MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TË DEGRADIMIT TË VLERAVE TRADICIONALE TË KULTURËS SONË KOMBËTARE

13 Dhjetor 2009 1

Pa kategori @ 8:32 am

    MEDIUMET PUBLIKE – FLAMURTARE TË DEGRADIMIT  TË VLERAVE TRADICIONALE  TË KULTURËS SONË KOMBËTARE

      Në  mungesë të kriteriumeve redaktoriale dhe në mungesë  të strukturave profesionale , të cilat do të duhej të merreshin me ruajtjen e vlerave dhe eliminimin e antivlerave nga skenat programore të emisioneve muzikore, sot mediumet publike elektronike, në veçanti televizionet, janë bërë flamurtare të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare .

      Shembuj të këtillë, me të cilët ballafaqohemi për çdo ditë dhe në çdo emision,  kemi me mijëra , por kësaj radhe do të ndalemi shkurtimisht vetëm në disa prej tyre, për të cilat mendojmë se edhe opinioni publik duhet ta thotë fjalën e vet profesionale.

    1. Si mund të  shkojnë vaporët bregut të  detit?

      Duke i përcjellë emisionet e muzikës popullore që transmetohen nëpër televizionet tona publike, ndër shumë këngë të vjetra tradicionale, shpeshherë na ka rënë që ta dëgjojmë një këngë të vjetër popullore dibrane e cila titullohet :”Shkojnë vaporat rrethit t’ detit”, e që pa dyshim se është njëra ndër perlat më të bukura të këngëve tona të ciklit të nizamisë .

      Fatkeqësisht, këtë këngë pjesa dërmuese e interpretuesve të saj , e këndojnë pa logjikë dhe e deformojnë tekstin e saj që në strofën e parë, ku në vend se ta këndojnë:”Shkojnë vaporat, moj nane, rrethit t’ detit”, ata e këndojnë:”Shkojnë vaporat bregut t’ detit”?!

      Interpretuesit e tillë, ose nuk e dinë se çka janë vaporët, ose nuk janë në gjendje që ta dallojnë se kush mund të shkojë rrethit të detit dhe kush mund të shkojë bregut të detit?!

      Por një gjë është më se e sigurt , se vaporët (anijet detare) në asnjë mënyrë nuk mund të  udhëtojnë nëpër breg të detit !

      Deformimi tjetër tekstual që i bëhet në vazhdimësi kësaj kënge, janë vargjet e strofës ku thotë:”Mos u kthefshim , moj nane, për shtatë vjet – le t’ i marrin, moj nane, burrat pleq”! Ndërsa interpretuesit që këndojnë pa logjikë, këtë strofë e këndojnë:”Mos u kthefshim , moj nane, për shtatë vjet – le t’i marrin , moj nane, burrat vet”?!

      Vargjet origjinale të këngës , tregojnë për një të vërtetë të hidhur historike, ku djemtë e ri kanë shkuar për të shërbyer në ushtrinë e mbretit turk, ku kanë qëndruar edhe nga 12 vjet, kurse nëpër shtëpitë e tyre kanë ngelur vetëm njerëzit e moshuar, përkatësisht pleqtë ! Andaj, nuset e mbetura pa burra, po qe se do të donin të martoheshin, do të duhej që të martoheshin me burra pleq, e jo me djem të ri, nga se ata nuk do t’ i  gjenin!

Pra, këtu në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për gratë  e veja, të cilat do t’i merrnin burrat vet!

      Për hir të së vërtetës dhe për hir të lexuesve , në  vazhdim po ju sjellim tekstin origjinal të kësaj kënge:

      Shkojnë  vaporat , moj nane, rrethit t’ detit,

      Dil e shihi, moj nanë, asqerët e mretit !

      Gjysa kajnë, o moj nane, gjysa knojn-e,

      Ka ni letër, moj nanë, n’ vilat pe çojn-e!

      Ka ni letër, moj nanë, pe çojnë  n’ vilat-e:

      “Për shtatë vjet, o moj nanë, t’ na presin grat-e!

      Mos u kthefshim, moj nane, për shtatë  vjet-e,

      Le t’i marrin, moj nane, burrat pleq-e!

      Burrat pleq, o moj nane, pleq me mjekër,

      Ishalla vjen, o moj nanë, noj devre tjetër!”

    1. A thuhet “None” , apo “Nane”?

      Ndër deformimet tjera, që po iu bëhen teksteve të këngëve tona tradicionale pa mëshirshëm nga ana e interpretuesve , kohëve të fundit ka dalë një “modë e re”, ku në vendet ku përmendet emërtimi i shenjtë prindëror:”Nanë”, ata e deformojnë duke e kënduar:”None”?!P.sh. “Shkojnë vaporat, moj none”!

      Një  gjë dihet mirëfilli, se në dialektin toskë thuhet:”Mëma”, ose “Nëna”, kurse në dialektin gegë thuhet:”Nana”, por në asnjë krahinë shqiptare nuk më ka rënë që të dëgjoj se Nënës , ose Mëmës i thuhet “Nona”, e aq më tepër tek kosovarët, që kurrën e kurrës nuk mbahet mend që dikush ta ketë thirrur Nënën:”Nona”, ose “Oj None”!

    1. A thuhet “Tirana”, apo “Tirona”?

      Deformuesit e teksteve të këngëve tona popullore, gjatë këndimit të tyre të palogjikshëm , përveç që e deformojnë emërtimin :”Nënë” duke e kënduar si:”None”, nuk ndalen me kaq .

      Ata, kohëve të fundit me të madhe kanë filluar që  ta deformojnë edhe emërtimin, apo toponimin e kryeqytetit shqiptarë – Tiranës, ku në vend se ta këndojnë atë:”Moj Tirana jonë”, ata e këndojnë :”Moj Tirona jonë”?! Pra, gati se në të gjitha këngët ku përmendet Tirana, ata e këndojnë:”Tirona”?!

      Me kësi lloj këndimesh të deformuara, s’ ka dyshim se në opinionin publik automatikisht krijohet një huti dhe hamendje, ku njeriu i pa informuar mirë, me doemos do ta shtrojë pyetjen:”A thuhet Tirana, apo Tirona”?!

    1. Kur kanë  këndua kosovarët polifoni me çifteli?

      Interpretuesit amatorë të dehur pas karriere dhe përfitimeve materiale pa djersë, të pa kontrolluar dhe mbikëqyrur nga askush që e njeh traditën e folklorit muzikor shqiptar, jo rrallë, duke u munduar që të dalin në parajsë , e humbin rrugën dhe dalin në serrnishtë! Të tillët , shkojnë aq larg me interpretimet e tyre “artistike”, sa në shumë raste sprovojnë që të këndojnë këngë polifonike me përcjellje të çiftelisë?!

      Është për t’u dhimbsur ata që nuk dinë, por nuk është e turpshme kur të padijshmit mund t’i pyesin të dijshmit, më të vjetrit dhe njerëzit e profesionit:

      ”Vallë, po kur kanë këndua kosovarët këngë polifonike me çifteli?!”

      Është më se e sigurt që përgjigjen në këtë pyetje, do t’ua jepnin edhe gjyshërit dhe gjyshet pa asnjë ditë shkollë!

    1. A mund të  bëhen humoret pa banalitet dhe amoralitet?

      Duke i shikuar shou- programet humoristike të cilat i servohen publikut nga ana e televizioneve tona publike, që nga përfundimi i luftës e këndej, konsumuesi i padjallëzuar i këtyre programeve do ta formonte bindjen se në Kosovë nuk mund të bëhen emisione humori pa përdorimin e zhargonit të banalitetit dhe amoralitetit deri në ekstrem ?!

      Kështu ndodhë me ne, kur njerëzit e penës dhe mjeshtrit e vërtetë  të humorit lihen anash, kurse në skenat publike na dalin lloj-lloj matrapazësh, të cilët me shou-programet e tyre humoristike krijojnë një pasqyrë të gabuar ndaj teleshikuesit kosovarë , gjoja se ky popull nuk po ditka të qeshet po qe se nuk përdoret zhargoni i humorit banal, fjalori i rrugaçërisë dhe mentaliteti i mullinxhinjve !

      Në  këtë drejtim, prijnë dy shou- emisione të titulluara :”PËRRALLË ME TUPAN” , që projektohet dhe drejtohet nga shoumeni Valon Maloku dhe transmetohet në kanalin televiziv KTV dhe i dyti titullohet :”OXSYGEN SHOU”, që projektohet dhe drejtohet nga shoumeni Besim Dina dhe transmetohet në kanalin e televizionit publik RTK.

      Në  emisionin “Përrallë me tupan”, nuk zgjidhen as aktorët, as fjalët e shprehjes e as gjestikulacioni, të cilat komplet shkojnë në favor të banalitetit dhe amoralitetit. Madje, në këtë emision rregullisht na paraqiten “aktor” meshkuj të veshur me rroba femrash dhe që luajnë role të femrave?!

      Një  angazhim i meshkujve në role të këtilla, na rikthen me shekuj prapa dhe na i rikujton rolet e “këngëtarëve kastrat” në operat e para, kur nuk kishte femra për t’i luajtur rolet përkatëse. Në anën tjetër, angazhimi i meshkujve në role të femrave dhe në veshje të femrave, na e rikujton kohën e “ashikëve dhe dylberëve” për të cilët madje janë thurur edhe shumë këngë të kësaj gjinie.

      Nga një bagazh shumë i madh i skeçeve humoristike të cilat janë transmetuar nga ky emision, po e shkëpusim vetëm njërin prej tyre, sa për ilustrim për ta parë se deri në çfarë shkalle ka shkuar humori ynë:

      -E kishte takuar një plak në rrugë një vajzë të re, e cila kishte të veshur një mini-fustan. Atë ditë ishte bukur kohë e ftohtë.

Plaku i tha vajzës:

”Pse axhës , je veshur kaq shkurt, po a s’po e sheh se është kohë e ftohtë e do të mërdhihesh ?!”

Vajza ia ktheu plakut:

      “Hajt, o axhë, hajt e mos ma mbajë gajle ti mua, se unë e kam një shporet me veti”!

Plaku i tha vajzës:

      “E po shumë mirë , pra axhës! Mbasi e paske shporetin, a bënë ta pjekë axha një shtalb në shporetin tënd?!”

      Me kësi humoresh, jo vetëm që irritohen të gjithë shikuesit me familjarët dhe fëmijët e tyre, por bien në kundërshtim me normat morale të pleqve dhe burrave shqiptarë të cilët kanë qenë të dëshmuar për moral të fortë dhe vajzat e reja gjithmonë i kanë trajtuar si vajzat e veta, e jo me sy të një veprimtarie të këtillë !

      Nga banalitetet dhe amoralitetet e dëgjuara në emisionin “OXYGEN SHOU”, po e shkëpusim vetëm njërin që i ka tronditur shumë teleshikues dhe familjarë kosovarë.

      Në  pjesën e “Kuzit” të këtij emisioni, Besim Dina kishte para veti një vjehërr shumë intelektual së bashku me rejën (nusen e djalit të tij) e cila po ashtu ishte shumë e kulturuar , inteligjente dhe shumë e bukur.

      Gjatë  pyetjeve të kuizit dhe provokimeve të lloj-llojshme të  cilat ua bëri gjatë tërë emisionit mysafirëve të  vet, Besim Dina , kah fundi i emisionit iu drejtua vjehrrit të  nuses me këto fjalë:

      “E paske këtë nuse (re) për mashallah ! A kishe pranua ti, që unë të bëhem djali yt?!”

Mysafirët e emisionit: vjehërr e re, vetëm u skuqën dhe e ulën kokën, kurse edhe ne teleshikuesit u skuqëm nga ekrani dhe kjo pyetje tepër provokative.

    1. Kur kanë bartur kosovarët fustanella të jugut?

      Në  njërin prej kanaleve të televizionit RTV-21, gjatë 24 orëve emitohet vetëm muzikë popullore.

      Në  këto emisione, gati se secilin interpretues të këngëve popullore vazhdimisht e shoqërojnë një grup i madh statistësh, të cilët gjoja e luajnë rolin e valltarëve, madje edhe në ato këngë që fare nuk vallëzohen !

      Vallëzuesit e tillë, jo që nuk dinë të vallëzojnë , por bëhen edhe qesharak para publikut, nga se ata bëjnë hapa dhe lëvizje që nuk përkojnë aspak me këngën, por sidomos vajzat e mbajnë në duar nga një shami dhe lëvizin me to poshtë e lartë, thua se janë duke e flladitur vet-vetën dhe janë duke ua pritur mizat këngëtarëve?!

      Ajo që i irriton më së shumti shikuesit e këtyre programeve, nga ana e këtij grupi të valltarëve është fakti se valltarët meshkuj vazhdimisht vishen me fustanella tradicionale të jugut?!

      Redaktorët , regjisorët dhe bashkëpunëtorët e muzikës së emisioneve të këtilla, do të duhej ta pyesnin vet-veten dhe ekspertët tjerë të lëmenjve të kësaj natyre:”Vallë, po kur kanë bartur kosovarët fustanella të jugut?!”

    1. Kujt po i duhen vallet me shpata, jataganë dhe me pushkë?

      Në  lajmet qendrore të RTK-së, para ca kohësh u transmetuan dy reportazhe që kishin të bënin me dy ngjarje në fshatrat e Rugovës. E para , kishte të bënte me inaugurimin e një fabrike të vogël për përpunimin e prodhimeve të qumshtit, kurse e dyta kishte të bënte me një manifestim përkujtimor të këtyre fshatrave .

      Përpos informacionit dhe fjalimeve që u mbajtën në këto dy ngjarje, reportazhet u shoqëruan edhe me një valle burrash të Rugovës, të cilët po vallëzonin me shpata, jataganë dhe me pushkë?!

      Në  këso skenash, çdo njeri me mendje të shëndoshë do të  pyeste:

      -Vallë, po kujt i duhen vallet me shpata, jataganë dhe me pushkë  luftarake?

Vallja popullore luhet për argëtim e disponim, e jo për dyluftime, kasaphane dhe luftë!

      Në  mileniumin e XXI, kur e kemi gojën plotë aspirata për integrim në BE dhe në NATO, mendojmë se këtyre koreografive ju ka tejkaluar koha dhe duhet t’i flakim këto dukuri njëherë e përgjithmonë, nga se as Evropa, as NATO-ja nuk kanë më nevojë për shpata, jataganë dhe pushkë !

Gjilan, më  07.12.2009.      Demir KRASNIQIu1_demirkrasniqi.jpg

ANALIZË KËNGËSH NGA FOLKLORI YNË MUZIKOR

0

Pa kategori @ 8:23 am

shqiponjat-krenare-uck.jpgimages2.jpeg

      Me kërkesë të një mikut tim, i cili më është  drejtuar me nofkën “Kronisti” dhe me dëshirat më të mira që t’i disponoj , respektoj dhe nderoj të gjithë lexuesit e “Zemrës Shqiptare”, së bashku me të gjithë miqtë, adhuruesit e mi dhe të këngës popullore shqiptare në përgjithësi, do të përpiqem që t’i analizoj dy këngë të vjetra qytetare , ku krahas analizës , do t’ua sjell edhe tekstet e tyre origjinale .

      Kënga e parë titullohet :”Hej, moj Dukane”, që është një këngë tipike autoktone nga rrethi i Gostivarit, e të cilën për herë të parë përmes valëve të Radio Prishtinës, na e ka sjellë këngëtarja e mirënjohur, tani e ndjera Hanife Sejfullahu – Reçani , që në fillim të viteve të 70-ta .

      Kjo këngë që i përket ciklit të lirikës së dashurisë, për kah ritmi, melodia dhe mënyra e interpretimit , na jep përshtypje se ka elemente të këngës së traditës qytetare . Por, nëse e analizojmë motivin e tekstit të saj, atëherë na jep të kuptojmë se vargjet e kësaj kënge e kanë burimin nga ambienti, jeta dhe motivet e punës në fshat.

      Personazhi kryesor i kësaj kënge me emërtimin Dukane, nuk na e jep emrin e vërtetë të vajzës së bukur dhe punëtore, të cilës i përkushtohet kjo këngë, por ky emërtim ose ka të bëjë me toponimin e vendbanimit të asaj vajze për të cilën është thurë e kënduar kënga, ose mund të jetë edhe vet mbiemri i saj, nga se kemi shumë njerëz që e mbajnë mbiemrin Duka.

      Djali i dehur nga bukuria magjepse e Dukanes , e cila ishte duke punuar diku në punët bujqësore të fushës, e që kënga nuk e përcakton se çka në të vërtetë ishte duke punuar ajo , i afrohet me ngadalë me dëshirë që së paku  t’ i thotë vajzës :”Puna e mbarë!” dhe të njihet me te më për së afërmi !

      Por, përpjekjet e djalit për të vënë kontakt me vajzën (Dukanën) dështojnë, nga se në ato momente paraqitet babai i saj , i cili del papritmas nga mali dhe po të afrohej djali aty pari, do të sulmohej nga babai i vajzës dhe do të shkaktohej rrezik për jetën e djalit!

      Këtë  akt, djali i dashuruar në Dukanën, do ta përshkruaj se ishte i sulmuar dhe i rrezikuar nga babai i saj, të cilin e krahason me një gjarpër i cili do t’ i hajë që të dy dhe në asnjë mënyrë nuk do t’ i lejonte dy të rinjtë që të kënaqen !

      Më  tutje, djali i dashuruar marrëzisht ndaj bukurisë së Dukanes, nuk do të heq dorë në asnjë mënyrë nga kjo dashuri e imagjinuar dhe përmes vargjeve të këngës, do t’i drejtohet asaj nga larg , duke e pyetur se ku do të rrimë nesër mbrëma ?

      Vajza, duke e pa se djali nuk do të heqë dorë nga ajo, i preferon djalit që të shkojë nesër mbrëma si mysafir në odën e vogël të babait të saj, ku do të mirëpritet, shërbehet dhe gostitet nga vajzat e reja, të cilat sipas traditës i shërbenin mysafirët .

      Djali i dashuruar , me kënaqësi shkon mysafir në odën e vogël të  familjes së vajzës, ku në atë odë të vogël nuk kishte ndriçim të mjaftueshëm nga se në atë kohë kishte vetëm llamba të vogla të vajgurit. Por, për ta ndriçuar më shumë atë odë, do të ndihmonin tri vajza të bukura të cilat po u shërbenin mysafirëve me të gjitha të mirat dhe begatitë që kishin, por që mbi të gjitha , ishin aq të bukura sa dukej se po bënin dritë më shumë se sa tri llamba të vajgurit!

      Djemtë  e ri, të cilët shërbeheshin me gjëra ushqimore, pemë, rrush, leblebija dhe kafe të herë pas hershme që nuk do t’i linte çunat të bien në gjumë, do të dehen nga bukuritë përrallore të atyre vajzave edhe më shumë se sa të kishin konsumuar raki !

      Një  pjesë e vargjeve të kësaj kënge, këndohet edhe nëpër ahengjet popullore të traditës gjakovare, por me një motërzim tjetër melodik , ritmik dhe tekstual, ku ata e këndojnë :”Dola n’ bahçe , moj, me ledhë lula – lumi une, moj, po m’ vjen pula “!

      Por, të dëgjojmë tani vargjet origjinale të kësaj kënge , të kënduar në variantin e Gostivarit:

      •       HEJ, MOJ DUKANE
      • Hej, moj Dukane, moj Dukane ,
      • Puna e mbarë  , deshta me t’ than-e,
      • Hej, hej, hej,
      • Puna e mbarë  deshta me t’ than-e !
      • Hej, puna e mbarë ,  deshta me t’ than-e,
      • Duel ni gjarpën me na ngran-e,
      • Hej, hej, hej,
      • Duel ni gjarpën  me na ngran-e !
      • Hej, me na ngranë e me na kaq-e ,
      • Nuk na la ne me u kënaq-e,
      • Hej, hej, hej,
      • Nuk na la ne mu u kënaq-e !
      • Hej, ku po rrina nestër proma ?
      • -N’ odë të vogël rreth me xhama,
      • Hej, hej, hej,
      • N’ odë të vogël rreth me xhama !
      • Hej, n’ odë të vogël rreth me xhama,
      • Aty rrijshin dy – tri zana,
      • Hej, hej, hej,
      • Bajshin dritë  sa dy – tri llama !
      • Hej, bajshin dritë  sa dy – tri llama ,
      • Bajshin kafe me sahana,
      • Hej, hej, hej,
      • Bajshin kafe me sahana .
      • Hej, me sahana, me çinija ,
      • Rrush të  bardhë e leblebija,
      • Hej, hej, hej,
      • Rrush të  bardhë e leblebija .
      • Hej , rrush të bardhë e leblebija ,
      • Krejt k’ta çunat i zu rakia ,
      • Hej, hej, hej,
    •       Krejt k’ta  çunat i zu rakija !

NJË  KËNGË E VJETËR QYTETARE QË  KRIJON KONFUZITET TEK DËGJUESI

      Njëra ndër këngët e vjetra popullore me motive qytetare , që është kënduar nëpër shumë dekada nëpër të gjitha krahinat shqiptare, sidomos nëpër ahengjet me karaktere qytetare, e që vazhdon të këndohet me të madhe edhe në ditët e sotme , është kënga me titull:”LULE MOS PREK”!

      Kjo këngë, që për kah struktura e saj melodike, ritmike dhe tekstuale , duket se e ka prejardhjen nga Shqipëria e Mesme, edhe pse këndohet kaq gjatë brenda shpirtit të popullit, nga se melodia e saj i bënë për veti shumë interpretues të këngës popullore dhe dëgjuesit që i konsumojnë vlerat e saj artistike , brenda tekstit të saj fshihet një konfuzitet që krijon huti tek dëgjuesi dhe interpretuesi i saj, e që as sot e kësaj dite nuk u dhanë sqarime profesionale se për çfarë teme vërtetë bëhet fjalë në këtë këngë?!

      Fillimisht, teksti i kësaj kënge na bënë të kuptojmë se kjo këngë i takon ciklit të këngëve lirike të dashurisë , por strofa e fundit e saj është aq konfuze , sa krijon një mjegullnajë të pa kuptueshme në mes të dashurisë së dy të rinjve , ku nuk dihet se për çfarë dashurie këndohet këtu?!

      Në  fillim të këngës , vajza e cila figurativisht i prezantohet djalit që e dashuron , si një lule e malit që është e pa prekshme ! Kur djali i dashuruar tenton që t’ia vë dorën mbi krah vajzës , për t’i dhënë shenj se e dashuron – vajza e kundërshton atë, duke e refuzuar dorën e tij nga krahu i saj, të cilin ajo e krahason me gemin e lules i cili nuk bënë të preket !

      Më  tutje, ajo ia bënë me dije djalit të dashuruar se gjatë  ditës ajo nuk bënë të preket, por kur të vijë  nata mund të ulet dhe të bije !Me këtë, ajo nuk ia këputë shpresat djalit, por e kurrajon se dashuria mund të vazhdojë në orët e mbrëmjes, kur nuk do t’i shohë askush!

      Pas një dashurie të këtillë, do të vjen koha e ndarjes në mes të këtyre dy të rinjve , por që e vetmja lidhje e komunikimit në mes tyre për të mos u harrua , do të jenë letërkëmbimet !

      I tërë konfuziteti , mjegullnaja , paqartësia në këtë  këngë dhe përshkrimit të një dashurie të pa fat në mes të dy të rinjve , na paraqitet në  vargjet e strofës së fundit të saj, kur raportet në  mes të këtyre dy të rinjve na paraqiten si raporte të një dashurie si vëllai me motër dhe si motra me vëlla , të cilët janë rritë në një sofër dhe tani si do të mund të ndahen ?!

      Kur e dëgjojmë këtë këngë, me të vërtetë nuk mund të dihet se për çfarë dashurie bëhet fjalë:- Dashuria normale dhe natyrale në mes të dy të rinjve, apo dashuria anormale dhe amorale në mes të vëllait me motrën?!

      Se është vërtetë kështu, të lexojmë vargjet origjinale të kësaj kënge dhe do të bindemi se për  çfarë dashurie në të vërtetë bëhet fjalë këtu !

      Këngët e tilla , me porosi të dyshimta morale  , edhe kur të  joshin me meloditë dhe ritmet e tyre, duhet pasur kujdes që  t’i flakim nga repertori dhe konsumimi , nga se mund të ndikojnë negativisht në edukimin e gjeneratave të reja !

      •       LULE MOS PREK
      • O, djalë, prej gemit ,
      • Dorën ma hjek-e ;
      • Se unë kam emnin –
      • Lule mos prek –e !
      • Unë jam nji lule ,
      • Që rri n’ saksi-e ;
      • Kur t’ erret nata –
      • Ulem e bije !
      • Ndër male t’ shkreta ,
      • Unë du me shkue ;
      • Ndiçëm me letra –
      • S’ kem me u harrue !
      • T’ kam dashtë si motër ,
      • M’ ke deshtë si vëlla-e;
      • Jem rritë  me i sofër –
      • Qysh domë  me u nda-e ?!

Gjilan, më 09.12.2009.     Mblodhi dhe analizoi:

                  Demir KRASNIQI

Ju këndojmë heronjve të Kombit:

24 Nëntor 2009 0

Pa kategori @ 10:07 am

images3.jpeg

TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI

1. AGIM RAMADANI – “KATANA”

Ndjeu Evropa, u dridh Ballkani ,

Nga dragoit e shqiptarisë  .

- Është tërmet, a është  vullkani ,

Që çanë bjeshkët për mjedis ?!

-S’ është tërmeti, as vullkani ,

Është Ushtria Çlirimtare,

I prinë Agim Ramadani –

Thyejnë kufijtë  n’ trojet shqiptare .

Agim Ramadani –

Gjoksin Titanik,

Me fuqi luani

Doli ai kreshnik !

Agim Ramadani

Lufton si rrufe ,

Strateg ndër beteja –

Diell për Atdhe !

Vijnë djemuria gjithëshqiptare -

Ngjiten kreshtave të  Pashtrikut ,

Kundër forcave serbo-barbare

Dhëmbë për dhëmb kundër armikut .

Epopeja legjendare -

Thua se u ngjall ai Skënderbeu !

Më 9 Prill në fshatin Koshare –

Përgjithmonë kufijtë  i theu !

Krenohu, moj Zhegër,

Le t’ këndojë Gjilani,

Kolosin me emër:

Agim Ramadani !

Simbol i trimërisë,

Piktor e poet ,

Ra n’ altar t’ lirisë –

Legjendë e gjallë  mbet !

Agim Ramadani,

O, Agim “Katana” ,

Lum që t’ pat vatani,

Lum që t’ rriti nana !

2. ÇKA KA THËNË AGIM “KATANA”

Oj, Kosovë, sa shumë luftove ,

Shumë e trimat na i dhurove .

Shumë e trimat e lavdisë,

Që iu banë kurorë  lirisë .

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Moj Serbi, sa mirë  ta bana !

T’ theva dhëmbët, t’  theva  turrin ,

T’ dogja tanket dhe flamurin…

Epopeja legjendare

E Ushtrisë sonë  Çlirimtare

U gjakos atje n’ Koshare –

Ku armiku doli fare…

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Mos Serbi , sa mirë  ta bana !

T’ theva kokën dhe turirin ,

T’ theva murin dhe kufirin ! …

Ku pikoi gjaku i Agimit –

Mbiu lulja e BASHKIMIT !

Mbiu lulja dreniçare –

Ritet lirë n’ tokat shqiptare .

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Mos Serbi, sa mirë  ta bana!

T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin ,

Përgjithmonë  ta shkula trurin !…

3. AGIM RAMADANI

Teksti: Faruk Tasholli

Muzika: Demir Krasniqi

N’ rrajza t’ Karadakut,

Pranë Idriz Seferit –

Rriti ‘i djalë Kosova ,

Me sy të skifterit !

Rriti ‘ i djalë Kosova ,

Që ia mbanë flamurin ,

Del n’ Koshare serbit ,

N’ kufi ia shkulë gurin .

Refreni:

Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani ,

Të  lumtë dora e pushka –

Agim Ramadani !

E shkul gurin trimi ,

E shkul, bukur flet –

Gurë i tokës sime ,

Do të bëhem vet !

Ku po i qan pritat ,

Ku po e qet dorën –

Me bijë të shqiponjës ,

Malit ia shkund borën .

Refreni:

Ngjiten përmbi male…etj.

N’ rrajza të Shkëlzenit ,

Skuq do kroje bore ,

Si rrjedh i kuq Drini ,

Për liri Kosove .

Drejt Isë Boletinit ,

Bacë Idriz Seferit ,

Me flamur në dorë  ,

Shkon në fushë  të nderit .

Refreni:

Ngjiten përmbi male…etj.

Demir Krasniqi

Nga folklori ynë: KËNGËT E DHËNDURËVE NË MALËSINË E GOLLAKUT Në thesarin e pasur të folklorit muzikor burimor të Malësisë së Gollakut, në veçanti në lirikën popullore të femrave të kësaj Malësie, vend të rëndësishëm në krijimtarinë amatore të këngëve dasmore, kanë zënë edhe këngët të cilat u janë kushtuar dhëndurëve me rastin e martesave të tyre. Sikur edhe në të gjitha gjinitë e këngëve dasmore të krijuara dhe të kënduara nga bota femërore e kësaj Malësie, sidomos nga vajzat, edhe këngët e dhëndurëve janë thurur e kënduar në mënyrë kronologjike , në bazë të rrjedhave të dasmës që nga fillimi e deri tek përfundimi i saj. Kështu që në ditën e parë kur i qitet shamia vajzës e cila do të bëhet nuse, për ta bërë atë me vaj, apo siç quhet ndryshe :”Dita e qitjes së shamisë”, që sipas traditës , kjo ceremoni bëhej ekskluzivisht ditën e Hëne, ose ditën e Enjte, në momentet kur atmosfera në mesin e grave dhe vajzave të pranishme , merr përmasa të rënda malli e vaji, sidomos atëherë kur hetohet se vajza që do të shkojë nuse, vërtetë është duke qarë me zemër e me lot, atëherë vajzat këngëtare me qëllim që ta zbusin situatën dhe t’ia qetësojnë pikëllimin vajzës – shoqes së tyre, e cila do të shkojë nuse, do t’ ia këndojnë këngën , përmes vargjeve të së cilës do t’ a thumbojnë dhëndrin (burrin e saj), por edhe do ta kurrajojnë vajzën që ta ndalin vajin, nga se dhëndri (burri i saj) nuk do ta ndajë asnjëherë nga traditat e të parnit (ashtu si që është zakoni në vjeshtë e në pranverë) dhe se kurrë nuk do ta rrahë , as nuk do ta shajë! Përmes nëntekstit të vargjeve të kësaj kënge, mund të kuptojmë fare lehtë realitetin primitiv të kohërave të kaluara, kur meshkujt ua kanë privuar shumë të drejta grave të tyre, fill pas martesës, duke ushtruar dhunë të pa parë mbi to, duke i privuar ato nga e drejta për të qenë e pranishme në rrethin familjarë e shoqëror, madje edhe duke ushtruar mbi to dhunë fizike , sharje dhe ofendime banale! Por, të shohim se çka na thonë vargjet e kësaj kënge: Na i ra dhandrri nëpër mahallë , Na i la qeni , nja dy- tri fjalë : “Mos ma bani Lulijën , me vajë – Kurrë prej t’ parnit nuk ja u ndajë ! Thujmi nuses , hiq mos kajë – Kurrë s’e rrehi, as s’e shajë !” Njëra ndër këngët që i këndohet dhëndrit mu në ditën kur krushqit shkojnë për ta marrë nusen në familjen e saj, është edhe kënga me titull:”Sa e ka burri i Lules rrogën?” Këtë këngë ua këndojnë vajzat (të afërmet e vajzës që do të shkojë nuse) , grave të kerrit të nuses , gjatë kohës sa ato qëndrojnë në familjen e vajzërisë së nuses, përkatësisht derisa të përgatitet nusja për rrugëtim me krushqit dasmorë. Gratë e kerrit të nuses në Malësinë e Gollakut, quhen “bulla”, kurse djali i kerrit të nuses që i shoqëron “bullat”, quhet “bullan”. Po ashtu, në këngët e dasmave të Malësisë së Gollakut, shumë rrallë përmendet emërtimi “nuse”, por ky emërtim gjithmonë zëvendësohet me emërtimin “Lule”, ose “Lulije”. Pra, gjithë ku përdoret emërtimi “Lule”, ose “Lulije”, aludohet tek nusja, ose tek vajza që do të shkojë nuse! Përmes këndimit të vargjeve të kësaj kënge, vajzat që ua këndojnë bullave të kerrit, duan që përmes këngës ta vënë në tallje dhëndrin, duke e nënçmuar atë nga mllefi që po ua merr motrën, kushërirën, shoqen … dhe po e ndanë nga shoqërimi me to! Vajzat këngëtare, përmes vargjeve satirike të këngës, do ta përshkruajnë dhëndrin si një rrogëtar që ua heq plehun lopëve, që i ruan pelat, gomarët dhe që nuk di asgjë tjetër, pos që t’i bie fyellit dhe surles nëpër pyje e kullosa të bagëtive: Sa e ka burri i Lules , rrogën ? -E hjek plehin, e lëshon lopën ! Ati , ja japin rrogën ma t’ parit – I lëshon pelat, i qet magarit ! Kah t’ shkon udhës n’ mjedis t’ pyllit – I bjen surles , i bjen fyellit ! Natën kur merret nusja, pasi të jetë shtruar darka e krushqve dasmorë, femrat dasmore dhe fëmijët, atëherë fillojnë përgatitjet për shtirjen e dhëndrit në xherdek (pra te nusja). Për ta shpejtuar procedurën e shtirjes së dhëndrit në xherdek dhe për t’ua bërë me dije familjarëve dhe burrave të dasmës , se çdo gjë është gati për ta kryer edhe këtë ceremoni, të parat prijnë vajzat këngëtare të cilat përmes këngës ua bëjnë me dije atyre që të mos vonohen më shumë, por ta përcjellin dhëndrin sa më shpejt për të hyrë te nusja, nga se çdo vonesë e tepërt, mund të sjell edhe pasoja të pa parashikueshme! Përmes figurave të cilat përmendën në një këngë të këtillë, si: kazani, kusia, kënata, ibriku , verigu, legeni, pehari…etj. këngëtaret me defe , përveç që duan t’ ua përkujtojnë burrave se është koha për ta shtirë dhëndrin te nusja, nga se ka kaluar koha e jacisë dhe një pjesë e mirë e natës, ato na i përkujtojnë kohërat e vjetra dhe të vështira, kur sipas traditës dhe zakoneve, dhëndri dhe nusja pos të tjerash, duhet edhe të pastrohen me ujë, të cilin ua kanë përgatitur nëpër kazanë , kusia, kënata, ibrikë, legenë… dhe po qe se do të vonohej procedura më gjatë, atëherë mund të këputen edhe verigat e oxhakut nga pesha, zjarri dhe vlimi i ujit! Përmes figurës së peharit, nënkuptohet koha kur njerëzit janë pastruar duke e përdorë peharin, leken, tasin , apo ndonjë mjet tjetër për përdorimin e ujit. Në anën tjetër, çdo vonesë e tepërt e shtirjes së dhëndrit në xherdek, do të krijonte pakënaqësi tek nusja e cila është duke e pritur në divan dhe pastaj do të prishen edhe qejfet e këndimit dhe lojës me defe : Rrang e dang po banë kazani – Bjerne dhandrrin , se u ba akshami ! Rrang e dang, po banë kusija – Bjerne dhandrrin se u ba jacija ! Gy, gy, gy, po banë kënata – Bjerne dhendrrin , se shkoj nata ! Gy, gy, gy, po banë ibrigu – Bjerne dhandrrin, se u këput verigu ! Rrang e dang , po banë legeni – Bjerne dhandrrin, se u ba veremi ! Rrang e dang , po banë pehari – Bjerne dhandrrin, se u ba bezari ! Rring e zhing po banë xhemparja – Bjerne dhandrrin , se u ba belaja ! Rram e bam , po kërset defi – Bjerne dhandrrin, se u prish qefi ! Para se të hyjë dhëndri në xherdek (në dhomën ku e pret nusja e paluar) , është zakon që të gjitha gratë dhe femrat dasmore të dalin përjashta dhomës së nuses për t’ ia liruar vendin dhëndrit. E fundit nga dhoma e nuses do të del nëna e dhëndrit, ndonjë hallë e vjetër, apo motër e vjetër, në mënyrë që nusja në asnjë moment nuk guxon të mbetet e vetmuar . Sipas zakonit dhe traditës, që nga momenti i hyrjes së dhëndrit në xherdek e deri në momentin kur atë e nxjerrin nga dhoma herët në mëngjes, para derës së dhomës ku është dhëndri dhe nusja, si dhe para dritares së asaj dhome, gjatë tërë natës ruajnë dhe përgjojnë se çfarë po ndodhë brenda në mes nuses dhe dhëndrit !? Këto përgjime të fshehta i bëjnë kryesisht motrat, hallat, nëna dhe anëtarët më të afërm të familjes së ngushtë duke i përfshirë këtu edhe babanë dhe vëllezërit e dhëndrit. Ky përgjim bëhej për shumë arsye. Por më kryesoret janë dy motive: frika se ndoshta nusja është martuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj dhe anasjelltas. Në rastet e këtilla mund të ndodhin skena të pa parashikueshme në mes të çiftit të ri, ku nga pakënaqësia mund të tentojë nusja që të del e të ikë nga dhoma , qoftë përmes derës, apo edhe kërcimit përmes dritares. Në anën tjetër, mund të ndodhë që edhe dhëndri i pakënaqur me pamjen dhe bukurinë e nuses, ta braktisë atë dhe të del përjashta dhomës së martesës . Motivi i dytë dhe më i rëndësishmi për të cilin përgjohet dhoma e martesës, është akti moral i nuses, nga se ajo me çdo kusht duhet të jetë e virgjër ! Po qe se do të ndodhte që nusja do ta kishte humbur më parë virgjërinë , atëherë do të pasonin skena të tmerrshme në raportet mes dhëndrit dhe nuses, ku përveç që dhëndri do të dilte menjëherë përjashta dhomës dhe do t’i njoftonte familjarët e tij, nusja menjëherë do të përcillej për në shtëpinë e saj prej nga ka ardhur. Në rastet e këtilla, përveç përzënies së menjëhershme të nuses, kanë ndodhur edhe ndëshkime të rënda fizike nga ana e dhëndrit ndaj nuses, ku pos të tjerash, në shenj turpërimi dhe çnjerëzimi për nderin dhe moralin e humbur, asaj i janë shkurtuar flokët deri në rrënjë me qëllim që ta shoh mbarë familja dhe rrethi i saj se ka bërë turp të madh moral. Me lirimin e dhomës së nuses dhe daljes së bijave, motrave, grave dasmore përjashta, vajzat këngëtare menjëherë do ta përshkruajnë këtë atmosferë përmes vargjeve të këngëve të tyre. Ato në rend të parë, ia lënë fajin nuses e cila gjoja është shkaktarja më e pa mëshirshme e cila po i përzë ato përjashta dhomës së saj, me ç’ rast do të mërdhitën gjatë tërë natës, pa pasur vend se ku të hyjnë brenda! Një mllef të këtillë, vajzat këngëtare madje e shprehin edhe duke e ofenduar nusen , si një “bijë qeni” e cila e bënë këtë hap, duke luajtur me “djalin e huaj”(dhëndrin). Vargjet e këngëve në vijim, na e përshkruajnë edhe kohën e lashtësisë, kur me rastin e hyrjes së dhëndrit në xherdek, mbyllej dera e dhomës me mjetet më të forta , në mënyrë që të mos mund të hapet në asnjë mënyrë, si p.sh. dera e përpunuar me bujashka, dërrasa e cila është mbyllur me kushak, (shul druri), ose me zinxhirë të hekurt : Bylbyl në bujashka, në bujashka , Po na qet Lula përjashta ! Lujë Lulije, lujë, Me djalin e hujë! Bylbyl sharavina, sharavina, Çilma derën, Luli, se u mërdhina ! Lujë Lulije, lujë, Me djalin e hujë ! Bylbyl sharavina, sharavina, Çilma derën, o vëlla, se u mërdhina ! Lujë, vëllavi i jem, lujë, Me çikën e hujë! Vëllavi i jem në krye t’ venit – S’po m’ len me çelë derën, kjo e bija e qenit! Lujë, Lulije, lujë, Me vëllavin e hujë! II. Dera me bujashka, me bujashka, Na ke qitë, o vëlla, përjashta ! Dera me kushak, me kushak , Na ke qitë, o vëlla, n’ sokak ! Dera me shinra, me shinra, Çilma , o vëlla, derën se u mërdhina! Dera me zinxhirë , me zinxhirë, A po t’ doket , o vëlla, nusja e mirë? Se sa i është kushtuar rëndësi virgjërisë së nuses gjatë natës së parë të martesës edhe nga ana e femrave dasmore, më së miri do ta dëshmojnë vargjet e këngës vijuese. Duke pasur parasysh faktin se djali(dhëndri) dhe nusja që sa po janë bashkuar për në martesë, kurrë njëherë nuk janë parë , biseduar, as kontaktuar në mes veti dhe duke pasur parasysh moshën e re të djalit (dhëndrit) , pa ndonjë përvojë paraprake, vajzat këngëtare përmes vargjeve të këngës, do ta këshillojnë mirë dhëndrin që të jetë vigjilent, i kujdesshëm ndaj veprimeve të nuses, nga se ajo po qe se nuk do të jetë e virgjër , do të sprovojë që ta mashtroj djalin përmes metodave të ndryshme! Pra, ato përmes këngës i sugjerojnë që të jetë syçelë, të verifikojë mirë gjendjen reale, nga se një nuse e pa moralshme , mund ta mashtrojë atë dhe ta bind përmes metodave të ndryshme, gjoja se ajo është e virgjër! Analizojeni mirë vargjet dhe figurat e kësaj kënge dhe do të bindeni se çka e porosisin ato dhëndrin: Ore dhandërr, djalë i ri – Kqyre mier , ku kie me hi! Rueju mier, se po t’ mashtron – Derën me çivi ta ngujon ! Ta mshelë derën me çivi – E nuk t’ len mrena me hi ! Kqyre mier derën me sy – Se do t’ keshin hallki me ty ! Njëra ndër këngët që u këndohen dhëndurëve naiv, të papjekur dhe të papërgatitur për martesë, e që në rastet e tilla shumë lehtë mund të mashtrohen nga nuset e tyre, të cilat me një mjeshtri dhe dinakëri të rrallë, arrijnë që t’ i vënë në gjumë dhëndurët duke e bërë sabah pa e prekur nusen fare, është edhe kënga në vazhdim . Një këngë me tematikë të këtillë, vajzat këngëtare ia këndojnë dhëndrit në mëngjes, po sa të nxirret nga dhoma e martesës, ku vajzat përmes vargjeve të këngës dhe bisedave provokative që i bëjnë me dhëndrin , me një mjeshtri të rrallë do t’ia zbulojnë të gjitha sekretet e përjetuara gjatë natës së parë të martesës me nusen . Kështu, në rastin konkret, ato e kanë zbulua faktin se dhëndrin e kishte mashtruar nusja dhe e kishte vu në gjumë menjëherë pas hyrjes së tij në xherdek. Ato, pastaj do ta pyesin se a ka parë ndonjë ëndërr gjatë atij gjumi të rëndë?! Dhëndri naiv, do t’iu tregojë atyre se e paska ëndërruar nusen e palosur pranë murit, të cilën sa po paska tentuar që ta prekë me dorë, ajo e paska refuzuar dhe ia paska kthyer shpinën , gjoja me motivacion se na qenka hidhëruar për faktin se dhëndri nuk ia paska blerë “pesëlirëshin” (dabllon prej arit) që në atë kohë kushtonte shumë para! Ky është vetëm njëri nga shembujt me të cilët jo rrallë, nuset i kanë mashtruar dhëndurët gjatë natës së parë të martesës dhe kanë kaluar pa asnjë therë në këmbë: Ore Ukë, ore dhandërr, A e ke pa ndo ni anërr? -E kam pa, mu ka diftue – Nusja n’ strehë , mu kish palue ! Zgata dorën për me çplue – Ma kthej krahin, ish idhnue ! Ish idhnue , s’ foli me mue – Për pesëlirëshin qi nuk ja kam vnue ! Ditën e parë të martesës, që zakonisht ishte dita e Hëne, ose dita e Premte, sipas traditës dhe zakoneve, shtrohej dreka e përbashkët e cila quhej “Kulaçi i nuses”. Kulaçi i nuses do të fillojë që të gatuhet në familjen e djalit që do të martohet, pikërisht në ditën kur vajza që do të bëhet nuse, do të nisë vajin në familjen e saj. Pra, në ditën e parë të fillimit të dasmës, që mund të ishte dita e Hënë, ose dita e Enjte. Dreka në “Kulaçin e nuses” shtrohet për të gjithë rrethin më të ngushtë familjarë dhe të afërmit dasmorë, duke përfshirë këtu edhe miqtë, dajallarët dhe të tjerë. “Kulaçi i nuses” është simbolikë që dëshmon se nusja ka dalë e ndershme dhe e virgjër dhe nga ky “kulaç” duhet të marrinë secili pjesëmarrës i drekës nga një copë. Pas kësaj ceremonie, është zakon që të gjithë pjesëmarrësve të “Drekës së kulaçit” , nusja t’ ua merr dorën në shenj përshëndetje dhe nderimi për ta. Por, marrja e dorës nga ana e nuses dhe pjesëmarrja në “Drekën e kulaçit të nuses”, i obligon të gjithë pjesëmarrësit e drekës, që t’ i dhurojnë nuses dhurata në vlerë të parave. Në këtë rast, pjesëmarrësit që janë më të varfër prej xhepit, do të ndihen të ngushtuar, të skuqur dhe të turpëruar para nuses dhe masës së pranishme, nga se secili prej tyre do të bëjë gara se kush do t’ i dhurojë nuses vlerë më të madhe parash?! Për t’ ua lehtësuar turpin atyre që e kanë xhepin më të hollë, vajzat këngëtare përmes vargjeve satirike të këngës, do ta gjykojnë nusen duke e trajtuar atë si një “Bijë e qenit”,”Bijë e presnjakut”, apo edhe figura të tjera nënçmuese: U ungjë agaj – baba, n’ krye t’ venit – Qitja pesë mijë banka , t’ bijës s’ qenit ! U ungjë Rrustem- aga, n’ krye t’ venit – Qitja dy mijë banka , t’ bijës s’ qenit ! U ungjë babagjysh-daja, n’ ballë t’ oxhakut – Qitja ni lirë t’ kuqe, t’ bisë s’ presnjakut ! Pas dy javë martese, sipas traditës dhe zakonit, familja e vajzës (nuses), do të shkojë për të parën herë tek miku i ri, ku e kanë martuar vajzën dhe kjo shkuarje quhet:”Miq së pari”. Atje do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin bijën e tyre për të pushuar dy javë ditë në gjirin e saj familjarë, që kjo ceremoni quhet:”Marrja e vajzës së pari”. Pasi që të ketë pushuar vajza dy javë ditë në gjirin e saj familjarë, sipas traditës dhe zakonit, tani do të shkojnë “Miq së pari” familjarët e dhëndrit , bashkë me dhëndrin , ku do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin nusen nga familja e saj . Aktin e ardhjes së dhëndrit së pari në familjen e vajzës e cila është bërë nuse, vajzat këngëtare dhe bijat e shtëpisë, do ta presin me dhembje, mall dhe mllef të madh, nga se bija, motra, apo kushërira e tyre, do të ndahet sërish prej tyre dhe nga rrethi familjarë. Për ta shprehur këtë mall ndaj bijës së tyre dhe mllefin ndaj dhëndrit i cili do të vjen për t’ ua marrë bijën, motrën, apo kushërirën, ato do t’i këndojnë këngë satirike dhëndrit, duke e përqeshur e nënçmuar atë, me figurat dhe krahasimet më banale , si që janë: qeni, zagari, maçorri, gomari…etj. Kur t’ na vinë dhandrri s’ pari – Do ta lidhum si qen për gardhi ! Do ta ungjum te duvari , Do t’i qesim mish zagari ! Kur t’ na vinë , moj, dhandrri s’ dyti – Do ta lidhum si qen për fyti ! Do ta qesim te oborri – Le t’ ja lëpijnë gojën maçorri ! Kur t’ na vinë, moj, dhandrri s’ treti – Do t’ i qesim gjellë për s’ nxehti ! Do t’ ia qesim me koritë – Mos t’ i jesin gjella n’ fyt ! Kur t’ bajnë dhandrri për me shkue – Ni samar kem me ja vnue ! Do ta çojmë në mal për dru – S’ i lamë kijet me u mundue ! II. Kur t’ na vjen dhandrri i ri – Do t’ ja prejmë qenin e zi ! Se kur t’ shkojnë në odë me hi – Ja shtrojmë lëkurën – postaçi ! Si n’ ju doktë postaçia e keqe – Do t’ ja bajmë bishtin – musteqe ! Në ceremoninë e ardhjes së dhëndrit për së pari herë në familjen e nuses së tij, pasi të ketë bujtur një natë tek miqtë e rinj, të nesërmen në mëngjes pasi që të jetë ngrënë kafjalli, ose dreka e hershme, menjëherë fillojnë përgatitjet për ta marrë nusen dhe për të udhëtuar për në shtëpinë e dhëndrit . Edhe këtë akt të përgatitjes për udhëtim, vajzat apo bijat e shtëpisë nuk e lëshojnë që të kalojnë për pa e vu në thumb të kritikës dhe në tallje figurën e dhëndrit, duke e kënduar dhe krahasuar atë me figurat më nënçmuese, me qëllim që t’ia përulin dinjitetin dhe personalitetin e tij, para masës së pranishme. Atë, përmes vargjeve të këngës, e përshkruajnë si një njeri budalla, i cili nuk mund ta ruaj as plisin e vet, nuk mund t’i njohë as opingat e veta dhe që humbë kohë duke i kërkuar opingat e veta nëpër lamë, apo oborrin e shtëpisë së miqve të tij! Përmes vargjeve satirike të këngës, dhëndri përshkruhet edhe si një njeri shumë i varfër, i cili gjoja paska ardhur për ta marrë nusen e vet nga së pari, me gomar, por që ai është aq i marrë sa nuk mund ta ruaj e ta njoh as gomarin e vet! Kështu që , duke e kërkuar gomarin nëpër lagje të fshatit, atij i kalon edhe dita dhe e kapë frika se do t’i mbes nusja pa e marrë ! Këto këngë me vargje të këtilla satirike dhe tallëse, vajzat ia këndojnë dhëndrit me qëllim që të ndikojnë tek familjarët e vajzës (nuses) që të mos mërziten shumë me rastin e daljes së vajzës nga shtëpia e prindërve, që të mos mërzitet vajza për faktin se po ndahet nga shtëpia, prindërit, vëllezërit, motrat dhe nga familja e gjerë ! Por në anën tjetër, këto këngë i këndohen vajzave që shkojnë pas burrit (dhëndrit) edhe në rastet kur vërehet se ato janë tepër të dashuruara ndaj burrit (dhëndrit), të dhëna pas pispillosjes së tepruar, veshmbathjeve luksoze të nusërisë , të cilat mezi presin daljen nga shtëpia e familjes së tyre dhe shkuarja tek shtëpia e burrit : Sillet dhandrri nëpër lamë – I kish hupë njana apangë ! -Hajt, more dhandërr, mos ki dert, Se apanga t’ blejnë apet ! Sillet dhandrri rreth mullari – Kuku nanë , m’ ka hupë magari ! -Hajt , more dhandërr, mos ki dert, Se magari t’ vjen apet ! Sillet dhandrri , nëpër mahallë – Do me m’ metë nusja pa e marrë ! Sillet dhandrri, nëpër mal – I ka çue Lulës , fjalë: “Hajt, moj Lule, ti mos kajë, Se magarin s’ mun po e gjajë ! N’ koftë kismet, magarin me e gjetë – Unë kthehna e t’ marr apet !” II. U dalë dhandrri e po kanë tu lisi – Kuku nane, m’ ka hupë plisi ! -Shujë qyqan , se po t’ niejnë katuni, Se ta maron nana, ty, ni plis pej zhguni ! U dalë dhandrri e po kanë te lama – Kuku nane, m’ paska hupë apanga ! -Shujë qyqan, se na lëmerove, Se ta maron nana, ni apangë pej love ! -Shujë qyqan, mos t’ niejnë katuni, Se ta maron nana, ni apangë prej druni ! Shujë qyqan, mos t’ niejnë mahalla , Se t’i maron nana, ty, ni parë sandalla ! Në rastet kur vërehet se dhëndri gjatë qëndrimit të tij , si mysafir në familjen e nuses së vet, pra tek miqtë e tij, nuk rrinë serioz para miqve , del orë e çast përjashta odës së burrave dhe hulumton objektet e shtëpisë brenda oborrit, me qëllim që ta shohë nusen e vet, por edhe që të fryhet e krekoset para grave e vajzave tjera të familjes së nuses së tij, atëherë ai do të llogaritet si njeri i pa moralshëm dhe rrugaç. Për këto sjellje, vajzat apo bijat e shtëpisë nuk do të hezitojnë që t’i marrin defet dhe t’i këndojnë këngë, duke i thurë vargje shumë të ashpra satirike, përmes të cilave do ta trajtojnë karakterin e tij, si një budalla, si gomar, si surlaxhinj , si baraba , si një pishpirik dhe shumë fyerje të tjera: Fryni era e na e rrëzoi tallën – Na e ka nxanë dhandërr – budallën ! Fryni era e na e rrëzoi hambarin – Na e ka nxanë dhandërr – magarin ! Fryni era e na e rrëzoi avlijen – Na e ka nxanë dhandërr – surlaxhijen ! Fryni era e na e rrëzoi tarabën – Na e ka nxanë dhandërr – barabën ! Fryni era e na e rrëzoi kapixhikun – Na e ka nxanë dhandërr – pishpirikun ! Për shkuarjen e dhëndrit për së pari herë si mysafir në familjen e nuses së tij, janë thurë shumë këngë humori e satire, mahi, lojëra e anekdota ndër më të ndryshmet. Në rastet e ceremonive të shkuarjes së dhëndrit së pari ndër miq, tradicionalisht në shënjestër të talljeve, lojërave dhe mahive të ndryshme nga ana e mikpritësve të familjes së nuses, kanë qenë dhëndurët të cilët nuk janë kursyer as me fjalë, as me gjeste për t’i shndërruar ata në objekt talljeje dhe nënçmimi para masës së mysafirëve tjerë të pranishëm në odën e burrave. Këto tallje, lojëra dhe humore në llogari të dhëndrit, i kanë bërë zakonisht të rinjtë për shumë qëllime të caktuara. Së pari, përmes lojërave , talljeve dhe humoreve , në një mënyrë ata kanë dashur ta shfryjnë mllefin ndaj dhëndrit , në shenj hakmarrjeje se ai është personi i cili ua ka marrë motrën, bijën, kushërirën të cilën ua ka nda përgjithmonë nga gjiri i dashur familjarë! Së dyti, përmes këtyre talljeve dhe lojërave humoristike, ata kanë dashur që t’i verifikojnë aftësitë psiko- fizike të dhëndrit, mençurinë, gjeturinë, largpamësinë dhe qëndrueshmërinë e tij ndaj provokimeve të ndryshme . Dhëndri i cili ka qenë strateg largpamës dhe i përgatitur mirë, në asnjë mënyrë nuk ka rënë pre e këtyre lojërave dhe provokimeve . Por edhe në rastet kur nuk kanë ditë të gjenden mirë nëpër këto situata, asnjëherë nuk janë hidhëruar , nga se loja me dhëndurë ka qenë përherë tradicionale në Malësinë e Gollakut. Ndër lojërat dhe provokimet të cilat më së shumti u janë bërë dhëndurëve nëpër odat e miqve , ku ata kanë ardhur për të parën herë, më së tepërmi është sprovuar qepja tinëzare e rrobave të dhëndrit për ndonjë pjesë të shtrojave , apo mbulojave të odës, me ç’ rast ata po sa janë zgjuar për të dalë përjashta odës, i kanë ngrehur zvarrë pas vetit edhe ato shtroja e mbuloja ! Thyerja e vezëve në vendin ku ata qëndronin ulur, u është bërë me qëllim që ata të tregohen para masës se gjoja e paskan kryer edhe nevojën e madhe përmbi shtrojat e odave ! Thyerje të vezëve iu kanë bërë shpesh edhe nëpër këpuca, me qëllim që kur t’i mbathin ato për të shkuar tek shtëpia e vet, të iu lagen dhe ndoten këmbët ! Ndër lojërat që janë bërë me dhëndurët, janë edhe rastet kur ata i kanë lidhur për rrote të kerrit, me qëllim që t’ iu plotësohet dëshira dhe kërkesa e tyre ndaj babës së vajzës, apo nënës së vajzës (nuses), ku zakonisht kanë kërkuar ndonjë specialitet të rrallë ushqimi, apo pemë të ndryshme, ku deri në plotësimin e kërkesave – dhëndri nuk është liruar nga lidhja për rrote ! Kënga në vijim, do të pasqyrojë një realitet të kësaj natyre, por që e kanë thurë e kënduar femrat me defe . Në këtë rast, përmes vargjeve satirike të kësaj kënge, vajzat këngëtare përveç që do t’ na e përshkruajnë atmosferën e lojërave tradicionale në mes të burrave të odës dhe dhëndrit, ato nuk e lëshojnë pa e përshkruar dhëndrin edhe si një njeri të pangopur, i cili hanë ushqime pa kontroll nga të cilat më pastaj do të ketë pasoja me barkun dhe jashtëqitjen e pakontrolluar: Ka shkue dhandrri s’ pari nër miq – Ja kanë rrehë bothën me çekiç ! U ungjë dhandrri te xhygymi – Ja kanë kepë bothtë për qylymi ! U ungjë dhandrri te takami – Ja kanë kepë bothën për jani ! Ka shkue dhandrri me e pa vjehrrën – N’ prapanicë ja kanë kepë çergën ! Ka shkue dhandrri me e krye nevojën – Ja kanë mushë kundrat me voe ! Po rrin dhandrri me krye ulë – Çka ki dhandërr, mos je çkulë?! Ka shkue dhandrri mas ni lisi – Ja ka çkye bothën orizi ! Ka shkue dhandrri te pojata – Ja ka çkye bothën sallata ! U munduam kështu , që së paku t’ua pasqyrojmë dhe rikujtomë traditat tona të vjetra të dasmës në trevat e Malësisë së Gollakut, në veçanti ato të pritjes dhe përcjelljes së dhëndurëve, për të cilat janë thurë e kënduar me mijëra këngë e variante të ndryshme, por që më këto tradita nuk praktikohen në dasmat e sotme dhe që të gjitha këto i takojnë vetëm të së kaluarës sonë jo fortë të largët. Gjilan, KËNGËT E DHËNDUERVE NË MALËSINË E GOLLAKUT Demir KRASNIQI

10 Nëntor 2009 0

Pa kategori @ 3:46 pm

Nga folklori ynë:
KËNGËT E DHËNDURËVE NË MALËSINË  E GOLLAKUT

      Në  thesarin e pasur të folklorit muzikor burimor të Malësisë  së Gollakut, në veçanti në lirikën popullore të  femrave të kësaj Malësie, vend të rëndësishëm në  krijimtarinë amatore të këngëve dasmore, kanë zënë edhe këngët të cilat u janë kushtuar dhëndurëve me rastin e martesave të tyre.

      Sikur edhe në të gjitha gjinitë e këngëve dasmore të krijuara dhe të kënduara nga bota femërore e kësaj Malësie, sidomos nga vajzat, edhe këngët e dhëndurëve janë thurur e kënduar në mënyrë kronologjike , në bazë të rrjedhave të dasmës që nga fillimi e deri tek përfundimi i saj.

      Kështu që në ditën e parë kur i qitet shamia vajzës e cila do të bëhet nuse, për ta bërë atë me vaj, apo siç  quhet ndryshe :”Dita e qitjes së shamisë”, që sipas traditës , kjo ceremoni bëhej  ekskluzivisht ditën e Hëne, ose ditën e  Enjte, në momentet kur atmosfera në mesin e grave dhe vajzave të pranishme , merr përmasa të rënda malli e vaji, sidomos atëherë kur hetohet se vajza që do të shkojë nuse, vërtetë është duke qarë me zemër e me lot, atëherë vajzat këngëtare me qëllim që ta zbusin situatën dhe t’ia qetësojnë pikëllimin vajzës – shoqes së tyre, e cila do të shkojë nuse, do t’ ia këndojnë këngën , përmes vargjeve të së cilës do t’ a  thumbojnë dhëndrin (burrin e saj), por edhe do ta kurrajojnë vajzën që ta ndalin vajin, nga se dhëndri (burri i saj) nuk do ta ndajë asnjëherë nga traditat e të parnit (ashtu si që është zakoni në vjeshtë e në pranverë) dhe se kurrë nuk do ta rrahë , as nuk do ta shajë!

      Përmes nëntekstit të vargjeve të kësaj kënge, mund të  kuptojmë fare lehtë realitetin primitiv të kohërave të kaluara, kur meshkujt ua kanë privuar shumë të  drejta grave të tyre, fill pas martesës, duke ushtruar dhunë  të pa parë mbi to, duke i privuar ato nga e drejta për të qenë e pranishme në rrethin familjarë e shoqëror, madje edhe duke ushtruar mbi to dhunë fizike , sharje dhe ofendime banale!

Por, të  shohim se çka na thonë vargjet e kësaj kënge:

      • Na i ra dhandrri nëpër mahallë ,
      • Na i la qeni , nja dy- tri fjalë :
      • “Mos ma bani Lulijën , me vajë –
      • Kurrë prej t’ parnit nuk ja u ndajë !
      • Thujmi nuses , hiq mos kajë –
      • Kurrë  s’e rrehi, as s’e  shajë !”

      Njëra ndër këngët që i këndohet dhëndrit mu në ditën kur krushqit shkojnë për ta marrë nusen në familjen e saj, është edhe kënga me titull:”Sa e ka burri i Lules rrogën?”

      Këtë  këngë ua këndojnë vajzat (të afërmet e vajzës që do të shkojë nuse) , grave të kerrit të  nuses , gjatë kohës sa ato qëndrojnë në familjen e vajzërisë së nuses, përkatësisht derisa të përgatitet nusja për rrugëtim me krushqit dasmorë.

      Gratë  e kerrit të nuses në Malësinë e Gollakut, quhen “bulla”, kurse djali i kerrit të nuses që i shoqëron “bullat”, quhet “bullan”. Po ashtu, në këngët e dasmave të Malësisë së Gollakut, shumë rrallë përmendet emërtimi “nuse”, por ky emërtim gjithmonë zëvendësohet me emërtimin “Lule”, ose “Lulije”. Pra, gjithë ku përdoret emërtimi “Lule”, ose “Lulije”, aludohet tek nusja, ose tek vajza që do të shkojë nuse!

      Përmes këndimit të vargjeve të kësaj kënge, vajzat që ua këndojnë bullave të kerrit, duan që përmes këngës ta vënë në tallje dhëndrin, duke e nënçmuar atë nga mllefi që po ua merr motrën, kushërirën, shoqen … dhe po e ndanë nga shoqërimi me to!

      Vajzat këngëtare, përmes vargjeve satirike të këngës, do ta përshkruajnë dhëndrin si një rrogëtar që ua heq plehun lopëve, që i ruan pelat, gomarët dhe që nuk di asgjë tjetër, pos që t’i  bie fyellit dhe surles nëpër pyje e kullosa të bagëtive:

      • Sa e ka burri i Lules , rrogën ?
      • -E hjek plehin, e lëshon lopën !
      • Ati , ja japin rrogën ma t’ parit –
      • I lëshon pelat, i qet magarit !
      • Kah t’ shkon udhës n’ mjedis t’ pyllit –
      • I bjen surles , i bjen fyellit !

      Natën kur merret nusja, pasi të jetë shtruar darka e krushqve dasmorë, femrat dasmore dhe fëmijët, atëherë fillojnë përgatitjet për shtirjen e dhëndrit në xherdek (pra te nusja). Për ta shpejtuar procedurën e shtirjes së dhëndrit në xherdek dhe për t’ua bërë me dije familjarëve dhe burrave të dasmës , se çdo gjë është gati për ta kryer edhe këtë ceremoni, të parat prijnë vajzat këngëtare të cilat përmes këngës ua bëjnë me dije atyre që të mos vonohen më shumë, por ta përcjellin dhëndrin sa më shpejt për të hyrë te nusja, nga se çdo vonesë e tepërt, mund të sjell edhe pasoja të pa parashikueshme!

      Përmes figurave të cilat përmendën në një këngë të këtillë, si: kazani, kusia,  kënata, ibriku , verigu, legeni, pehari…etj. këngëtaret me defe , përveç që duan t’ ua përkujtojnë burrave se është koha për ta shtirë dhëndrin te nusja, nga se ka kaluar koha e jacisë dhe një pjesë e mirë e natës, ato na i  përkujtojnë kohërat e vjetra dhe të vështira, kur sipas traditës dhe zakoneve, dhëndri dhe nusja pos të tjerash, duhet edhe të pastrohen me ujë, të cilin ua kanë përgatitur nëpër kazanë , kusia, kënata, ibrikë, legenë… dhe po qe se do të vonohej procedura më gjatë, atëherë mund të këputen edhe verigat e oxhakut nga pesha, zjarri dhe vlimi i ujit! Përmes figurës së peharit, nënkuptohet koha kur njerëzit janë pastruar duke e përdorë peharin, leken, tasin , apo ndonjë mjet tjetër për përdorimin e ujit.

      Në  anën tjetër, çdo vonesë e tepërt e shtirjes së dhëndrit në xherdek, do të krijonte pakënaqësi tek nusja e cila është duke e pritur në divan dhe pastaj do të prishen edhe qejfet e këndimit dhe lojës me defe :

      • Rrang e dang po banë  kazani –
      • Bjerne dhandrrin , se u ba akshami !
      • Rrang e dang, po banë kusija –
      • Bjerne dhandrrin se u ba jacija !
      • Gy, gy, gy, po banë kënata –
      • Bjerne dhendrrin , se shkoj nata !
      • Gy, gy, gy, po banë ibrigu –
      • Bjerne dhandrrin, se u këput verigu !
      • Rrang e dang , po banë legeni –
      • Bjerne dhandrrin, se u ba veremi !
      • Rrang e dang , po banë pehari –
      • Bjerne dhandrrin, se u ba bezari !
      • Rring e zhing po banë xhemparja –
      • Bjerne dhandrrin , se u ba belaja !
      • Rram e bam , po kërset defi –
      • Bjerne dhandrrin, se u prish qefi !

      Para se të hyjë dhëndri në xherdek (në dhomën ku e pret nusja e paluar) , është zakon që të gjitha gratë dhe femrat dasmore të dalin përjashta dhomës së  nuses për t’ ia liruar vendin dhëndrit. E fundit nga dhoma e nuses do të del nëna e dhëndrit, ndonjë hallë e vjetër, apo motër e vjetër, në mënyrë që nusja në asnjë moment nuk guxon të mbetet e vetmuar .

      Sipas zakonit dhe traditës, që nga momenti i hyrjes së dhëndrit në xherdek e deri në momentin kur atë e nxjerrin nga dhoma herët në mëngjes, para derës së dhomës ku është dhëndri dhe nusja, si dhe para dritares së asaj dhome, gjatë tërë natës ruajnë dhe përgjojnë se çfarë po ndodhë brenda në mes nuses dhe dhëndrit !?

      Këto përgjime të fshehta i bëjnë kryesisht motrat, hallat, nëna dhe anëtarët më të afërm të familjes së ngushtë duke i përfshirë këtu edhe babanë dhe vëllezërit e dhëndrit.

      Ky përgjim bëhej për shumë arsye. Por më kryesoret janë  dy motive: frika se ndoshta nusja  është martuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj dhe anasjelltas. Në rastet e këtilla mund të ndodhin skena të pa parashikueshme në mes të çiftit të ri, ku nga pakënaqësia mund të tentojë nusja që të del e të ikë nga dhoma , qoftë përmes derës, apo edhe kërcimit përmes dritares. Në anën tjetër, mund të ndodhë që edhe dhëndri i pakënaqur me pamjen dhe bukurinë e nuses, ta braktisë atë dhe të del përjashta dhomës së martesës .

      Motivi i dytë dhe më i rëndësishmi për të cilin përgjohet dhoma e martesës, është akti moral i nuses, nga se ajo me çdo kusht duhet të jetë e virgjër ! Po qe se do të ndodhte që nusja do ta kishte humbur më parë virgjërinë , atëherë do të pasonin skena të tmerrshme në raportet mes dhëndrit dhe nuses, ku përveç që dhëndri do të dilte menjëherë përjashta dhomës dhe do t’i njoftonte familjarët e tij, nusja menjëherë do të përcillej për në shtëpinë e saj prej nga ka ardhur. Në rastet e këtilla, përveç përzënies së menjëhershme të nuses, kanë ndodhur edhe ndëshkime të rënda fizike nga ana e dhëndrit ndaj nuses, ku pos të tjerash, në shenj turpërimi dhe çnjerëzimi për nderin dhe moralin e humbur, asaj i janë shkurtuar flokët deri në rrënjë me qëllim që ta shoh  mbarë familja dhe rrethi i saj se ka bërë turp të madh moral.

      Me lirimin e dhomës së nuses dhe daljes së bijave, motrave, grave dasmore përjashta, vajzat këngëtare menjëherë do ta përshkruajnë këtë atmosferë përmes vargjeve të këngëve të tyre. Ato në rend të parë, ia lënë fajin nuses e cila gjoja është shkaktarja më e pa mëshirshme e cila po i përzë ato përjashta dhomës së saj, me ç’ rast do të mërdhitën gjatë tërë natës, pa pasur vend se ku të hyjnë brenda!

      Një  mllef të këtillë, vajzat këngëtare madje e shprehin edhe duke e ofenduar nusen , si një “bijë qeni” e cila e bënë këtë hap, duke luajtur me “djalin e huaj”(dhëndrin).

      Vargjet e këngëve në vijim, na e përshkruajnë edhe kohën e lashtësisë, kur me rastin e hyrjes së dhëndrit në xherdek, mbyllej dera e dhomës me mjetet më të forta , në mënyrë që të mos mund të hapet në asnjë mënyrë, si p.sh. dera e përpunuar me bujashka, dërrasa e cila është mbyllur me kushak, (shul druri), ose me zinxhirë të hekurt :

      • Bylbyl në  bujashka, në bujashka ,
      • Po na qet Lula përjashta !
      • Lujë Lulije, lujë,
      • Me djalin e hujë!
      • Bylbyl sharavina, sharavina,
      • Çilma derën, Luli, se u mërdhina !
      • Lujë Lulije, lujë,
      • Me djalin e hujë !
      • Bylbyl sharavina, sharavina,
      • Çilma derën, o vëlla, se u mërdhina !
      • Lujë, vëllavi i jem, lujë,
      • Me çikën e hujë!
      • Vëllavi i jem në krye t’ venit –
      • S’po m’ len me çelë derën, kjo e bija e qenit!
      • Lujë, Lulije, lujë,
      • Me vëllavin e hujë!
      •       II.
      • Dera me bujashka, me bujashka,
      • Na ke qitë, o vëlla, përjashta !
      • Dera me kushak, me kushak ,
      • Na ke qitë, o vëlla, n’ sokak !
      • Dera me shinra, me shinra,
      • Çilma , o vëlla, derën se u mërdhina!
      • Dera me zinxhirë  , me zinxhirë, 
      • A po t’ doket , o vëlla, nusja e mirë?

      Se sa i është kushtuar rëndësi virgjërisë së nuses gjatë natës së parë të martesës edhe nga ana e femrave dasmore, më së miri do ta dëshmojnë vargjet e këngës vijuese.

      Duke pasur parasysh faktin se djali(dhëndri) dhe nusja që sa po janë  bashkuar për në martesë, kurrë njëherë nuk janë parë , biseduar, as kontaktuar në mes veti dhe duke pasur parasysh moshën e re të djalit (dhëndrit) , pa ndonjë përvojë paraprake, vajzat këngëtare përmes vargjeve të këngës, do ta këshillojnë mirë dhëndrin që të jetë vigjilent, i kujdesshëm ndaj veprimeve të nuses, nga se ajo po qe se nuk do të jetë e virgjër , do të sprovojë që ta mashtroj djalin përmes metodave të ndryshme!

      Pra, ato përmes këngës i sugjerojnë që të jetë  syçelë, të verifikojë mirë gjendjen reale, nga se një nuse e pa moralshme , mund ta mashtrojë atë dhe ta bind përmes metodave të ndryshme, gjoja se ajo është e virgjër!

      Analizojeni mirë vargjet dhe figurat e kësaj kënge dhe do të bindeni se çka e porosisin ato dhëndrin:

      • Ore dhandërr, djalë i ri –
      • Kqyre mier , ku kie me hi!
      • Rueju mier, se po t’ mashtron –
      • Derën me çivi ta ngujon !
      • Ta mshelë  derën me çivi –
      • E nuk t’ len mrena me hi !
      • Kqyre mier derën me sy –
      • Se do t’ keshin hallki me ty !

      Njëra ndër këngët që u këndohen dhëndurëve naiv, të papjekur dhe të papërgatitur për martesë, e që në rastet e tilla shumë lehtë mund të mashtrohen nga nuset e tyre, të cilat me një mjeshtri dhe dinakëri të rrallë, arrijnë që t’ i  vënë në gjumë dhëndurët duke e bërë sabah pa e prekur nusen fare, është edhe kënga në vazhdim .

      Një  këngë me tematikë të këtillë, vajzat këngëtare ia këndojnë dhëndrit në mëngjes, po sa të nxirret nga dhoma e martesës, ku vajzat përmes vargjeve të këngës dhe bisedave provokative që i bëjnë me dhëndrin , me një  mjeshtri të rrallë do t’ia zbulojnë të gjitha sekretet e përjetuara gjatë natës së parë të martesës me nusen .

      Kështu, në rastin konkret, ato e kanë zbulua faktin se dhëndrin e kishte mashtruar nusja dhe e kishte vu në gjumë menjëherë  pas hyrjes së tij në xherdek. Ato, pastaj do ta pyesin se a ka parë ndonjë ëndërr gjatë atij gjumi të rëndë?!

      Dhëndri naiv, do t’iu tregojë atyre se e paska ëndërruar nusen e palosur pranë murit, të cilën sa po paska tentuar që ta prekë me dorë, ajo e paska refuzuar  dhe ia paska kthyer shpinën , gjoja me motivacion se na qenka hidhëruar për faktin se dhëndri nuk ia paska blerë “pesëlirëshin” (dabllon prej arit) që në atë kohë kushtonte shumë para!

      Ky është vetëm njëri nga shembujt me të cilët jo rrallë, nuset i kanë mashtruar dhëndurët gjatë natës së  parë të martesës dhe kanë kaluar pa asnjë therë në këmbë:

      • Ore Ukë, ore dhandërr,
      • A e ke pa ndo ni anërr?
      • -E kam pa, mu ka diftue –
      • Nusja n’ strehë , mu kish palue !
      • Zgata dorën për me çplue –
      • Ma kthej krahin, ish idhnue !
      • Ish idhnue , s’ foli me mue –
      • Për pesëlirëshin qi nuk ja kam vnue !

      Ditën e parë të martesës, që zakonisht ishte dita e Hëne, ose dita e Premte, sipas traditës dhe zakoneve, shtrohej dreka e përbashkët e cila quhej “Kulaçi i nuses”. Kulaçi i nuses do të fillojë që të gatuhet në familjen e djalit që do të martohet, pikërisht në ditën kur vajza që do të bëhet nuse, do të nisë vajin në familjen e saj. Pra, në ditën e parë të fillimit të dasmës, që mund të ishte dita e Hënë, ose dita e Enjte.

      Dreka në “Kulaçin e nuses” shtrohet për të gjithë rrethin më të ngushtë familjarë dhe të afërmit dasmorë, duke përfshirë këtu edhe miqtë, dajallarët dhe të tjerë.

      “Kulaçi i nuses” është simbolikë që dëshmon se nusja ka dalë e ndershme dhe e virgjër dhe nga ky “kulaç” duhet të marrinë secili pjesëmarrës i drekës nga një copë.

      Pas kësaj ceremonie, është zakon që të gjithë  pjesëmarrësve   të  “Drekës së kulaçit” , nusja t’ ua merr dorën në shenj përshëndetje dhe nderimi për ta. Por, marrja e dorës nga ana e nuses dhe pjesëmarrja në “Drekën e kulaçit të nuses”, i obligon të gjithë pjesëmarrësit e drekës, që t’ i  dhurojnë nuses dhurata në vlerë të parave.

      Në  këtë rast, pjesëmarrësit që janë më të  varfër prej xhepit, do të ndihen të ngushtuar, të  skuqur dhe të turpëruar para nuses dhe masës së pranishme, nga se secili prej tyre do të bëjë gara se kush do t’ i dhurojë nuses vlerë më të madhe parash?!

      Për t’ ua lehtësuar turpin atyre që e kanë xhepin më të hollë, vajzat këngëtare përmes vargjeve satirike të këngës, do ta gjykojnë nusen duke e trajtuar atë si një “Bijë e qenit”,”Bijë e presnjakut”, apo edhe figura të tjera nënçmuese:

      • U ungjë agaj – baba, n’ krye t’ venit –
      • Qitja pesë  mijë banka , t’ bijës s’ qenit !
      • U ungjë Rrustem- aga, n’ krye t’ venit –
      • Qitja dy mijë  banka , t’ bijës s’ qenit !
      • U ungjë babagjysh-daja, n’ ballë t’ oxhakut –
      • Qitja ni lirë  t’ kuqe, t’ bisë s’ presnjakut !

      Pas dy javë martese, sipas traditës dhe zakonit, familja e vajzës (nuses), do të shkojë për të parën herë tek miku i ri, ku e kanë martuar vajzën dhe kjo shkuarje quhet:”Miq së pari”. Atje do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin bijën e tyre për të pushuar dy javë ditë në gjirin e saj familjarë, që kjo ceremoni quhet:”Marrja e vajzës së pari”.

      Pasi që të ketë pushuar vajza dy javë ditë  në gjirin e saj familjarë, sipas traditës dhe zakonit, tani do të shkojnë “Miq së pari” familjarët e dhëndrit , bashkë me dhëndrin , ku do të bujnë një natë dhe të nesërmen do ta marrin nusen nga familja e saj .

      Aktin e ardhjes së dhëndrit së pari në familjen e vajzës e cila është bërë nuse, vajzat këngëtare dhe bijat e shtëpisë, do ta presin me dhembje, mall dhe mllef të madh, nga se  bija, motra, apo  kushërira e tyre, do të ndahet sërish prej tyre dhe nga rrethi familjarë.

      Për ta shprehur këtë mall ndaj bijës së tyre dhe mllefin ndaj dhëndrit i cili do të vjen për t’ ua marrë bijën, motrën, apo kushërirën, ato do t’i këndojnë këngë satirike dhëndrit, duke e përqeshur e nënçmuar atë, me figurat dhe krahasimet më banale , si që janë: qeni, zagari, maçorri, gomari…etj.

      • Kur t’ na vinë dhandrri s’ pari –
      • Do ta lidhum si qen për gardhi !
      • Do ta ungjum te duvari ,
      • Do t’i qesim mish zagari !
      • Kur t’ na vinë , moj, dhandrri s’ dyti –
      • Do ta lidhum si qen për fyti !
      • Do ta qesim te oborri –
      • Le t’ ja lëpijnë gojën maçorri !
      • Kur t’ na vinë, moj, dhandrri s’ treti –
      • Do t’ i  qesim gjellë për s’ nxehti !
      • Do t’ ia qesim me koritë –
      • Mos t’ i  jesin gjella n’ fyt !
      • Kur t’ bajnë dhandrri për me shkue –
      • Ni samar kem me ja vnue !
      • Do ta çojmë  në mal për dru –
      • S’ i  lamë kijet me u mundue !
      •       II.
      • Kur t’ na vjen dhandrri i ri –
      • Do t’ ja prejmë qenin e zi !
      • Se kur t’ shkojnë në odë me hi –
      • Ja shtrojmë  lëkurën – postaçi !
      • Si n’ ju doktë postaçia e keqe –
      • Do t’ ja bajmë bishtin – musteqe !

      Në  ceremoninë e ardhjes së dhëndrit për së pari herë  në familjen e nuses së tij, pasi të ketë bujtur një natë tek miqtë e rinj, të nesërmen në mëngjes pasi që të jetë ngrënë kafjalli, ose dreka e hershme, menjëherë fillojnë përgatitjet për ta marrë nusen dhe për të udhëtuar për në shtëpinë e dhëndrit .

      Edhe këtë akt të përgatitjes për udhëtim, vajzat apo bijat e shtëpisë nuk e lëshojnë që të kalojnë për pa e vu në thumb të kritikës dhe në tallje figurën e dhëndrit, duke e kënduar dhe krahasuar atë me figurat më nënçmuese, me qëllim që t’ia përulin dinjitetin dhe personalitetin e tij, para masës së pranishme. Atë, përmes vargjeve të këngës, e përshkruajnë si një njeri budalla, i cili nuk mund ta ruaj as plisin e vet, nuk mund t’i njohë as opingat e veta dhe që humbë kohë duke i kërkuar opingat e veta nëpër lamë, apo oborrin e shtëpisë së miqve të tij!

      Përmes vargjeve satirike të këngës, dhëndri përshkruhet edhe si një  njeri shumë i varfër, i cili gjoja paska ardhur për ta marrë  nusen e vet nga së pari, me gomar, por që ai është  aq i marrë sa nuk mund ta ruaj e ta njoh as gomarin e vet! Kështu që , duke e kërkuar gomarin nëpër lagje të fshatit, atij i kalon edhe dita dhe e kapë frika se do t’i mbes nusja pa e marrë !

      Këto këngë me vargje të këtilla satirike dhe tallëse, vajzat ia këndojnë dhëndrit me qëllim që të ndikojnë  tek familjarët e vajzës (nuses) që të mos mërziten shumë me rastin e daljes së vajzës nga shtëpia e prindërve, që të mos mërzitet vajza për faktin se po ndahet nga shtëpia, prindërit, vëllezërit, motrat dhe nga familja e gjerë !

      Por në anën tjetër, këto këngë i këndohen vajzave që shkojnë pas burrit (dhëndrit) edhe në rastet kur vërehet se ato janë tepër të dashuruara ndaj burrit (dhëndrit), të dhëna pas pispillosjes së tepruar, veshmbathjeve luksoze të nusërisë , të cilat mezi presin daljen nga shtëpia e familjes së tyre dhe shkuarja tek shtëpia e burrit :

      • Sillet dhandrri nëpër lamë –
      • I kish hupë  njana apangë !
      • -Hajt, more dhandërr, mos ki dert,
      • Se apanga t’ blejnë apet !
      • Sillet dhandrri rreth mullari –
      • Kuku nanë  , m’ ka hupë magari !
      • -Hajt , more dhandërr, mos ki dert,
      • Se magari t’ vjen apet !
      • Sillet dhandrri , nëpër mahallë –
      • Do me m’ metë nusja pa e marrë !
      • Sillet dhandrri, nëpër mal –
      • I ka çue Lulës , fjalë:
      • “Hajt, moj Lule, ti mos kajë,
      • Se magarin s’ mun po e gjajë !
      • N’ koftë kismet, magarin me e gjetë –
      • Unë kthehna e t’ marr apet !”
      •       II.
      • U dalë dhandrri e po kanë tu lisi –
      • Kuku nane, m’ ka hupë plisi !
      • -Shujë qyqan , se po t’ niejnë katuni,
      • Se ta maron nana, ty, ni plis pej zhguni !
      • U dalë dhandrri e po kanë te lama –
      • Kuku nane, m’ paska hupë apanga !
      • -Shujë qyqan, se na lëmerove,
      • Se ta maron nana, ni apangë pej love !
      • -Shujë qyqan, mos t’ niejnë katuni,
      • Se ta maron nana, ni apangë prej druni !
      • Shujë qyqan, mos t’ niejnë mahalla ,
      • Se t’i maron nana, ty, ni parë sandalla !

      Në  rastet kur vërehet se dhëndri gjatë qëndrimit  të tij , si mysafir në familjen e nuses së vet, pra tek miqtë e tij, nuk rrinë serioz para miqve , del orë e çast përjashta odës së burrave dhe hulumton objektet e shtëpisë brenda oborrit, me qëllim që ta shohë nusen e vet, por edhe që të fryhet e krekoset para grave e vajzave tjera të familjes së nuses së tij, atëherë ai do të llogaritet si njeri i pa moralshëm dhe rrugaç.

      Për këto sjellje, vajzat apo bijat e shtëpisë nuk do të hezitojnë  që t’i marrin defet dhe t’i këndojnë këngë, duke i thurë vargje shumë të ashpra satirike, përmes të cilave do ta trajtojnë karakterin e tij, si një budalla, si gomar, si surlaxhinj , si baraba , si një pishpirik dhe shumë fyerje të tjera:

      • Fryni era e na e rrëzoi tallën –
      • Na e ka nxanë  dhandërr – budallën !
      • Fryni era e na e rrëzoi hambarin –
      • Na e ka nxanë  dhandërr – magarin !
      • Fryni era e na e rrëzoi avlijen –
      • Na e ka nxanë  dhandërr – surlaxhijen !
      • Fryni era e na e rrëzoi tarabën –
      • Na e ka nxanë  dhandërr – barabën !
      • Fryni era e na e rrëzoi kapixhikun –
      • Na e ka nxanë dhandërr – pishpirikun !

      Për shkuarjen e dhëndrit për së pari herë si mysafir në familjen e nuses së tij, janë thurë shumë këngë humori e satire, mahi, lojëra e anekdota ndër më të ndryshmet.

      Në  rastet e ceremonive të shkuarjes së dhëndrit së pari ndër miq, tradicionalisht në shënjestër të talljeve, lojërave dhe mahive të ndryshme nga ana e mikpritësve të familjes së nuses, kanë qenë dhëndurët të cilët nuk janë kursyer as me fjalë, as me gjeste për t’i shndërruar ata në objekt talljeje dhe nënçmimi para masës së mysafirëve tjerë të pranishëm në odën e burrave.

      Këto tallje, lojëra dhe humore në llogari të dhëndrit, i kanë  bërë zakonisht të rinjtë për shumë qëllime të caktuara.

      Së  pari, përmes lojërave , talljeve dhe humoreve , në një  mënyrë ata kanë dashur ta shfryjnë mllefin ndaj dhëndrit , në shenj hakmarrjeje se ai është personi i cili ua ka marrë motrën, bijën, kushërirën të cilën ua ka nda përgjithmonë nga gjiri i dashur familjarë!

      Së  dyti, përmes këtyre talljeve dhe lojërave humoristike, ata kanë  dashur që t’i verifikojnë aftësitë psiko- fizike të dhëndrit, mençurinë, gjeturinë, largpamësinë dhe qëndrueshmërinë e tij ndaj provokimeve të ndryshme .

      Dhëndri i cili ka qenë strateg largpamës dhe i përgatitur mirë, në  asnjë mënyrë nuk ka rënë pre e këtyre lojërave dhe provokimeve . Por edhe në rastet kur nuk kanë ditë të gjenden mirë nëpër këto situata, asnjëherë nuk janë hidhëruar , nga se loja me dhëndurë ka qenë përherë tradicionale në Malësinë e Gollakut.

      Ndër lojërat dhe provokimet të cilat më së shumti u janë bërë dhëndurëve nëpër odat e miqve , ku ata kanë ardhur për të parën herë, më së tepërmi është sprovuar qepja tinëzare e rrobave të dhëndrit për ndonjë pjesë të shtrojave , apo mbulojave të odës, me ç’ rast ata po sa janë zgjuar për të dalë përjashta odës, i kanë ngrehur zvarrë pas vetit edhe ato shtroja e mbuloja !

      Thyerja e vezëve në vendin ku ata qëndronin ulur, u është bërë me qëllim që ata të tregohen para masës se gjoja e paskan kryer edhe nevojën e madhe përmbi shtrojat e odave ! Thyerje të vezëve iu kanë bërë shpesh edhe nëpër këpuca, me qëllim që kur t’i mbathin ato për të shkuar tek shtëpia e vet, të iu lagen dhe ndoten këmbët !

      Ndër lojërat që janë bërë me dhëndurët, janë  edhe rastet kur ata i kanë lidhur për rrote të kerrit, me qëllim që t’ iu  plotësohet dëshira dhe kërkesa e tyre ndaj babës së vajzës, apo nënës së vajzës (nuses), ku zakonisht kanë kërkuar ndonjë specialitet të rrallë ushqimi, apo pemë të ndryshme, ku deri në plotësimin e kërkesave – dhëndri nuk është liruar nga lidhja për rrote !

      Kënga në vijim, do të pasqyrojë një realitet të  kësaj natyre, por që e kanë thurë e kënduar femrat me defe . Në këtë rast, përmes vargjeve satirike të  kësaj kënge, vajzat këngëtare përveç që do t’ na e përshkruajnë atmosferën e lojërave tradicionale në mes të burrave të odës dhe dhëndrit, ato nuk e lëshojnë pa e përshkruar dhëndrin edhe si një njeri të pangopur, i cili hanë ushqime pa kontroll  nga të cilat më pastaj do të ketë pasoja me barkun dhe jashtëqitjen e pakontrolluar:

      • Ka shkue dhandrri s’ pari nër miq –
      • Ja kanë rrehë  bothën me çekiç !
      • U ungjë dhandrri te xhygymi –
      • Ja kanë kepë  bothtë për qylymi !
      • U ungjë dhandrri te takami –
      • Ja kanë kepë  bothën për jani !
      • Ka shkue dhandrri me e pa vjehrrën –
      • N’ prapanicë ja kanë kepë çergën !
      • Ka shkue dhandrri me e krye nevojën –
      • Ja kanë mushë  kundrat me voe !
      • Po rrin dhandrri me krye ulë –
      • Çka ki dhandërr, mos je çkulë?!
      • Ka shkue dhandrri mas ni lisi –
      • Ja ka çkye bothën orizi !
      • Ka shkue dhandrri te pojata –
      • Ja ka çkye bothën sallata !

      U munduam kështu , që së paku t’ua pasqyrojmë dhe rikujtomë traditat tona të vjetra të dasmës në trevat e Malësisë së Gollakut, në veçanti ato të pritjes dhe përcjelljes së dhëndurëve, për të cilat janë thurë e kënduar me mijëra këngë e variante të ndryshme, por që më këto tradita nuk praktikohen në dasmat e sotme dhe që të gjitha këto i takojnë vetëm të së kaluarës sonë jo fortë të largët.

Gjilan, më  10 Nëntor 2009.     Mblodhi dhe analizoi :

                                                      Demir KRASNIQIimages2.jpeg

PARODI RRETH FUSHATËS ZGJEDHORE

9 Nëntor 2009 0

Pa kategori @ 4:39 pm
      • Parodi për çifteli :
      •       FUSHATA ZGJEDHORE
      • N’ kamë janë çue liderët e ngratë,
      • I thyen kambët ditë e natë ,
      • Gjumin – gjumë s’e bajnë rahat ,
      • Kurrë pa e qitë trupin në shtrat!
      • Tue vrapue   n’ qytet e n’ fshat ,
      • Shpi për shpi tue hallakatë ,
      • Tu i mashtrue fukaratë ,
      • Tue ja u lanë  oborret thatë …
      • Tu i marrë  çikat , tu i marrë gratë ,
      • Për me dalë  me ba fushatë ,
      • Drekë me drekë e darkë me darkë ,
      • Zoti e di çka qesin n’ bark ?!
      • Dreka e darka nëpër hotele,
      • Tue kallëzue përralla e mesele ,
      • Tue shitë  poza me bukuroshe ,
      • Gjithë tue dhanë premtime boshe !
      • Bukuroshet përplot dyzene ,
      • Iu prijnë  para si manekene ,
      • Mbush pallatet me postera ,
      • Sheshe, lisa dhe bandera …
      • Po i fshinë  lotët mixha Bekë –
      • Shumë e njeri paska vdekë ?!
      • Me u çue n’ kamë pesëqind imam ,
      • S’ mund t’ varrosen deri n’ aksham !
      • Ndali lotët , o mixha Bekë ,
      • Se këta njerëz nuk kanë vdekë,
      • Kanë ba be, kanë dhanë premtimet ,
      • Me na i dëlirë  kanalizimet !

Gjilan, më  06.11.2009. Demir KRASNIQI images1.jpeg

AKTIVITETE KULTURORE NË GJILAN

0

Pa kategori @ 4:37 pm

Aktualitete kulturore në Gjilan :

          A MBAHET KULTURA ME TUPANË  E ME SURLJA?

      Gjilani me rrethinë , si njëri ndër shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës, tradicionalisht është i njohur për nga nëpërkëmbjet dhe përbuzjet tipike institucionale të kulturës.

   Edhe pse në këtë qytet dhe mbarë rrethinën e tij, gjithmonë  ka pasur burime të mëdha talentesh nga të gjitha lëmit e kulturës, madje edhe emra të njohur që kanë lënë  gjurmë të pashlyeshme në jetën muzikore dhe në  zhvillimin e amatorizmit muzikor në përgjithësi, një fakt është i pa kontestueshëm se që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore e deri në ditët e sotme, kur Kosova gëzon statusin e një shteti të pavarur demokratik, qyteti i Gjilanit kurrë nuk e ka pasur në krye të institucionit zyrtar kulturor ndonjë ekspert profesionist, i cili do t’ i printe kulturës për së mbari?!

      Se në Gjilan, tradicionalisht nga ana e pushtetarëve , çështja e kulturës llogaritet si një çështje e dorës së tretë, apo të katërt, këtë më së miri e dëshmon fakti se në postet e zyrtarëve për kulturë , gjithmonë vendosen njerëzit të cilët më së paku marrin erë në kulturë, por ata në formë lëmoshe nderohen me këtë post, vetëm sa për t’ua mundësua që ta marrin nga një pagë mujore dhe asgjë më shumë se kaq!

      Absurdi edhe më i madh vjen atëherë, kur dihet se Gjilani përpos një numri të madh individësh, grupesh dhe ansamblesh muzikore, të cilët në baza vullnetare dhe forca vetjake kultivojnë amatorizmin muzikor dhe mbajnë të gjallë jetën muzikore; që nga viti 1979 e ka edhe shkollën fillore dhe të mesme muzikore, prej nga kanë dalë me dhjetëra ekspert muzikor dhe profesionist të muzikës.

      Po të përfillej   dhe shfrytëzohej i tërë ky potencial profesionistësh muzikor, atëherë Gjilani do të lulëzonte dhe do të mburrej me një zhvillim të bujshëm kulturor, ku do ta kishte Estradën e vet muzikore, Korin e qytetit, Orkestrën simfonike, manifestime të ndryshme tradicionale kulturore, koncerte të muzikës artistike, festivale tradicionale të muzikës e shumë çka tjetër.

      Hiq më larg potencialeve profesioniste muzikore , nuk qëndrojnë as potencialet e profesionistëve teatror, të arteve pamore dhe të lëmenjve tjerë kulturor . Por fatkeqësia është se i tërë ky potencial artistësh profesionist , injorohen , lihen rrugëve të pa punë, nuk angazhohen askund dhe ata bëjnë një jetë të mjerueshme artistike, kurse njerëzit e graduar nga ana e pushtetarëve me postin e zyrtarëve komunal për kulturë, gjithnjë mendojnë se jeta kulturore mund të mbahet gjallë vetëm me tupanë e me surlja?!

      Nisur nga kjo bindje, zyrtarët e kulturës komunale, sa herë që ka ndonjë manifestim të rastit, fushatë zgjedhore, apo festa të ndryshme , ata vazhdimisht angazhojnë grupe amatore valltarësh me tupanë e surlja, kështu që automatikisht fitohet përshtypja e opinionit më të gjerë se Gjilani nuk paska resurse tjera kulturore, pos surleve dhe tupanëve ?!

      Se është vërtetë kështu, më së miri dëshmojnë  edhe programet muzikore të tri televizioneve më të  mëdha kombëtare të Kosovës, në të cilat mund të shohësh e të dëgjosh interpretues, valltarë, grupe dhe ansamble muzikore nga të gjitha hapësirat kombëtare, por kurrë nuk mund të shohësh në program artistë, këngëtar, grupe e ansamble muzikore nga Gjilani me rrethinë?!

    Kjo do të thotë se edhe mediumet tona publike elektronike i kanë fshi nga harta gjeografike – kulturore Gjilanin dhe mbarë regjionin e Anamoravës?!

   Një  fenomen tjetër që është prezent vite me radhë në  jetën kulturore të amatorizmit në Gjilan dhe Anamoravë,  është pjesëmarrja e grupeve amatore të këtij qyteti me rrethinë, nëpër festivalet kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kryekëput bëhen në regji private të disa individëve matrapaz jo profesionistë , të cilët pa kurrfarë kriteresh profesionale mashtrojnë ,  organizojnë grupe fëmijësh dhe adoleshentësh për të marrë pjesë në këto festivale, madje ata pohojnë se gjoja po e përfaqësojnë komunën e Gjilanit dhe Kosovën në këto manifestime?!

   Përfaqësime të tilla , të pa përgjegjshme , jo profesionale, të  pa vlera dhe jo institucionale, nuk do të guxonin të ndodhnin kurrë po qe se në krye të institucionit kulturor do të qëndronte njeriu profesionist!

   Përfaqësimet e një komune, apo regjioni, në një festival me karakter republikan, do të duhej që të seleksionoheshin më  parë në mënyrë institucionale, zyrtare dhe profesionale, e as se si në mënyra private individuale!

   Përfaqësimi i Kosovës në festivalet jashtë vendit dhe ato ndërkombëtare, do të duhej të seleksionoheshin dhe përcaktoheshin nga ekspertët profesionistë zyrtarë të Ministrisë  së Kulturës së Republikës së Kosovës, e jo të përfaqësohet kultura e Kosovës nga njerëz diletantë krejtësisht në baza individuale për interesa të ndryshme personale !

      Le të shpresojmë se një ditë do të vetëdijesohen edhe zyrtarët komunal për kulturë të Gjilanit dhe do ta kuptojnë se kultura nuk mund të zhvillohet vetëm përmes surles dhe tupanit !

Gjilan, më  08.11. 2009.       Demir KRASNIQI images.jpeg

21 Tetor 2009 0

Pa kategori @ 11:55 am

Elegji për shokët e mi:

PUSHOI ZËRI – PUSHOI KËNGA

+ Rapsodit Jakup Krasniqit –

Pushoi kënga e çiftelia ,

Pushoi gazi e mahia ,

Pushoi gazi e humori ,

Në qetësi ka mbet oborri .

Pushoi zemra djaloshare ,

Gjëmë po bënë  kënga shqiptare ,

Për bilbilin e Malësisë ,

Për rapsodin e çiftelisë  .

Rrugët për në dasma , ku shkoi i pari –

Tash janë mbyllë  , i ka mbuluar bari .

N’ odat ku ka sjellë gëzime –

Tash janë mbet veç  ca kujtime…

Kënga e tij – jehoi në male ,

Në koncerte e festivale ,

Në qetësi ka mbet dhe trualli –

Qysh na e mori bilbilin varri ?!

Zëri yt, më vjen n’ largësi –

Ty, të shoh n’ fotografi ,

Të buzëqeshur sikur moti ,

Më djeg malli, s’ pushon loti .

Me gëzim t’ madh këngën e nisëm ,

Krah për krah me te u rritëm ,

Fort e deshëm , e qëndisëm ,

Por me vaj ne e bitisëm .

A kështu tha , kjo këngë  e shkretë ,

Mos me  u gëzua kurrë  n’ këtë jetë?!

Kënga jonë – lule që u tha ,

Dheu i zi , vëlla , na ka nda !

Ah, Jakup , por herët shkove ,

A kaq shpejt ti na harrove ?!

Të mbuloi ai dheu i zi –

Ne , na le me mall në gji !

Ah, Jakup, o vëlla Jakup,

A e mbanë mend kur këndonim n’ Shkup?

A i mbanë mend Llap e Drenicë ,

Me Gollak e Kamenicë?!…

Çiftelia pushon n’ tra –

Se Jakupi s’ i bie ma !

Kënga shqipe qanë me lot ,

Se Jakupi , më s’ ia thotë !

Çohu Jakup , e mos rri ratë –

Ndreqna odën n’ dynja t’ gjatë ,

Se do t’ vijmë me krejt shoqërinë,

T’ a  gëzojmë bashkë PËRJETËSINË!

TRUP I VDEKUR – ZË I GJALLË

+ Rapsodit Shaip Berishës-

Sa ma shumë që  koha ikën e kalon –

Aq ma shumë , o mik, ne po na mungon !

Të mëdhenj e të  vegjël – n’ skenë ngjitet gjithkush ,

Vendi yt i zbrazët – s’ mund ta zë askush !

Refreni:

Trup i vdekur – zë i gjallë ,

Si shandan që digjet n’ mall .

Trupi yt, në dhe pushon ,

Zëri yt – dallgë që pushton !

Ti, nuk na dëgjon , por ne Ty , të dëgjojmë ,

Ti, nuk na shikon , por ne Ty, të shikojmë !

Të dëgjojmë në  etër , n’ fole me bilbila ,

Të shohim n’ ekrane , n’ korniza , në libra…

Refreni:

Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.

Ti, shkove në gjumë, në amshim je shtrirë ,

Buzëqeshjen na e le kujtim në pasqyrë .

Vallë, po kujt iu desh vendi yt në shesh ,

Që t’ largoi nga skena dhe të ndau prej nesh ?!

Refreni:

Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.

Sharkia e përvajshme rri varur mbi mur ,

Gishtat që e lodronin – s’ do ta prekin kurrë !

Do ta mbulojë pluhuri edhe merimanga ,

Mbi tela të saj – ma nuk jehon kënga !

Refreni:

Trup i vdekur – zë i gjallë …etj.

MBRETI I ÇIFTELISË

-Mjeshtrit brilant Fatmir Makollit-

Pyesin burrat e Malësisë  –

Kush është Mbret i Çiftelisë  ?

-Mbret është vet Fatmir Makolli ,

Këngës sonë , namin ia solli !

Refreni:

Urojnë  odat, uron trolli –

Rrofsh e qofsh Fatmir Makolli !

Vitet shkojnë – shekulli vjen ,

Çiftelisë , kush si ti s’i bien !

Ulë Fatmiri , n’ ballë t’ oxhakut –

Krenaria e Gollakut !

Nxjerr mekame t’ çiftelisë –

Krenaria e shqiptarisë  !

Refreni:

Urojnë  odat , uron trolli…etj.

Kur dridh telat , Fatmir Makolli –

Qeshet kulla , qeshet trolli…

Gurtë e oxhakut zunë  me qa –

Kësi talenti , kurrë s’ kem pa !

Refreni:

Urojnë  odat, uron trolli…etj.

*****Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i këtyre këngëve është Demir KRASNIQI. krasniqi1.jpeg

ATA KËNDUAN PËR NE

20 Tetor 2009 0

Pa kategori @ 2:25 pm

ATA KËNDUAN PËR NE:

ISUF MYZYRI

Çohu, Isuf Myzyri ,

Ngjitu rreth kalasë ,

Merre violinën ,

Se po dua me plasë !

Tregoi Elbasanit

Edhe gjithë Shqipërisë  –

Qysh ua thonë ashikët ,

Këngëve t’ ashikërisë !

Çohu , Isuf Myzyri ,

Dil n’ kasolle me kashtë ,

Hiqja mallin pyllit

Se shumë e ke dashtë  !

Bëri zë bilbilit ,

Rexhepit n’ Kërçovë ,

Mazllomit , Qamilit –

Çabratit n’ Gjakovë…

Mblidhuni për rreth sofre ,

Rreth buke e kripe ,

Tregoni kësaj bote –

T’ mos vdes kënga shqipe !…

N’ vend t’ këngëve burrërishte ,

T ‘ “Shotës – mashalla” –

Këndojmë këngë  magjupishte ,

T’ stilit “TALLAVA”!?

Kokat na janë mbushë

Me euro e dollarë…

Mendjet janë bërë  fushë ,

S’ këndojmë si shqiptarë !

QAMILI VOGËL

Ditë e zezë – katër nëntori ,

Lajm i zi dheun e mori .

Ra pikëllimi në çdo votër ,

Na ka vdekë Qamili i Vogël .

Qamili që deshi këngën ,

Deshi jetën , shoqërinë  ,

Deshi kombin e atdheun ,

Toka e zezë na e rrëmbeu .

Të ndau vdekja prej kësaj bote ,

Por me ne, ti, prapë  jeton .

Këngët tua , fjala jote ,

Gjithmonë n’ zemër na pushon .

Bashkë me ty , ikën bilbilat ,

E pa ty erdhën n’ pranverë…

Çohu njëherë , baca Qamil ,

T’ ia themi këngës si përherë !

Shih bilbilat kësaj pranvere ,

N’ çfarë drejtimi fluturojnë !…

Te Çabrati , buzë Gjakovës

Ty, Qamil , po të kërkojnë .

Qamili që deshi këngën ,

Deshi jetën dhe lirinë  ,

Qamili që rriti famën  –

I këndoi kombit historinë  .

DERVISH SHAQA E DEMUSH NEZIRI

Hej , i kujtojmë do vite të rana –

Kur dëgjohej Radio Tirana !…

Kur këndonte ,oh, ai Dervish Shaqa –

Me këngë t’ tija , oh, gjithmonë u kënaqa !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri –

Me ata gishta , oh, si xhevahiri ,

Me at’  za burrash dhe traditë shahiri ,

Ia thanë kangës , oh, si asht ma s’ miri !

Hej, kur ia lëshojshim radios , zanin –

Seç e plasshim gjithë  dushmanin !

N’ çdo shtëpi ku hyjshin valët –

Nga këto kangë jehojshin malet !…

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, kur e dridhte çiftelinë –

Seç e ngjallte Ahmet Delinë !

Kur ia thoshte Dervishi, bejtet –

Seç e ngjallte Azem Bejten !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, kur i knonte Shotë Galicës –

Krenari i jepte Drenicës !

Kur i knonte Bajram Currit –

Ngritë n’ kala , kullat e gurit !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, kur i knonte Isë Boletinit –

Ngriste kullat e Dukagjinit !

Kur i knonte Hasan Prishtinës  –

Dridhte kullat e Vraninës !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, Kamer Loshit e Nak Berishës ,

Haxhi Zekës , Rifat Berishës ,

Dedë Gjon Lulit e Jakup Ferrit ,

Sulejman Vokshit , Idriz Seferit …

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, mirë iu knoj trimave t’ vendit ,

Edhe burrave të kuvendit…

Drinit , Vjosës  dhe Shkëlzenit ,

Burrave t’ Lidhjes Përzerenit …

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, me ata tela , oh, t’ asaj sharkis-e ,

Mirë ia knojshin , oh, trimat Shqipnis-e !

Si bylbylat , oh, n’ Çabrat t’ Gjakovës –

Mirë ia knojshin ,oh, trimat Kosovës !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri …etj.

Hej, o Dervish , o legjendë e gjallë ,

Çohu nji herë , me ne me u çmallë !

Në Deçan ,o , na sot kemi ardhë ,

Gjithë kah jemi , o, rapsodë shqiptarë !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri…etj.

Hej, do t’i knojmë lirisë edhe paqes ,

Trimav’  tanë edhe Dervish Shaqës …

Do t’ ua çojmë , o , n’ vend amanetin –

Kangët shqipe , o, kurrë  nuk do t’ vdesin !

Refreni:

Dervish Shaqa e Demush Neziri…etj.

SALIH E FERIZ KRASNIQI

Pyet Anglia e Langoleni ,

Për rapsodët e këtij vendi –

Ç’ janë këta zëra e këto jehona ,

S’ kanë nevojë për mikrofona ?!

Refreni:

Kur këndonin Salihi e Ferizi –

Si ndër festa – tambli e orizi !

Të  dy ishin me fis Krasniqi ,

Me zë t’ ëmbël si hurma e fiqi .

-Janë rapsodët kosovarë  ,

N’ tirq të zi , e n’ plisa t’ bardhë.

N’ Festivalin Ndërkombëtar –

N’ Langolen , zunë Vend të Parë !

Refreni:

Kur këndonin Salihi e Ferizi…etj.

Nëpër oda, ku ish burrëria ,

Vlonte kënga , e binte sharkia .

N’ ballë ju printe krenaria ,

Mbas ju vinte historia .

Refreni:

Kur këndonin Salihi e Ferizi …etj.

Nëpër odat kosovare ,

U bëtë mbretër t’ këngës shqiptare !

N’ krenari , ju kujtojmë prore –

Trungu i këngës popullore !

Refreni:

Kur këndonin Salihi e Ferizi…etj.

REXHEP ZAJAZI

Si bylbyli prej kafazit ,

Po i këndoj Rexhep Zajazit !

Bacë Rexhepit , me djem t’ vet ,

Që kënduan për ne shumë  vjet !

Kur këndonte Rexhep Zajazi –

Shuhej malli – shkrepte gazi .

Me atë “ISON” kërçovare ,

Këngë  e valle mahitare .

Kur këndonte ai Bacë  Rexhepi –

Zëri i tij , porsi valë deti…

Herë në Shkup, herë në Prishtinë ,

Seç e shkrinte n’ këngë shoqërinë !

Kur këndonte Rexhep Zajazi –

Plasnin zanat prej marazi !

Këngë  ahengu , këngë krenare –

Krenaria jonë kombëtare .

Zëri i tij vinte si fryma –

“Në bahçe na ka ra bryma!”…

Mirë ia këndonte “Zullufet e Ajshes”,

Mirë ia fshinte lotët prej faqes !…

“Na pikuan gjethet e ullirit” –

Shpejt ia mbërrini stina e dimrit !…

Dheu i zi – Rexhën përpiu ,

Bora e bardhë – zërin ia ngriu !…

Këta bilbila kush na i thirri ?

-N’ Elbasan , Isuf Myzyri !

Shkoi Rexhepi nga Kërçova ,

Shkoi Qamili nga Gjakova…

Formuan TRION LEGJENDARE –

T’i këndojnë këngët gjithë shqiptare !

U bashkuan në PËRJETËSI –

TRI LEGJENDA – NJË SHQIPËRI !…

*****Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i  këtyre këngëve është Demir KRASNIQI.
ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3.jpg

NË KUJTESË TË ATDHETARËVE TANË

18 Tetor 2009 0

Pa kategori @ 3:27 pm

Në  kujtesë të atdhetarëve tanë  :

      RAMË  BLLACA

Qeveria e Serbisë në  Beograd

Një vendim kishte kurdisë  me delegatë –

Gjithë shqiptarëve t’ ua shkulë rrënjët prej këtij trolli

E t’ i çojë larg – larg n’ shkretëtira të Anadollit!…

      Refreni:

      Hej, syrin si shkëndija , dhëmbët shkrepnin gaca ,

      Kur e merrte fjalën trimi ynë Ramë Bllaca –

      Jo , i gjallë s’ nënshkruaj vendimin e Serbisë ,

      Po ç’ kërkojnë shqiptarët n’ troje të Turqisë ?!

Kështu janë të  gjithë stërnipat e Skënderbeut ,

Flijojnë jetën e s’ ia  kthejnë shpinën Atdheut !

S’i  tremb plumbi , as litari i tradhtarit –

Sherif  Vocën  dhe Ramë Bllacën , këta bijë t’ shqiptarit !

      Refreni:

      Hej, syrin si shkëndija , dhëmbët shkrepnin gaca…etj.

      NAZIM GAFURRI

Pas moteve t’ vështira –

Vijnë ditët e mira ,

Kujtimet e hidhura

I lexojmë ndër pasqyra …

N’ tela t’ çiftelisë

Këngën e nxjerr burri ,

Fanar i njerëzisë ,

O , Nazim Gafurri .

      Refreni:

      Zemrat thurin këngë –

      Lotë të vegjëlisë ,

      Kosova ngrehë përmendore

      Trimave të lirisë .

      Guri del prej guri ,

      Burri lind prej burri –

      Nënat rrisin djema

      Si Nazim Gafurri .

Demokrat i lindur,

N’ Arbëri yll i ndritur ,

I urtë e i dashur ,

Magje për t’ uritur …

Si shkëmbi qëndrove

N’ kurthe e n’ pusi ,

Për njeriun e vuajtur

Dha pallate e shtëpi .

      Refreni:

      Zemrat thurin këngë …etj.

      MULLA IDRIZ GJILANI

Hej, jehuan malet , o , n’ katër anë –

Hej, na ka dalë , o, një trim me famë ,

Hej, hakikat si e do vatani ,

Mulla Idrizi , o, nga Gjilani ,

Në Kur’an , ai ishte betua ,

Për Atdhe , o, me luftua !

      Mulla Idrizi, o, atdhetar ,

      Arsimdashësi ynë kombëtar ,

      -Pa u shkollua me djemë e çika ,

      Jo!Jo! Për ne nuk zbardhon drita !

Hej, ngriti zërin, o, deri n’ re –

Hej, pa liri , jo, nuk ka as fe !

Hej, nuk i lëshojmë  kurrë tokat shqiptare –

Deri n’ djep , o, për pa dalë fare !

S’e lëshoj pushkën , jo,  kurrë prej dore ,

Ose vdekje , ose , fitore !

      Mulla Idrizi , o, trim i parë ,

      Komandanti , o , vullnetar ,

      Porsi qiri , o, në shandan ,

      Oh, e shkriu jetën , o, për vatan-e .

Hej, deri n’ vdekje luftoi n’ këto male ,

Hej, i pa thyeshëm në  ideale ,

Hej, për  bashkimin , o, gjithëkombëtar ,

Për kufirin , o, gjithëshqiptar …

Flakadani , o, i lirisë  –

Shëmbëlltyrë e historisë .

      Mulla Idrizi , o, luftëtar ,

      Trim – tribuni ,o, legjendar ,

      N’ burg e dogjën ,o, në Gjilan –

      Oh, për Atdhe , o, u ba kurban-e!

      FAZLI GRAIÇECI  

O, Fazli , o arsimtar ,

Patrioti ynë shqiptar ,

E dhe jetën në çeli –

Veç për popull e liri !

O, Fazli , o zemër gur ,

E dhe jetën për flamur .

Për flamur të Skënderbeut ,

Për të drejtat e Atdheut !

As torturat e Rankoviqit ,

As nënshkrimet e Nikoliqit ,

S’ mund t’ i thyen idealet –

Për Kosovë jetën e fale !

Gjaku i njomë i mësuesit t’ ri –

N’ damar t’ tokës rrënjë ka shti …

Bijnë lulëkuqe dhe lulëdrita ,

Gëzon Kosovën – Republika .

*****Nga përmbledhja “Mallëngjime e ushtima”, botuar në Prishtinë, më 1993.

Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i këtyre këngëve është Demir Krasniqi.
u1_demirkrasniqi.jpg

NË100VJETORIN E LINDJES

22 Shtator 2009 0

Pa kategori @ 3:24 pm

Në 100 vjetorin e lindjes :

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E FOLKLORIT ME LORENC ANTONIN

Qysh në moshën më të re rinore, si nxënës i shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë , kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin që të njihem drejtpërsëdrejti dhe të bashkëpunoj ngushtë me pedagogun, kompozitorin, melografin , redaktorin përgjegjës të muzikës popullore të Radio Prishtinës dhe pionierin e muzikës artistike kosovare – Lorenc Antonin .

Më kujtohet takimi dhe biseda e parë me te, kur isha nxënës i klasës së –III- të , të shkollës së mesme të muzikës “Stevan Mokranjac” në Prishtinë , kur ai erdhi për një vizitë të shkurtër në këtë shkollë . Qëllimi i kësaj vizite , si duket ishte që të informohet dhe të njoftohet me nxënësit e kësaj shkolle , për talentin e tyre dhe vendbanimet se prej nga kishin ardhur ata për t’ u shkolluar në Prishtinë ?!

Numri i nxënësve shqiptarë në shkollën e muzikës në atë kohë ishte shumë simbolik , por edhe ata që ishin, kryesisht dominonin fëmijët e disa qytetarëve që kishin pozita të larta në vendet udhëheqëse, kurse nga vendbanimet rurale kishte fare pak nxënës!

Që në pyetjen e parë, të cilën na e drejtoi neve nxënësve, Lorenc Antoni, nënkuptohej se ai më tepër interesohej për të mësuar se cilët nxënës ishin ardhur nga fshatrat rurale të vendbanimeve të Kosovës?!

Kujdestari i klasës sime, që ishte një profesor serbë , duke e ditur qëllimin e vizitës së Lorenc Antonit, ndërhyri me një cinizëm nënçmues duke e drejtuar gishtin kah unë, dhe i tha:

“Evo, ovaj Demir Krasniqi je jedan teshki selak iz jednog sella opshtine Kosovske Kamenice !” (Qe , ky Demir Krasniqi është një katundar i rëndë nga një fshat i komunës së Kamenicës së Kosovës!).

Kjo ishte një shenjë dhe dëshmi e kohës, se pedagogët serbë të asaj kohe nuk i donin fare nxënësit shqiptar dhe ata i urrenin dhe përbuznin në çdo hap dhe me çdo metodë, por urrejtja e tyre edhe më brutale ishte ndaj nxënësve shqiptarë që kishin ardhur nga fshatrat e largëta malore, për t’u shkolluar dhe arsimuar nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës !

Lorenc Antoni , i buzëqeshur tamam si një pedagog i vërtetë, mu drejtua mua, me këto fjalë:

“Eh, ti po më nevojitesh ! A din ti ndonjë këngë burimore popullore nga vendlindja dhe rrethina jote ?”

Unë, iu përgjigja:- Po, di bukur shumë!

Lorenc Antoni, më tha:

“Ti, do të vishë në Radio Prishtinë dhe do të më kërkosh mua, e kur të vishë në zyrën time, do të bisedojmë gjerë e gjatë për këngët popullore”!

Nuk kaluan shumë ditë dhe unë mezi e pritja momentin që të shkoj në zyrën e Lorenc Antonit, të njihem më për së afërmi me te dhe të njihem me objektet e Radio Prishtinës, për të cilat kisha ëndërruar që nga fëmijëria se si mund t’i shoh ato?!

Në kontaktin e parë, në zyrën e Lorenc Antonit , në Radio Prishtinë, ai më pyeste për këngët burimore nga Malësia e Gollakut .

Unë , ia këndova disa prej tyre , duke i thënë se unë di një numër të madh të këngëve të këtilla .

Lorenc Antoni u mahnit me talentin dhe memorien time, andaj më luti që të shkoj në banesën e tij familjare, nga se atje do t’i incizonte të gjitha këngët e mia në magnetofonin e tij dhe ato pastaj do t’ i botonte me nota në përmbledhjen muzikore “Folklori muzikor shqiptar”!

Unë, mbeta i habitur me fjalët dhe propozimet e tij, nga se më dukej si një ëndërr ideja se këngët e mia do të botoheshin në ndonjë libër?!

Prej asaj dite, kontaktet tona vazhduan dhe nuk u shkëputën për disa vite të tëra. Unë, sa herë që kisha kohë të lirë, shkoja në banesën e tij dhe ia këndoja këngët të cilat i kisha mësuar qysh si fëmijë , nëpër ndejat , dasmat dhe ahengjet e vendlindjes sime.

Lorenc Antoni, përveç tjerash, ishte edhe shumë mikpritës i madh dhe bujar me të gjithë anëtarët e familjes së vet, sidomos bashkëshortja e tij Filomena dhe vajza e tij Vilma. Asnjëherë, nuk më ka lëshuar pa bukë, pa kafe dhe pa ëmbëlsira të ndryshme.

Pas disa takimeve me karakter pune dhe bashkëpunimi në fushën e folklorit dhe mbledhjes së këngëve popullore, ku i kam kënduar me qindra këngë nga të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, një ditë Lorenc Antoni më tha:

“Ti, ke talent të madh, ke zë të bukur melodik dhe mbi të gjitha, ke memorie shumë të zhvilluar melodike, andaj unë të propozoj që ti të vishë në audicion në Radio Prishtinë dhe ndoshta do të pranojmë si këngëtar të rregullt të Radio Prishtinës”!

Ky propozim i Lorenc Antonit , më gëzoi pa masë dhe më dha kurrajo të madhe për t’iu qasur edhe më me seriozitet këndimit, mbledhjes dhe kultivimit të këngës burimore popullore .

Audicioni për pranimin e këngëtarëve të Radio Prishtinës, atëherë mbahej në një studio të improvizuar në kodrën e Veternikut dhe kur shkova në audicion, komisioni i përberë prej 5 anëtarësh, njëzëri më kishte pranuar për këngëtar të rregullt të Radio Prishtinës. Kjo ishte në vitin 1968.

Prej atëherë e deri në vitin 1980, bashkëpunimi im me Lorenc Antonin nuk ka pushuar dot, qoftë në fushën e mbledhjes së folklorit, qoftë në incizimin e këngëve popullore dhe folklorike për nevojat e programit të Radio Prishtinës .

Lorenc Antoni ishte dashamirës i madh i këngëve burimore popullore dhe e donte me shpirt folklorin bashkë me veglat muzikore popullore . I nxitur nga kjo dëshirë dhe i etur që kënga burimore popullore të jehojë edhe në etër përmes valëve të Radio Prishtinës, ai një ditë më propozoi që në bashkëpunim, ta themelojmë Ansamblin Vokalo – Instrumental “Çiftelia”, i cili do të vepronte në kuadër të programit të Radio Prishtinës .

Pa u hamendur e themeluam këtë Ansambël, mbi të cilin udhëheqës dhe drejtues artistik ishte vet Lorenc Antoni . Ia filluam me provat e rregullta nga dy herë në javë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, për rreth këtij Ansambli u bashkuan shumë instrumentist virtuoz burimor, si: çifteli, sharki, fyell, kavall dhe def. U bashkuan edhe shumë solistë vokal të këngës burimore folklorike, por edhe një grup vajzash, që për atë kohë ishte shumë e vështirë të gjenden vajza që mund të këndojnë në Radio Prishtinë, nga se kanunet dhe botëkuptimet e errëta patriarkale ende nuk ishin çrrënjosur .

Me këtë Ansambël, kemi incizuar me dhjetëra këngë e valle burimore për nevojat e programit të Radio Prishtinës, kemi shfaqë një varg koncertesh publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe kemi realizuar një disk gramafoni, që për atë kohë nuk ishte aspak e lehtë që të incizohen disqe gramafoni, nga se ato incizoheshin dhe prodhoheshin ekskluzivisht në Beograd .

Duke i falënderuar punës dhe entuziazmit të palodhshëm të Lorenc Antonit, Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” i Radio Prishtinës, katër herë e ka prezantuar folklorin muzikor burimor kosovar në disa festivale me renome ndërkombëtare, ndër të cilat duhet përmendur:”Revista e Folklorit Ndërkombëtar në Zagreb” më 1970, “Revista e Folklorit Ballkanik “ në Ohër , më 1970, Festivali Ndërkombëtar “Beogradski sabor”, në Beograd, më 1971 dhe Festivali Ndërkombëtar i Folklorit Evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad , më 26 tetor 1976.

Në Festivalin “Danubi i kaltër” në Novi Sad, pos interpretove tjerë të këtij Ansambli, kemi kënduar së bashku në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën popullore me titull:”Oh, ku po shkon moj Rrushja e lalës”, të cilën për herë të parë e ka transmetuar drejtpërsëdrejti “Evrovizioni” , që ishte një e arritur e madhe transmetuese në atë kohë , e aq më tepër kur për herë të parë Evropa pati rast që të përcjell drejtpërsëdrejti folklorin, këngën dhe vallen shqiptare nga Kosova .

Është me rëndësi të veçantë të ceket se Lorenc Antoni, gëzonte një renome, autoritet dhe respekt shumë të madh nga të gjithë etnomuzikologët evropian , kudo që paraqiteshim nëpër festivale ndërkombëtare. Të gjithë e donin, e nderonin dhe e konsultonin me një respekt të veçantë, për çka ne anëtarët e Ansamblit, ndiheshim shumë të lumtur dhe krenar që kishim në krye të Ansamblit, një prijës dhe figurë me renome ndërkombëtare, e që i përkiste kombit shqiptar !

Puna, figura dhe kontributi i Lorenc Antonit , në fushën e etnologjisë, kultivimit të këngës popullore shqiptare dhe mbledhjes së folklorit burimor muzikor në mbarë trevat dhe krahinat shqiptare të administruara nga ish federata jugosllave, do të mbesin të pa shlyera në analet e historisë dhe etnologjisë shqiptare.

Unë, personalisht i falënderohem dhe i jam mirënjohës i përjetshëm të ndjerit Lorenc Antonit, nga se ai është njeriu më meritor që mua më orientoi në rrugën e drejtë të interpretimit të këngës popullore, më afirmoi si këngëtar popullor të Radio Prishtinës , më mësoi dhe më frymëzoi që ta dua folklorin, ta vjel atë, ta shënoj dhe ta kultivoj gjatë tërë jetës sime . Më këshilloi, më frymëzoi dhe më mësoi se si të bëhem krijues dhe kompozitor i këngës në frymën e melosit popullor shqiptar .

Uroj që trupi i Lorenc Antonit të prehet i qetë në dheun e Kosovës martire , kurse mbi varrin e Tij , të mbijnë e të rriten lulëkuqe të dashurisë dhe mbi varr të Tij, të këndojnë gjithmonë bilbilat e lirisë !

Gjilan, më 20 Shtator 2009. Demir KRASNIQI krasniqja2.jpeg

Faqja e Ardhshme »