Komente mbi: kulturë muzikore,kushtuar Demir Krasniqit-në dyzet vjetorin e këngës

Nga: Lonaa
gjegjegjeza

eshte porsi qader me nje kemb rri fushaave te gjera del kur bie shi qesht a e di(kepurdha)

Nga: cakolli
rrespekt edhe per ju znj.Sanije,po dhe rrespekti per babain tuaj Jakupin nga ana ime eshte i madh dhe i pa harruar,une kam shkruar diku ne faqe te gazetave dhe te netit per rrapsodin tone te madh Jakup Krasniqin,por aq sa kam ditur,mirepo kenga dhe rrespekti i tij do te jetojne me ne.

Nga: sanije krasniqi
po e kam lezuar disa naga demir krasniqi dhe  jam  e zhgenjyme me te se nuk i ka treguar disa keng te ndjerit JAKUP KRASNIQIT i cili ka kenduar me shpirt dhe  sod i kendojn disa keng te tina edhe i qesin si keng qe i kan shkruar vet dhe dua qe  kenget cilat i ka kenduar JAKUP KRASNIQI te mos i marin qe i kan shkruar vet edhe pse i kendojn let te jet vet autori qe i ka shkruar me respekt dhe zemer te thyer nga vet vajza e JAKUP KRASNIQIT

Nga: cakolli
OJ DADA SALË

Refreni përcjellës:

Ah, tjarana, tjarana, na,

Tjarana, tjarana, tjarana, na!

Ah, dibidup, dibidup, dup,

Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,

O, hajde t’ shkojmë nëpër Arabi-e!

Oh,merre Havën dhe dadën Selvet-e,

Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!

Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na…etj.

Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë,

Oh, do t’ lobojmë ne, oh, për Pavarësinë!

Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,

Oh,do t’ na njohin, ne, sovranitetin!

Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na…etj.

Oh, ndoshta skuqen, për hatër t’ Sevdis-e,

Oh, s’ ja mbarojnë, oh, qejfin Sërbis-e !

Oh, ndoshta skuqen, për hatër t’ Dudis-e,

Oh, s’ ja mbarojnë, oh, qejfin Rusis-e!

Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na…etj.

Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,

O, hajde t’ shkojmë s’ bashku deri n’ Shkup-e!

Oh, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,

Oh, e na njohin Kosovën, si shtet-e!

Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na…etj.

Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,

O, hajde t’ shkojmë ne, deri n’ Podgoric-e!

Oh,shkojmë e rreshkemi gjithë verën n’ bregdet-e,

Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!

Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na…etj.

Gjilan, më 26.09.2008.           Demir KRASNIQI

Nga: cakolli
RRAPSODI YNË  QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Demir Krasniqi,ky emër i njohur për artëdashësit anekënd trojeve shqiptare nga fëmijëria iu përkushtua këngës,një kënge domethënëse që qonte shtigjeve të historisë kombëtare,këngë të dëgjuara me ëndje nga populli që përqëndroheshin në personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Kështu ai bëri shtegtime nëpër hapisërën kombëtare plot dyzet vjet,ku tani  shënon dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij.Krijues,pedagog,këngëtar dhe kompozitor,krijoi për kombin,edukoj gjenerata të reja në frymën kombëtare,thuri e kompozoi tekste poezish e këngësh,i këndoi dhe i mbolli në shpirtin e popullit.

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:

Pedagog muzikor,

Këngëtar dhe rapsod popullor,

Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,

Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,

Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,

Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,

Radio – gazetar dhe

Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.

“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,

“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,

“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,

“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,

“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,

Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,

“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,

“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,

“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,

“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,

“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,

“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,

“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe

“Diell lirie” – Gjilan, 2008.

Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!

Në këngët dhe veprat e tij krijuese radhiti figurat e shquara të historisë sonë kombëtare,vlerat tona dhe pasuritë afirmative,epiloget e dyndjeve dhe luftrave nga iliria,protagonistët e kohes nga epoka e Skëndërbeut filluar me këngën për Gjergj Kastriotin,këngë kjo ku Demiri e filloi karierën e vet,i këndoj Rilindjes kombëtare dhe figurave të etapës së saj,Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Lëvizjeve kaçake dhe kohës së Shqipërisë etnike nga vitet 1941-1945.Janë këto momente të vlimeve kombëtare të cilat ashtu si i paraqiti Demir Krasniqi,nuk i ka shtjelluar as historian,dhe as këngëtar.Reportuaret e tij kanë nxitur një kureshtje të theksuar,nga se dëgjuesi ynë kishte dhe ka nevojë për një vlerë të tillë historiko-kulturore,sidomos dëgjuesit tanë të rinjë që kanë interes të njohin peripecitë e të kaluarës historike shekullore.Këngët e tij me misione kombëtare padyshim nuk priteshin si në kopshte lulesh nga pushtuesi dhe UDBA-shët e tij,fshiheshin,përndiqeshin,por ky   dashamirë i këngës dhe kombit,i përtrinte,u jipte shpirt,pavarësisht sakrificave para të cilave ndodhej,para grackave që i kurdiseshin.Demir Krasniqi mes këngës së tij paraqiti qëndresën e shqiptarëve për liri,përndjekjet,burgosjet,dhunimet dhe masakrimet mbi shqiptarët liridashës,dukedhënë komente mes këngës për 570 mijë të vrarësh dhe masakruarish,nga vitet 1878 deri më sot,paraqiti tmerrin e diskriminimit fizik dhe intelektual të shqiptarëve,i cili në mënyrë dinjitoze  nuk harroi asnjë cep të Kosovës.Demir Krasniqi ka kultivuar  edhe muzikën popullore,dhe pavarësisht motiveve,këngës  i ka dhënë frymë kombëtare.Këngët e Demir Krasniqit,kanë vlerë reale historike për të kaluarën e kombit,aq më tepër për të sotëmen,këngë që do të i qëndrojnë edhe kohërave të ardhshme.Edhe pas dyzet vjet krijimtarie Demir Krasniqi me të njejtën energji,i përkushtohet krijimtarisë dhe këngës,shkruan,kompozon këndon,i këndon kombit dhe mbetet i dashur dhe shumë i dëgjuar nga populli.

Nga: cakolli
KËNGË PËR BEJTULLAH KËÇIKUN

DEMIR KRASNIQI

1.

I:Vallë, po kush s’e njohu, Bacë Bejtullah Këqikun?

Bukë e kripë për mikun – plumba për armikun!:I

I:Vallë, po kush s’ e njohu, Bejtë – humanitarin?

Lapsa për shkollarin – plumba për tradhtarin !:I

I:Vallë, po kush s’ e njohu, Bejtën – atë skofiar?

Atë bamirës të madh – atë zemër bujarë ?:I

I:Atë, që ia ktheu buzëqeshjen skamnorit!

Atë, që ua  dinte hallet njerëzve, n’ ditë të zorit !…:I

2.

I:Atë, që kurrë s’ kursente, për të shpërndarë ndihma!

Atë, që ua fshinte lotët , fëmijëve jetima!:I

I:Atë, që ua jepte bukën, njerëzve të uritur

Dhe kurrë nuk harronte, se vet kështu është rritur !:I

I:Ditën derdhte djersën n’ Gjilan, Anamoravë,

Natën bënte gjumë me  ëndrra n’ Velegllavë!:I

I:Hapte rrugë e shtigje, mu n’ zemër të tokës,

Që t’ i afrojë njerëzit sa më  afër botës!:I

3.

I:I ndihmonte nxënësit, studentët, arsimtarët,

Ndihmonte kulturën, poetët e shkrimtarët…:I

I:E ndihmonte shkollën, e ndihmonte librin,

E luftonte t’ keqën, e afronte t’ mirin!:I

I:Seç e shponte gurin, mu në zemër t’ tokës,

Që t’ ua kthej me ari, bijve të Kosovës!:I

I:E ndihmonte luftën edhe çlirimtarët,

Ta fitojnë lirinë që të gjithë shqiptarët!:I

4.

I:Me dy djemtë e vet-e, me forcë të Anteut,

Nga një  pushkë më tepër ia shtuan Atdheut! :I

I:Për liri t’ Kosovës e shkriu pasurinë,

Por vdekja e ndau pa e pritë Pavarësinë! :I

I:Vdiq me fjalë t’ Naimit, duke i pëshpëritur ,

Të rinj e të reja duke i porositur:  :I

I:“Punë dhe vetëm punë, vëllezër , natë e ditë,

Që të del Kosova prej territ në dritë!”:I

Gjilan, më 29 Maj 2008.		Demir KRASNIQI

Nga: cakolli
Kadri Mani: Demir Krasniqi, Rapsodi i luftëtarëve të lirisë

E merkure, 21-05-2008, 07:06pm (GMT+1)

Demir Krasniqi

Demir Krasniqi, Rapsodi i luftëtarëve të lirisë

Nga Kadri Mani

Demir Krasniqi, u lind më 1950 në Tugjec të Malësisë së Gallapit (Daradanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë të Muzikës, por për shkaqe ekonomike nuk arriti që ta mbarojë. Ndërkohë u diplomua në dy degë të gazetarisë (Radio-gazetari dhe gazetari hulumtuese) në Universitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Universitetin e Gazetarisë Kanadeze.

Si arsimtar i kulturës muzikore, ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme, por është marrë edhe me gazetari në radio e televizion. Është i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos në Anamoravë si rapsod edhe interpret i muzikës popullore, krijues i këngëve në frymën e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirës popullore.

Është pjesëmarrës i dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, publikues i shumë disqeve të gramafonit dhe i mbi 70 albumeve të këngëve dhe muzikës popullore shqiptare. Demiri është autor i mbi 2000 këngëve dhe valleve origjinale dhe mbledhës i mbi 4000 këngëve të ndryshme popullore. Deri më tash i ka botuar këto vepra:

1.                  “Mallëngjime dhe oshtima”, Prishtinë, 1993;

2.                  “Qamili i Vogël - zë që nuk shuhet”, Prishtinë, 1995;

3.                  “Gjakon Kosova”, Gjilan, 1998;

4.                  “Këngë krismash lirie”, Gjilan, 2000;

5.                  “Bejtë Pireva”, Gjilan, 2002;

6.                  “Zeqir Maroca”, Gjilan, 2002;

7.                  “Këngë krismash lirie”, II, Gjilan, 2003;

8.                  “Familja Kurti nga Tugjeci”, Gjilan, 2003.

Në dorëshkrim i ka të gatshme edhe shumë vepra të tjera që presin botimin.

Demir Krasniqi jeton dhe vepron në Gjilan.

Demir Krasniqi, rapsod/ Këngë për luftëtarët e lirisë

FLAKA E JANARIT

Flaka e Janarit – flakë e   yjësisë,

Kushtrim i shqiptarit –  thirrje e  lirisë!

Flaka e Janarit erdhi në Gjilan,

Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka,

Nuk i trembi plumbi, nuk i trembi  vdekja!

Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi, Nuhiu –

Bora dhe acari – gjakun nuk jua ngriu!

Flaka e Janarit -  flakë që  na bashkon,

Dëshmorët e kombit, përherë  i nderon.

Kujton heroizmat që prej  Skënderbeut,

Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka…etj.

Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendarë,

Jetojnë në pikturë, n’ bronz e n’ lapidar.

N’ faqe t’ historisë me  shkronja të arta,

N’ vargje t’ poezisë, me këngë e lëvdata!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka…etj.

(Demir KRASNIQI, në 17- Vjetorin e manifestimit

mbarëkombëtar, Gjilan, më 17. 01. 2008)

VESEL KOSOVICA

Kur u dogj krejt Prapashtica –

U betua Vesel Kosovica:

“Mbi çetnikë, që vranë shqiptarë,

Kurdoherë, gjak kam me marrë!”

Ai, Veseli – një trim si zanë,

Ishte kanë kaçak me famë!…

Shkon Veseli, me Ajet Bllatën –

N’ Domaroc, e vrasin Radën!…

E vranë Rade Popullanin,

Vranë çetnikun, zullumqarin.

Vranë Stojanin, n’ Domaroc –

Ndër xhelat, nuk kishte shoq!

Ai, Stojani, s’dinte për prita,

Ish vojvodë përmbi komita!…

Në Gallap, n’ katunde mbarë –

Shumë ka pre, ka vra shqiptarë!…

Prej Presheve e n’ Kamenicë,

N’ Keçekollë e n’ Prapashticë…

Kriminel i dorës së parë –

Kasaphane ka ba n’shqiptarë!…

AJET KOSOVICA

Ajet Kosovica, një trim shqiptar,

Patriot e luftëtar.

Qysh i  ri, ishte frymëzua –

Për Atdhe, qysh me luftua!

Me e ruajt nderin dhe kufirin,

Me e dëgjua Mulla Idrizin,

Shyt Marecin, Muharrem Fejzën,

Hasan Remnikun, Hysen Tërpezën!…

Qysh i ri, në çdo konak –

Kishte mësua shumë për kaçakë!…

Atdhetarizmin e kishte n’ gjak –

Ndaj xhelatëve, me marrë hak!

Ajet Kosovica, trim i vërtetë,

Kishte n’grup 16 vetë…

Ishin forca vullnetare –

T’Rezistencës tonë shqiptare…

Mbrojnë kufijtë n’Kosovë lindore –

Mirë po u shkonte pushka për dore…

N’tanë Malësinë nëpër Gollak –

Luftë-o po bënin si ushtarakë!

Mori rrugën ilegal –

Disa vjet  qëndroi në mal…

Më parë donte t’ pushkatohej,

Se i gjallë, shkjaut t’ i dorëzohej!

Disa vjet, n’mal ka jetua,

Gigë Strezoci e ka lajmërua!

Me i herë OZNA e kanë rrethua,

E kanë lidhë, n’burg e kanë çua.

Iu lëshuan OZNA, sikur xhelatët –

Kallëzoj shokët, ku i kanë jatakët?!

Ja kanë shkoq mishin dredhë-dredhë,

As një fjalë dot s’ia kanë nxjerrë!

OZNA, fort ishte tërbua –

Për Ajetin, që s’ka kallëzua!

Gjithë torturave iu përballoi –

Atëherë OZNA e pushkatoi!…

Kështu punojnë trimat e paqtë –

As një vëlla, s’e marrin n’qafë!

Ma me qejf vdekjen e presin –

Se bukëdhënësit në Besë t’i presin!…

FETAH AHMETI[1]

(Teksti: Kadri Osmani – Muzika:Demir Krasniqi)

Më njëzet të muajit Tetorit,

Ra në duart e tradhtarit,

Ndër tortura e ndër  qelia –

Pa ditë gruaja, pa ditë fëmija!

Mu nga puna t’ndanë atë ditë,

Që t’mos shohësh ma, diell as dritë!

T’ndanë nga gruaja me gjashtë fëmijë –

T’humbën jetën n’burg të zi…

Kaluan mbi ty, plim stërvinarë,

Duke t’thithur gjakun e kuq,

Thithëlopat në gjak tëndin bënin garë –

Derisa trupi i njomë të ra lëmuq!

Mullizeza bëri klithje –

Lajm i zi erdhi n’familje,

Mori vesh fshati e mileti –

Ndërroi jetë Fetah Ahmeti!

Si erdh vdekja – kush s’e diti!

Thanë:”N’ spital i ka dalë shpirti…!?”

Kush e mbyti e dimë krejt –

Kurrë për jetë, falë s’ka me i mbet!

Në këto troje, ndër shqiptarë,

S’ka mbet gjak ende pa u marrë.

Del ndo ‘i  nënë, që lind ndo ‘i djalë –

Dhe Fetahu, s’shkon gjak falë!

Të mos vjen, vëlla, dheu i rëndë,

Ti, gjashtë shqipe, pas i ke lënë,

Ka kush të qanë, vëlla, ty me lot,

Sepse shtëpinë e ke me Zot!…

KALA QËNDRESE

- Kadri Osmanit-

Sikur t’ishe qengj –

Ujqit do të përmbysnin!

Sikur t’ishe engjëll –

Djajtë  do të gëlltisnin!

Sikur t’ishe lis –

Pykat do të  shkatërronin!

Sikur t’ishe gur –

Me dinamit  do të copëtonin!

Sikur t’ishe urë –

Demonët do të rrënonin!

Sikur t’ishe vullkan –

Llavat  do të pushonin!

Po ti,  ma i fortë se gurë,

Po ti,  s’u bëre urë,

Po ti, qëndrove si burrë,

Po ti, s’u gjunjëzove kurrë!

Ti,

Simbol i rezistencës,

Ti,

Kala e qëndresës,

Ti,

Shkëndijë  e shpresës,

Ti,

Peng i ndërgjegjes,

Ti,

Flakadan  i besës.

Gjilan, më 14 Janar 2008

ZEQË VËRBANI

rapsodi

N’dorë e mora çiftelinë,

Ta shpaloj pak historinë.

Ta këndoj nji trim shqiptar -

Zeqë Vërbanin, atdhetar!

Zeqë Vërbani, si kreshnik -

Ka nxanë Grykën n’Kaçanik,

Dërgut(1) pashës i ka dalë n’pritë,

Nji ushtri e kanë koritë!

Po ban Pasha: “Mjeri unë, i mjeri,

Me këta trima nuk koka seri!”

Idriz Seferi e Zeqë Vërbani -

Kësi trimash i do vatani!…

Këta kreshnikë prej Karadaku -

S’po i trembë topi, s’po i trembë gjaku!…

Le e rritë mbi kreshta t’gurit -

Qenkan loza e Bajram Currit!”

Zeqë Vërbani në rreth t’Vitisë -

Karrshillak po i banë Serbisë!

Nuk duron çetnikë, komitë,

N’dru, Stojanin, e ka mbyt(2)!

Zeqë Vërbanin, atë zog shqiptari -

S’e tremb serbi, as bullgari!(3)

S’e tremb Krajli i Serbisë,

Jo, as Cari i Rusisë!…

Po kjanë Krajli, n’Beligrat:

“Nji shqiptar, s’po m’le rehat!

N’telegram(4), po m’proteston -

Për AGRAR, po m’kundërshton!”…

Se n’Gjilan, Krajli ka ardhë -

Zeqë Vërbani, i del për ballë:

“Ty, bre, Krajl, po t’shoh budallë,

Këto zullume, pse s’po i ndalë!

Ti, more, Krajl, keq po gabon,

Qysh po bjen n’Kosovë, kolonë!

N’vend me i hapë shkollat shqiptare -

Po zbaton REFORMË AGRARE!…

Tokat tona me TAPI -

Ja u jep serbëve e Malit t’Zi!

Po i bjen serbë e malazezë -

Kjo REFORMË, të qoftë e zezë!”…

Kështu thotë faqja e historisë -

Kurrë zullumi s’iu nda Shqipnisë!

Nga pushtuesit, nga barbarët -

Kurrë ditë t’bardhë, nuk panë shqiptarët!

Erdhi këtu lloj-lloj barbari -

Iku turku,erdh bullgari,

Malazezi e serbijani,

Këmishazitë dhe italiani!…

Zeqë Vërbani, n’robni ish rritë,

Nëpër lufta, ishte kalitë!

Italianët dhe këmishazitë -

N’tokat tona, ia vrajshin sytë!

“Marrshall”-zeza, italiani,

Thotë:”Kush asht, ai Zeqë Vërbani?

Këmishazitë, po m’i ngacmon,

Këtë regjim, s’po ma duron!”…

Zeqë Vërbani, ai burrë trim,

I del “Marrshallit”(5) n’dyluftim!

N’dyluftim, iu shue jeta,

Veç për komb e troje t’veta!

Zeqë Vërbani, ai sokol mali,

Me armiqë, luftën s’e ndali,

S’e frikësoi Mbreti, as Krajli -

Për Kosovë, jetën e fali!

Zeqë Vërbani, çau stuhi -

Hapi shkolla e ndërroi kufi.

Luftë mbas lufte në Vërban -

Për Atdhe, u ba kurban!

Sa t’ketë trima, si Karadaku -

Kurrë pa tym nuk jet oxhaku!

Sa t’ketë trima, si Kaçaniku -

Kurrë n’Kosovë, s’mund t’shkelë armiku!

Sa t’ketë trima, si Stagova -

Kurrë pa Zot, nuk jet Kosova!

Sa t’ketë trima, si Zeqë Vërbani -

Kurrë pa Zot, nuk jet vatani!

Demir Krasniqi

rapsod popullor

(1) Pas Luftës së Kaçanikut më 1910, Turgut Pasha, Zeqë Vërbanit, Bajramit të Demës, Adem Kurtit dhe disa vërbanasve të tjerë që morën pjesë në luftë, ua dogji shtëpitë.

(2) Në vitin 1912/1913, si përfaqësues i Vërbanit në Komunën e Sllatinës, Zeqë Vërbani ra në konflikt fizik me Vojvodën famëkeq, Stojan Domorocin - Sellkiqin dhe u detyrua të emigrojë rreth 5 vjet në Turqi e Bullgari.

(3) Në qershor 1943 ushtria dhe policia bullgare natën e rrethojnë shtëpinë e Zeqë Vërbanit. Kur hasin në rezistencë nuk guxojnë të hyjnë në oborrin e rrethuar, e vrasin fqinjin e tij, Ali Kovaçin me dy mysafirët e tij Nezir Miftarin dhe Ramadan Mustafën! Me atë rast në rrethana të pandriçuara vritet edhe një nënoficer bullgar për çka akuzohen Zeqë Vërbani dhe bijtë e tij.

(4) Në vitin 1928, Zeqë Vërbani, në emër të shqiptarëve të Sllatinës, i dërgoi një telegram protestues Mbretit Aleksandër në Beograd, me të cilin i kritikoi organet agrare që ua merrnin tokat e punueshme shqiptarëve dhe ua jepnin kolonistëve serbomalazez. Telegrami ruhet edhe sot në Arkivin e Jugosllavisë dhe kopja në Arkivin e Kosovës. Ekzistimin e këtij telegrami i pari e zbuloi dhe e përmendi Dr. Hakif Bajrami në veprën e tij “Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë më 1918-1941, botuar në Prishtinë më 1981.

(5) Në vjeshtë të vitit 1943, para shtëpisë së Zeqë Vërbanit zhvillohet një përleshje e armatosur me patrullën italiane ku u përdorën edhe bombat. Me atë rast, vritet Zeqë Vërbani dhe “Mareshali” italian dhe plagosen Hajrush Hajrullahu, Sherif Emini dhe Haki Misini. Italianët nuk arrijnë ta marrin kufomën e italianit të vrarë, i cili varroset aty në afërsi, ku edhe sot i gjenden eshtrat.

Nga: cakolli
NË MALËSINË E GOLLAKUT KOMUNA E DARDANËS

(ish-Kamenicë)

TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”

Gjyrishec- Kamenicë, më 03. 08. 2008.

Të dielën e parë të muajit Gusht, më datën 3, në Malësinë e Gollakut të Kamenicës , u mbajt manifestimi tradicional: TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”.

Në këto “Takime…”, të dytat me radhë në këtë fshat, morën pjesë një numër i madh qytetarësh:bashkëfshatarë, kurbetçi dhe të gjitha vendet urbane ku jetojnë njerëzit e migruar nga këto anë. Në mesin e tyre, kishte edhe shumë figura të shquara të jetës sonë kulturore e politike gjithandej Kosovës, e në veçanti ishte e madhërishme prezenca e shumë familjarëve të dëshmorëve të kombit nga këto anë, si dhe veteranë të dalë nga shoqatat e luftës së UÇK-së.

Manifestimi tradicional Takimet e Vendlindjes “Gjyrisheci – 2008” ( i dyti me radhë) organizohet dhe mbahet në shenj përkujtimi e nderimi ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nga ky fshat, siç janë: Rafet Isufi, Agush Isufi dhe Florim Ymeri, tek vendi i quajtur:”Thera e Agushit”, ku është ngritur kompleksi përkujtimor për dëshmorët e rënë, të lartpërmendur, por edhe të tjerët që kanë rënë viktima të terrorit serbë gjatë një shekulli që e lamë pas.

Manifestimi i sivjetmë u hap me antonimin e Himnit të Flamurit Kombëtar. Me një fjalë rasti dhe mirëseardhje, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i K. O. të këtij manifestimi, z. Vehbi Jusufi, veteran i arsimit nga ky fshat.

Pas tij, në tribunë u ngjitë për një fjalë rasti, ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, z. Ahmet Isufi – Komandant “Rexha”, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetar i AAK-së, që është i lindur në këtë fshat.

Zoti Isufi, në fjalën e vet të rastit, më tepër u fokusua tek kurbetçinjtë , për të cilët tha se pa ndihmën e tyre permanente, vështirë se do të fitohej lufta jonë çlirimtare!

Andaj, Isufi, u bëri  thirrje të gjithë bashkëvendësve dhe bashkatdhetarëve, që të kthehen në vendlindjet e tyre, të investojnë kapitalin e tyre aty, të ndihmojnë progresin e Atdheut , me punësimin e të rinjve, t’ i japin shpirt, jetë dhe gjallëri kësaj Malësie legjendare!

Theks të veçantë z. Isufi, i vuri rëndësisë së shkollimit dhe të arsimimit të fëmijëve të kurbetçinjve dhe rolit të mbrojtjes së tyre nga asimilimi i mundshëm!

Kryetari i KK të Kamenicës, z. Begzad Sinani, në fjalën e vet të rastit, para të pranishmëve , u zotua se gjatë mandatit të tij, do t’ u jap prioritete ngritjes së infrastrukturës rrugore në mbarë fshatrat e Malësisë së Gollakut, në mënyrë që këtyre banorëve t’ u krijohen kushte të volitshme për jetesë, rikthim dhe riatdhesim!

Po ashtu edhe Kryetari i Shoqatës “Gollaku”, z. Islam Veliu, para të pranishmëve shpalosi shumë iniciativa dhe projekte të reja që ndërlidhën me zhvillimin dhe përparimin e fshatrave të Malësisë së Gollakut, ku një pjesë e këtyre projekteve janë publikuar në Revistën vjetore “GOLLAKU” Nr. 3, korrik 2008.

Njëri nga ata pak banorë të rrallë, që kanë mbetur të vazhdojnë jetesën në këtë fshat dhe që në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që ta braktisë fshatin e lindjes, z. Ahmet Bislim Islufi, kishte shumë ankesa për të na rrëfyer, për kushtet shumë të rënda të jetesës në këtë fshat të largët malor. Ai, ndër të tjera, na tha se dikur në fshatin Gjyrishec jetonin gjithsejtë 115 familje, kurse sot aktualisht jetojnë vetëm 9 familje!

Shkolla fillore e këtij fshati është në gjendje të mjerueshme para rrënimit të tërësishëm, nga se askush mbi te nuk u gjet që të vë dorë meremetimi. Aktualisht, në këtë shkollë i ndjekin mësimet vetëm 3 nxënës, me të cilët në kushte shumë të rënda punon  mësuesi Kadrush Osmani,  i cili udhëton për çdo ditë nga fshati Shahiq.

Z. Ahmet B. Isufi, kishte shumë halle dhe ankesa shumë të ndjeshme dhe serioze. Ndër to, ai vazhdimisht ankohej se bujqit e këtyre anëve, janë shumë të rrezikuar nga ujqit, derrat e egër dhe grabitqarët tjerë, nga të cilët vazhdimisht po u dëmtohen bagëtitë, shpezët shtëpiake e sidomos arat e mbjella me bereqete të ndryshme, ku pas gjithë asaj pune të mundimshme fizike, bishat e egra po ua gëlltisin kafshatën e gojës!

Probleme akute, për këta pak banorë , shkakton mungesa permanente e rrymës elektrike, e cila më shumë nuk është , se që është! Por edhe kur është, ajo reduktohet në shkallën 5 me 1 në favor të territ! Ai, madje parashtroi pyetjen:”Si të shkollohen këta pak vogëlush e vogëlushe, kur nuk kanë rrugë, nuk kanë shkollë , udhëtojnë larg duke u ballafaqua gati për çdo ditë gjatë rrugës me bisha të egra?!

Si të jetojnë nënat dhe gratë e kësaj Malësie, kur nuk ka rrugë, nuk ka ambulancë, nuk ka mjek, infermiere dhe si të gjenden lehonat gjatë 6 muajve të dimrit, kur nga këtu shkëputen të gjitha lidhjet me botën?!

Njëri nga kurbetçinjtë e dergjur që moti nëpër vend punishtet e Evropës, z. Veli Isufi, theksoi ndër të tjera :”Ne që digjemi me mall  të vendlindje kudo nëpër botë, nuk na dhembet as edhe kafshorja e fundit e gojës, për ta ndarë për të mirat e vendlindjes dhe atdheut tonë! Vetëm për ngritjen e Kompleksit të lapidarëve të dëshmorëve të kombit nga ky fshat, diaspora ka mbledhur 26.000 Euro, e po qe nevoja, ne sërish do të jemi ata që ishim më parë! Vetëm le të shihet diçka e mirë dhe e mbarë në këtë fshat dhe ne nuk do ta kursejmë as frymën e fundit për te!

Fundin e këtyre “Takimeve” e shënoi një program modest kulturor i përgatitur nga të rinjtë shkollarë të këtij fshati, rapsodët dhe recituesit e mirënjohur.

Pa dyshim, se emocionet e të pranishmëve u ngritën me rastin e interpretimit për herë të parë në këtë Manifestim, të këngës kushtuar dëshmorit të këtij fshati:”RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT”,thurur, kompozuar dhe kënduar nga doajeni i këngës nga kjo Malësi, z. Demir Krasniqi. Kjo këngë u mirëprit me ovacione nga të gjithë të pranishmit, por shumë më të prekshme ishin rrëqethjet e fëmijëve dhe të familjes së vet dëshmorit, të cilët mundoheshin t’ i përballojnë krenarë emocioneve të tyre ndaj babait, prindërit, vëllait dhe bashkëshortit të tyre!

Në fund të manifestimit, u bë e ditur se këto “Takime” gjatë viteve të ardhshme do të mbahen të dielën e tretë të muajit korrik!

Pas programit zyrtar, ishte shumë emocionuese, momenti kur të gjithë mysafirët u shpërndanë të qetë në grupe të ndryshme, ku u drejtuan për t’ iu bërë homazhe varrezave të familjeve të tyre dhe vizita atyre familjeve të cilat kishin mbetur ende për të jetuar atje!

Shumica prej tyre, shiheshin nga larg duke i freskuar faqet nga vapa me ujin e krojeve të baballarëve dhe stërgjyshërve të tyre, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë freskonin gojët dhe buzët e njoma me pemët e mbjella dhe të shartuara nga paraardhësit e tyre në trojet stërgjyshore!

Gjyrishec – Gjilan, më 03. 08.2008.					Shaban CAKOLLI

Nga: cakolli
DEMIR KRASNIQI

PEDAGOGU DEMAGOG

N´Fakultetet tona

ka shumë pedagog

por në to frymojnë

dhe ca demagog.

N´kushte shumë t´vështira

dhe nën okupim

shquheshin do dëshira

për ndonjë studim.

N´mesin e studentave

kishte studentesha

që janë vigjilente

malsore trimeresha.

N´fund të ligjeratave

i nënshtroheshin provimeve

para profesorëve vlersim i diturive

kur i mban provimet,demagogu plak

fillon manovrimet,sju jep notën hak.

Demagogu plak,flokun bardhë si gjog

kur sheh vajza t´reja

mendja i bahet zog!

Ja merr mendja t´shkretit

që n´grusht e ka botën

e i thotë studentes:Eja ta jap notën

në synofsh suksesin

edhe mos msofsh hiq

shtine n´´çantë indeksin

eja t´shkojmë n´kafiq

skuqet, shtrydhet vajza

pedagogu im

t´paska shkelur mosha

si babain tim.

Nga: cakolli
DEMIR KRASNIQI

NË SABAH KËNDON BYLBYLI

Thotë se qeli drandafili

Drandofili vese ,vese

ti mi lujte mendt prej kres

o ti djali pa martue

shite oren merrum mue

une oren nuk e shes

ja do t´marr e ja do t´vdes.