes.

Gjilan, më 14 Janar 2008.

    38. FLET ME BRUSHË DEMIR BEHLULI
-Me rastin e 60- vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të punës së tij krijuese -

N’ Karadak, në fshatin Binçë,
Një ditë shkova me ca miqë,
Hymë në Kishë, për mrekulli,
Me pa art dhe histori.
    Flet Nexhmije Pagarusha:
    “A po e sheh se çka bënë brusha?!”
    Me sy t’ mprehtë e me punë dore –
    Krijon vepra madhështore!
        Me një brushë e ngjyrë magjike –
        Jetëson ngjarjet historike,
        Ringjallë fytyrat patriotike
        Dhe legjendat tona kreshnike!…

Të gjithë trimat e Karadakut ,
Me një gjuhë e ngjyrë t’ një gjakut !
Thua se ngjallej Dedë Gjon Luli –
Flet me brushë Demir Behluli!
    U mahnit Dardani e Nora –
    Eu, Demir, Ty të lumtë dora!
    Të lumtë dora, të lumtë syri –
    Arti yt, n’ histori hyri!
        Eu, Demir, Ty të lumtë dora –
        S’ të lagë shiu, s’ të lagë bora,
        S’ të tremb murrlani, as stuhia,
        Lum Kosova – lum Shqipëria!

N’ fshatin Binçë, n’ atë shtëpi t’ Zotit –
I pash trimat e Karadakut,
N’ luftë me turqit ballë për ballë,
S’ kishin vdekur, por ishin t’ gjallë!
    Pashë të gjithë trimat e shqiptarisë,
    T’ Janinës, Krujës e gjithë Malësisë!…
    Bijë t’ Drenicës e t’ Karadakut,
    Që i vunë zjarrin anadollakut!
        N’ Kishë të Binçës – pashë një Zot,
        Pashë shumë trima e patriot…
        Kisha e Binçës – të gjithë ju dine:
        Nuk flet më n’ gjuhën latine!

Ku hyn Dema, n’ shumë xhamia -
S’ ka “elife” nga Arabia!
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip,
Për një Zot e për një dritë!
    S’ ka më “harfe” të mejtepit,
    Por ka shkronja të alfabetit,
    Predikues të fakultetit,
    Që i sjellin dritë miletit!
        Nga gëzimi – pikon loti,
        Kur në shqipe shkruhet:”Zoti!”
        Shkruhet shqip: “Zoti është Një” –
        Çdo gjuhë t’ botës, mirë e njeh!

Gjilan, më 7 Shkurt 1998.

    39. HOMERI I KOSOVËS
        -Selman Vokshit-

U linde në Durrës,
O, fryti i Gollakut,
Në rrëmujë t’ furtunës –
Biri i Lotë Vakut.

Si feniks shtegtove -
Shtigjeve të vendit !
Diturinë kërkove
Tek Konaku i  Kuvendit…

Me krahët e bilbilit –
Drejt vatrës së babës !…
Pentagrami i parë -
I Anamoravës.

Sytë drejtuar Kitkës -
N’ Kosovën lindore ;
Me Çelësin e Muzikës,
Me notat muzikore.

Bilbilat krahë lehtë,
Ligjëronin mbi pip –
Ç’ është kjo klarinetë,
Që po  kënduaka  shqip?!

Është kjo klarinetë –
Jehonë e kësaj ane;
Ia thotë me lezet,
Këngës “Gjylistane!”…

Flakë e dritë kandilash –
Në Shkollën Normale.
Këngë e lojë bilbilash –
Gëzueshëm mbi këto male…

Dridhen mandolinat ,
N’ sheshin e Gjilanit –
Vallëzuan gjeraqinat,
Për rreth shatërvanit!…

Dritë për rreth Gjilani,
Dituri dhe ar ;
Pedagog Selmani –
Dirigjent i parë.

Guri themeltar –
N’ Shkollë të Pentagramit;
Spiker, Redaktor
I Radio Gjilanit.

Gjenerata e breza ,
Nga Ti, morën rritën;
Shtrigat ogurzeza,
Seç ta vodhën dritën!

Terri nuk ta mposhti
Zemrën titanike;
Shpirtin seç ta joshi
Poema rapsodike!

Prej  sheshit në shesh,
Prej lagjes në lagje,
Erdhe  në mes nesh
Me mijëra vargje.

Të dëgjova, të lexova,
O, zogu i shqiponjës;
Dhe të pagëzova:
“HOMERI I KOSOVËS!”

Gjilan, më 28. 11. 2006.

    40. FANARË  DRITËSIE
        -Shaban Cakollit-

Penda jote – vargje dashurie,
Goja jote – fjalë ëmbëlsie,
Sytë e tu – fanarë dritësie,
Koka jote – hambar diturie.

Zemra jote – fole bujarie,
Shpirti yt – frymë pëqise,
Dora jote – ngrohtësi besnikërie,
Fytyra jote – pikturë Malësie.

Vargjet tua – kurorë nostalgjie,
Fjalët tua – jone melodie,
Këngët tua – lulëkuqe gjaku,
Shtati yt – bajrak Gollaku.

Gjilan, më 15. 07. 2008.

KANË  THËNË PËR DEMIR KRASNIQIN:

“Më bukur se Demir Krasniqi, nuk mundet askush të këndojë këngën folklorike! Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”…
ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpgff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg

nje koment

  1. KANË THËNË PËR DEMIR KRASNIQIN:

    “Më bukur se Demir Krasniqi, nuk mundet askush të këndojë këngën folklorike! Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”…
    Naime Azi – gazetare dhe moderatore e MTV-2,në emisionin e drejtpërdrejtë kulturor “SPEKTRI” në Shkup, më 27.12.2006.

    “Demir Krasniqi është alfa dhe omega e këngës dhe krijimtarisë muzikore shqiptare!”
    Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së.
    “Dy Demira – dy shahira, janë dy lulet më të mira!” (Aludon tek piktori Demir Behluli dhe këngëtari Demir Krasniqi).
    Nazmi Musa, profesor në Gjilan, më 31.03.04.2007.
    “Lum kombi që e ka Demir Krasniqin!”
    Mustafa Spahiu, gazetar dhe poet, në MTV-2 të Shkupit, më 07.04.2007. në Gjilan.
    “Demir Krasniqi është bibliotekë e këngës shqiptare!
    Demir Krasniqi është arkiv i këngës shqipe!”
    Hysen Këqiku, profesor, poet dhe shkrimtar, në Gjilan, më 09.06.2007.
    “Demir Krasniqi është njeriu i parë në Gjilan, që ka brohoritur parullën:”UÇK!UÇK”!
    Xhymshit Osmani, në Gjilan, më 11.06.2007.
    “Demir Krasniqi është Ismet Peja i Anamoravës!”
    Fehmi Sylejmani, profesor,
    në Gjilan, më 12.06.2007.
    “Demir Krasniqi është këngëtari më produktiv në trojet shqiptare!”
    Agim Kadriu- Çupaku, këngëtar popullor nga Presheva, në Gjilan, më 26.12.2006.
    “Demir Krasniqi është ylli i folklorit muzikor kosovar!”
    Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, më 2006.
    “Demir Krasniqi është rapsod i mrekullueshëm i këngës popullore patriotike!”
    Rajmonda Maleçka, shkrimtare dhe veprimtare e devotshme për çështjet madhore kombëtare dhe atdhetare, nga Tirana.
    Në Gjilan, më 07.07.2007.
    “Demir Krasniqi është veteran i dalluar dhe i palodhshëm në kontributin e këngës, historisë dhe kulturës mbarëkombëtare, e në veçanti asaj të Gollakut!”
    Muharrem Gashi, rapsod popullor dhe mbledhës i folklorit burimor shqiptar, në Prishtinë, më 23.07.2007.
    “Unë i falënderoi shumë këta dy burra:Demir Krasniqin dhe Xhemajl Berishën! Kur e kam dëgjuar këngën që ua kanë kushtua dhe këndua rapsodëve:Salih dhe Feriz Krasniqit – unë kam qa edhe ua kam ditë shumë për faleminderit që i kanë kujtua dhe e kanë zbukurua aq mirë atë këngë!”
    Ali Krasniqi, rapsod popullor nga fshati Llashka Drenoc i Malishevës, më 13.08.2007.
    “Demir Krasniqi është muze i gjallë i këngës dhe muzikës shqiptare. Ai i ka ruajtur dhe kultivuar me besnikëri vlerat e këngës burimore dhe të asaj qytetare. Ai është një artist shumë i madh i muzikës sonë tradicionale dhe i vlerave mbarëkombëtare shqiptare!”
    Dervish Imer Dervishi, bilbil i këngës burimore kërçovare, nga fshati Garanë – Kërçovë, më 17.08.2007.
    “Demir Krasniqi është ekspert i këngës dhe melosit të bukur shqiptar!”
    Vehbi Haziri, inxhinier ,krijues dhe kultivues i folklorit burimor kërçovarë.
    Në Kërçovë, më 17.08.2007.
    “Demir Krasniqi është legjenda e krijimtarisë dhe interpretimit të këngës kushtuar qytetit të Manastirit!”
    Habib Rushani, këngëtar i shquar nga Manastiri, më 13.10.2007, në Manastir.

    “Demir Krasniqi është enciklopedi e gjallë e folklorit tonë muzikor!”
    Lorenc Antoni, kompozitor, etnomuzikolog,melograf dhe pedagog muzikor, në Prishtinë, më 1971.
    “Demir Krasniqi është sinonim i këngës dhe jetës sonë muzikore!”
    Prof. Dr. Faik Shkodra, në Gjilan, më 2005.
    “Demir Krasniqi i takon një konfiguracioni dhe një reliefi të gjelbër që ashtu siç është, ka ditur t’ a krijojë vetëm natyra dhe në atë bukuri gjen figura me të cilat e stolisë bukurinë dhe të bukurën – dashurinë!…”
    Hysen Këqiku, profesor, poet dhe shkrimtar në Gjilan, më 2005.
    “Demir Krasniqi është muze i këngës popullore”.
    Demir Behluli, piktor, dizajner dhe poet, në Gjilan, më 2005.
    “Demir Krasniqi me këngët e tij, shpirtin na e shëron.Ai,sikur nusja në vek rrinë duke e qëndisur këngën të fortë si gur. Demir Krasniqi është bilbili i Gollakut”.
    Avdi Lena, poet dhe gazetar nga Struga, më 1982.
    “Demir Krasniqi është kroi i këngës popullore”.
    Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së, në Prishtinë, më 2006.
    “Demir Krasniqi – ai kosovar, është më i miri këngëtar. Zë bilbil, rapsod shqiptar, veterani legjendar”!
    Vahid Nasufi, mërgimtar në Zvicërr dhe poet kërçovar, më 2006.
    “Demir Krasniqi është Gjergj Fishta i Gollakut”!
    Enver Gruda, profesor, nga Drenica, më 1998.
    “Demir Krasniqi është një zemërbardhë, por fjalët e tij janë të kuqe!”
    Muharrem E. Ramabaja, gazetar, Kamenicë, më 1972.

    “Zëri i Demir Krasniqit është ushqim i shpirtit tonë. Ai, i stolisë këngët me mjeshtri dhe ju jep shije e hijeshi. Këngët e tij, të japin zemër e fuqi”!
    Hasan Sadiku, nëpunës, Prishtinë, më 1978.
    “Demir Krasniqi është mbret i këngës shqiptare. Ai është një hambar i këngëve si flori!”
    Lulëzim Krasniqi, këngëtar popullor, nga Grashtica, në Prishtinë, më 1994.
    “Demir Krasniqi është kopshti i këngëve tona popullore!”
    Shaip A. Berisha, rapsod nga Grashtica, në Prishtinë, më 2006.
    “Demir Krasniqi është kënga dhe shpirti i Malësisë së Gollakut!”
    Gani A. Berisha, nëpunës, nga Grashtica, në Prishtinë, më 1978.
    “Demir Krasniqi është vullkan që nuk pushon. Ai është legjendë e këngës sonë!”
    Shkëlqim Krasniqi, mërgimtar në Francë. Gjilan, më 1997.
    “Dy Demira – si dy lira”!(Aludon tek piktori Demir Behluli dhe këngëtari Demir Krasniqi).
    Musa Ajvazi, nga Pograxha, pensionist në Gjilan, më 2002.
    “Demir Krasniqi, përmes këngës së tij, ka nderuar dhe respektuar shumë këngëtarë, rapsodë të ndjerë, ndër të cilët edhe babanë tim të ndjerë, Marash Krasniqin!”
    Mëhill M. Krasniqi, rapsod nga Dashinoci i Pejës, më 2006.
    “Demir Krasniqi, i ka ringjallur dhe përjetësua veprat e krijuara nga babai ynë, Qamili i Vogël – Muhaxhiri!”
    Shqipe dhe Besim Q. Muhaxhiri, në Gjakovë, më 2006.
    “Demir Krasniqi është emblema e muzikës shqiptare, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë trojet shqiptare!”…
    Nazim Gagica, këngëtar i shquar popullor, në Gjilan, më 2006.

    “Demir Krasniqi është minierë e këngëve tona popullore!”
    Bekim Rexhepi, klarinetist, në Gjilan, më 2006.
    “Po kush nuk e njeh Demir Krasniqin – lulen e inteligjencës shqiptare?!”
    Rahim Sherif Sherifi, jurist nga Cërrnica e Gjilanit, më 30 Janar 2008.
    “Kënga e Demir Krasniqit, me titull:”Flaka e Janarit”, është një këngë universale patriotike e cila i ka të gjitha tiparet, elementet dhe bazamentin e folklorit dhe traditës muzikore nga të gjitha trojet shqiptare. Ajo mund të jetë një himn i përjetshëm i këtij Manifestimi, sepse i ka përfshi të gjitha substancat e këtij manifestimi!”
    Agim Krajka, kompozitor, fiz-harmonikist dhe artist i popullit, nga Tirana, në Gjilan, më 31 Janar 2008.
    “ E kam pritur autobusin te Bunari i Përlepnicës, sepse e kam ditur saktësisht se në cilin autobus dhe kur do të kalojë aty pari, këngëtari Demir Krasniqi! Për ta bërë këtë, më ka nxitur dëshira dhe pasioni që ta shoh për së afërmi se si luante aq bukur me violinë, kur ishte nxënës i shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë?! Ai, ulej gjithmonë mbi haubën e autobusit, në mes të shoferit dhe konduktorit, ku gjatë tërë udhëtimit nuk përtonte që t’ i binte violinës, të këndonte dhe t’ i argëtonte udhëtarët!”
    Skënder Maliqi – Kosaça, këngëtar, në Gjilan, më 14.02.2008.
    “Ju jeni njëri ndër figurat më të merituara për urimin e Pavarësisë së Kosovës, nga se keni bërë mund të madh përmes letrave të krijimtarisë suaj, pikërisht për ta gëzuar këtë festë dhe ditë të madhe për gjithë popullin shqiptar! Gëzuar për jetë e mot Pavarësia e Kosovës!”
    Hasan Tahiri, avokat, nga Prishtina, më 17.02.2008.

    “Demir Krasniqi njihet si njëri nga melosët e këngës shqipe, njohës dhe mbledhës i folklorit, këngëtar dhe rapsod popullor, pedagog i muzikës, kompozitor, si dhe autor i 14 veprave të botuara, që lidhen me muzikën”.
    Musa Sabedini, gazetar dhe Kryetar i K.G. “Beqir Musliu” në Gjilan. Gazeta “Lajm”,më 14.03.2008,faqe 14.
    “Demir Krasniqi është bilbil dhe krijues i madh i popullit. Është një emër i përveçëm i artit tonë muzikor. Është një emër i madh në jetën tonë muzikore. Nuk ka njeri që nuk e adhuron atë, si këngëtar dhe krijues i mirëfilltë. Është i pa lodhshëm dhe i pa epur. Ka një zë të veçantë në këngëtim. Ai dhe vetëm ai e bën këngën popullore të kumbojë e të thotë që të dridh trupin dhe mendjen. Kënga e tij i lëkund eshtrat. Demir Krasniqin e njohin i madh e i vogël në Anamoravë, Gollak, po në Preshevë, Prishtinë e më larg…Kënga e tij është bërë jehonë mali e qyteti. Kënga e tij dëgjohet përtej maleve, përtej Bjeshkëve të Nemura e deri në Kukës, Shkup, Dibër, Kërçovë e Manastir…Kënga e tij është këngë zemre e shpirti. Kënga e tij është këngë e popullit. Demir Krasniqi është nga ata krijues e këngëtar që ka fituar shumë miq, dashamirë, artdashës të këngës, i cili, si dje, por më shumë sot, është duke dhënë kontributin e tij në ngjalljen e artit të këngës anë e kënd vendit dhe diasporës. Demir Krasniqi është autor dhe ambasador i këngës popullore shqiptare!”…
    Tefik Selimi,profesor në Gjilan dhe gazetar.”Bota sot”më 24.08.2007.
    “Demir Krasniqi është antologji për krijuesit tjerë, sepse ai në shpirtin e tij krijues, nuk ka xhelozi ndaj të tjerëve. Atë që e krijon Demir Krasniqi, nuk mund ta krijojë tjetër njeri, sepse këtë dhunti ia ka falë vet Zoti!”
    Zenel L. Hajrizi, gazetar i RTK-së, në Prishtinë, më 15.04.2008.

    “Jemi shumë të gëzuar që të kemi Bilbil Krahine, Kosove dhe Shqipërie! Nuk mund ta marrim me mend zbrazësinë dhe varfërinë tonë pa ty, sikur që nuk mund të jemi krejtësisht të vetëdijshëm, as të aftë sa të llogarisim se sa na ke frymëzuar e na ke pasuruar shpirtërisht!?”
    Kadri Osmani, gazetar, veprimtar i devotshëm për çështje madhore kombëtare e atdhetare dhe poet, në Prishtinë, më 27 Maj 2008.
    “Demir Krasniqi është shpirti i gjeniut popullor!”
    Bilall Maliqi, gazetar, poet dhe grafik nga Presheva, më 02. Qershor 2008.
    “Demir Krasniqi është një mbledhës i folklorit kombëtar, që më duket si Gjergj Fishta!”
    Shaban Cakolli, gazetar në mërgim. Gjermani, më 24.06.2008.
    “Punëtor më të madh se Demir Krasniqin, unë nuk di që ka rrethi i Gjilanit!”
    Mefail Haziri, gazetar, në Gjilan, më 04.07.2008.
    “Krejt livadhet e Vërnezit, Vërnakollës dhe të Karadakut, dikur janë kositur duke i dëgjuar këngët e Demir Krasniqit!”
    Daut Sherifi, nga Çeliku i Karadakut, mërgimtar në Zvicërr. Më 13.08. 2008, në Gjilan.
    “Nuk dihet se sa gardhiqet dhe sa shkallët janë thyer e rrëzuar nëpër dasma e gazmende të ndryshme popullore, nga ana e botës femërore, duke vrapuar pas Demir Krasniqit, për ta dëgjuar atë, duke kënduar dhe për ta pa për së afërmi?!”
    Daut Sherifi, nga Çeliku i Karadakut,mërgimtar në Zvicërr. Më 13.08.2008, në Gjilan.
    “I lumi ti, çfarë babe ke! Po të kisha pasur unë një babë si ti, madje edhe shumë më të vogël se ky – do të isha njeriu më i lumtur në botë!”
    Shaip Korrani, mjeshtër, nga Pozhorani, në Gjilan, më 16.08.2008.

    DEMIR KRASNIQI NË LIBRAT E AUTORËVE TJERË

    Deri më tash, nga autorë të ndryshëm, Demir Krasniqi është përfshirë në këto libra:

    Lorenc Antoni:”Folklori muzikor shqiptar” – Bleni i IV,V,VI dhe VII.
    Prof. Ismail Ismaili:”Monografi e Shkollës Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan
    Mr. Bislim Pireva: “Monografi e Shkollës Fillore të Tugjecit”
    Hasan Hasani:”Enciklopoedia e shkrimtarëve shqiptarë 1502-2002”
    Prof.Dr. Faik Shkodra:”Gjurmime albanologjike”
    Prof. Xhevat Ismaili:”Veprimtarët shqiptarë të muzikës artistike në Anamoravë”
    Prof. Hysen Këqiku:”Pëshertimë për tokën”
    Shaban Baksi:”Ju kujtoj me këngë”
    Xhafer Leci:”Në themelet e traditës kombëtare shqiptare” 2006.
    Prof. Bahtir Sheholli:”Gjurmime albanologjike”- Prishtinë, 2007.
    Mr. sc. Xhavit Kryeziu:”Pishtarët e shkollave shqipe në Kamenicë”II.- Gjilan,2007.
    Tahir Foniqi:”Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi”- Prishtinë,2007.
    Esat Bicurri:”Ahengu gjakovar në shekuj” – Gjakovë,2006.
    Ismet Krasniqi: “Folklori art i pavdekshëm” – Klinë, 2006,
    Vahit Nasufi: “Sylynjarët e këngës popullore”- Kërçovë, 2006.

    Shënime për autorin:

    DEMIR KRASNIQI

    U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
    Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
    Pedagog muzikor,
    Këngëtar dhe rapsod popullor,
    Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
    Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
    Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
    Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
    Radio – gazetar dhe
    Gazetar hulumtues.

    Veprat e publikuara deri më tani janë:

    “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
    “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
    “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
    “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
    “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
    “Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
    Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
    “Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
    “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
    “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
    “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
    “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
    “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
    “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
    “Diell lirie” – Gjilan, 2008.
    Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
    Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

    “ Për emrin e Zotit,
    Për nderin e kombit,
    Për gjakun e dëshmorëve,
    Për eshtrat e varreve”!

    Përmbajtja:

    Diell lirie
    I falemi nderit Amerikës
    Të vallëzojmë për Pavarësinë
    Agim Ramadani
    Pëllumbat e lirisë
    Babit tim
    Kurrë nuk shuhet Manastiri
    Mustafë Salih Kelmendi
    Sylë Zarbinca
    Ramë Avdyl Pozhorani
    Bejtullah Këqiku
    Bllaca e tmerrit – kamp i ferrit
    Martirët e Karadakut të Gjilanit
    Murimi i Kalasë së Novobërdës
    Prizreni – djep i kulturës
    Kullat tona
    Koncertet e mia të para
    Gjethet e vjeshtës
    Kthimi në gjirin e nxënësve
    Klasa e VII/3
    Loti i nënës
    Vendi i huaj
    Kosova po zbrazet
    Kthehuni
    Qofsh mallkua i ziu mërgim
    Foshnjat e kurbetit
    Anila
    Udha e mbarë evlati i jem
    Oh sa mirë me kurbetçarë
    Shpejt kaloi edhe kjo verë
    Rruga e mbarë fëmijët e mi
    Mburrja i takon rapsodit
    Bilbil dhe krijues
    I pa epur
    Arsimtarit të muzikës
    Arsimtarit Demir Krasniqi
    Kala qëndrese
    Flet me brushë Demir Behluli
    Homeri i Kosovës
    Fanarë dritësie
    Kanë thënë për Demir Krasniqin
    Demir Krasniqi në librat e autorëve tjerë
    Shënime për autorin
    Përmbajtja

    koment nga cakolli — 28 Gusht 2008 @ 2:06 pm

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment