kulturë muzikore,kushtuar Demir Krasniqit-në dyzet vjetorin e këngës

19 Korrik 2008

Demir Krasniqi u lind më 10 shkurt 1950 në Tugjec të Dardanës.Mësimet epara i ndoqi në vendlindje,kurse të mesmën drejtimin muzikor e kreu në Prishtinë,dhe më pas kastudjuar gazetari.Pas shkollimit ka punuar mësimdhënës në shumë shkolla të Kosovës ,plot 37 vjet me radhë.Bazen muzikore e ka marrë nga fëmijëria.Ai është përcaktuar për muzikënkombëtare,njihet ndër këngëtarët e parë të Anamoravës.Si i ri iu rrek manifestimeve dhe festivaleve prej nga mori shumë shpërblime,po shpërblimi më domethënës ishte ai kur u shpërblyar si i ri në  manifestimin rajonal”Mikrofoni është i juaj”:Demiri ishte më i pranishmi në media,shumë i njohur  dhe  i kryesuar në RTP.Në opusin e vet ka mbi 2000 këngë të shkruara dhe komponuara nga vet ai,të inçizuara në pllaka gramafoni, audio-video kaseta,cd dhe DVD.Mbledhës i folklorit nga gjitha trojet etnike shqiptare ,me mbi 4000 këngë të mbledhura,disa prej tyre botuar në blendet shqiptare IV,V;VI;VII.Demir Krasniqi plot dyzet vjet u mor me krijimtari nga ka botuar 14 libra,kurse në jubileun e dyzetvjetorit të krijimtarisë së ti po boton librin epesëmbdhjetë” Lirika popullore e Gollakut” me 1216 këngë të mbledhuranga trevat shqiptare.Demir Krasniqi i ka kënduar me dhembje sakrificave kombëtare,dhe me gëzim të arriturave.Dyzet vjet mes këngës ka shpalosur historinë kombëtare.Duke i uruar dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij,i urojmë shëndet të mbarë dhe shumë shumë suksese të mëtejme.

28 komente

  1. PARODI-DEMIR KRASNIQI

    “TALLAVA”

    Haj medet,medet-e
    Po bëjnë djem e çika-
    N´duar t´kujt ka mbet-e
    Kënga dhe muzika?!

    N´Duar t´matrazapve
    Me shkolla fillore,
    Që kurrë nuk e deshën
    Këngën popullore!

    Që s´njohin traditën,
    Toskërishte,gegërishte,
    Po na e ndalin rritën
    me këngë magjupishte?!

    Humbën këngët tona
    Me atë bukuri-e
    Himn në dasmat tona-
    “ÇAJE SHUKARIJE”?!

    Shih çka m´tha një ditë-e
    producent Maskari-
    Këngët e traditës
    Nuk po i ha pazari!

    Po deshe albumi
    T´shkoj sikur bakllava
    k´no këngë magjupishte
    N´stilin”TALLAVA”!

    koment nga cakolli — 20 Korrik 2008 @ 9:32 am

  2. DEMIR KRASNIQI

    KOSOVA NUSE ME KURORË

    O,boll kem pritë qe dymijëvjet-
    O,herë ndër krajl e herë ndër mbret!…
    T´jem të lirë e t´kemi shtet-
    Vendin tonë ta sundojmë vetë!
    Oj Kosovë me fat t´qoftë shteti,
    Pavarësia,SOVRANITETI!
    Oj Kosovë-kala prej guri
    Me fat t´qoftë Himni e Flamuri!
    O moj Kosovë,të puthsha në sy
    O shumë e gjaku është derdhë për ty!
    Derdhën gjakun shumë dëshmorë-
    Të bënë nuse me kurorë!
    Rrofsh Kosovë demokratike-
    Krah për krah me shtetet mike!
    Náleancën Atlantike-
    E ke forcën titanike.

    P.s.Këtë këngë Demir Krasniqi e këndoj në sheshin e Gjilanit,ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    koment nga cakolli — 20 Korrik 2008 @ 11:02 am

  3. Përfaqësim

    KURRË NUK SHUHET MANASTIRI
    Është kjo një këngë e krijuar nga këngëtari dhe krijuesi ynë i njohur Demir Krasniqi,i cili me këtë këngë do të e përfaqësoj Kosovën,me rastin e 100 vjetorit të”Kongresit të Alfabetit”,në manifestimin qendror në Manastir që do të mbahet prej 14-22nëntor 2008.

    koment nga cakolli — 20 Korrik 2008 @ 11:12 am

  4. Në Jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore:

    DY ALBUME TË REJA ME KËNGË TË DEMIR KRASNIQIT
    ————————————————————-

    Gjilan,korrik 2008
    produksioni muzikor”Mr Bini”Gjilan
    —————————————-

    Në jubileun e 40-vjetorit të këngës dhe krijimtarisë muzikore,këngëtari,krijuesi, pedagogudhe kompozitori i lindur në Malësinë e Gollakut-Demir Krasniqi,para ca ditësh publikoi dy albume të reja me këngë autoriale dhe nga tradita jonë muzikore.Vlenë të theksohet,se këto dy albume jubilare,me këngë të kompozuara në frymën e melosit tradicional dhe këngë të trashëguara nga tradita jonë muzikore,këngëtari ynë Demir Krasniqi i ka realizuar me punën ,mundin
    dhe shpenzimet e veta personale,pa ndihmën e askujt,vetëm e vetëm që të ua lë në dispozicion adhuruesve të vet besnik,të cilët e shijuan këngën dhe talentin e tij,gjatë katër dekadave të kaluara.
    Pra Demiri nuk ka bërë albume për komercializëm,për të ngritur karierë,as për të përfituar materialist nga këto këngë!Qëllimi i tij jetësor prej artisti popullor ishte,është dhe do të mbetet përgjëthmonë kënaqëja e shpiertrave që e duan,e dëgjojnë,e këndojnë dhe e konsumojnë këngën tradicionale shqiptar.
    Për të qëndruar vertikal në këtë rrugëtim të gjatë,Demir Krasniqit gjëthmonë i ka parapri si fanar drite,motoja e legjendës së këngës shqiptare Qamili i Vogël,i cili gjatë gjëthë jetës së tij thoshte:

    “Nëse këndon për fytyrë-nuk do të kesh para!
    Nëse këndon për para-nuk do të kesh fytyrë!”

    Andaj Demiri me vetëdije të plotë e zgjodhi rrugën e të kënduarit për fytyrë,e jo ate për para!
    Në anën tjetër,gjatë krijimtarisë së tij Demir Krasniqi gjëthmonë ka krijuar,botuar dhe kënduar nën moton e tij të përhershme:

    “Për emrin e Zotit,
    Për nderin e kombit,
    Për gjakun e dëshmorëve,
    Për eshtrat e varreve!”

    Krijimtaria e tij nën këtë moto,nuk u shkoi për shtati të ashtuquajturve”Producent” të firmave të ndryshme muzikore,të cilët e kanë vërshuar tregun e brendshëm dhe të jashtëm muzikor me vlerat e dyshimta muzikore,që më së paku kundërmojnë erë kënge e muzike shqiptare!

    Ipenguar nga këto tendenca,Demiri nuk ia doli që të bindi ndonjërin prej tyre,që për nderë të këtij jubileu dhe të rrespektit ndaj adhuruesve të tij t´ia merrnin këto albume dhe tía editonin për publikun e gjërë muzikor,atë vendor dhe në diasporë.Ndonëse Demiri ua ofroi këto albume gratis,të tillët jo vetëm që nuk ia morën për editim albumet,por edhe e përbuzën nderin e tij në mënyrat më të paskrupullta,ndër të cilat po i përmendim vetëm disa sosh:

    “Nuk po i ha pazari këngët tradicionale!”
    “Ka kaluar koha e këngëve të Ali Bungut!”
    “Këndo këngë”Tallava”!
    “Tu ka plakë zëri”!,etj..etj……

    Më në fund u gjend një njeri producent që e kuptoj rëndësinë,vlerën dhe kontributin shumëvjeçar të Demir Krasniqit dhe ia mori për editim këto dy albume jubilare,madje edhe në rrezik të tij material!Është ky producenti Lulëzim Gagica,pronar i produkcionit muzikor”Mr Bini” nga Gjilani,i cili është njeri i njohur për kultivimin e vlerave muzikore,dhe ka qëndrim besnik ndaj këngës tradicionale shqiptare.

    Produkcioni muzikor”Mr Bini”,këto ditë editoi dhe publikoi dopio-albumin e këngëve të Demir Krasniqit,duke i botuar ato në dy CD të pandara!

    Në albumin e parë të këtij jubileu,Demir Krasniqi për adhuruesit e vet ka zgjedhur këngët,si vijon:

    KUSHTRIMI I SKËNDERBEUT-Këngë kjo me të cilën Demir Krasniqi e filloi karierën e vet prej këngëtari në vitin 1968.Kjo këngë e autorit gjakovar Zekeria Çarkaxhiut,atë botë shënonte jubileun e 500 vjetorit të vdekjes të trimit ton legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Sivjet kjo këngë shënon 540 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe 40-vjetorin e këngës dhe krijimtarisë muzikore të Demir Krasniqit.

    LIDHJA SHQIPTARE E PRIZERENIT-Është këngë e kompozuar nga Demir Krasniqi nën tekstin e poetit Zenel Gashi dhe kënduar me rastin e jubileut të 100 vjetorit të LSHP,sivjet kjo këngë shënon 130-vjetorin e LSHP dhe dhe 40-vjetorin e këngëtarit-autorit të saj.

    BASHKIMI I MANASTIRIT-Është kënga vijuese e albumit,të cilën Demir Krasniqi e ka kompozuar nën tekstin e prof.Dr.Reshat Nexhipit,nga Manastiri,enkas për jubileun e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe,të mbajtur në Manastir prej 14-22 nëntor 1908.
    Me këtë këngë është prezentuar solistja GjilanaseSirie Gagica,në manifestimin e 99vjetorit të këtij kongresi në Manastir me 2007.

    KOSOVA-NUSE MEKURORË-Është këngë e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi i cili është interpretues i saj.Kënga i kushtohet aktit solemn të shpalljes së Kosovës-shtet i pavarur,sovran dhe demokratik.Është interpretuar në sheshin e Gjilanit më 17 shkurt 2008.

    SHKOJNË VAPORAT RRETHIT TË DETIT-Është njëra ndër këngët më tipike të persekutimeve historike të të rinjëve shqiptarë,të cilët i mobilizonin me dhunë dhe i çonin nëpër frontet e luftërave anekënd Ballkanit,Anadollit,Egjiptit,madje deri në Jemenin e largët,ku bënin “asqerllëk” nga 12 vjet!

    KËNGA E AVDIS-Është një ndër vajtimet më rrënëqethëse ndër këngët tona.Janë vetëm disa vargje të shkëputura nga”LAHUTA E MALCISË” e autorit At Gjergj Fishta,i cili u këndonte masakrave dhe gjenocidit serbo-malazezias mbi shqiptarët e pambrojtur në trojet e veta etnike,e aq më tragjike,ku ata dinin të masakronin edhe djema hastreti,të mbyllin shtëpi dhe të grabitnin gjithçka që gjenin përpara!

    KËNGA E BYLBYLIT-Është njëri ndër përkushtimet tona të rralla popullore, përmes së cilës këngëtari dhe krijuesi anonim popullor i këndon robërisë në kafaz,pleqërisë së pamëshirshme dhe mallit të madh ndaj shoqërisë,verbërimit,zbardhëjes së flokëve,dhe dëshirës së fundit për të kënduar në liri,madje qoftë edhe në një therrë!

    KËNGA E VELIS-Është një përkushtim elegjik shoqëror,ku shokët vajtojnë për kolegun e tyre-këngëtar,i cili ndahet heret nga jeta,duke i lënë prindërit,vëllaun,motrën ,gruan,fëmijët,shokët dhe sharkinë me të cilën i argëtonte rrethin dhe shoqërinë.

    KËNGA E MUSA ISUFIT-Është një këngë elegjiake për të cilën tekstin e ka furur QAMILI I VOGËL,diku në vitet e 60-ta.Në të vërtetë këtu bëhet fjalë për një tragjedi të rëndë familjare që ka ndodhur në fshatin Miratoc të Preshevës,ku babai që kishte të vetmin djalë-Musën dhe shtatë vajza,në moshën më të re,ia vret rrufeja duke shkuar te ara,ku po i punonin motrat,për të ua çuar drekën!

    KËNGA E HANËS-Është gjithashtu një elegji që i këndon një ngjarjeje
    tragjike familjare,ku Hanes i vdes nëna që në moshë të re dhe mbetet nën përkujdesjen e vetme të babait,i cili e rritë të vetmen vajzë plot 12vjet pa nënë.Në ditën e martesës së Hanës,deri sa po afroheshin dasmorët në oborr për ta marrë nuse Hanën,ajo duke i kërkuar hallallin babait dhe duke menduar si e ka rritur,si po e len vetëm në shtëpi,i bie pika nëzemër dhe vdes ende pa hipur në qerren e nusërisë së saj.

    KËNGA E ÇANAK KALASË-Është një këngë shumë e njohur në popullin tonë,e cila i dedikohet kohës kur të rinjët shqiptarë mobilizoheshin me dhunë për të i shërbyar ushtrisë osmane,madje ata i çonin kudo nëpër fronte të luftërave pa as një pikë mëshirë!ÇanakKalaja është një qytet turk në Anadoll,ku humbën jetën shumë të rinjë shqiptarë duke luftuar për interes të osmanlinjëve.Kjo këngë këndohet edhe në gjuhën turke,por më tepër këndohet në trojet etnike shqiptare të cilat ndër shekuj kanë jetuar nën sundimin otoman.

    KËNGA E HAKI LIMANIT-Është përkushtim elegjiak që i kushtohet vdekjes tragjike të mësuesit,atdhetarit,patriotit dhe poetit Haki Limanit nga Presheva,të cilit UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetën mizorisht,duke e shkelur me veturë mu në trotuarin e Prishtinës,para Hotelit”GRAND”.Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e ka shkruar dhe kompozuar dhe kënduar Qamili i Vogël,në vitet e 60-ta,por që tani e ripërtriu dhe e riinçizoi sërish Demir Krasniqi.

    Për adhuruesit besnik të këngës dhe zërit të Demir Krasniqit,këto dy albume që janë të pandara paraqesin një plotësim dëshirash dhe një pasurim të vërtetë të diskografisë dhe melografisë shqiptare.

    Gjilan,korrik2008

    koment nga cakolli — 21 Korrik 2008 @ 5:46 pm

  5. PELEGRINËT ME SY KAH VENDLINDJET

    Gjatë decenies së fundit, në fshatrat e Malësisë së Gollakut, po vërehet një lëvizje gjithë popullore në të mirë të kësaj Malësie.
    Vërtetë, kjo lëvizje është një ringjallje e shpirtit dhe rikthim i jetës në ato troje stërgjyshore, të cilat kohë pas kohe u zbrazën dhe u boshatisën pamëshirshëm nga rrethanat e njohura historike.
    Duke iu falënderuar njerëzve intelektual të kësaj Malësie, të cilët edhe pse me trup dhe punë jetojnë gjithandej vendeve urbane të Kosovës, Maqedonisë,Shqipërisë, Turqisë dhe diasporës, ata me shpirt e me zemër frymojnë gjithmonë mbi trojet dhe vatrat e tyre stërgjyshore , të cilat për asnjë çast nuk mund t’ i harrojnë!
    Malli i pashuar për këto troje, ata i grishi që të ndërmarrin diçka të mbarë në të mirë të kësaj Malësie, në mënyrë që sa do pak të mos i shlyejnë nga kujtesa!
    Dhe dolën njerëz të vullnetit të mirë, që e nisën këtë Lëvizje gjithë popullore, për t’i vizituar së pakut një herë në vjet, këto troje, duke u organizuar nga të gjitha anët kudo që jetojnë dhe punojnë. Të gjithë njerëzit e këtyre anëve i mirëpriten këto iniciativa dhe iu përgjigjen thirrjeve të vendlindjeve të tyre, pa asnjë hezitim.
    Të gjithë i pagëzuan këto tubime masive me moton:”Takimet e Vendlindjes” dhe që të gjitha këto “Takime” organizohen për çdo vjet, gjatë muajit korrik!
    Gjatë këtyre “Takimeve”, lumenjëthit e njerëzve te të gjitha moshave dhe gjinive që vijnë nga të katër anët e botës, iu përngjajnë varganëve të pelegrinëve që bëjnë rrugëtime të gjata pelegrinazhi për në qytetin e shenjt – Meka të Arabisë Saudite. Mirëpo, këta njerëz nuk i kanë sytë as mendjet tek Meka e Arabisë, por në këto raste, ata me mish, shpirt e zemër bëjnë pelegrinazhe tek trojet e baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre!
    Gjatë këtyre “Takimeve” – pelegrinët e vendlindjes, bëjnë homazhe tek varret e të parëve të tyre, duke ua dëlirur së pakut therët të cilat ua kanë mbuluar varret dhe gjurmët e tyre!
    Në këto pelegrinazhe, njerëzit e larguar larg nga vendlindja, sikur duan që të iu kërkojnë falje të gjitha trojeve dhe vatrave që i lindën dhe i rritën! Sikur duan të iu kërkojnë falje oxhaqeve dhe themeleve të rrënuara, të cilat pritën dhe përcollën shumë miq dhe dashamirë të kësaj Malësie heroike! Sikur duan që t’ iu kërkojnë falje magjeve dhe çerepëve të kalbur nëpër këto kodrina, në të cilat u gatua dhe u poq aq shumë bukë nëpër shekuj e dekada! Sikur duan që të iu kërkojnë falje sofrave bujare prej drurit të ahut, mbi të cilat u shtruan aq shumë darka e dreka familjare, miqësore e bujarie, por që ato sot janë kalbur dhe rrokullisur nëpër shpatijet e kësaj Malësie!
    Sikur duan të iu kërkojnë falje kënatave të dheut, nga të cilat breza dhe gjenerata të tëra i shuan etjet në këto troje! Sikur duan të iu kërkojnë falje krojeve dhe gurrave të kësaj Malësie, të cilat janë shteruar dhe mbuluar me thera e baltë nga pakujdesia e kohës! Sikur duan të iu kërkojnë falje çilerëve , tinarëve dhe xhyveçave të bulmetit, të cilët u rrënuan, u thyen dhe u asgjësuan brigjeve dhe lugjeve të kësaj Malësie!
    Sikur duan që të iu kërkojnë falje oborreve të mbushura përplot me thera dhe bimë të egra, mbi themelet e shtëpive dhe të odave , ku pushonin familjet, miqtë , ku loznin fëmijët dhe ku blegëronin tufat e deleve, qengjave, lopëve, kuajve, dhive…etj.
    Sikur donin t’ iu kërkonin falje arave të bukës dhe livadheve të gjelbëruara, mbi të cilat kanë lëshuar shtat therët, fieri dhe lastar të tjerë të egër, ku më nuk ke as se ku të ulesh për një pikë pushimi!
    Sikur donin që t’ iu kërkonin falje rrugëve dhe rrugicave prej nga kanë shtegtuar të parët tanë, miqtë, nxënësit… për të shkuar nëpër tregje, mullinj, shkolla, xhami, dasma, miqësi… të cilat më nuk ekzistojnë, nga se ato i kanë mbuluar therët dhe lisat e gjatë!
    Sikur donin që të iu kërkojnë falje mrizeve, ku mrizonin bagëtitë dhe jehonin krenare këngët dhe fyejt e barinjve, bashkë me guracakët dhe lojërat e bareshave, të cilat sot janë të vetmuara, madje pa të vetmit bilbila dhe shpend malor!
    Sikur donin që t’ iu kërkojnë falje themeleve, gurëve , lugjeve dhe jazeve të mullinjve, nga të cilët u blua aq shumë drithë dhe u sigurua buka e familjeve shekuj me radhë, e që sot nuk iu dihen as themelet e gurta!
    Dhe në fund të këtyre pelegrinazheve, që të gjithë pelegrinët kthehen nga vendlindjet e tyre me lot në sy dhe me lutje në gojë:
    “O, Zot i madhërishëm dhe i plotfuqishëm! Ruana Zot, Malësinë e Gollakut! Ruana Zot, varret e të parëve tanë! Ruana Zot, trojet e të parëve tanë, arat, malet, livadhet, sepse kjo është tokë e jona dhe tokë e shenjtë ilire!Amen!Amen!”
    Kështu, me kësi lloj pelegrinazhesh , për çdo vjet takohen bashkëvendësit dhe bashkatdhetarët në fshatrat: Desivojcë, Velegllavë,Poliçkë, Lisockë, Gjyrishec, Gëmicë, Tugjec, Busavatë, Makresh e gjetiu.
    S’ ka dyshim, se nga të gjitha këto fshatra të Malësisë së Gollakut, manifestimet më masive të “Takimeve të vendlindjes” mbahen në fshatin Tugjec , për çdo vjet në të dielën e fundit të muajit Qershor, ku në to vijnë me dhjetëra mijëra pelegrinë të cilët sytë i kanë gjithmonë kah vendlindja e tyre!

    Gjilan, më 21.07.2008. Demir Krasniqi

    koment nga cakolli — 22 Korrik 2008 @ 8:02 am

  6. Parodi

    TV – SHOW “PËRSHESHI”

    Kam një hall e kam një zor –
    Si të bëhem moderator?!
    Si ta gjejë një firmë – sponsor,
    Që të dal n’ Televizor?!

    Ta drejtoj një SHOW “PËRSHESHI” -
    Me një gjuhë që e flet sheshi,
    Mysafirët do t’ i ngjeshi,
    Vet do t’ flas e vet qeshi!

    Vet këndoj e vet vallëzoj,
    Vet veten e lavdëroj,
    Vet bëj pyetje - vet përgjigjëm,
    Para kamerave do të digjem!

    Si boksieri n’ mes të ringut -
    Nuk di pyetjet e Keplingut!
    S’ ka rëndësi për mysafirë,
    Por të jam kudo n’ pasqyrë!

    Për t’ u bërë vërtetë shoumen –
    I shti njerëzit me krye n’ legen,
    Për t’ ngrënë kunguj , për t’ ngrënë molla,
    Këtë humor ma mësoi “ shkolla”!

    Për ide dhe maskarada –
    Bëj skenar për humoriada!
    Mysafirëve u bëjë mashtrimet –
    Unë vet i marr shpërblimet!

    Gjilan, më 19 Korrik 2008. Demir Krasniqi

    koment nga cakolli — 22 Korrik 2008 @ 8:08 am

  7. KËNGË TË JUBILEVE TË MËDHA

    HISTORISË TONË KOMBËTARE

    Nga Shukrije Bunjaku - Mani

    Biografia e Demir Krasniqit
    Dermir Krasniqi u lind më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës, në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Punoi mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë. Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të komponuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor, është autor i mbi 2000 këngëve dhe valleve origjinale dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.
    Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Ka mbaruar Universitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe të Universitetin e Gazetarisë Kanadeze. Punon dhe jeton në Gjilan.

    Arsimtar i kulturës muzikore, ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme, por është marrë edhe me gazetari në radio e televizion. Është i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos në Anamoravë si rapsod edhe interpret i muzikës popullore, krijues i këngëve në frymën e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirës popullore. Demir Krasniqi me veprimtarinë e vet do të zërë vendin e merituar në Monografinë e Gallapit që po përgatitet.

    Është pjesëmarrës i dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, publikues i shumë disqeve të gramafonit dhe i mbi 70 albumeve të këngëve dhe muzikës popullore shqiptare. Deri më tash i ka botuar këto vepra:

    VEPRAT E BOTUARA TË DEMIR KRASNIQIT

    Demir KRASNIQI, përveç publikimit të qindra albumeve muzikore, deri më tani, ka botuar këto vepra:

    ”Mallëngjime e oshtima”- Prishtinë, 1993.
    “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”, monografi – Prishtinë,1995.
    “Gjakon Kosova”- Gjilan, 1998.
    “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002.
    “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002.
    “Këngë krismash lirie I”- Gjilan, 2003.
    “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003.
    “Familja Kurti nga Tugjeci, monografi-Prishtinë, 2004.
    “Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, 2005.
    “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005.
    “Liman Shahiqi- trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005.
    “Kroi i këngës”-Gjilan, 2006.
    “Qamili i Vogël – këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006 dhe
    “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008.

    Të gatshme për shtyp e ka edhe librin e 15-të, me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilën janë përfshirë gjithsej:1216 këngë, kryesisht të kënduara nga bota femërore e Malësisë së Gollakut, me tematikë dasmore.

    1.KUSHTRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT

    /Me rastin e 540-Vjetorit të vdekjes/

    Fryn murrlani me stuhi,

    Qielli ç’ bubullinte;

    Nën flamurin kuqezi,

    Çetës po i printe.

    Refreni:

    Hej, trim, o Skënderbe,

    O, krenari shqiptar-e,

    Për t’ çliru’ Atdhe’n –

    Luftë ke nisë ma i par-e!

    Si rrufe u hap kushtrimi,

    Kudo ndër shqiptarë-e –

    S’ durojmë prangat e robërimit,

    Për pa vdekë ma parë-e!

    Refreni:

    Hej, trim, o Skënderbe…etj.

    Dyzet trima si shqiponja ,

    Kaluar shpatit shkonin;

    Bashkë me trimin Skënderbe –

    Turkun ta luftonin!

    Refreni:

    Hej, trim, o Skënderbe…etj.

    (Recitativi):

    Vasha:- Ku jeni nisë, o trima?

    Burrat:- Vendin ta çlirojmë!

    Vasha:- Qe besa edhe unë do të vijë,

    Se ma kështu s’ mund të durojmë!

    Të gjithë së bashku:

    T’ japim fjalën t’ gjithë sa jemi,

    Trim, o Skënderbe,

    Për liri dhe për Atdhe,

    Vdesim si me le!

    Refreni:

    Hej, trim, o Skënderbe…etj.

    Këtë këngë e thuri dhe kompozoi Zekeria ÇARKAXHIU. Për herë të parë publikisht e këndoi dhe incizoi Demir KRASNIQI, më 1968, me rastin e 500-Vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – SKËNDERBEU.

    Ribotohet dhe ri incizohet me rastin e 540-Vjetorit të vdekjes së heroit.

    1.LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

    /Me rastin e 130-Vjetorit të saj/

    Në Prizren, burrat e dheut,

    Gjithë nipat e Skënderbeut,

    Vunë detyrat para veti,

    Që u dridh mali e deti!…

    Të mundohen me shpirt ndër dhëmbë,

    Të robëruarit të çohen n’ kambë,

    Që njëherë e përgjithmonë,

    Ta shoh dritën populli jonë!

    Mos t’ sundojë cari, as krajli,

    Të lulëzojë fusha dhe mali,

    Të mos shkelë këtu këmbë barbari –

    Ta shohë dritën dhe shqiptari!

    Kështu nga zemra e Shqipërisë,

    Dhe nga kreshtat e Malësisë,

    Doli zëri nga mileti –

    Që u trondit n’ Stamboll dhe mbreti!

    Nga Kosova e Kalabria,

    Si nga jugu e Çamëria,

    Si nga veriu e Gegëria,

    Ulqini, Plava e Gucia…

    Vijnë shqiptarë nga t’ gjitha treva –

    Kumanova e Presheva,

    Shkupi, Struga e Manastiri,

    Duan bashkim n’ këtë trung Iliri!

    Të mos ndajmë as fis, as fe,

    Për një komb, për një Atdhe!

    Të bashkuar të fortë si gurë –

    Nën një shtet, nën një flamur!

    Në Prizren, atë Dhjetë Qershori –

    Lidhja jonë, jehonë mori!

    U lidh besa ndër shqiptarë –

    S’ duam sulltanë, as pashallarë!

    Abdyl Frashëri, po na thërret –

    T’ rrokim armët dhe këtë vjet,

    Si shqiptarët që e kanë adet,

    Të luftojnë për vend të vet!

    Në Kosovë e Dukagjin,

    Zija Prishtina, po na prinë,

    Krahët në qiell shqipja i shtrinë,

    Se këto male e duan lirinë!

    Mic Sokoli n’ Kaçanik –

    Me shumë trima si kreshnikë,

    Ushtrisë turke i duel në pritë,

    Me u marrë fytyrën, me i koritë!

    Vreton, Vason e Sulejmanin,

    Therë në sytë i kish Sulltani!

    Sami Beu edhe Naimi –

    Si luaj me zemër trimi!

    Iliaz pashën nga Radika –

    Nuk e tremb pushka , as thika,

    Luftoi n’ shkrepat që i pat Dibra,

    Emri i tij, mbet në shumë libra…

    Sot, këto libra i shfletojmë,

    Me shumë ëndje i lexojmë,

    Rilindësit i kujtojmë,

    Këngë e vjersha iu kushtojmë!

    I kujtojmë me krenari,

    Që kanë hy në histori,

    Që kanë ra n’ altar t’ lirisë,

    Kanë rritë famën gjithë Shqipërisë!

    Vepra e tyre, për Atdhe,

    U hap në botë, si rrufe,

    I dha dritën vegjëlisë,

    Tregoj rrugën e lirisë!

    Autor i tekstit të kësaj kënge është Zenel GASHI, kurse muzikën e kompozoi Demir KRASNIQI. Kjo këngë është incizua në Radio Prishtinë, më 1978, me rastin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Tani, është ribotua dhe riincizua me rastin e 130-Vjetorit, po nga koautori: Demir KRASNIQI.

    1.KURRË NUK SHUHET MANASTIRI

    /Me rastin e 100-Vjetorit të Kongresit të Alfabetit/

    Me ngrohtësinë e kraharorit,

    Me zemër të gjerë sa deti;

    Po i këndoj 100- Vjetorit,

    Që kur lindi Alfabeti!

    Lëshoi kushtrimin Manastiri,

    Për gjithë bijtë e shqiptarisë –

    Gjithë kah jemi n’ këtë trung Iliri ,

    T’ ia ndërrojmë faqet historisë!

    Refreni:

    Për pa u shua rrezet e diellit,

    Për pa i mbulua oxhaqet hiri,

    Për pa u shua yjet e qiellit –

    Kurrë nuk shuhet Manastiri!

    Prijatarët mendjelartë,

    Stërnipat e Skënderbeut,

    Nga mëmëdheu dhe në mërgatë –

    T’ gjithë u vunë n’ shërbim t’ Atdheut!

    Në këtë qendër të Vilajetit,

    Në këtë djep, ku u lind “Bashkimi”,

    Me Kongresin e Alfabetit –

    N’ gjuhën shqipe filloi shkrimi.

    Me bekimin e unitetit –

    U lidh besa, u dha betimi!

    Refreni:

    Për pa u shua rrezet e diellit,

    Për pa i mbulua oxhaqet hiri,

    Për pa u shua yjet e qiellit –

    Kurrë nuk shuhet Manastiri!

    Gjilan, më 28 Prill 2008.

    ***** Autor i tekstit dhe i melodisë së kësaj kënge është Demir KRASNIQI, i cili edhe është i ftuar që ta përfaqësojë Kosovën, në Manifestimin qendror në Manastir, prej datës 14-22 Nëntor 2008.

    1. KOSOVA – NUSE ME KURORË

    /Me rastin e shpalljes së Pavarësisë/–

    O, boll kem pritë, qe dymijë vjet –

    O, herë ndër krajla, herë ndër mbret!…

    T’ jem të lirë e t’ kemi shtet –

    Vendin tonë, ta sundojmë vetë!

    Oj, Kosovë, me fat t’ qoftë shteti,

    Pavarësia, sovraniteti!

    Oj, Kosovë – kala prej guri,

    Me fat t’ qoftë himni e flamuri!

    O, moj Kosovë, të puthsha n’ sy,

    O, shumë e gjaku është derdhë për Ty!

    Derdhën gjakun shumë dëshmorë –

    Të bënë nuse me kurorë!

    Rrofsh Kosovë, demokratike –

    Krah për krah me shtetet mike!

    N’ Aleancën Atlantike –

    E ke forcën titanike!

    ***** Këtë këngë e thuri, e kompozoi dhe interpretoi Demir KRASNIQI, në manifestimin solemn, me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin e Gjilanit, më 17 Shkurt 2008.

    5. RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE

    Jehuan malet kosovare-

    Rroftë Ushtria Çlirimtare!

    Që lufton me trimëri

    Për Kosovë e për liri!

    Bij e bija shqiptare –

    Jemë Ushtria Çlirimtare!

    Do t’ luftojmë kundër robërisë –

    Trasojmë rrugën Pavarësisë!

    Çlirimtarët e Kosovës,

    Po i tregojnë të gjithë Evropës –

    Nuk na trembë thika e Kasapit,

    T’ ardhacakëve prej Karpatit!

    Se Ushtrinë tonë Çlirimtare,

    S’e frikësojnë tanket barbare !

    S’e trembë gjuha e zhurmaxhinjve,

    Me fjalorë të arixhinjve!

    Para, djem, si Kastrioti –

    Për Atdhe, ju ndihmon Zoti!

    Para, trima shqiptarë –

    Ju përkrahë gjithë bota mbarë!

    Para, trima të Galicës –

    Ndiq armikun prej Drenicës!

    Para, djem – vëllezërit e Shotës –

    Ndiq zaptuesit prej Kosovës!

    Jehuan këngët shqiptare –

    Rrnoftë Ushtria Çlirimtare!

    Na i zgjidhë prangat e robërisë –

    Na i sjell rrezet e lirisë!

    ***** Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e thuri dhe interpretoi autori: Demir KRASNIQI, në Gjilan, më 07.03.1998.

    Është kënga e parë kushtuar U. Ç. K-së, që është botuar me tekst dhe notizim, në të përditshmen kosovare “GAZETA E RE SHQIPTARE”, në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

    1.RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT

    Gjimnazist – Rafeti, ishte nip Berishe,

    N’ rrethin e Dardanës, shpërndante afishe!

    Seç i bënte thirrje popullit dhe rinisë –

    Të zgjohej nga gjumi – kundër robërisë!

    N’ Armatë Jugosllave, shkoi ta kryej shërbimin –

    Në çdo hap mbi kokë e kishte Sigurimin!

    Presion, tortura i bënin gjithë fare –

    Veç, pse ishte biri i Nënës Shqiptare!

    Korbat grabitqarë – shtegtarë ardhacakë,

    Në gjah mbi shqiptarët , erdhën në Gollak!

    Gjakpirësit symëdhenj, me ata sqepa bufi –

    Jo, s’ mund t’ i duronte, trimi Rafet Isufi!

    -Po më thërret Atdheu, se ka ardhur dita,

    Po m’ thërret UÇK-ja, po më pret “Elita”,

    Se para Flamurit, unë kam dhënë betim –

    T’ i furnizoj shokët, me armë e ushqim!

    -Do t’ i kaloj malet, do t’ i kaloj gurrat,

    Do të dal n’ mejdane, ku vdiset si burrat!

    Nisej nga Presheva, trimi i Gjyrishecit,

    Ngjitej kah Krileva – n’ male të Marecit!

    Por dhe babë Hamdiu, ishte burrë i burrit,

    Pushkën e babait, shkoi e nxor prej murit:

    “Merre, ia pafsh hairin, biri im Rafet –

    Këtë pushkë, gjysh Idrizi, ta la amanet!”

    Me urata zemre e përcolli nëna:

    “Biro, t’u bëftë top, Ty, “pushka me dy zëra”!

    -Lufto , si Nuhiu edhe Kadri Zeka,

    Nipat e Berishës, nuk i trembë as vdekja!”

    Nga dora e barbarit – plumbat e tradhtisë,

    Mbi gjoks t’ çlirimtarit, ranë n’ oborr t’ shtëpisë!

    Ra me pushkë në dorë dhe hyri n’ PËRJETËSI,

    Me emrin DËSHMOR– jeton në PAVDEKËSI!

    PAVARËSIA E MBIKQYRUR

    Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar–

    Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar!

    Nëse UNMIKU, ta shtron sofrën me bar–

    Ti, haje dhe thuaj “Unë jam kosovar!”

    Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –

    Ti, përkulu dhe thuaj “Unë jam minoritet!”

    Nëse UNMIKU, të imponon flamur kosovar–

    Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!

    Nëse UNMIKU, të imponon ndonjë himn pa krip–

    Ti, luaj me instrument, veç mos këndo shqip!

    Nëse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjën –

    Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën!

    Nëse UNMIKU, të jep ngjyra pa kufi–

    Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!

    Nëse UNMIKU, t’i mbushë xhepat me flori–

    Ti, nuk guxon të shkruash histori!

    Nëse UNMIKU, të qet në staf ma të parin–

    Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!

    Nëse UNMIKU, t’i imponon festat ndërkombëtare–

    Ti, nuk guxon t’ i festosh festat kombëtare!

    Nëse UNMIKU, të pranon në Internacionale–

    Ti, nuk guxon t’ këndosh këngë nacionale!

    Nëse UNMIKU, ta zgjidh ndonjë çare–

    Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!

    Nëse UNMIKU, sjell këngë të mbarë globit–

    Ti, nuk guxon t’ këndosh për heronjtë e kombit!

    Nëse s’ do UNMIKU, n’ Pavarësi për t’ prekur–

    Ti, ha si i gjallë, edhe rri si i mekur ose i vdekur!

    Gjilan, më 21 Maj 2008.

    Lexo/Shkruaj Komente (1) Printo Dergoje Top

    ——————————————————————————–

    ::| Artikujt e Fundit

    Engjëll Koliqi: Në të njëjtën udhë

    Fatmir Terziu: “Nënë Tereza” ikona më inspiruese e të gjithë kohërave në botë

    Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike

    Bashkim Gollaku (Kadri Osmani): Banesa për punëtorë

    Bahtijar Kryeziu: Edhe një vepër e rëndësishme në fushën e Onomastikës

    Dhimiter Xhoga: Libri “Kanadaja” nje “ambasador” i perhershem per ne emigrantet shqiptare ne Kanada

    Will the real Mr Kadare please stand up?

    Rice: E ardhmja e Kosovës do të jetë e shkëlqyer

    Delegacioni i Kosoves ne Pentagon

    Kristina Rasi: Gjykimet drakoniane mbi shqiptarët etnikë, nuk e qetësojnë gjendjen në Maqedoni!

    ::| Speciale

    Beqir Sina: ”Pilotja e vdekjes” qe bombardoi 200 ore, serbet ne Kosove

    Marash Mali: Prijsi popullor Prekë Cali

    Ilir Hajdari: Ilir Hoxha, një shpirt që shëtitë tejpërtej hapësirës së atdheut

    Selim Hasanaj: Kujtimi per te madhin Berit Bacher

    Qazim Rrushaj: U Shkëput Shkëndia e Qiellit Shqyptar: Dr. Ymer Ymeri

    Dalan Luzaj: Mjeku nga Qeparoi buze Miciganit

    Kadri Mani: Profesori që e harruan gazetarët, por që ai nuk e harroi veten dhe detyrat e veta!

    Nijazi Ramadani: Fati atdhetar i mësuesit të parë të shkollës shqipe Mustafë Koka…

    Kujtim Mateli: Poeti, folkloristi, publicisti dhe studjuesi Niko Tyto

    Xhevat Rexhaj: Shqiptari i Republikës së Kosovës në reprezentacionin kroat

    Powered by {sosovn.com}

    koment nga cakolli — 22 Korrik 2008 @ 8:18 am

  8. NJOFTIM:

    Shënimi më lart është marrur nga Zemra Shqiptare,si dekumentacion i jubileut të dyzetvjetorit të krijimtarisë së z.Demir Krasniqi.Autore e shkrimit është znj.Shukrije(Bunjaku)Mani.

    koment nga cakolli — 22 Korrik 2008 @ 8:23 am

  9. Portali Home Gallery FAQ Kërko Lista e Anëtarëve Grupet e Anëtarëve Profili Ju nuk keni asnjë mesazh të ri . Log out [ shaban cakolli ] Kërko

    Inside Google

    Display results as : Posts Topics

    ——————————————————————————–

    Advanced Search

    Tema Fundit
    » ,,Historia e Shqiperis?
    Today at 12:34 pm nga gurbetqarja

    » TOKA IME
    Today at 12:10 pm nga gurbetqarja

    » PSE
    Today at 9:48 am nga ruzhda

    » A ekziston barazia gjinore ne Shqiperi
    Today at 8:33 am nga gurbetqarja

    » Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?….
    Today at 8:28 am nga gurbetqarja

    » Ket apo at?
    Yesterday at 8:54 pm nga ruzhda

    » pershendetje specjale
    Yesterday at 5:31 pm nga gurbetqarja

    » MOS
    Yesterday at 5:19 pm nga dafka

    » qka doti thoni njeriut te zemres ne kete moment???
    Yesterday at 5:16 pm nga dafka

    » PREZANTOHUNI
    Yesterday at 5:01 pm nga gurbetqarja

    » CILI ANËTAR DO TË POSTOJ PAS MEJE?
    Yesterday at 4:32 pm nga gurbetqarja

    » nje shapull
    Yesterday at 4:29 pm nga gurbetqarja

    » Loj me emrat?
    Yesterday at 4:28 pm nga gurbetqarja

    » A e pini duhanin????
    Yesterday at 4:24 pm nga gishteza

    » Meshkujt në kërkim të fjalorit erotik
    Yesterday at 4:09 pm nga albert

    » Michael Jackson ne karrige me rrota
    Yesterday at 4:06 pm nga albert

    » A ekziston dashuria ne distanc - largesi
    Yesterday at 4:00 pm nga albert

    » Poezi të krijuara nga forumistët
    Sun Jul 20, 2008 10:51 pm nga artani

    » zone e’ nxehte foto sexsi
    Sun Jul 20, 2008 10:19 pm nga artani

    » C’doni te kishte me pak ose me shume ky forum
    Sun Jul 20, 2008 9:12 pm nga shaban cakolli

    » Pirro Çako: Kjo është e vërteta me Invën
    Sun Jul 20, 2008 5:07 pm nga the_girl

    » Edicioni i ardhshëm i “Potokalli” pa “The SHBLSH”
    Sun Jul 20, 2008 5:05 pm nga the_girl

    » Histori nga jeta
    Sun Jul 20, 2008 4:02 pm nga WENDI

    » nje kritik apo levdat per ndonjerin nga forumistet…
    Sat Jul 19, 2008 10:56 pm nga gurbetqarja

    » FEMRat
    Fri Jul 18, 2008 11:57 pm nga shaban cakolli

    Forum
    Forum

    Chat

    Galeria
    Ne forum

    Gallery

    Shiko mesazhet që nga vizita e fundit Shiko mesazhet e tua Vëzhgo këtë temë për përgjigjeLogged as shaban cakolli. Hera e fundit që vizituat Tue Jul 22, 2008 3:25 pm

    Forumi Ndryshe ::

    TE TJERA
    :: Muzike » VLERA E MIRËFILLTË E MUZIKËS KOMBËTARE DHE ZHUGA MUZIKORE

    Mesazh [Faqja 1 e 1]

    1 VLERA E MIRËFILLTË E MUZIKËS KOMBËTARE DHE ZHUGA MUZIKORE prej Sun Jul 06, 2008 10:59 pm
    shaban cakolli

    Moderatore

    Anëtarësuar : 11 Aug 2007

    Mesazhe : 1035

    VLERA E MIRËFILLTË E MUZIKËS KOMBËTARE DHE ZHUGA MUZIKORE

    Viteve të 90-ta,ne kishim të bënim me një pushtues,që synonte haptas të na kapërdinte,të na shfaroste me etni e kulturë,që zgjëroi hallkat e dhunës dhe rrënoi qdo segment kulturor,që kishim organizuar në mënyrë institucionale.

    Atë botë ne po ballafaqoheshim me dy forma të dhunës:Dhunën fizike për asgjësimin e atyre që vepronin kundër interesave të pushtuesit,dhe dhunën kulturore,ecila ishte aq më e rrezikshme,që ndërmirrej për të rrezikuar qenien e gjithëmbarshme të popullit tonë.Lufta për zhdukjen e saj ishte shumë e përhapur,sepse pushtuesit e kishin të qartë se kultura kombëtare ishte shtylla më e fuqishmee një populli.Cenzura ndaj saj ishte shumë e egër dhe ndiqte gjithë ata që zhvillonin veprimtari kulturore.Edhe pse kjo formë e dhunës ishte shumë e vjetër,ajo po zen vend edhe në ditët e sotëme,edhe pse këmba pushtuese fatbardhësisht sot nuk është mbi ne,këtë dhunë mbi kulturën tonë kombëtare sot mjerisht ne po e ushtrojmë vet!Populli ynë dikur është përballur kohë të gjata me pushtues të ndryshëm,por kurrë nuk mundi kush të ja shuaj zjarrin e dashurisë kombëtare.Ndaj pushtuesit luftonim me dy armë me pushkën dhe këngën!Pse themi me dy armë?Ne ishim stërvitur për sakrifica,kur trimat vriteshin ne nuk i qanim,sepse binin për më të shejten,por i këndonim dhe rrapsodi ynë me mjeshtri shpaloste historinë kombëtare.Kënduam nëluftra dhe pas luftrave,kishim një këngë të begatshme për të cilën shumëkush nga të huajt na e kishte lakmi.Para luftës në Kosovë ishin do kohë kur disa këngëtarë të mirëfilltë të këngës popullore shqiptare,u dhanë bukur shumë pas këngës së qoroditur,me qëllim të përfitimit material,nga se pushtuesi ua kishte rrezikuar koston e jetesës.Pushtuesi po lavronte në kulturën tonë duke hedhur farën e kulturës serbe në kulturën tonë kombëtare!Të organizohej një koncert në tokën e Kosovës duhej marrë leje nga pushtuesi,duhej përkthyar këngën tonë në serbishte,kinsepër të e kuptuar ata që mbanin nën pushtim.Duke lexuar gazetën shqipe në mërgim,gjeta një këngë të një këngëtares sonë që kishte bërë emër në muzikë.Sa shumë ishte masakruar kënga jonë gjatë përkthimit,sa shumë ishte ndryshuar dhe më erdhi të qaj për te!Tragjedia tjetër ishte aq më e keqe,sepse kësaj muzike të bastarduar iu la dhe sot po i lihet hapësirë në Televizionet shqiptare.Kosova ishte nën flakën e pushtuesit i cili po përpiqej të shuante gjithqka shqiptare.Deri sa si mërgimtarë po mundohesha të përcjell ngjarjet në atdhe dëgjova informatat dhe pas tyre RTK,ja,po transmetonte një program muzikor,me vete mendova të dëgjoj pak muzikë,kur papritmas doli një këngëtar
    i veshur keq,pa rruar dhe flokëgjatë,i cili po përkulej dhe po turrej pas mikrofonit,me një zë pa ngjyrë dhe filloi:

    Maki-makiato!
    Makiato na po pijna
    makiato!
    A po e don me tambel,a pa tambel?
    Pastaj fillonte:A po e don me qumësht,a pa qumësht?!
    Shpejt vrapova dhe e ndala dhe pyetja vetën:A është vlerë kjo të këndosh se po pin makiato?Ai të shtynte të mendosh thell çdallim na paska qumështi nga tamli?E shumë pyetje që të shtohen vetvetiu:Si është e mundur që këngëtari ynë në kohën kur në zjarr po digjej gjithçka shqiptare,të depolitizohej aq shumë?Madje një këngë të tillë nuk do të këndonin as ata që në atdheun e tyre nuk kanë pasur kurrë pushtues!Të lind pyetja:Pse ky krim mbi kulturën tanë?Kush e vrau këngën shqipe,e shumë????

    Grushtin më të rëndë kulturës sonë ia dhanë atza njerëz të qoroditur,të cilët pa fije turpi u futën në punën të cilën nuk kanë njohuri!Ata nuk janë në gjendje të këndojnë këngët që i komponoj dora e kompozitorit,thjeshtë ata hyjnë si në dasmë pa rregulla dhe këndon kush të mund dhe kuj të i teket.Ajo nuk ka të bëjë me rregulla muzikore por thjeshtë me britma e uluritje,qdo shtëpi ka një që quhet këngëtar,dhe këta ulurues e kanë infektuar rininë tonë duke ia shpërlarë trurin me këtë zhugë muzikore dhe ua korrin gjepat pa ua ofruar asnjë vlerë.Faji është edhe te editori i cili nuk ka të pregaditur veshin për të dëgjuar ate që duhet dëgjuar.Pjesës dërmuese te ne sot po i mungon edukata dhe kultura e dëgjimit dhe vlerësimit të muzikës.Nga kjo kulturë e infektuar që ushtrohet në rrugë e kafiteri anekënd Kosovës,padyshim viktimë bien njerëzit e mirëfilltë të kulturës sonë kombëtare,që shkrinë trurin për begatinë e saj,që i kushtuan një jetë të tërë,që në vend të marshimit drejt anës materiale,ata u ndalën në ruajtëjen e kulturës së mirëfilltë.Padyshim edhe ata jetojnë,kanë familje dhe ju duhet paraja,por ata ndoshta u varfëruan materialisht,por u pasuruan në më të shejtën kombëtaren,moralin,artin dhe kulturën kombëtare.Përderisa instituti Albanologjik me krenari ruan veprat e begatshme të personaliteteve tona të njohura,quditërisht një masë e rinisë tonë turren pas zhurmagjinjëve që nuk ju ofrojnë gjë tjetër pos antivlerë,shund e kiq,barbari mbi kulturën tonë të mbushur e stërngarkuar me elemente të huaje,duke futur melos rom,grek,bullgar,sllav……

    Duke menduar për begatinë që kishte kultura jonë kombëtare se që mu kujtua një personalitet i madh i kulturës sonë Demir Krasniqi.

    Në vitet e 70-në Kosovë po lindte një diell i ri i muzikës shqiptare,një diell i ngrohët me rreze të forta që po hudhte dritë mbi kulturën tonë.Ky diell ishte njomaku me plot shkathësi e dhunti kulturore ishte Demir Krasniqi i cili kryeqendrës së Kosovës po i vinte me një zë kumbues,i artikuluar bukur,i ëmbël,i cili po pushtonte zemrat e dashamirëve të kulturës.Ikalitur me punë dhe ushtrime dhe punë të palodhshme iu rrek pasurimit të kulturës sonë.Ai po entuziazmante publikun dhe po pushtonte zemrat e tyre.Një krijues që po i përkushtohej kombit,atdheut,mërgimtarit tonë,dhe nga kjo dashuri për kombin të cilit i këndoj tërë jetën Kosova me ujin,ajrin u bë ushqim dhe truall dashurie për te.U shkollua për muzikën dhe pastaj punoi mësimdhënës në shumë shkolla të Kosovës,ushtroj gazetari dhe publicistikë,ku është botues i qindra artikujve në gazetat dhe revistat tona,por gjëthnjë në zemër pati artin e muzikës të cilin e kultivoi me një mjeshtri të përsosur intelegjente.Këngëtarë dhe krijues,që shkrou dhe këndoj për dhimbjen dhe gëzimin e popullit,për dasmën dhe traditën shqiptare,për plagën ekurbetit,natyrisht edhe për të rinjët dhe dashurinë.Demir Krasniqi ka kompozuar mbi 2000 këngë e valle popullore me tekstet e tij origjinale.Është mbledhës i folklorit në të gjitha krahinat etnike shqiptare,nga ka mbledhur mbi 4000 këngë shumicën i ka botuar nëpër blendet shqiptare.Ka botuar 14 libra kurse në pregaditje e sipër ka librin e 15-të,”Lirika popullore e Gollakut” me 1216 këngë të mbledhura.Ky krijues dhe këngëtar nuk joshej me para,nuk dëmton kulturën tonë,por është këmbëngulës në ruajtëjen dhe begatimin e saj.Ai nuk turrej për të bërë ulurima për një grusht para,por shpalosi historinë kombëtare në këngë e letër.Diqka duhet cekur:Demir Krasniqi është shumë i vendosur në mbrojtëjen e kulturës kombëtare,njëri që ngritë zërin kundër atyre që dëmtojnë kulturën tonë dhe në opusin e tij ka shkruar dhe kënduar parodi,me të cilat vën në thumb dukuritë e shëmtuara në jetën tonë aktuale.
    Duke vënë një vështrim ndaj atyre që po rrënojnë kulturën tonë kombëtare,ai shprehej.

    Bashibuzuk edhe shumë rokera
    bëjnë poterë si në disajzera
    pijnë raki,skuqen mërdhezen
    nuk duan tjetër pos anglezen!

    Ai i bënë një vështrim kësaj kaste të cilët po pretendojnë se po kultivojnë kulturë,e që nuk bëjnë tjetër pos zhurmë,që kanë stërngarkuar këngën tanë me barbarizma të huaj dhe vazhdon:
    Do beqarë atje nga Shkupi
    këndojnë shqip në melos magjupi……………..
    Në kumanovë për mashalla
    thonë unë jam kyqyk ymrah
    këndojnë gazela pa pengesa
    Ibrahima Taklisesa

    Demiri nuk mund të duron këtë infektim që i bëhet këngës sonë veshur me tekste e melos të huaj,të paktën pa e ngritur zërin dhe shprehet:

    Me tekste që të mbushin vrerë
    me melos që të shtynë me vjellë……..
    Dyzetvjet krijimtari muzikore,kjo do të thotë një jetë e tërë kushtuar muzikës kombëtare.Këtë vit ai në njëfar mënyre do të angazhohet në shënimin e këtij jubileu të madh”Dyzetvjet krijimtari”:Si?Nga ana jonë morale ne do të duhej të e përkrahim në forma të ndryshme,nga se tërë dyzet vjet ja kushtoj ruajtëjes,kultivimit dhe begatimit të kulturës sonë kombëtare.Në vend të mbështetjes nga të ashtu quajtur “Tallava” muzikantët,të cilët nuk lënë gurë pa lëkundur për fitimet materiale të majura me zhurma,njëri iu përgjegj:Kombëtaren nuk po e ha më pazari!O zot,derikur matrazapët do të mashtrojnë rininë tonë dukei futur në pazar antivlerat e tyre?Jo,një ditë qartë kjo rini do të kuptoj se nuk vlenë të paguhet dhe as të dëgjohet antivlera,dhe kur të kuptojnë nuk do të qëndrojnë indiferent,dhe do të i vie fundi kësaj zhuge të muzikës.Po barrën e mbanë Ministria e kulturës,që ose nuk e kupton vlerën,ose është e joshur të paguaj antivlerë.Në vend të financoj vlerë si psh krijimtarinë kaq domethënëse të Demir Krasniqit dhe së paku të hartonte një projekt për shënimin e dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij,ajo vazhdon të financoj shund dhe kiq.

    Ok

    Ok
    E kuqe e errët
    E kuqe
    Portokalli
    Kafe
    E verdhë
    Jeshile
    Ngjyrë ulliri
    Bojëqielli
    e kaltër
    e kaltër e errët
    Lejla
    Vjollcë
    E bardhë
    E zezëmajtas
    Center
    Right
    Justified
    -List
    Spoiler
    Hidden

    Mesazh :
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Ju mund të moderoni këtë forum

    Kërce tek:

    Zgjidh një forum||–Bisede e hapur| |–Bisede e hapur| |–ANTARET| |–Prezantimi dhe fotot| |–Rregullat e forumit| |–Jepni mendimin tuaj| |–Sondazh| |–Te njihemi me njeri-tjetrin| |–LETERSI| |–Proverba te huaja dhe shqiptare| |–Krijime letrare| |–Krijime| |–SHQIPERIA E DIASPORA| |–Kosova/Mali i Zi/Maqedonia| |–Historia e shqiptareve| |–Probleme te Shqiptareve| |–GJUHE E HUAJ| |–Gjuhe e huaj| |–DASHURIA DHE SEKSI| |–Gjithshka rreth seksit| |–Diskutime per dashurine| |–Ne kerkim te dashurise| |–AKTUALITET| |–Aktualitet| |–TE TJERA| |–Muzike| |–Filma| |–Teme e lire| |–Sociale| |–VIP| |–Rreklama| |–SHKENCE| |–Psikologji| |–Astronomi| |–Mjeksi e Shendetesi/Estetike| |–Informatike dhe Teknologji| |–Histori dhe Teologji| |–SPORTI| |–Sporti shqiptar e i huaj| |–ARGETIM| |–Kuriozitete te ndryshme| |–Gjegjeza dhe fabula/Lojra| |–Humor| |–ZONA ADMIN |–Arshiva Free forum | free forum support | © phpbb | Statistikat | Report an abuse | Free blog

    koment nga cakolli — 24 Korrik 2008 @ 7:01 am

  10. Demir Krasniqi,këngëtari dhe krijuesi ynë i njohur
    ————————————————————-

    Kënga dhe poezia janë arte që burojnë në shpiertin enjë populli.Kënga është një poezi popullore,vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli,e cila është ruajtur me kujdesë,është bartur dhe zhvilluar nëpër breza.Kjo ruajtëje te ne është për të u lavdëruar,sepse shumë kohë më parë interpretuesit e tyre ishin njerëz të rëndomtë që u mungonte arsimimi,por që kanë pasur aftësi të veqantë të mbamendjes dhe kujtesës,por qëkanë pasur dhunti të riprodhojnë drejtëpërdrejtë të riprodhojnë dhe mbajnë mend mijëra vargje si psh.Sefë(G)Mleqani,Salih(B)Krisniqi,Rizah Bllaca etj……………

    Kur bëjmë fjalë për Demir Krasniqin,për këtë duhet të flasim ndryshe:Ky është njeri autoritativ,i arsimuar këngëtar i shquar i këngës së traditës shqiptare,i shquar për aftësi krijuese dhe interpretuese që i takon tipit të mirëfilltë të këngëtarit,që këngën e shkruan,e përjeton në shpirt,e kompozon dhe e interpreton,e ruan nga barbarizmat dhe ngre zërin ndaj atyre që e barbarizojnë.Demir Krasniqi ky krijues i pa epur me një angazhim të pashoq,kthehet nga puna nga e cila u shpërndanë dituri brezave të rinjë,dhe sërish hynë në punë,i rreket krijimtarisë,shkruan tekst kënge,e komponon dhe e modelon,e përjeton në shpirt,e ushtron,ia modelon formën poetike dhe të melodisë,bënë prova gjenerale,e boton,e këndon parapopullit dhe e mbjell në shpirtin e popullit Si i tillë ai nuk është bartës i thjesht i trashëgimisë muzikore dhe poetike,por një krijues i talentuar.

    DEMIR KRASNIQI

    Demir Krasniqi u lind më 10 shkurt 1950 në fshatin Tugjec të Komunës së Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse të mesmen në drejtimin e kulturës muzikore në Prishtinë.Pas shkollimit ka punuar mësimdhënës në shumë shkolla të Kosovës.Veq punës në arsim ishte i pandashëm nga këngadhe krijimtaria,iu rrek ushtrimit të gazetarisë në të cilin fitoj eksperiencë të suksesshme dhe ka botuar qindra artikuj në gazetat dhe revistat tona,si dhe në Televizionin e PRISHTINËS,ka kryar punë gazetarie.Bazën muzikore e ka marrë nga fëmijëria.Disa zëra qarkullojnë se bazën e muzikës ia ka dhënë mësuesi i tij në fëmijëri z.Rexhep Bunjaku,por unë mendoj ndryshe:Frymëzimi i tij për atdhedashurinë,dashuria për vendlindjen,kombin,uji dhe ajri i Kosovës ishin baza e muzikës së tij,në mos qoftë edhe art i bartur nga trashëgimia familjare.Sidoqoftë ai shumë i ri mori frymëzimin,nxitëjen dhe pasionin,të i këndoj vendlindjes,shkollës,mësuesit ,atdheut e kombit.Nga fëmijëriaiu bashkangjit manifestimeve dhe festivaleve.Si i ri Demir Krasniqi u shqua i suksesshëm dhe mori shumë mirënjohëje,lavdata dhe shpërblime.Shumë i ri u shpërblya në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i JuajI, ” qkaedhe sot mendoj që do të qmohet edhe nga ai shpërblimi më domethënës.Atëbotë Demir Krasniqi ishte njeriu më i arsimuar dhe i popullarizuar në rrethin e Anomoravës,i cili në moshën më të re po i drejtohej studios të RadioTelevizionit tëPrishtinës dhe jo vetëm kaq,por ai ishte më i pranishmi në Radio dhe Televizion,me një zë kumbues,i artikuluar mirë i rrjedhshëm ëmbël i cili pushtoj zemrat e dashamirëve të këngës.Punë,këngë dhe krijimtari,kjo ishte motoja e tij.

    Demir Krasniqi ka botuar këto vepra:
    -Mallëngjime dhe ushtima
    -Qamili i vogël zë që nuk shuhet-monografi
    -Gjakon Kosova
    -Bejtë Pireva
    -Këngë krismash Lirie-vëllimi 1
    -Këngë krismash Lirie-vëllimi 2
    -Shtojzavallet e Gollakut
    -Kushtrim Lirie
    -Liman Shaqiri,trim i Gollakut
    -Kroi i këngës
    -Qamili i vogël,këngë përjetësie
    -Zeqir Maroca
    -Familja Kurti nga Tugjeci-monografi
    Libri që tani është pregaditur për botim”Lirika Popullore e Gollakut”,ka 1216 këngë të mbledhura nga gjitha trojet etnike shqiptare.Në opusin e tij Demir Krasniqi kambi 2000 këngë e valle popullore,autorësinë e të cilave e mbanë ai.Ka të inçizuara qindra pllaka gramafonesh,audio dhe video kaseta,Cd dhe DVD.Mbledhës i këngëve nëpër trevat etnike shqiptare,shumë prej tyre të botuara në blendet shqiptare IV;V;VIVII-që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni:

    Mbi 400 këngë të mbledhura nga gjitha trojet etnike shqiptare,mbi 200 këngë të shkruara dhe komponuara,15 vepra të botuara Demir Krasniqi meriton hulumtime me të hollësishme për te.Edhe shkenca folklorike shqiptare gjenë pasurinë e saj në botimet e tij,botime këto historike dhe të vlerës-që pasurojnë arkivat e kulturës sonë kombëtare.Ai ka kultivuar dhe po kultivon me shumë aftësi dhe kujdes gjitha llojete këngëve të mirëfillta shqipe,mënyrën origjinale të interpretimit të tyre,figuracionin e veçantë,përshkrimet e hollësishme reale pa hipperbolizime,ruajtëjen e elementeve të gjuhës gjatë këndimit,portretizimin origjinal të personazheve.Demiri kultivon me shumë sukses edhe parodinë,përmes së cilësvënë në thumb dukuritë e shëmtuara të shoqërisë sonë aktuale,duke e ndërtuar bukur artistikisht,duke e ruajtur të pa prekur strukturën e tërësishme epike të këngës.Demiri kultivon mekujdesë këngën historike,të shtjelluar pa hiperbolizime,duke shquar motivin patriotik të tyre,duke e ndërtuar me kujdes poezinë e tij për përmasat realiste të ngjarjeve historike,duke i kënduar me shpirt e një invencion të fuqishëm artistik figurave të shquara atdhetare.Gjatë interpretimit ai fuqishëm shprehë ndjenjën e atdhedashurisë,e kaplon dhembja dhe mallëngjimi për fatin tragjik të personave që i shtron në këngë.
    Kur themi fatin tragjik,padyshim se të tillë e kishim fatin të cilin një shekull na e mbolli pushtuesi i egër sllav.Këtij fati tragjik mbi popullin tonë Demir Krasniqi iu kundërvy me një revoltë të shprehur mes këngës.Duhet takemi të qartë:Ai nuk e kishte rrugën e vet të shtruar me lule kur i këndoi kësaj revolte.Kjo rrugë ishte rrugë sakrifice,e mundimshme,duhej guxim,pushtuesi po e ndëshkonte,po e përndiqte,po ia fshinte reportuaret e krijimtarisë së tij,por nuk po e lëvizte asnjëhap nga vendosshmëria.Ai urreu pushtuesin mes këngës,e qau viktimën e tij dhimbshëm,por mes këngës e bëri të pavdekshëm-legjendë.I këndoj vuajtëjes së popullit,përndjekjes së tij të pafaj,burgosjeve dhe vrasjeve,dhe e këndoj realisht dhe qartë:

    Ngoni shokë,ngoni vëllazni
    po ju këndoj një këngë n´sharki
    Nuk është këngë për dashuri
    as së´shtë këngë kjo për mahi
    kjo është këngë për histori
    që ka ndodhur te ne n´Malësi
    nuk është përrallë as ndonjë trillim
    por është ngjarje me plot trishtim
    që deri sot mbeti anonim
    se shumëkush nuk pat guxim
    të vërteten ta qes në shesh
    por është ruajtur nga veshi në vesh
    si kanë ditë me i tregue të vetit
    nëpër oda njëri tjetrit
    për terorin e Sërbisë
    kasaphanen nëPrapashticë.
    Kështu shprehte revoltën duke ngritur zërin kundër armiqëve pushtues që ushtronin dhunë dhe dhimbje mbi liridashësit,dhe u këndoj anëekënd trojeveetnike shqiptare.

    (shkrimi Vijon)cakolli

    Beiträge: 64
    Registriert: Do 1. Mai 2008, 19:51 Nach oben
    ——————————————————————————–

    Re: DEMIR KRASNIQI-KËNGËTARI DHE KRIJUESI YNË I NJOHUR
    von cakolli am Di 8. Jul 2008, 20:12

    Si krijues intelektual,njohës i thellë i këngës,njohës i historisë shqiptare Demir Krasniqi shpalosi historinë e dhimbshme shekullore mes këngës historiko-kombëtare,e veqmas ate të kohës së Luftës së Kosovës,kur pushtuesi qyqar nga frika për të matur forcën në male me luftëtarët e UÇK-së,tinëzisht po masakronte qytetarë të pa mbrojtur pleq,gra dhe fëmijë,dhe kënga vazhdon dhimbshëm:

    PO DIGJET PRIZRENI

    Po digjet Prizreni oj nanë,po digjet Kosova
    Lamtumirë oj nanë,se në luftë unë shkova
    Mos u mërzit nënë se po të la vetëm
    borgj ia kem atdheut ne me ja fal jetën
    mos qaj nanë për mue,qajmi shokët e mi
    se ata dhanë jetën për t´shtrejtën Liri.

    E dogjën Celinën nanë,Krushën-Rahovecin
    ja hodhën benzinen,flakën po ja qesin
    mos u mërzit nanë,se po të lavetëm
    borgj ja kem Atdheut ,ne me ja falë jetën
    Mos qaj nanë për mue,qajmi shoket e mi

    se ata dhanë jetën për të shtrejtën Liri.

    Do t´dal t´ja u zë pritën nanë,në Tusus mahallë
    klyshët e Karpateve,nuk i lëshoj t´gjallë

    ………………………………………………dhe kënga vazhdon plot dhimbje dhe mëllef,që krijuesi Krasniqi ashtu si e përjeton artistikisht,bartë dhe dhimbje shpirtërisht.Pra krijimtaria e Demir Krasniqit ishte e zgjëruar në këngën folklorike dhe popullore,e shtruar në motive historike,atdhedashurie,por nuk mund të themi se nuk ishte i pranishëm edhe motivi erotik si te qdo këngëtar tjetër.Ai e shkriu edhe këtu një pjesë të talentit të ti,kryesisht për të përmbushur kërkesat e rinisë,por me një kujdesë pa i kaluar kufinjët që kapërcejnë vlerën e mirëfillët të këngës:Psh-

    Po shkon çika rrethit t´malit
    tue i ndëgju fyellin qobanit
    mbas kumbonës në zabele
    bashkë me qëngja edhe me dele.

    Jehoi zëri i qobaneshës
    afër rrugës në rrëzë të bjeshkës
    jehuan male,fusha brija
    aty lindi dashuria…….

    Kështu me një krijimtari shumë të pasur kombëtare,por të mundimshme me plot të papritura Demir Krasniqi po shënon jubile të rëndësishme:

    -Dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij muzikore

    -37 vjetorin e punës në arsim
    -Shtatë vjetorin e manifestimit tradicional”Takimet e Vendlindjes”,manifestim ky që në qdo vit tubon mbi 15.000 mysafir dhe adhurues nga gjitha trojet etnike shqiptare.Për këtë krijues artist të mirëfilltë të kulturës sonë,një shoqëri e emancipuar mirë nuk duhet qëndroj symbyllur,por të tregoj rrespekt,gatishmëri ndihme,përkrahëje,botime monografishë,të këtij veprimtari të pa epur të kulturës sonë.

    Veqojmë:Një këngë për heroin legjendar Gjergj Kastriotin”Frynë murlani me stuhi”Demir Krasniqi e inqizoi në vitin 1968,me rastin e 500 vjetorit të vdekjes të Skënderbeut.

    Kurrë nuk shuhet Manastiri-Kjo këngë është kënga që do ta përfaqësoj Kosovën në Manifestimin qendror në Manastir,me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit,i cili mbahet nga 14-22 nëntor,me të cilën këngë do të na prezentoj z.Demir Krasniqi.

    “KOSOVA-NUSE ME KURORË” këngë e Demir Krasniqit,të cilën e këndoj më 17 shkurt 2008 në sheshin e Gjilanit,në manifestimin solemn me rastin e shpallëjes së pavarësisë së Kosovës. Krijimtaria 40 vjeqare e krijuesit tonë të madh z.Demir Krasniqit nuk mund të përmbyllet me një artikull,për të duhet shkruar edhe më.cakolli

    Beiträge: 64
    Registriert: Do 1. Mai 2008, 19:51 Nach oben
    ——————————————————————————–

    Re: DEMIR KRASNIQI-KËNGËTARI DHE KRIJUESI YNË I NJOHUR

    koment nga cakolli — 24 Korrik 2008 @ 7:15 am

  11. Anetar

    Regjistruar: 25-06-2008
    Postime: 75
    Demir Krasniqi-këngëtari Dhe Krijuesi Ynë I Njohur

    ——————————————————————————–

    Kënga dhe poezia janë shpirti i popullit.Kënga është një poezi popullore,vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli,e cila është ruajtur me kujdesë,e bartur dhe e zhvilluar nëpër breza.
    Kjo ruajtëje është për ta lavdëruar,sepse shumë kohë më parë interpretuesit e tyre ishin njerëz të rëndomt që u mungonte arsimimi,por që kanë pasur aftësi të veqanta të mbamendjes dhe kujtesës,duke pasur aftësi të mbajnë mend mijëra vargje dhe të i riprodhojnë ato drejt për së drejti.Psh.Sefë Mleqani(Gashi);Salih(Bajrami)Krasniqi,Rizah Bllaca,etj……..

    Me Demir Krasniqin rrethanat vijnë krejt ndryshe:Një njeri intelektual,i arsimuar mirë,këngëtar i shquar i traditës shqiptare,i shquar për aftësi krijuese dhe interpretuese,që i takon tipit të mirëfilltë të këngëtarit,që këngën frymohet vet të e shkruaj,e përjeton në shpirt,e kompozon dhe e interpreton,e ruan nga barbarizmat dhe ngre zërin ndaj atyre që e barbarizojnë.Demir Krasniqi është i pa epur,me njëangazhim të pashoq kthehet nga puna dhe hyn në punë,në shkolla shpërndanë dituri,në shtëpi i rreket krijimtarisë,shkruan poezi vlerash,i kthen në tekst kënge ,e komponon dhe e modelon,e përjeton në shpirt,e ushtron,iamodelon formën poetike dhe të melodisë,bënë prova gjenerale,e boton në studio,e këndon para publikut dhe e mbjell në shpirtin e popullit.Si i tillë ai nuk është bartës i thjesht i trashëgimisë muzikore,por krijues i saj.Mbi 2000 këngë të krijuara dhe të komponuara,të inçizuara në Radio,TV,disqe,audio e video kaseta,si dhe mbledhës i folklorit nga trojet etnike shqiptare nga mblodhi mbi 4000 këngë,disa të botuara në blendet shqiptare IV;V;VI dheVII,disa qindra artikuj të botuar nëpër gazetat dhe revistat tona,botues i 15 librave,janë disa nga të veqantat e tij në jubileun e tij të dyzetvjetorit të krijimtarisë.Një folklor poetik e muzikor të kultivuar nga një këngëtar krijues nuk mund të përmbyllet me një postim si ky,atij i mbetemi borgj të fillojmë hulumtime më të hollësishme
    për te.Ai ka kultivuar me shumë aftësi e kujdes të gjitha llojet e këngëve të mirëfillta shqipe,mënyrën origjinale të interpretimit të tyre,figuracionin e veqantë,përshkrimet e hollësishme,ruajtëjen e elementeve të gjuhës gjatë këndimit,prezentimin origjinal të personazheve,hollësitë e rrëfimit real,etj…Demiri kultivon me sukses edhe parodi me të cilat vënë në thumb dukuritë e shëmtuara të shoqërisë duke e ndërtuar bukur artistikisht parodinë,por duke e ruajtur të pa prekur strukturën e tërësishme epike të këngës.Demiri kultivon me kujdes këngën historike,duke e shtjelluar pa hiperbolizime,duke shquar motivin patriotik të tyre,duke e ndërtuar me kujdes poezinë e tij për përmasat realiste të ngjarjeve historike, duke i kënduar me shpirt e me një invencion të fuqishëm artistik,figurave të shquara atdhetare.Ai gjatë interpretimit fuqishëm shprehë ndjenjen e atdhedashurisë,e kaplon dhembja dhe mallëngjimi për fatin tragjik të personazhit të cilin e shtron në këngë.Edhe shkenca folklorike shqiptare gjenë pasurinë e vet në botimet e Demir Krasniqit,botime këto mjaft domethënëse,botime historike dhe të vlerës që pasurojnë arkivin e këngës sonë.

    koment nga cakolli — 24 Korrik 2008 @ 7:26 am

  12. DEMIR KRASNIQI
    PAVARËSIA E KUSHTËZUAR

    Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar –
    Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar !

    Nëse UNMIKU, ta shtron sofrën me bar –
    Ti, haje dhe thuaj “Unë jam kosovar!”

    Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –
    Ti, përkulu dhe thuaj “Unë jam minoritet!”

    Nëse UNMIKU, të imponon flamur kosovarë –
    Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!

    Nëse UNMIKU, të imponon ndonjë himn pa krip –
    Ti, luaj me instrument, veç mos këndo shqip!

    Nëse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjën –
    Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën !

    Nëse UNMIKU, të jep ngjyra pa kufi –
    Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!

    Nëse UNMIKU, t’i mbushë xhepat me flori –
    Ti, nuk guxon të shkruash histori!

    Nëse UNMIKU, të qet në staf ma të parin –
    Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!

    Nëse UNMIKU, t’i imponon festat ndërkombëtare –
    Ti, nuk guxon t’ i festosh festat kombëtare!

    Nëse UNMIKU, të pranon në Internacionale –
    Ti, nuk guxon t’ këndosh këngë nacionale!

    Nëse UNMIKU, ta zgjidh ndonjë çare –
    Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!

    Nëse UNMIKU, sjell këngë të mbarë globit –
    Ti, nuk guxon t’ këndosh për heroit e kombit!

    Nëse s’ do UNMIKU, n’ Pavarësi për t’ prekur –
    Ti, ha si i gjallë, e rri si i vdekur !

    koment nga cakolli — 24 Korrik 2008 @ 9:04 am

  13. DEMIR Krasniqit.Ate bote Demir Krasniqi punonte mesues ne fshat.Udha nje program muzikor qe me lambresa te medha,qe edhe sot pas tri dekadave me ka mbetur ne kujtese,kendonte Demir Krasniqi.’Te gjitha kenget i kendoi bukur,por ajo qe meberi pershtypje te thelle ishte’kenga per Shote Galicen”KJO KOSOVË KA DHËNË SHUMË TRIMA;QË S´HARROHEN KURRË”:Nje ze te embel,nje percjelleje shume te mire instrumentale dhe bresherite e simpatizueseve meduartrokitje.DemirKrasniqi i zoteronte mire shume vegla,por kishte mjeshtri shume te talentuar ne violine.Njeri me autoritet te larte neKosove,veqmas ne rrethin e Anomoraves,i cilishquhej per mjeshtri te artit muzikor,por edhe thuaj ishte njeri i pare i shkolluar ngaky rreth malor.Njeri qe kendonte shumeper atdheun me nje motiv patriotik,i shquar te kendoj edhe ne motivin erotik,reportuar te pasur me satire.Kengetar dhe krijues,mesues e edukator i brezave.Ka punuar shume ne mbrojtejen e kultures kombetare,ka luftuar futjene elementeve te huaja ne kengen shqipe,shume kenge,shume albume,mbledhes i folklorit,kompozitor imire dhe botues i 13 librave me kenge.Shume ishte i pranishem ne RTP,kishteshume teinqizuara audio kaseta dhe disqe.Ka qene i guximshem per te vene ne thumb regjimin komunist pushtues dhe korupcionin ne shoqeri,permes kenges.Ka kryar shkollimin per mesimdhenes dhe gazetar.Ka mbi 1500 kenge te vetat te melosit folklorik dhe popullor.Afro kater dekada me kengen,ka kenduar neper festivale,dasma,oda, me grupe te ndryshme folklorike.Njeri qe me punen e tij eshte deshmuar e shperblyar.E qmoj dhe e rrespektoj,kam idhull muziken etij.

    koment nga cakolli — 24 Korrik 2008 @ 2:37 pm

  14. :

    “MBLIDHEN LULET NË NJË DOVLET”

    Për ngjarjen e madhe historike të popullit shqiptar, të njohur si “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, të mbajtur më datën 10 Qershor 1878, në Prizren, ngjarje kjo që sivjet shënon 130 – Vjetorin e saj, është folur dhe shkruar shumë. Krahas historianëve dhe studiuesve të lëmenjve të ndryshëm, edhe krijuesit muzikorë, rapsodët dhe këngëtarët popullor, asnjëherë nuk e lan anash këtë ngjarje, duke i thurë vargje dhe melodi shumë të bukura, të cilat jetuan, jetojnë dhe do të jetojnë së bashku me mbarë popullin shqiptar.
    Në mesin e shumë këngëve që iu thurën dhe iu kënduan “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” brenda këtyre 130 viteve të shkuara, pa dyshim se njëra ndër këngët më të vjetra dhe më të fuqishme artistike, është kënga shumë e njohur me titull:”Mblidhen lulet në një dovlet”.
    Për këtë këngë, të cilën e di dhe e këndon gati secili këngëtar shqiptar, pak kush do ta ketë ditë dhe kuptuar se kjo është një ndër këngët tona më të fuqishme patriotike, me tekst dhe melodi shumë të fuqishme artistike. Fatkeqësisht , shumica e interpretove të kësaj kënge dhe pjesa dërmuese e konsumuesve të saj, gjithmonë e kanë konsideruar dhe trajtuar si “Këngë ashikërie ”, apo si “Këngë dashurie”! Por, asnjëra, as tjetra nuk kanë bazë të qëndrueshme.
    Po qe se e analizojmë këtë këngë kaq të bukur , e cila pa dyshim është njëra ndër perlat më të çmuara të muzikës sonë tradicionale popullore, në radhë të parë do të konstatojmë se tekstin e kësaj kënge, do ta ketë shkruar ndonjëri prej poetëve tanë më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i cili do të ketë qenë mjeshtër i dëshmuar i penës dhe fjalës së shkruar artistike.
    Në anën tjetër, po qe se e analizojmë melodinë dhe ritmin e kompozuar të kësaj kënge, atëherë shumë shpejt do të bindemi se këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë krijues amator, apo autodidakt popullor, nga se vet konstrukti dhe forma e melodisë së saj na bënë të kuptojmë se melodinë e kësaj kënge e ka kompozuar ndonjë mjeshtër i madh dhe njohës shumë i mirë i muzikës artistike.
    Koha kur është thurur, kompozuar dhe kënduar kjo këngë, flet për një censurë të egër nga ana e pushtetarëve okupator osman, të cilët nuk e lenin madje as këngën shqipe që të marrë frymë lirisht, të jehojë fuqishëm dhe të marri udhë pa frikë e pa dhunë!
    Nga këto rrethana të njohura historike, sikur edhe shumë krijues të tjerë , si krijuesi i këtyre vargjeve të fuqishme artistike e poetike, ashtu edhe kompozuesi i melodisë së kësaj kënge kaq të fuqishme , kaq të adhuruar dhe të kënduar me ëndje nëpër trembëdhjetë dekada pa u harruar kurrë, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur emra krijuesish anonim dhe kënga në fjalë, trajtohet si “pronë e popullit”!
    Se sa janë të fuqishme vargjet poetike të kësaj kënge, e cila kryekëput i kushtohet “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, e cila ngjishet me një brumë figurash të fuqishme artistike, më së miri do të argumentojnë vargjet dhe analizat e tyre në vijim:

    “Mblidhen lulet në nji dovlet ,
    Çojnë e thërrasin drandofilin –
    Hajde, e kem nji mushavere,
    Me u pajtue me bylbylin!”

    Vargu i parë i kësaj strofe, përmes figurës së luleve, simbolizon delegatët pjesëmarrës të Lidhjes së Prizrenit, të cilët janë mbledhur në një “dovlet” (turqisht = pushtet, apo shtet) , prej ku do ta thërrasin “drandofilin”, figurë kjo që aludon tek Abdyl Frashëri, të cilin e bëjnë me dije se do ta bëjnë një “mushavere”( kuvend, marrëveshje), ku do të merret vendimi për t’ u pajtua me “Bilbilin”! Pra, poeti anonim i këtyre vargjeve, përmes figurës së “Bilbilit”, aludon tek Atdheu i cili është hidhëruar nga robëria shekullore dhe tani bijtë e Tij, përmes vendimeve të këtij Kuvendi, do të pajtohen njëherë e përgjithmonë me te!

    “Bylbylit na i vajti haberi ,
    Ai u tret, o, për hava –
    A kam fat, o, unë i mjeri,
    Me mu ndigju’ gjithë kjo rixha?!”

    Në vargjet vijuese të kësaj strofe, shihet qartë se Bilbilit (Atdheut) i kishte shkuar lajmi se Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit do të mbahet. Atdheu, u gëzua aq shumë, sa dukej se po fluturon qiellit nga gëzimi! Atdheu ishte në pritje dhe nën ethe, duke u lutur që të ketë fat dhe t’i dëgjohen lutjet dhe vendimet historike që do të merreshin në Prizren!

    “Për rixha s’ kesh ilaik,
    Ka ardhë vakti e zemani –
    Dynjaja na u mbush mynafikë,
    Se me gojë s’ po m’ flet Sulltani!”

    Në vargjet e kësaj strofe, shprehet brenga e Atdheut, i cili as se si nuk do t’ i bënte lutje Sulltanit turk, që t’ ia jepte të drejtat dhe liritë e kërkuara për popullin shqiptar, por ato do t’ i fitonte me luftë dhe sakrifica!
    Mirëpo, Atdheu zhgënjehet nga kohët e liga në të cilat kishin lulëzuar shumë spiun e tradhtarë të vendit, të cilët për pak grada e lireta turke, do ta tradhtonin Atdheun dhe interesat e kombit shqiptar! Spiunët dhe tradhtarët e tillë, shumë shpejt i kishin rënë në gjurmë përgatitjeve që po bëheshin për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe menjëherë e kishin lajmëruar Sulltanin në Stamboll për qëllimet historike të kësaj Lidhjeje! Andaj, Sulltani e kishte ashpërsua edhe më shumë regjimin, dhunën dhe represionin mbi Atdheun e popullit shqiptar!

    “Duel nji sure prej musafit –
    A dihet kur asht hana e re?
    -Për pa i knue 36 harfet,
    Nuk bahet Bajram për ne!”

    Përmes këtyre vargjeve të cilat shënojnë fundin e kësaj kënge, poeti anonim, në mënyrë të qartë figurative shprehë aspiratat e popullit shqiptarë të lodhur nga robëria, të cilët i pyesin njerëzit e shkolluar ( këtu aludon tek njerëzit e shkolluar fetarisht) , të cilët populli shpesh ua shtronte pyetjen:”A dihet kur është hëna e re?”, ku përmes kësaj pyetje aludonin tek ajo:”A dihet kur do të bëhet Atdheu ynë, i Ri, i lirë dhe i pavarur?!”
    Njerëzit mendjemprehtë , largpamës dhe të shkolluar, për t’ iu përgjigjur popullit në këtë pyetje, thirreshin gjoja në një citat të nxjerr nga musafi, i cili thotë:
    “Për pa i hapur shkollat shqipe, për pa i mësua 36 shkronjat e Alfabetit të gjuhës shqipe, për pa e mësua shkrim-leximin, kurrë nuk do të ketë gëzime, festa , dritë, liri e pavarësi në Atdheun tonë!”
    Pra, poeti dhe kompozitori anonim i kësaj kënge, përmes tingujve muzikor, vargjeve të fuqishme poetike dhe figurave të fuqishme artistike, na jep një porosi të fuqishme se pa arsimimin dhe edukimin e shëndoshë të popullit në gjuhën e vet amtare, nuk mund të ngritët vetëdija dhe dashuria ndaj lirisë dhe atdheut!

    Gjilan, më 04.06.2008. Demir Krasniqi

    koment nga cakolli — 29 Korrik 2008 @ 8:26 am

  15. Demir Krasniqi; ky krijues i rrallë vlerave artisitke

    Pikërisht sot po shënohet në Tugjec të Dardanës manifestimi i shtatë tradicional “Takimet e Vendlindjes”, të cilën plot shtatë vjet me radhë po e udhëheq këngëtari dhe krijuesi, veterani i arsimit tonë kombëtar z. Demir Krasniqi.

    Në Tugjec të Dardanës u lind , u rrit dhe kaloi një pjesë të rinisë ky këngëtar dhe krijues i madh, ku më vonë për shkak të vijimit të shkollimeve dhe punësimit iu desh të lë vendlindjen dhe një kohë të gjatë jetoj në Prishtinë dhe më pas në Gjilan. Pavarësisht ku jetoj, shpirtërisht nuk u asimilua dhe me energji iu përkushtua vendlindjes sikur të ishte ballë saj. Vendlindja është e shejtë sidomos për krijuesit, e veqmas për Demir Krasniqin sipas të cilit çdo gjë ka kuptim dhe vlerë vetëm në vendlindjen e tij, ku edhe qielli është tjetër, kaltërsia e vendlindjes ndryshe, ku edhe pëllumbi fluturon ndryshe, ku me këngë e poezi shpalos peisazhin e vendlindjes, atë peisazh që krijuesin nuk e lë të qetë në asnjë çast pa e shpalosur botën e tij të brendshme dhe mallin që iu është mpleksur, për mes poezisë dhe këngës. Tani shtatë vjet krijuesi dhe këngëtari ynë Demir Krasniqi, ka zgjedhur këtë formë manifestimi “Takimet e vendlindjes”, manifestim ky tradicional që shënohet në fundqershorin e çdo viti, i cili shënohet tradicionalisht në Tugjec dhe çdo vit tubon mbi 15. 000 mysafir nga trojet etnike shqiptare.

    Mrekullia dhe gëzimi i këtij manifestimi nuk mund të përshkruhet me pak fjalë. Ky manifestim tubon intelektual, krijues të gjitha fushave, qindra këngëtar dhe valltarë, humorist dhe instrumentalist. Aty shpërthen poezia, buqet kënga kombëtare dhe ajo e mallit e relaksuar me humor nga disa humorist të njohur të kësaj ane.

    Në kët fshat të manifestimit tradicional pra në Tugjec të komunës së Dardanës u lind Demir Krasniqi në shkurt të vitit 1950. Pasi mbaroj shkollën fillore në vendlindje, u drejtua drejt Prishtinës për të u arsimuar, ku zgjodhi drejtimin muzikor të cilin e kreu me sukses të shembullor, dhe pastaj punoi arsimtar në shumë shkolla të Kosovës. Veq punës si mësues ushtronte profesionin e gazetarisë në Televizionin e Prishtinës dhe nëpër gazetat dhe revistat tona ku botoj qindra artikuj.

    Nga fëmijëria pasion kishte muzikën ku si i ri e mori bazën muzikore. Ka kënduar në manifestime dhe festivale ku ka fituar shumë shpërblime, por shpërblimin e parë e mori shumë i ri në Manifestimin Rajonal”Mikrofoni është i juaji”: Në opusin e vet Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të cilat vet i shkrou , komponoi dhe inçizoi në disqe gramafonash, cd, audio dhe video kaseta, DVD, në studion e Televizionit të Prishtinës etj. . . . . Është mbledhës i mirë i folklorit ku ka mbledhur mbi 4000 këngë disa të cilat i ka botuar në blendet shqiptare IV, V, VI, VII. Demir Krasniqi ka botuar 14 vepra dhe në botim e sipër ka “Lirika popullore e Gollakut” me 1216 këngë të mbledhura.

    Pra po bëjmë fjalë për Demir Krasniqin një krijues dhe këngëtar, që thur poezi të bukura nga të cilat komponon këngë të bukura. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët e rrallë që ruajti muzikën tonë kombëtare nga vala e vlerave të dyshimta. Si pjesëmarrës i shumë festivaleve, koncerteve dhe organizimeve tjera të skenës parapublikut rrespektoj në mënyrën më njerëzore publikun dhe skenën nga që të dyjat janë të shejta. Ai mori përgjegjësinë për publikun, para tyre doli i pregaditur dhe plot rrespekt, sepse e deshi këngën, i deshi njerëzit e atdheut dhe ishte në njohuri se kënga nuk mund të qëndroj pa mbështetje kombëtare.

    Tani ai kremton këto jubile: Dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij muzikore, tridhjetëeshtatëvjet punë arsimi dhe shtatë vjetorin e manifestimit tradicional”Takimet e vendlindjes”. Pozita e artistit në Kosovë edhe pse gjenë sado kudo forma të mbijetoi, Demirin nuk e zëri në lakminë e anës materiale, ai këndoj edhe në oda, dasma dhe shënime kombëtare pa paga, vetëm për të kënaqur dhe frymëzuar shoqërinë. Rrethanat që u krijuan vitet e para dhe pas lufte në Kosovë u munduan të topisin tehun krijues, por muza e tij krijuese nuk pushoj. Padyshim duhej edhe guxim të vesh në thumb shoqërinë karieriste, forcën pushtuese, por ai u sul kundraj tyre, i këndoj atdheut, kombit, luftoj pseudo-vlerën artistike, shundin dhe kiçin që po kalonin qdo kufi, kurse vet mbrojti dhe krijoi këngën e mirëfilltë, e cila padyshim do të qëndroj nëpër shumë kohë. Gjithqka në jetën e vet e lidhi me krijimtari, këngë, mall, atdhe dashuri, shumë i lidhur me vendlindjen që i mungonte, të cilës i thurte këngë e vargje, mes të cilave shpaloste peisazhin e vendlindjes.

    Tridhjetë vjetë më parë kur vizitoj vendlindjen të cilën ishte detyruar të e braktisë, e nxiti të i kushtoj këngë malli:

    Ç´më ka ra një mall i shkretë diqka zemra është tuj hjekë bvendi im kur mu kujtue lot më rridhnin sikur krue vaj medet.

    Duke vizituar vendet e fëmijërisë, lojërat, shkollën , shokët, ndejat me të afërmit, odat, kjo e nxiste të fur vargje, vargje malli që rridhnin vetvetiu, dhe dashuria për vendlindje bëhej më e madhe. Duke kujtuar bujarinë dhe traditat e këtij vendi, rrapsodi mes këngës ia thotë:

    Vend i vjetër në atë malësi por i dashur për njerëzi për mikpritje dhe bujari vaj medet.

    Pastaj kujton ndejat me shokët dhe të afërmit dhe vijon më tej:

    Kur u mblidhnim nëpër oda tue këndue , tue luajt lojna Baci Nel-tue u ra kavallav tuj pi kafe me filgjana tuj ngranë molla , tuj ngranë dardha vaj medet

    Me që kënga vazhdon gjatë për natyrën e këtij shkrimi, krijuesi ynë pas një vizite që i bënë cep më cep vendit të tij të dashur, shprehet:

    Skaj më skaj e vizitova rrënzë një guri ula pushova tue qajt në zë sikur fëmijë deri sa shfryna zemrën mirë vaj medet.

    Kjo këngë edhe sot qon peshë shumë zemra mërgimtarësh që u mungon atdheun, dhe kjo këngë malli sikur ju duket medikament për zbutje malli. Sido -kudo manifestimi tradicional”Takimet e vendlindjes”, iniciator dhe organizatorë i të cilës është vite me radhë z. Demir Krasniqi, ka një rëndësi të veqantë: Aty përballesh me vlera të reja dhe përzgjedhura krijuese, manifestim që lidhë komunikime me njerëz të njohur autoritativ, ku gjenë kënaqësi dhe emocione të mëdha, ditë kur qytetarët e rrethit të Anomoravës hedhin brengat e përditshmërisë, kur mërgimtari ynë lehtëson mallin. . . . .

    Sa mirë do të ishte sikur të dalin edhe inicues të tjerë nëpër komuna tjera anekënd Kosovës dhe të organizonin”Takimet e vendlindjes”, besoj se edhe jeten e qytetarit dhe mërgimtarit tonë do të bënin më të lehtë.

    koment nga cakolli — 29 Korrik 2008 @ 8:35 am

  16. DEMIR KRASNIQI
    ————

    PAVARËSIA VIJA-VIJA
    Pavarësia vija-vija
    është Unmiku,është Serbija
    pavarësia pa të këqija-
    është Rusia,është Greqia.

    Pavarësia pa çivia
    janë bashkue ujku e dhia!
    Pavarësia lula-lula
    janë bashkua dhelpra e pula!

    Pavarësia kur na mbërrini
    janë bashkua macja e mini!
    Pavarësia e kthjellët si loti
    janë bashkua gaca e baroti!

    Pavarësia pa behane
    kërcejnë shkijet hiq pa dane!
    Pavarësia spica-spica
    jo,nuk ndahet Mitrovica!
    Pavarësia plot ideja
    jo,nuk ndahet Debelldeja!

    Pavarësia copa-copa
    kem flamurin si Evropa!
    Kem flamurin kushtetuten
    ne askujt nuk ja kem tuten!

    Kushtetuta e Athisarit
    s´permend kund emer t´shqiptarit!
    Pavarësia na ka qelë
    këndojmë himnin me gojë mshelë.
    Jo si Kiprian Porumbesku
    por ,si Mendi Unmikesku!

    Kur t´martohen Masari me Visarin
    Bajraktar kanë Athisarin
    shkojnë në zyre dorë për dorë
    “Matiçari” u lidhë kurorë.

    koment nga cakolli — 30 Korrik 2008 @ 10:40 am

  17. TE URA E MITROVICËS

    Te ura, te ura – vraponi o burra!
    Te ura, te ura – Urra!Urra!Urra!
    Te ura, te ura – atje n’ Mitrovicë,
    Vraponi , o burra, me nga një mezhnicë!

    Te ura, te ura – te ura e Ibrit;
    Bëri zë Leonorës, Shkurtës dhe Ilirit!…
    Trimave t’ Kastriotit, t’ Arbërit, t’ Dukagjinit…
    Se po na ndërtohet “Muri i Berlinit!”

    -Po ku me vrapua, o vëlla, Përshesh Kalanica?
    Mu ka thye kerri – m’ ka ra rrota n’ spica!
    A me ra te Ibri, apo te Sitnica?
    A mos po na ndahet, o vëlla, neve Mitrovica?!

    O, prite, prite, vëlla Azem Galicën,
    O, se s’ ju len ai, me e nda Mitrovicën!
    O, pritna, pritna se tash ua kallëzojmë qejfet,
    O, veç sa t’ i marrim tupanët dhe defet!…

    O, veç sa t’ i qesim, o , n’ krahë çiftelijat,
    O,e t’ i kurdisim surlet e sharkijat;
    O, i madh e i vogël kem me u çua n’ kamë ,
    O, kem me dalë te Ibri n’ atë anë!…

    O, kur t’ ia nisim këngë edhe piskamë,
    O, kur t’ ia nisim valle e vilikamë ,
    O, regjisorët xhirojnë me kamera,
    O, për statista i kem do lidera…

    O, me sukses ka me u xhirua spoti,
    O, kush ta sheh , ka me i pikua loti!
    O, për pa u shkye defa e mezhnica –
    O, jo nuk ndahet, o, kurrë Mitrovica!

    Demir Krasniqi

    koment nga cakolli — 30 Korrik 2008 @ 10:55 am

  18. PARODI
    —–

    BANKETI I KAUBOJVE

    N’ kullë të vjetër mbi një bokë ,
    Ishin mbledhur një grup shokë.
    Zoti i shtëpisë ishte përgatitur,
    Sa ma mirë, miqtë për t’ i pritur!

    Zoti i shtëpisë për këta shokë –
    Shumë qengjat i la pa kokë!
    Shumë gjelat i futi n’ furra,
    Shumë e pulat i la pa burra!

    Po vinë trimat për mashallah -
    Automatët i kanë qitë n’ krah,
    Me revole n’ kofshë ty u prekë,
    Strajcat mbushur plotë fishekë!

    U shtrua darka nëpër sinia,
    U shtrua mezja edhe rakia,
    Krisi kënga dhe sharkia,
    Vjell barot pushka e alltia…

    U mbush oda tym e gëzhoja –
    Hajt, shahira, ju lumtë goja!
    Zbrazen kupat e rakisë –
    Tu rritë ndera , Zoti i shtëpisë!

    Duan ta rrëzojnë tavanin n’ tokë-
    Dhe e pluhur përmbi kokë!
    Këtë zanat e kanë me t’ leme -
    Zbrazin plumba mbi dysheme!

    Hapen dyer, hapen dritare -
    Automatëve iu dhanë zjarre!
    N’ tëra anët shkrepen rafale -
    Tym e flakë shkon përmbi male!

    Ju ka ra rakia n’ krye -
    Nuk lan xham, as derë pa e thye!
    Sikur n’ filmat “Kauboj” –
    N’ odë të huaj bahen “ heronj “!

    T’ zotit t’ shtëpisë ia rrisin namin –
    Shoshë me plumba ia banë tavanin!
    T’ zotit t’ shtëpisë ja pinë krejt kosin –
    Shoshë me plumba ia banë patosin!

    Hëngrën , pinë kështu sa ke nata,
    U sos mishi, u sos sallata…
    Shumë prej tyre i ka kapë nevoja -
    Çka kanë n’ bark e kthejnë nga goja!

    Për me i çua deri n’ nevojtore-
    Duhet zvarrë me i ngrehë për dore!
    S’e gjejnë derën me dalë n’ fushë
    Shumë pantollët i kanë mbushë…

    Ja ka nisë po këndon Hakia –
    Çka dinë fëmija ç’ asht rakia?!
    Po i ndihmon Daut Haxhia –
    Çka dinë dhia, ç’ asht tagjia?!

    Gjilan, më 30.06.2008. Demir KRASNIQI

    koment nga cakolli — 30 Korrik 2008 @ 10:58 am

  19. DEMIR KRASNIQI

    NË SABAH KËNDON BYLBYLI
    Thotë se qeli drandafili
    Drandofili vese ,vese
    ti mi lujte mendt prej kres
    o ti djali pa martue
    shite oren merrum mue
    une oren nuk e shes
    ja do t´marr e ja do t´vdes.

    koment nga cakolli — 30 Korrik 2008 @ 5:09 pm

  20. DEMIR KRASNIQI

    PEDAGOGU DEMAGOG

    N´Fakultetet tona
    ka shumë pedagog
    por në to frymojnë
    dhe ca demagog.
    N´kushte shumë t´vështira
    dhe nën okupim
    shquheshin do dëshira
    për ndonjë studim.

    N´mesin e studentave
    kishte studentesha
    që janë vigjilente
    malsore trimeresha.

    N´fund të ligjeratave
    i nënshtroheshin provimeve
    para profesorëve vlersim i diturive
    kur i mban provimet,demagogu plak
    fillon manovrimet,sju jep notën hak.

    Demagogu plak,flokun bardhë si gjog
    kur sheh vajza t´reja
    mendja i bahet zog!

    Ja merr mendja t´shkretit
    që n´grusht e ka botën
    e i thotë studentes:Eja ta jap notën
    në synofsh suksesin
    edhe mos msofsh hiq
    shtine n´´çantë indeksin
    eja t´shkojmë n´kafiq
    skuqet, shtrydhet vajza
    pedagogu im
    t´paska shkelur mosha
    si babain tim.

    koment nga cakolli — 2 Gusht 2008 @ 1:34 pm

  21. NË MALËSINË E GOLLAKUT KOMUNA E DARDANËS
    (ish-Kamenicë)

    TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”

    Gjyrishec- Kamenicë, më 03. 08. 2008.

    Të dielën e parë të muajit Gusht, më datën 3, në Malësinë e Gollakut të Kamenicës , u mbajt manifestimi tradicional: TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”.
    Në këto “Takime…”, të dytat me radhë në këtë fshat, morën pjesë një numër i madh qytetarësh:bashkëfshatarë, kurbetçi dhe të gjitha vendet urbane ku jetojnë njerëzit e migruar nga këto anë. Në mesin e tyre, kishte edhe shumë figura të shquara të jetës sonë kulturore e politike gjithandej Kosovës, e në veçanti ishte e madhërishme prezenca e shumë familjarëve të dëshmorëve të kombit nga këto anë, si dhe veteranë të dalë nga shoqatat e luftës së UÇK-së.
    Manifestimi tradicional Takimet e Vendlindjes “Gjyrisheci – 2008” ( i dyti me radhë) organizohet dhe mbahet në shenj përkujtimi e nderimi ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, nga ky fshat, siç janë: Rafet Isufi, Agush Isufi dhe Florim Ymeri, tek vendi i quajtur:”Thera e Agushit”, ku është ngritur kompleksi përkujtimor për dëshmorët e rënë, të lartpërmendur, por edhe të tjerët që kanë rënë viktima të terrorit serbë gjatë një shekulli që e lamë pas.
    Manifestimi i sivjetmë u hap me antonimin e Himnit të Flamurit Kombëtar. Me një fjalë rasti dhe mirëseardhje, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i K. O. të këtij manifestimi, z. Vehbi Jusufi, veteran i arsimit nga ky fshat.
    Pas tij, në tribunë u ngjitë për një fjalë rasti, ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, z. Ahmet Isufi – Komandant “Rexha”, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetar i AAK-së, që është i lindur në këtë fshat.
    Zoti Isufi, në fjalën e vet të rastit, më tepër u fokusua tek kurbetçinjtë , për të cilët tha se pa ndihmën e tyre permanente, vështirë se do të fitohej lufta jonë çlirimtare!
    Andaj, Isufi, u bëri thirrje të gjithë bashkëvendësve dhe bashkatdhetarëve, që të kthehen në vendlindjet e tyre, të investojnë kapitalin e tyre aty, të ndihmojnë progresin e Atdheut , me punësimin e të rinjve, t’ i japin shpirt, jetë dhe gjallëri kësaj Malësie legjendare!
    Theks të veçantë z. Isufi, i vuri rëndësisë së shkollimit dhe të arsimimit të fëmijëve të kurbetçinjve dhe rolit të mbrojtjes së tyre nga asimilimi i mundshëm!
    Kryetari i KK të Kamenicës, z. Begzad Sinani, në fjalën e vet të rastit, para të pranishmëve , u zotua se gjatë mandatit të tij, do t’ u jap prioritete ngritjes së infrastrukturës rrugore në mbarë fshatrat e Malësisë së Gollakut, në mënyrë që këtyre banorëve t’ u krijohen kushte të volitshme për jetesë, rikthim dhe riatdhesim!
    Po ashtu edhe Kryetari i Shoqatës “Gollaku”, z. Islam Veliu, para të pranishmëve shpalosi shumë iniciativa dhe projekte të reja që ndërlidhën me zhvillimin dhe përparimin e fshatrave të Malësisë së Gollakut, ku një pjesë e këtyre projekteve janë publikuar në Revistën vjetore “GOLLAKU” Nr. 3, korrik 2008.
    Njëri nga ata pak banorë të rrallë, që kanë mbetur të vazhdojnë jetesën në këtë fshat dhe që në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që ta braktisë fshatin e lindjes, z. Ahmet Bislim Islufi, kishte shumë ankesa për të na rrëfyer, për kushtet shumë të rënda të jetesës në këtë fshat të largët malor. Ai, ndër të tjera, na tha se dikur në fshatin Gjyrishec jetonin gjithsejtë 115 familje, kurse sot aktualisht jetojnë vetëm 9 familje!
    Shkolla fillore e këtij fshati është në gjendje të mjerueshme para rrënimit të tërësishëm, nga se askush mbi te nuk u gjet që të vë dorë meremetimi. Aktualisht, në këtë shkollë i ndjekin mësimet vetëm 3 nxënës, me të cilët në kushte shumë të rënda punon mësuesi Kadrush Osmani, i cili udhëton për çdo ditë nga fshati Shahiq.
    Z. Ahmet B. Isufi, kishte shumë halle dhe ankesa shumë të ndjeshme dhe serioze. Ndër to, ai vazhdimisht ankohej se bujqit e këtyre anëve, janë shumë të rrezikuar nga ujqit, derrat e egër dhe grabitqarët tjerë, nga të cilët vazhdimisht po u dëmtohen bagëtitë, shpezët shtëpiake e sidomos arat e mbjella me bereqete të ndryshme, ku pas gjithë asaj pune të mundimshme fizike, bishat e egra po ua gëlltisin kafshatën e gojës!
    Probleme akute, për këta pak banorë , shkakton mungesa permanente e rrymës elektrike, e cila më shumë nuk është , se që është! Por edhe kur është, ajo reduktohet në shkallën 5 me 1 në favor të territ! Ai, madje parashtroi pyetjen:”Si të shkollohen këta pak vogëlush e vogëlushe, kur nuk kanë rrugë, nuk kanë shkollë , udhëtojnë larg duke u ballafaqua gati për çdo ditë gjatë rrugës me bisha të egra?!
    Si të jetojnë nënat dhe gratë e kësaj Malësie, kur nuk ka rrugë, nuk ka ambulancë, nuk ka mjek, infermiere dhe si të gjenden lehonat gjatë 6 muajve të dimrit, kur nga këtu shkëputen të gjitha lidhjet me botën?!
    Njëri nga kurbetçinjtë e dergjur që moti nëpër vend punishtet e Evropës, z. Veli Isufi, theksoi ndër të tjera :”Ne që digjemi me mall të vendlindje kudo nëpër botë, nuk na dhembet as edhe kafshorja e fundit e gojës, për ta ndarë për të mirat e vendlindjes dhe atdheut tonë! Vetëm për ngritjen e Kompleksit të lapidarëve të dëshmorëve të kombit nga ky fshat, diaspora ka mbledhur 26.000 Euro, e po qe nevoja, ne sërish do të jemi ata që ishim më parë! Vetëm le të shihet diçka e mirë dhe e mbarë në këtë fshat dhe ne nuk do ta kursejmë as frymën e fundit për te!
    Fundin e këtyre “Takimeve” e shënoi një program modest kulturor i përgatitur nga të rinjtë shkollarë të këtij fshati, rapsodët dhe recituesit e mirënjohur.
    Pa dyshim, se emocionet e të pranishmëve u ngritën me rastin e interpretimit për herë të parë në këtë Manifestim, të këngës kushtuar dëshmorit të këtij fshati:”RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT”,thurur, kompozuar dhe kënduar nga doajeni i këngës nga kjo Malësi, z. Demir Krasniqi. Kjo këngë u mirëprit me ovacione nga të gjithë të pranishmit, por shumë më të prekshme ishin rrëqethjet e fëmijëve dhe të familjes së vet dëshmorit, të cilët mundoheshin t’ i përballojnë krenarë emocioneve të tyre ndaj babait, prindërit, vëllait dhe bashkëshortit të tyre!
    Në fund të manifestimit, u bë e ditur se këto “Takime” gjatë viteve të ardhshme do të mbahen të dielën e tretë të muajit korrik!
    Pas programit zyrtar, ishte shumë emocionuese, momenti kur të gjithë mysafirët u shpërndanë të qetë në grupe të ndryshme, ku u drejtuan për t’ iu bërë homazhe varrezave të familjeve të tyre dhe vizita atyre familjeve të cilat kishin mbetur ende për të jetuar atje!
    Shumica prej tyre, shiheshin nga larg duke i freskuar faqet nga vapa me ujin e krojeve të baballarëve dhe stërgjyshërve të tyre, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë freskonin gojët dhe buzët e njoma me pemët e mbjella dhe të shartuara nga paraardhësit e tyre në trojet stërgjyshore!

    Gjyrishec – Gjilan, më 03. 08.2008. Shaban CAKOLLI

    koment nga cakolli — 3 Gusht 2008 @ 5:31 pm

  22. Kadri Mani: Demir Krasniqi, Rapsodi i luftëtarëve të lirisë
    E merkure, 21-05-2008, 07:06pm (GMT+1)

    Demir Krasniqi
    Demir Krasniqi, Rapsodi i luftëtarëve të lirisë

    Nga Kadri Mani

    Demir Krasniqi, u lind më 1950 në Tugjec të Malësisë së Gallapit (Daradanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë të Muzikës, por për shkaqe ekonomike nuk arriti që ta mbarojë. Ndërkohë u diplomua në dy degë të gazetarisë (Radio-gazetari dhe gazetari hulumtuese) në Universitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Universitetin e Gazetarisë Kanadeze.

    Si arsimtar i kulturës muzikore, ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme, por është marrë edhe me gazetari në radio e televizion. Është i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos në Anamoravë si rapsod edhe interpret i muzikës popullore, krijues i këngëve në frymën e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirës popullore.

    Është pjesëmarrës i dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, publikues i shumë disqeve të gramafonit dhe i mbi 70 albumeve të këngëve dhe muzikës popullore shqiptare. Demiri është autor i mbi 2000 këngëve dhe valleve origjinale dhe mbledhës i mbi 4000 këngëve të ndryshme popullore. Deri më tash i ka botuar këto vepra:

    1. “Mallëngjime dhe oshtima”, Prishtinë, 1993;

    2. “Qamili i Vogël - zë që nuk shuhet”, Prishtinë, 1995;

    3. “Gjakon Kosova”, Gjilan, 1998;

    4. “Këngë krismash lirie”, Gjilan, 2000;

    5. “Bejtë Pireva”, Gjilan, 2002;

    6. “Zeqir Maroca”, Gjilan, 2002;

    7. “Këngë krismash lirie”, II, Gjilan, 2003;

    8. “Familja Kurti nga Tugjeci”, Gjilan, 2003.

    Në dorëshkrim i ka të gatshme edhe shumë vepra të tjera që presin botimin.

    Demir Krasniqi jeton dhe vepron në Gjilan.

    Demir Krasniqi, rapsod/ Këngë për luftëtarët e lirisë

    FLAKA E JANARIT

    Flaka e Janarit – flakë e yjësisë,

    Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë!

    Flaka e Janarit erdhi në Gjilan,

    Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan!

    Refreni:

    Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka,

    Nuk i trembi plumbi, nuk i trembi vdekja!

    Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi, Nuhiu –

    Bora dhe acari – gjakun nuk jua ngriu!

    Flaka e Janarit - flakë që na bashkon,

    Dëshmorët e kombit, përherë i nderon.

    Kujton heroizmat që prej Skënderbeut,

    Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut!

    Refreni:

    Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka…etj.

    Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendarë,

    Jetojnë në pikturë, n’ bronz e n’ lapidar.

    N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta,

    N’ vargje t’ poezisë, me këngë e lëvdata!

    Refreni:

    Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka…etj.

    (Demir KRASNIQI, në 17- Vjetorin e manifestimit

    mbarëkombëtar, Gjilan, më 17. 01. 2008)

    VESEL KOSOVICA

    Kur u dogj krejt Prapashtica –

    U betua Vesel Kosovica:

    “Mbi çetnikë, që vranë shqiptarë,

    Kurdoherë, gjak kam me marrë!”

    Ai, Veseli – një trim si zanë,

    Ishte kanë kaçak me famë!…

    Shkon Veseli, me Ajet Bllatën –

    N’ Domaroc, e vrasin Radën!…

    E vranë Rade Popullanin,

    Vranë çetnikun, zullumqarin.

    Vranë Stojanin, n’ Domaroc –

    Ndër xhelat, nuk kishte shoq!

    Ai, Stojani, s’dinte për prita,

    Ish vojvodë përmbi komita!…

    Në Gallap, n’ katunde mbarë –

    Shumë ka pre, ka vra shqiptarë!…

    Prej Presheve e n’ Kamenicë,

    N’ Keçekollë e n’ Prapashticë…

    Kriminel i dorës së parë –

    Kasaphane ka ba n’shqiptarë!…

    AJET KOSOVICA

    Ajet Kosovica, një trim shqiptar,

    Patriot e luftëtar.

    Qysh i ri, ishte frymëzua –

    Për Atdhe, qysh me luftua!

    Me e ruajt nderin dhe kufirin,

    Me e dëgjua Mulla Idrizin,

    Shyt Marecin, Muharrem Fejzën,

    Hasan Remnikun, Hysen Tërpezën!…

    Qysh i ri, në çdo konak –

    Kishte mësua shumë për kaçakë!…

    Atdhetarizmin e kishte n’ gjak –

    Ndaj xhelatëve, me marrë hak!

    Ajet Kosovica, trim i vërtetë,

    Kishte n’grup 16 vetë…

    Ishin forca vullnetare –

    T’Rezistencës tonë shqiptare…

    Mbrojnë kufijtë n’Kosovë lindore –

    Mirë po u shkonte pushka për dore…

    N’tanë Malësinë nëpër Gollak –

    Luftë-o po bënin si ushtarakë!

    Mori rrugën ilegal –

    Disa vjet qëndroi në mal…

    Më parë donte t’ pushkatohej,

    Se i gjallë, shkjaut t’ i dorëzohej!

    Disa vjet, n’mal ka jetua,

    Gigë Strezoci e ka lajmërua!

    Me i herë OZNA e kanë rrethua,

    E kanë lidhë, n’burg e kanë çua.

    Iu lëshuan OZNA, sikur xhelatët –

    Kallëzoj shokët, ku i kanë jatakët?!

    Ja kanë shkoq mishin dredhë-dredhë,

    As një fjalë dot s’ia kanë nxjerrë!

    OZNA, fort ishte tërbua –

    Për Ajetin, që s’ka kallëzua!

    Gjithë torturave iu përballoi –

    Atëherë OZNA e pushkatoi!…

    Kështu punojnë trimat e paqtë –

    As një vëlla, s’e marrin n’qafë!

    Ma me qejf vdekjen e presin –

    Se bukëdhënësit në Besë t’i presin!…

    FETAH AHMETI[1]

    (Teksti: Kadri Osmani – Muzika:Demir Krasniqi)

    Më njëzet të muajit Tetorit,

    Ra në duart e tradhtarit,

    Ndër tortura e ndër qelia –

    Pa ditë gruaja, pa ditë fëmija!

    Mu nga puna t’ndanë atë ditë,

    Që t’mos shohësh ma, diell as dritë!

    T’ndanë nga gruaja me gjashtë fëmijë –

    T’humbën jetën n’burg të zi…

    Kaluan mbi ty, plim stërvinarë,

    Duke t’thithur gjakun e kuq,

    Thithëlopat në gjak tëndin bënin garë –

    Derisa trupi i njomë të ra lëmuq!

    Mullizeza bëri klithje –

    Lajm i zi erdhi n’familje,

    Mori vesh fshati e mileti –

    Ndërroi jetë Fetah Ahmeti!

    Si erdh vdekja – kush s’e diti!

    Thanë:”N’ spital i ka dalë shpirti…!?”

    Kush e mbyti e dimë krejt –

    Kurrë për jetë, falë s’ka me i mbet!

    Në këto troje, ndër shqiptarë,

    S’ka mbet gjak ende pa u marrë.

    Del ndo ‘i nënë, që lind ndo ‘i djalë –

    Dhe Fetahu, s’shkon gjak falë!

    Të mos vjen, vëlla, dheu i rëndë,

    Ti, gjashtë shqipe, pas i ke lënë,

    Ka kush të qanë, vëlla, ty me lot,

    Sepse shtëpinë e ke me Zot!…

    ­­­­­­­­­­­­­­­________________________________________________________________________

    KALA QËNDRESE

    - Kadri Osmanit-

    Sikur t’ishe qengj –

    Ujqit do të përmbysnin!

    Sikur t’ishe engjëll –

    Djajtë do të gëlltisnin!

    Sikur t’ishe lis –

    Pykat do të shkatërronin!

    Sikur t’ishe gur –

    Me dinamit do të copëtonin!

    Sikur t’ishe urë –

    Demonët do të rrënonin!

    Sikur t’ishe vullkan –

    Llavat do të pushonin!

    Po ti, ma i fortë se gurë,

    Po ti, s’u bëre urë,

    Po ti, qëndrove si burrë,

    Po ti, s’u gjunjëzove kurrë!

    Ti,

    Simbol i rezistencës,

    Ti,

    Kala e qëndresës,

    Ti,

    Shkëndijë e shpresës,

    Ti,

    Peng i ndërgjegjes,

    Ti,

    Flakadan i besës.

    Gjilan, më 14 Janar 2008

    ZEQË VËRBANI
    rapsodi

    N’dorë e mora çiftelinë,
    Ta shpaloj pak historinë.
    Ta këndoj nji trim shqiptar -
    Zeqë Vërbanin, atdhetar!

    Zeqë Vërbani, si kreshnik -
    Ka nxanë Grykën n’Kaçanik,
    Dërgut(1) pashës i ka dalë n’pritë,
    Nji ushtri e kanë koritë!

    Po ban Pasha: “Mjeri unë, i mjeri,
    Me këta trima nuk koka seri!”
    Idriz Seferi e Zeqë Vërbani -
    Kësi trimash i do vatani!…

    Këta kreshnikë prej Karadaku -
    S’po i trembë topi, s’po i trembë gjaku!…
    Le e rritë mbi kreshta t’gurit -
    Qenkan loza e Bajram Currit!”

    Zeqë Vërbani në rreth t’Vitisë -
    Karrshillak po i banë Serbisë!
    Nuk duron çetnikë, komitë,
    N’dru, Stojanin, e ka mbyt(2)!

    Zeqë Vërbanin, atë zog shqiptari -
    S’e tremb serbi, as bullgari!(3)
    S’e tremb Krajli i Serbisë,
    Jo, as Cari i Rusisë!…

    Po kjanë Krajli, n’Beligrat:
    “Nji shqiptar, s’po m’le rehat!
    N’telegram(4), po m’proteston -
    Për AGRAR, po m’kundërshton!”…

    Se n’Gjilan, Krajli ka ardhë -
    Zeqë Vërbani, i del për ballë:
    “Ty, bre, Krajl, po t’shoh budallë,
    Këto zullume, pse s’po i ndalë!
    Ti, more, Krajl, keq po gabon,
    Qysh po bjen n’Kosovë, kolonë!
    N’vend me i hapë shkollat shqiptare -
    Po zbaton REFORMË AGRARE!…
    Tokat tona me TAPI -
    Ja u jep serbëve e Malit t’Zi!
    Po i bjen serbë e malazezë -
    Kjo REFORMË, të qoftë e zezë!”…

    Kështu thotë faqja e historisë -
    Kurrë zullumi s’iu nda Shqipnisë!
    Nga pushtuesit, nga barbarët -
    Kurrë ditë t’bardhë, nuk panë shqiptarët!

    Erdhi këtu lloj-lloj barbari -
    Iku turku,erdh bullgari,
    Malazezi e serbijani,
    Këmishazitë dhe italiani!…

    Zeqë Vërbani, n’robni ish rritë,
    Nëpër lufta, ishte kalitë!
    Italianët dhe këmishazitë -
    N’tokat tona, ia vrajshin sytë!

    “Marrshall”-zeza, italiani,
    Thotë:”Kush asht, ai Zeqë Vërbani?
    Këmishazitë, po m’i ngacmon,
    Këtë regjim, s’po ma duron!”…

    Zeqë Vërbani, ai burrë trim,

    I del “Marrshallit”(5) n’dyluftim!
    N’dyluftim, iu shue jeta,
    Veç për komb e troje t’veta!

    Zeqë Vërbani, ai sokol mali,
    Me armiqë, luftën s’e ndali,
    S’e frikësoi Mbreti, as Krajli -
    Për Kosovë, jetën e fali!

    Zeqë Vërbani, çau stuhi -
    Hapi shkolla e ndërroi kufi.
    Luftë mbas lufte në Vërban -
    Për Atdhe, u ba kurban!

    Sa t’ketë trima, si Karadaku -
    Kurrë pa tym nuk jet oxhaku!
    Sa t’ketë trima, si Kaçaniku -
    Kurrë n’Kosovë, s’mund t’shkelë armiku!

    Sa t’ketë trima, si Stagova -
    Kurrë pa Zot, nuk jet Kosova!
    Sa t’ketë trima, si Zeqë Vërbani -
    Kurrë pa Zot, nuk jet vatani!

    Demir Krasniqi
    rapsod popullor

    __________
    (1) Pas Luftës së Kaçanikut më 1910, Turgut Pasha, Zeqë Vërbanit, Bajramit të Demës, Adem Kurtit dhe disa vërbanasve të tjerë që morën pjesë në luftë, ua dogji shtëpitë.
    (2) Në vitin 1912/1913, si përfaqësues i Vërbanit në Komunën e Sllatinës, Zeqë Vërbani ra në konflikt fizik me Vojvodën famëkeq, Stojan Domorocin - Sellkiqin dhe u detyrua të emigrojë rreth 5 vjet në Turqi e Bullgari.
    (3) Në qershor 1943 ushtria dhe policia bullgare natën e rrethojnë shtëpinë e Zeqë Vërbanit. Kur hasin në rezistencë nuk guxojnë të hyjnë në oborrin e rrethuar, e vrasin fqinjin e tij, Ali Kovaçin me dy mysafirët e tij Nezir Miftarin dhe Ramadan Mustafën! Me atë rast në rrethana të pandriçuara vritet edhe një nënoficer bullgar për çka akuzohen Zeqë Vërbani dhe bijtë e tij.
    (4) Në vitin 1928, Zeqë Vërbani, në emër të shqiptarëve të Sllatinës, i dërgoi një telegram protestues Mbretit Aleksandër në Beograd, me të cilin i kritikoi organet agrare që ua merrnin tokat e punueshme shqiptarëve dhe ua jepnin kolonistëve serbomalazez. Telegrami ruhet edhe sot në Arkivin e Jugosllavisë dhe kopja në Arkivin e Kosovës. Ekzistimin e këtij telegrami i pari e zbuloi dhe e përmendi Dr. Hakif Bajrami në veprën e tij “Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë më 1918-1941, botuar në Prishtinë më 1981.
    (5) Në vjeshtë të vitit 1943, para shtëpisë së Zeqë Vërbanit zhvillohet një përleshje e armatosur me patrullën italiane ku u përdorën edhe bombat. Me atë rast, vritet Zeqë Vërbani dhe “Mareshali” italian dhe plagosen Hajrush Hajrullahu, Sherif Emini dhe Haki Misini. Italianët nuk arrijnë ta marrin kufomën e italianit të vrarë, i cili varroset aty në afërsi, ku edhe sot i gjenden eshtrat.

    koment nga cakolli — 9 Gusht 2008 @ 7:16 am

  23. KËNGË PËR BEJTULLAH KËÇIKUN

    DEMIR KRASNIQI
    1.
    I:Vallë, po kush s’e njohu, Bacë Bejtullah Këqikun?
    Bukë e kripë për mikun – plumba për armikun!:I
    I:Vallë, po kush s’ e njohu, Bejtë – humanitarin?
    Lapsa për shkollarin – plumba për tradhtarin !:I
    I:Vallë, po kush s’ e njohu, Bejtën – atë skofiar?
    Atë bamirës të madh – atë zemër bujarë ?:I
    I:Atë, që ia ktheu buzëqeshjen skamnorit!
    Atë, që ua dinte hallet njerëzve, n’ ditë të zorit !…:I
    2.
    I:Atë, që kurrë s’ kursente, për të shpërndarë ndihma!
    Atë, që ua fshinte lotët , fëmijëve jetima!:I
    I:Atë, që ua jepte bukën, njerëzve të uritur
    Dhe kurrë nuk harronte, se vet kështu është rritur !:I
    I:Ditën derdhte djersën n’ Gjilan, Anamoravë,
    Natën bënte gjumë me ëndrra n’ Velegllavë!:I
    I:Hapte rrugë e shtigje, mu n’ zemër të tokës,
    Që t’ i afrojë njerëzit sa më afër botës!:I
    3.
    I:I ndihmonte nxënësit, studentët, arsimtarët,
    Ndihmonte kulturën, poetët e shkrimtarët…:I
    I:E ndihmonte shkollën, e ndihmonte librin,
    E luftonte t’ keqën, e afronte t’ mirin!:I
    I:Seç e shponte gurin, mu në zemër t’ tokës,
    Që t’ ua kthej me ari, bijve të Kosovës!:I
    I:E ndihmonte luftën edhe çlirimtarët,
    Ta fitojnë lirinë që të gjithë shqiptarët!:I
    4.
    I:Me dy djemtë e vet-e, me forcë të Anteut,
    Nga një pushkë më tepër ia shtuan Atdheut! :I
    I:Për liri t’ Kosovës e shkriu pasurinë,
    Por vdekja e ndau pa e pritë Pavarësinë! :I
    I:Vdiq me fjalë t’ Naimit, duke i pëshpëritur ,
    Të rinj e të reja duke i porositur: :I
    I:“Punë dhe vetëm punë, vëllezër , natë e ditë,
    Që të del Kosova prej territ në dritë!”:I

    Gjilan, më 29 Maj 2008. Demir KRASNIQI

    koment nga cakolli — 11 Gusht 2008 @ 1:42 am

  24. RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS

    Shkruan:Shaban Cakolli

    Demir Krasniqi,ky emër i njohur për artëdashësit anekënd trojeve shqiptare nga fëmijëria iu përkushtua këngës,një kënge domethënëse që qonte shtigjeve të historisë kombëtare,këngë të dëgjuara me ëndje nga populli që përqëndroheshin në personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Kështu ai bëri shtegtime nëpër hapisërën kombëtare plot dyzet vjet,ku tani shënon dyzetvjetorin e krijimtarisë së tij.Krijues,pedagog,këngëtar dhe kompozitor,krijoi për kombin,edukoj gjenerata të reja në frymën kombëtare,thuri e kompozoi tekste poezish e këngësh,i këndoi dhe i mbolli në shpirtin e popullit.

    DEMIR KRASNIQI

    U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
    Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
    Pedagog muzikor,
    Këngëtar dhe rapsod popullor,
    Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
    Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
    Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
    Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
    Radio – gazetar dhe
    Gazetar hulumtues.

    Veprat e publikuara deri më tani janë:

    “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
    “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
    “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
    “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
    “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
    “Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
    Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
    “Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
    “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
    “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
    “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
    “Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
    “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
    “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
    “Diell lirie” – Gjilan, 2008.
    Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
    Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

    “ Për emrin e Zotit,
    Për nderin e kombit,
    Për gjakun e dëshmorëve,
    Për eshtrat e varreve”!

    Në këngët dhe veprat e tij krijuese radhiti figurat e shquara të historisë sonë kombëtare,vlerat tona dhe pasuritë afirmative,epiloget e dyndjeve dhe luftrave nga iliria,protagonistët e kohes nga epoka e Skëndërbeut filluar me këngën për Gjergj Kastriotin,këngë kjo ku Demiri e filloi karierën e vet,i këndoj Rilindjes kombëtare dhe figurave të etapës së saj,Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Lëvizjeve kaçake dhe kohës së Shqipërisë etnike nga vitet 1941-1945.Janë këto momente të vlimeve kombëtare të cilat ashtu si i paraqiti Demir Krasniqi,nuk i ka shtjelluar as historian,dhe as këngëtar.Reportuaret e tij kanë nxitur një kureshtje të theksuar,nga se dëgjuesi ynë kishte dhe ka nevojë për një vlerë të tillë historiko-kulturore,sidomos dëgjuesit tanë të rinjë që kanë interes të njohin peripecitë e të kaluarës historike shekullore.Këngët e tij me misione kombëtare padyshim nuk priteshin si në kopshte lulesh nga pushtuesi dhe UDBA-shët e tij,fshiheshin,përndiqeshin,por ky dashamirë i këngës dhe kombit,i përtrinte,u jipte shpirt,pavarësisht sakrificave para të cilave ndodhej,para grackave që i kurdiseshin.Demir Krasniqi mes këngës së tij paraqiti qëndresën e shqiptarëve për liri,përndjekjet,burgosjet,dhunimet dhe masakrimet mbi shqiptarët liridashës,dukedhënë komente mes këngës për 570 mijë të vrarësh dhe masakruarish,nga vitet 1878 deri më sot,paraqiti tmerrin e diskriminimit fizik dhe intelektual të shqiptarëve,i cili në mënyrë dinjitoze nuk harroi asnjë cep të Kosovës.Demir Krasniqi ka kultivuar edhe muzikën popullore,dhe pavarësisht motiveve,këngës i ka dhënë frymë kombëtare.Këngët e Demir Krasniqit,kanë vlerë reale historike për të kaluarën e kombit,aq më tepër për të sotëmen,këngë që do të i qëndrojnë edhe kohërave të ardhshme.Edhe pas dyzet vjet krijimtarie Demir Krasniqi me të njejtën energji,i përkushtohet krijimtarisë dhe këngës,shkruan,kompozon këndon,i këndon kombit dhe mbetet i dashur dhe shumë i dëgjuar nga populli.

    koment nga cakolli — 20 Shtator 2008 @ 2:31 pm

  25. OJ DADA SALË

    Refreni përcjellës:

    Ah, tjarana, tjarana, na,
    Tjarana, tjarana, tjarana, na!
    Ah, dibidup, dibidup, dup,
    Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

    Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,
    O, hajde t’ shkojmë nëpër Arabi-e!
    Oh,merre Havën dhe dadën Selvet-e,
    Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
    Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na…etj.

    Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë,
    Oh, do t’ lobojmë ne, oh, për Pavarësinë!
    Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,
    Oh,do t’ na njohin, ne, sovranitetin!
    Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na…etj.

    Oh, ndoshta skuqen, për hatër t’ Sevdis-e,
    Oh, s’ ja mbarojnë, oh, qejfin Sërbis-e !
    Oh, ndoshta skuqen, për hatër t’ Dudis-e,
    Oh, s’ ja mbarojnë, oh, qejfin Rusis-e!
    Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na…etj.

    Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,
    O, hajde t’ shkojmë s’ bashku deri n’ Shkup-e!
    Oh, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,
    Oh, e na njohin Kosovën, si shtet-e!
    Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na…etj.

    Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,
    O, hajde t’ shkojmë ne, deri n’ Podgoric-e!
    Oh,shkojmë e rreshkemi gjithë verën n’ bregdet-e,
    Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
    Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na…etj.

    Gjilan, më 26.09.2008. Demir KRASNIQI

    koment nga cakolli — 26 Shtator 2008 @ 1:47 pm

  26. po e kam lezuar disa naga demir krasniqi dhe jam e zhgenjyme me te se nuk i ka treguar disa keng te ndjerit JAKUP KRASNIQIT i cili ka kenduar me shpirt dhe sod i kendojn disa keng te tina edhe i qesin si keng qe i kan shkruar vet dhe dua qe kenget cilat i ka kenduar JAKUP KRASNIQI te mos i marin qe i kan shkruar vet edhe pse i kendojn let te jet vet autori qe i ka shkruar me respekt dhe zemer te thyer nga vet vajza e JAKUP KRASNIQIT

    koment nga sanije krasniqi — 20 Tetor 2009 @ 6:37 am

  27. rrespekt edhe per ju znj.Sanije,po dhe rrespekti per babain tuaj Jakupin nga ana ime eshte i madh dhe i pa harruar,une kam shkruar diku ne faqe te gazetave dhe te netit per rrapsodin tone te madh Jakup Krasniqin,por aq sa kam ditur,mirepo kenga dhe rrespekti i tij do te jetojne me ne.

    koment nga cakolli — 20 Tetor 2009 @ 2:20 pm

  28. gjegjegjeza

    eshte porsi qader me nje kemb rri fushaave te gjera del kur bie shi qesht a e di(kepurdha)

    koment nga Lonaa — 11 Dhjetor 2009 @ 1:47 am

RSS e komenteve TrackBack URL

Shkruaj një koment