31 Korrik 2008

demir1.jpg

4 komente

  1. KUSHTUAR ZEQË VERBANIT
    rapsodi(Demir Krasniqi)

    N’dorë e mora çiftelinë,
    Ta shpaloj pak historinë.
    Ta këndoj nji trim shqiptar -
    Zeqë Vërbanin, atdhetar!

    Zeqë Vërbani, si kreshnik -
    Ka nxanë Grykën n’Kaçanik,
    Dërgut(1) pashës i ka dalë n’pritë,
    Nji ushtri e kanë koritë!

    Po ban Pasha: “Mjeri unë, i mjeri,
    Me këta trima nuk koka seri!”
    Idriz Seferi e Zeqë Vërbani -
    Kësi trimash i do vatani!…

    Këta kreshnikë prej Karadaku -
    S’po i trembë topi, s’po i trembë gjaku!…
    Le e rritë mbi kreshta t’gurit -
    Qenkan loza e Bajram Currit!”

    Zeqë Vërbani në rreth t’Vitisë -
    Karrshillak po i banë Serbisë!
    Nuk duron çetnikë, komitë,
    N’dru, Stojanin, e ka mbyt(2)!

    Zeqë Vërbanin, atë zog shqiptari -
    S’e tremb serbi, as bullgari!(3)
    S’e tremb Krajli i Serbisë,
    Jo, as Cari i Rusisë!…

    Po kjanë Krajli, n’Beligrat:
    “Nji shqiptar, s’po m’le rehat!
    N’telegram(4), po m’proteston -
    Për AGRAR, po m’kundërshton!”…

    Se n’Gjilan, Krajli ka ardhë -
    Zeqë Vërbani, i del për ballë:
    “Ty, bre, Krajl, po t’shoh budallë,
    Këto zullume, pse s’po i ndalë!
    Ti, more, Krajl, keq po gabon,
    Qysh po bjen n’Kosovë, kolonë!
    N’vend me i hapë shkollat shqiptare -
    Po zbaton REFORMË AGRARE!…
    Tokat tona me TAPI -
    Ja u jep serbëve e Malit t’Zi!
    Po i bjen serbë e malazezë -
    Kjo REFORMË, të qoftë e zezë!”…

    Kështu thotë faqja e historisë -
    Kurrë zullumi s’iu nda Shqipnisë!
    Nga pushtuesit, nga barbarët -
    Kurrë ditë t’bardhë, nuk panë shqiptarët!

    Erdhi këtu lloj-lloj barbari -
    Iku turku,erdh bullgari,
    Malazezi e serbijani,
    Këmishazitë dhe italiani!…

    Zeqë Vërbani, n’robni ish rritë,
    Nëpër lufta, ishte kalitë!
    Italianët dhe këmishazitë -
    N’tokat tona, ia vrajshin sytë!

    “Marrshall”-zeza, italiani,
    Thotë:”Kush asht, ai Zeqë Vërbani?
    Këmishazitë, po m’i ngacmon,
    Këtë regjim, s’po ma duron!”…

    Zeqë Vërbani, ai burrë trim,

    I del “Marrshallit”(5) n’dyluftim!
    N’dyluftim, iu shue jeta,
    Veç për komb e troje t’veta!

    Zeqë Vërbani, ai sokol mali,
    Me armiqë, luftën s’e ndali,
    S’e frikësoi Mbreti, as Krajli -
    Për Kosovë, jetën e fali!

    Zeqë Vërbani, çau stuhi -
    Hapi shkolla e ndërroi kufi.
    Luftë mbas lufte në Vërban -
    Për Atdhe, u ba kurban!

    Sa t’ketë trima, si Karadaku -
    Kurrë pa tym nuk jet oxhaku!
    Sa t’ketë trima, si Kaçaniku -
    Kurrë n’Kosovë, s’mund t’shkelë armiku!

    Sa t’ketë trima, si Stagova -
    Kurrë pa Zot, nuk jet Kosova!
    Sa t’ketë trima, si Zeqë Vërbani -
    Kurrë pa Zot, nuk jet vatani!

    koment nga cakolli — 31 Korrik 2008 @ 4:29 pm

  2. NAZIF RRAHMAN PËRLEPNICA

    N’ Përlepnicën legjendare,
    Në familjen atdhetare,
    Lindë e rritë Nazif Rrahmani,
    Trim për pushkë, kundër dushmani!
    Nazif trimi i Përlepnicës,
    Shumë luftoi në Luftë të Kikës,
    N’ Velegllavë, Ush, Bujanoc –
    Bombahedhës – nuk kishte shoq!
    N’ Gjyrishec e në Novak,
    N’ shumë katunde në Gollak,
    Mbrojnë kufijtë Shqipnisë Etnike –
    T’ mos shkelë knej kamba anmike !

    Nazif trimi, ai luftëtarë,
    Bombahedhës i dorës s’ parë,
    Shumë çetnikë, n’ Kikë shpartalloi,
    Shumë armët jav konfiskoj!…
    N’ Belegllavë , në Ush e n’ Kikë,
    Ushtrinë serbe e kanë koritë…
    N’ Bujanoc e në Gjilan,
    N’ lufta t’ mbrojtjes për vatan…
    Me shumë shokë, Nazif Rrahmani,
    Nji Kuvend , nji ditë e bani –
    Eni vllazën t’ i biem Gjilanit,
    Mos ta lamë n’ dorë t’ serbijanit!”…

    Mulla Idrizi, ai prijatar ,
    Kish Nazifin, dorë të parë,
    E urdhnoi t’ shkojë n’ Përlepnicë –
    Ta formojë nji Shtab t’ Ushtrisë!
    Shtab Ushtrie Vullnetare,
    Që ta gjejë nji odë shqiptare!
    Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit –
    Ishte oda e Zenel Osmanit!
    N’ Përlepnicë, n’ këtë Shtab të Parë,
    Vijnë shumë trima vullnetarë,
    Garda e rojës ishte formue,
    Krejt atë Shtab me e sigurue!
    Komandant në gardë të rojes –
    Nazif Rrahmani do të emnohet!

    Më datën 20 Dhjetor,
    Një Vendim në Shtab u mor –
    Vullnetar edhe eprorë,
    Më 23 Dhjetor,
    Të shtunën , para sabahit –
    Me ushtri me i ra Gjilanit!
    Ditë e shtune , n’ ora gjashtë,
    Fuqi Zoti, ne na dhashtë,
    Në Gjilan kemi me hy –
    N’ luftë me shkije sy me sy!

    Ndër shumë trima vullnetarë –
    N’ kamë u ngrit Nazifi i parë,
    Para Shtabit dhe Flamurit -
    Dha betim me fjalë të burrit:
    “Pasha Zotin , që m’ dha shpirt,
    Pasha nanën, që m’ dha gjitë,
    Pasha djepin , që m’ ka rritë,
    Pasha bukë e pasha kripë,
    Pasha krojet, ku jam flladitë,
    Pasha diell e pasha dritë,
    Pasha tokën Nanë Shqipni,
    Pasha Flamurin Kuqezi,
    Unë ma i pari kam me shkue,
    Bombat OZNES , me ja gjue,
    Edhe burgun me shkatrrue –
    Krejt vllazninë kam me i lirue!”…

    Siç e flet – e banë shqiptari,
    Ditë e shtune – ditë pazari,
    Gjithë Gjilani dhe shqiptarët –
    Do t’ i presin vullnetarët!
    Nazif trimi, ai burrë me namë,
    Armatoset deri n’ dhamë,
    N’ krah e qiti nji çekan,
    Dhe u nisën për Gjilan.

    Me shumë shokë, pa nji pa dy –
    Si drangoj n’ Gjilan kanë hy,
    Shpejt i nxor bombat e dorës
    Dhe ja qiti flakën OZNES!
    Dyert e burgut ren me ren,
    Me çekiç , tana po i then.
    Po i liron shqiptarët e ngratë –
    Ishin kanë tridhet’ e shtatë!…
    Luftë të rreptë po banë n’ sabah,
    E kish marrë nji plagë në krah!…
    N’ ora dhetë – për katër orë –
    Krejt Gjilanin e morën n’ dorë!…

    Nji plagë t’ randë , Nazifi e kish marrë,
    Ishte nisë kah Dheu i Bardhë,
    Me lypë vend për me u strehue,
    Edhe plagën me e shërue!
    Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalë –
    Kërkush ndihmë nuk i ka dalë?!
    N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra –
    Aty, shkijet e kanë vra!…

    Demir KRASNIQI

    koment nga cakolli — 16 Gusht 2008 @ 5:16 pm

  3. ky njeri mendo se nuk shum vler po mendoj se nje vler ,me te madhe e meriton JETISH VISHI por ne ket rast jan duke u ber me shpirt qe aj njeri te ngritet por joo qe nuke meriton edhe njaa ne verban JETISH VISHI A JOOO ZEQAA SE JENI GABIM

    koment nga muharrem — 15 Dhjetor 2008 @ 3:03 pm

  4. ESHT JETISH VISHI E JOOO ZEQ VERBANIII KUPTONE NJE HER RRR E PER GJITHMONN

    koment nga muharrem — 15 Dhjetor 2008 @ 3:03 pm

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment